Një qytetare ishte martuar në katund. Po katundi i ka do zakone që nusja duhet me i respektua. Për shembull vjehrres para se me ia përmendë emrin duhet me i thënë ‘Gjylfidane hanem lulebardha’.
Nëjse, kjo qytetarja të gjithëve në emër, Qamil (baba i burrit), Hamdi (kunati), Rukije (vjehrra), Sabit, Hatixhe, Adem…të gjithë veç në emër.
Qamilit të gjithë tjerët i thoshin Qamil Aga, i zoti shpisë ma.
Vjehrrës mbas pak ditësh nuk iu durue, me vete mendonte ‘që hajde të tjerëve ndashtë, po bile Qamilit duhet me i thanë Agë, ajo po i dëgjon kunatat që po i thonë Qamil Aga’. Kështu që i doli nusës përpara edhe po i thotë:
-Nusjo…veç ta dish që Qamili e ka edhe nji bisht mbrapa.
-A po a? Nuk e paskam dijtë- U përgjigj nusja.
Qyetarja nuk e respektojke dialektin lokal, në mëngjes nuk iu thoshte ‘a muj u çuet’, po ‘mirëmëngjes’.
Nejse, kaloi dita, kur erdhi Qamili në mbrëmje në shtëpi, vjehrra priste që nusja e ka mbajt mend këshillën e vjehrres. Sapo hyri Qamili brenda, nusja u çua në këmbë edhe po i thotë:
-Mirë se erdhe Qamil Bishti!
Komentet