Një burrë po e ngiste motorin ngadalë nëpër rrugicën e fshatit. Në njëfarë vendi polici e ndal. “Më duhet të të gjobis për shpejtësi,” i tha polici.
Burri i lutet të mos e gjobisë. Atëherë polici i thotë: “Mua më pëlqejnë gjetjet. Nëse ti m’iu përgjigjesh saktë pyetjeve të mia, nuk të gjobis. Dhe burri bëhet gati të përgjigjet.
“Në një rrugë të errët shihen dy fenerë të ndezur, çfarë është?”
“Një makinë,” përgjigjet burri. “Përgjigje tepër e përgjithshme,” thotë polici. “Mund të thoshe një Fiat, një BMW. Më vjen keq, duhet të të gjobis.”
Burri i lutet t’ia bëjë një pyetje rezervë. Polici e pyet: “Në një rrugë të errët shihet një fener, çfarë është?”
“Më vjen keq, mund të thoshe ishte një Vespa, Honda e tjerë. Duhet të të gjobis!”
Kështu burri me dëshpërim e pranon gjobën, por i thotë policit. “A mund të bëj unë një pyetje me gjetje?”
Polici, me shumë krenari, pranon. Burri e pyet: “Buzë rrugës janë dy femra gjysmë të zhveshura, çfarë janë ato?”
“Si çfarë janë, patjetër dy prostituta,” – u përgjigj polici.
“Më vjen shumë keq, tepër i përgjithshëm,” i tha burri. “Mund të ishin gruaja jote, nëna jote, motra jote, bija jote…”
Komentet