Një prift, një pastor dhe një hoxhë duan të provojnë se kush e bën më mirë punën e tij. Kështu që ata shkojnë në pyll, secili prej tyre gjen një ari dhe përpiqen ta konvertojnë atë. Pastaj takohen bashkë përsëri.
Prifti fillon: “Kur unë gjeta ariun, ia lexova atij disa pjesë nga Katekizmi dhe pastaj e spërkata me ujë të shenjtë. Javën tjetër ia bëra kungimin.”
“Unë gjeta një ari rrugës, ” thotë pastori, “dhe ia recitova atij fjalën e shenjtë të Zotit. Ariu mbeti i shtangut dhe më la mua ta pagëzoj.”
Prifti dhe pastori kthyen kokat për të parë nga hoxha.
“Duke e shqyrtuar atë që ndodhi, mendoj se nuk duhej të filloja nga syneti,” tha hoxha.
Komentet