Sa larg shkon servilizmi i njerzve ? Apo shfrymje inatesh pa asnji shkak.
Ma herët nuk më ka shkue mendja te këto poshtërsi të njerzve , por këtë vit që edhe pak po e lam pas e në të cilin patem dy parë zgjedhje në Dardani, zgjedhjet parlamentare në pranverë e ato komunale tash me 22 tetor mu kujtue nji dukuni tipike e jona dhe kjo u ba inspirim të bajë këtë reagim.
Nuk e mëshef se jam lokalist, por ma tepër jam nacionalist dhe e due Atdheun tim e njerzit e ti pa dallim nga jan ata.
Mirpo pasi u çlirue Dardania populli i sajë dhunshëm u regjionalizue tu sjellë shpesh Dardaninë në prag të perplasjeve të tmerrshme gadi në nji luftë qytetare.
Primatin e fitimtarve të luftës me pa të drejtë e moren disa kapabandita të regjionit ma të madh në Dardani , ata të Drenicës. Por aspak, me, ma pa të drejtë edhe në Dukagjin të njejtin veprim e banë edhe disa të vetshpallun e vetquejtun Komandant e Gjeneral të luftës.
Do isha i merzitshem për lexuesin po ti riperserisë tash këtu kronologjikisht ngjarjet e dhimbshme , vrasjet, kerrcnimet, dhunimet, shantazhet, kidnapimet, aferat korruptive, plaqkitjet, uzurpimet e pronave etj, etj që i ban këta të vetqujtun luftëtar, Komandant e Gjeneral lufte.
Nga paslufta në Dardani u formuen disa parti që ti kundervihen LDK-së, që ta shkatrrojnë ate. Dy parti kryesore që mbijetuen që nga krijimi i tyne janë PDK ( Partia Demokratike e Kosovës ) dhe AAK ( Aleanca per Ardhmeninë e Kosovës ). PDK u formue në Drenicë, nga ” luftëtarë ” e “komandant ” lufte të kësaj treve ndërsa AAK u formue poashtu nga disa të njejt nga Dukagjini, kryesisht nga regjioni i Deçanit , Lugu i Baranit dhe Rekës Keqe.
LDK mbet e njejta , mbet parti e shqiptarve të Dardanisë dhe kishte shtrimje gjithandej tokës Dardane.
Mirpo madhështisë së sajë ( LDK-së ), karizmes dhe rrugtimit të Liderit të LDK-së Dr. Ibrahim Rugova i frigoheshin ” komandantët ” e ” gjeneralet ” andaj ata leshuen qakajt e vet per ta shkatrrue LDK-në.
As në këtë temë nuk do thellohem ma shumë sepse dihet se sa KALI I TROJËS u fut në LDK dhe sa shumë e damtuen ata LDK-në.
Unë si Istogas, si bashkvendas i Liderit historik të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovës tek e fundit aspak nuk jua shof për të madhe drenicakve lakejve të ish LPK-së që ndërroj emnin në PDK , e as kaubojve të Gllogjanit e rrethines dhe partisë së tyne AAK-së, por asnjihere nuk kam mujt as nuk po muj ta kuptojë se si ka mundësi të ket istogas që do veprojnë me të gjitha menyrat me e shkatrrue LDK-në , me e baltos vlerën e birit ma të madh të Istogut Dr. Ibrahim Rugovës?!
Mbaj mend se me sa zell zgervalleshin kandidatet e PDK-së e AAK-së në zgjedhjet e para nëper Istog tu shpif e denigrue kandidatin e LDK-së per kryetar komuneje.
Ma vonë të njejtat zgërvallje i bajshin edhe kandidatët e ish partisë ORA , të AKR-së e tash edhe këta islamofilet e serbofilet e levizjes Vetvendosje.
Kur i ndegjon njeriu se çka thonë këta mjeran istogas mendon se ata jan nga Skeneraj apo nga Gllogjani, se jan nga Malësia e Gjakovës ( nga jan rranjet e veton Surrojit ) apo nga Marevci i rusofilit Behxhet Pacolli.
Dje në Istog ndodhi diçka. ! Ndodhi ajo që askush se ka pritë. Kandidati i LDK-së per të parin e komunës z. Haki Rugova nuk fitojë bindëshem sikur herat tjera , por mbet në balotazh me njifar biznismeni të fshatit Vrellë, kandidatin e AAK-së z. Gani Dreshaj.
Kur u futen në garë kandidatët e Istogut per të parin e komunës me vinte keq per ate të PDK-së, per shokun Beqir Sadikaj që asht Prof. Universiteti, që asht djalë i nji familje të njoftun Atdhetare të fshatit Studenicë. Më dhimbsej ai njeri dhe derisa e shikoja se si e çka fliste se di pse mu kujtuen shumë raste kur unë isha në klasen e 5-të të shkollës fillore ” HYSNI ZAJMI ” në Vrellë e Beqiri ishte në klasen e 7-të dhe arsimtaret me merrshin e me dergojshin në klasen e tyne me ju spjegue far njisie mesimore apo me ju zgjidh far llogarie matematikore.
Atëhere nuk u ndisha mirë pse arsimtaret me detyronin tua mesoj detyrat ma të rritunve se unë, ndersa tash kur e shifsha dhe ndegjoja Beqir Sadikaj u ndjeva krenar me veten time dhe se di pse me shkoj mendja se jam superior ndaj të tillve per gjithçka sado që nuk kam titull para emnit tim.
Athue cila asht forca e gravitetit që e terhjek Prof. Beqir Sadikaj të i bashkangjitet nji partie bandite e cila mban fajin ma të madhë per të gjitha të këqijat që i kan ndodh Dardanisë e popullit të sajë?! Nji post, nji vendpune, nji darkë apo drekë me banditët e PDK-së?! Nuk e di , por asht turp per Beqirin me turpnue të paret e vetë që kan qen analfabet, por Atdhetar të devotshem, ky far burri me tan at trup i serviloset disa pordhitikajve të PDK-së dhe vjen e sulmon vendlindjen e vetë. Po po e them se sulmon sepse kushdo që i kundervyhet LDK-së në Istog ai asht kunder vetvetës, kunder vlerave të vendit ku ka lind e asht rritë.
Si Beqir Sadikaj ma heret nga Istogu kan veprue edhe Mr. Haki Shatri dhe i vëllai Dr. ligota Muhamet Shatri.
Nuk di a ka ma turp se sa nji istogas me dal para masës së bashkqytetarve e bashkfshatarve të vetë me jau kerkue voten dhe me shpalos programe të partive të regjioneve që Istogun e shofin si Kraleven e që istogasit i shofin si shkije të Serbisë.?!!!
Haki Rugova mbet të matet në ballotazh me Gani Dreshaj të AAK-së. Nuk asht as Hakiu krejt pa fajë per këtë që ndodhi. Perpak ja bani edhe ky si ja pat ba Akademik Isa Mustafa , me duer në xhepa…, por i doli keq.
Mirpo unë nuk i kuptojë ata istogas që ja dhan votat Gani Dreshajt jo per tjeter ( sepse Ganiun se njof fare se kush asht e cka asht ), por per faktin se Ganiu perfaqëson nji parti të nji regjioni tjeter, nji parti njerzit e së ciles jan perflit per shumë krime në Dukagjin. Perfaqëson nji parti që paturpsishte bani koalicion me Lista Srbska vetem e vetem per ta marr pushtetin qendror dhe tash me disa ministra mistreca anonimusa me ftyrë rrugaqesh lideri i AAK-së shoku Ramush Haradinaj asht barikadue mbrenda mureve të lokaleve të ndertesës së qeverisë dhe jo vetem se nuk ka asnji levizje pozitive në punën e ti dhe të qeverisë së ti, por perkundrazi ka prapakthim dhe shkatrrim. U anulue kerkesa per antarsim në INTERPOL, u anulue kerkesa per antarsim në UNESCO, asnji burrshtetas apo shtet nuk e fton as nuk e respekton as qeverinë e as kryeqeveritarin e Dardanisë. Si harruen istogasit se jan atakimet e Ramushit me sekseret e vet banditet Astrit Haraqia dhe Dardan Gashi që definitivisht e shkatrruen familjen e Ibrahim Rugovës?!
A jan në veti istogasit që kan votue e edhe që ndoshta ( don zoti jo ) do e votojnë kandidatin e AAK-së shokun Gani Dreshaj?! Unë them se nuk janë ne veti, unë them se ata jan shkurtpames, jan servil, jan të ligj, të mjer dhe me guxue jan bandit po sikur se jan Astrit Haraqia e Dardan Gashi.
Jam shumë dakord me disa që i ndegjojsha veres kur thojshin:… Haki Rugova nuk asht i keq, Ai asht i mirë, por pse po mban pran vetes disa pleq që jan aty në Asamble vetem per meditje?! I folshin me emna të tillët dhe se cilet janë ata e din edhe vet z. Kryetar Haki Rugova e besa e dinë edhe ata vetë. Andaj istogasit do bajshin shumë ma mirë per veten e tyne me i thonë Kryetarit Haki Rugova per gabimet dhe me ja shpreh ati paknaqësit e tyne se sa per inati të nji kandidati per asamble nga LDK, me të cilin kandidat jan merzitë , tash mule ta votojmë Gani Dreshaj të AAK-së.
A nuk ju shkon mendja se pushteti i AAK-së nuk i duhet Istogut sepse po e mori AAK pushtetin do bahet Istogu si u pat ba Peja kur qeverisej nga AAK-ja . Do bahet si Teksasi në kohen e kaubojve.
A e deshroni juve Istogun e bukur , Istogun e njerzve të urtë e të qytetnuem të bahet bastion i haraqit, krimit dhe banditve? Shpresojë se jo , shpresojë se nuk e deshroni Istogun e tillë dhe se tash në ballotazh do kendelleni dhe do votoni LDK. dhe z. Haki Rugova . Dhe poashtu unë si istogas shpresojë se z. Haki Rugova gjatë këtyne katër vjetve të ardhëshme do hap rrugen per kuadro të reja , djem e vajza të spikatun të Istogut dhe mes tyne do gjen trashegimtarin e vetë në Parti, në Degë në Istog dhe edhe per të parin e Komunës. Ka Istogu shumë kuadro që gjithmonë do ndertojnë qytetin tonë dhe do jen krenaria e jonë dhe do e bajnë Istogun parajsë per vizitoret jo vetem të Dardanisë, por edhe të mbarë botës.
Sarpsborg: 23 10.2017
Komentet