VOAL

VOAL

Prokuroria në alarm: Politika po dekonspiron hetimet ndaj Saimir Tahirit

October 21, 2017

Komentet

Sot, 8 Marsi! Dita Ndërkombëtare e Gruas, historia dhe domethënia

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas.

Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë.

Në Shqipëri kjo festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Fillimisht, 8 marsi u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës! Ndërsa shumë njerëz e mendojnë si një çështje feministë, rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore.

Dita Ndërkombëtare e Grave nisi nga lëvizja e punës për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë. Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin. Ajo sugjeroi idenë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Kishte 100 gra, nga 17 vende, dhe ata ranë dakord për sugjerimin e saj njëzëri. Ajo u festua për herë të parë në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Njëqindvjetori u festua në vitin 2011, kështu që këtë vit ne po festojmë teknikisht 109-të Ditën Ndërkombëtare të Grave. sn

“Emigrojnë” edhe bebet- Të rinjtë në diasporë po lindin më shumë, arsyet pse çiftet në Shqipëri po bëjnë të kundërtën

Të rinjtë shqiptarë në emigracion lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Rritja vit pas viti e kostove për familjet e reja (çmimet e shtëpive, qiratë, shërbimet shëndetësore, tarifat e çerdheve, kopshteve, arsimit etj.) nga njëra anë dhe në anën tjetër, mungesa e mbështetjes financiare po minon planet e të rinjve shqiptarë për të lindur fëmijë. Në vitin 2024, lindjet ishin 5% më të ulëta se më 2023 dhe 35% më pak se në vitin 2011. Emigrimi i të rinjve dhe rritja e kostove të jetesës në vend janë arsye themelore sipas demografëve, të cilët rekomandojë politika urgjente pro familjes. Plakja e popullsisë rrezikon të rrisë presionin mbi politikat për të rinjtë dhe kjo mund të nxisë më tej emigracionin. Shkaqet dhe pasojat e rënies së lindjeve

Arbri dhe Suela, dy programues shqiptarë në të 30-ta, tani jetojnë në Holandë, pasi siguruan kontrata pune me të ardhura të kënaqshme.

Pas dy vitesh qëndrimi në Amsterdam, familja e re solli në jetë fëmijën e parë dhe tani ka blerë me kredi një shtëpi të madhe në periferi të qytetit. Ata po planifikojnë të lindin katër fëmijë, pasi infrastruktura dhe politikat në qytetin ku jetojnë janë shumë pro familjes.

“Po të jetoja në Shqipëri nuk besoj se do të rrisja më shumë se një fëmijë. Këtu familjet e reja kanë shumë lehtësi, që nga mundësitë për të punuar në distancë (çerdhet dhe kopshtet me orare të gjata) dhe mbështetja financiare për fëmijët”, – rrëfehet Arbri.

Familjes së re i rimbursohet deri në 50% e tarifës mujore të çerdhes, ndërsa çdo tre muaj përfiton një shumë 250 euro për fëmijën. Me rritjen e moshës së fëmijës deri në 18 vjeç, pagesat tremujore rriten në mënyrë progresive.

“Edhe në Tiranë kisha pagë të mirë, por më mungonte siguria në punë. Këtu gjithçka është ndryshe. Siguria në punë është shumë e lartë dhe lehtësitë për ata që duan të krijojnë familje janë të mëdha.

Këto më shtyjnë të zgjeroj familjen me katër fëmijë. Në Tiranë mungon tërësisht infrastruktura për fëmijët të tilla si trotuare, parqet dhe arsimi dinjitoz parashkollor, etj.” – shpjegon Arbri.

Rritja vit pas viti e kostove për familjet e reja (çmimet e shtëpive, qiratë, tarifat e çerdheve, kopshteve, arsimit etj.) nga njëra anë dhe në anën tjetër mungesa e mbështetjes financiare po minon planet e të rinjve shqiptarë për të lindur fëmijë. Vitin e kaluar në vendin tonë lindën 22,425 foshnja ose 5% më pak se në vitin 2023, raportoi INSTAT.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Qeveria në vitin 2019 aplikoi një bonus për bebet, 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 000 lekë për fëmijën e dytë, 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë 2019-2023, rreth 40% e shumës është përfituar nga fëmijët shqiptarë të lindur jashtë vendit. Në Shqipëri ka ende të rinj më shumë se në emigracion, por ata që kanë ikur jashtë vendit lindin fëmijë më shumë se ata që jetojnë në Shqipëri.

Ilir Gëdeshi, ekspert i çështjeve demografike, thotë se të rinjtë shqiptarë në emigracion po lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri.

Zoti Gëdeshi shprehet se rënia e lindjeve në Shqipëri, përveç emigracionit të lartë të të rinjve, shtyhet edhe nga faktorë të brendshëm si rritja e kostove të jetesës në vend.

Kostot e familjeve të reja janë rritur më shpejt te pagat mesatare, duke e bërë të papërballueshme rritjen e fëmijëve nga familjet e reja. Anisa, me profesion psikologe, ka vetëm një vajzë në klasën e parë dhe nuk mundet të zgjerojë familjen edhe me një tjetër fëmijë, pavarësisht dëshirës.

“Kostoja e pagesave për kopshtin u rrit me 100% nga lindja e fëmijës së parë kur tarifat nga 200 euro në muaj në 2018 shkuan në 400 euro në vitin 2024.

Ndërkohë paga ime dhe e bashkëshortit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë kësaj periudhe”, – thotë Anisa, e cila jeton në zonën e Pazarit të Ri. Tani vajza studion në shkollë publike, por paguan rreth 300 euro për programin pas shkollës, pasi të dy prindërit punojnë dhe nuk janë në shtëpi deri në orën 17.00.

Ines Heba, pedagoge në Universitetin e New York-ut, eksperte e statistikave analizon se rënia e lindjeve në vendin tonë është pasojë e emigrimit të lartë të moshave të reja dhe rritjes së kostove në vend për familjet.

Kostot e larta pengojnë lindjen e bebeve

Rritja e kostove të jetesës në zonat urbane dhe sidomos në Tiranë po i pengon familjet e reja të lindin aq fëmijë sa dëshirojnë. P.sh. në Tiranë popullsia ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3%, por nga ana tjetër, numri i lindjeve ka pësuar rënie me 11%. Ulja më e madhe ka ndodhur në pesë vitet e fundit.

Nga viti 2019 deri më 2024, lindjet në Tiranë ranë me 9.2%. Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptarë që nuk duan të ikin nga vendi.

Në vitin 2024, në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilat zunë 38% të totalit të lindjeve në rang vendi.

Arbana, një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale, po rrit dy fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo.

Në krahasim me vitin 2016, kur linda fëmijën e parë, kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat nga 1000 euro është rritur në 2600 euro aktualisht.

Gjithashtu veshjet, ushqimet dhe e gjithë infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi. ”Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshorti im, të dy me paga mbi mesataren, nuk arrijmë të kursejmë.

Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për veten si më parë. Kemi kufizuar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pas viti, tarifat që nga çerdhet e kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë.

Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjanë planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha Arbana.

Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës. Pelenat (pampers) kushtojnë mesatarisht 4000 lekë në muaj. Kostot mujore për qumështin formulë, veshjet dhe produkte të tjera të nevojshme për foshnjën mund të arrijnë rreth 300 euro në muaj gjatë vitit të parë.

Ndërsa në klinikat private, një vizitë pediatrike kushton mesatarisht 3500 lekë dhe janë periodikisht të përmuajshme. Vaksinat në institucionet publike janë falas për fëmijët 0-18 vjeç, në rast se prindërit i blejnë një vaksinë kushton 6000 lekë dhe në total numri i vaksinave deri në moshën 18 vjeç është 23.

Duke u rritur, veshjet janë rreth 20% më të shtrenjta, sidomos pasi kalon grupmoshën e 0-5 vjeç, sipas hulumtimeve në terren të subjekteve të shitjeve me pakicë.

Brenda një 5-vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%. Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjen më të lartë me mbi 50% e kanë shë nuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart.

Tarifat e arsimit gjithashtu janë rritur më shumë se dyfishi. Rritja e tarifave të shkollave private në Shqipëri pas pandemisë ka qenë një trend i vazhdueshëm, i diktuar nga disa faktorë kyç. Këto përfshijnë inflacionin, rritjen e kostove operative, kërkesën në rritje për arsim privat dhe faktorë të tjerë ekonomikë e socialë.

Mësuesit në shkollat private, veçanërisht ata me përvojë dhe kualifikime të larta, kërkojnë paga konkurruese, sidomos në një treg ku emigrimi i profesionistëve ka krijuar mungesë specialistësh. Pas pandemisë, disa shkolla rritën pagat për të mbajtur dhe për të tërhequr staf cilësor, duke e reflektuar këtë në tarifat e shkollimit.

Të dhënat nga tregu sugjerojnë se në kopshtet private, tarifat janë 200 – 500 euro/muaj, shkollat fillore dhe 9-vjeçare, 3,000 – 7,000 euro në vit, gjimnazet private 4,000 – 10,000 euro në vit dhe shkollat ndërkombëtare, 8,000 – 20,000 euro në vit.

Të dhënat tregojnë se tarifat e shkollimit pas pandemisë janë rritur minimalisht me 300 euro në vit. Kostoja mujore mesatare për një fëmijë në shkollë private është 600 euro – tarifë shkolle, ushqim, transport dhe programet pas shkolle.

Për të rinjtë që duan të krijojnë familje, kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranë varion nga 300-800 euro në muaj, më shumë se dyfishi nga viti 2019 kur qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj.

Gjithashtu çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 1000-1200 euro, ndërsa në zonat brenda unazës së dytë, më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandeminë.

2011 – 2024, lindjet ranë 34.6%, qarqet më të goditura

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografikë dhe kushteve sociale dhe ekonomike në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024, në vendin tonë kanë lindur vetëm 22.4 mijë bebe ose 5% më pak se në vitin 2023. Rënia e lindjeve u thellua më tej në vitin e kaluar, në raport me vitin 2023, kur lindjet ranë me 4.3%.

Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Ndërmjet vitit 2011 dhe 2024, lindjet në vendin tonë ranë me 34.6%. Rënia e në dekadën e fundit është përshpejtuar në krahasim me dy dekadat e para të tranzicionit.

Gjirokastra renditet në krye të 12 qarqeve për rënien e fortë të bebeve, që në vitin 2024 ishte 57% më pak në numër se në vitin 2011. Më tej, në Qarkun e Beratit numri i beve ra me 52% në të njëjtën periudhë; në Kukës me 51.3%, Korçë me 51.2%, në Fier me 47.5%, Vlorë 46%, Elbasan 45%, Lezhë 42%, Shkodër 35%, Durrës 26% dhe në Tiranë 11%.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë.

Vitin e kaluar, lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet 1950. Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Ekspertët pohojnë se politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë.

Ata sugjerojnë ndërhyrje që të përmirësojnë gjendjen ekonomike të familjeve të reja. Demografët pohojnë se duhet një ekzaminim i detajuar i nevojave të familjeve të reja sipas rajoneve dhe më pas të hartohet një paketë politikash që t’i ndihmojnë ato në kostot për të rritur fëmijët.

Siç shihet nga të dhënat, Jugu i vendit ka norma më të larta të rënies së lindjeve për shkak të strukturës së popullsisë më të plakur.

Pavarësisht emigracionit të lartë të viteve të fundit, Veriu vijon të ketë popullsinë më të re në moshë edhe për shkak të tendencës për të lindur më shumë. E kundërta ka ndodhur me Jugun, ku emigracioni më i hershëm e ka plakur më shpejt rajonin.

Qytetet e Veriut, ndonëse regjistruan rënien më të lartë të popullsisë në periudhën ndërmjet dy censeve, kanë sërish një strukturë të popullsisë më të re në moshë se pjesa tjetër e vendit.

42.5% e femrave në moshë riprodhimi nuk kanë lindur fëmijë

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se ishin rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi (15-49 vjeç), por 42.6% e tyre nuk kishin fëmijë. Të ndara sipas grupmoshave shihet se femrat që nuk po lindin deri në moshën 30 vjeç janë më të shumta në numër se ato që lindin.

Femrat e grupmoshës 20-24 vjeç, rreth 85% e tyre, nuk i kishin lindur ende foshnjat e tyre. Më tej në grupmoshën 25-29 vjeç sërish dominojnë femrat pa fëmijë, pasi 53% e tyre nuk kanë lindur ende sipas Cens 2023. Në këtë grupmoshë numërohen 73,826 femra gjithsej ku 37,679 nuk kanë lindur bebet e tyre.

Pas moshës 34 vjeç nisin e dominojnë femrat që kanë kryer lindje. Por ende në grupmoshën 30-34 vjeç, 25% e femrave nuk kanë lindur, ndërsa 75% kanë lindur.

Në grupmoshën 35-39 vjeç, ende 15% e femrave nuk lindur asnjëherë dhe 73% kanë lindur. Në grupmoshën 40-44 vjeç, 12,4% e femrave nuk ka lindur fë mijë dhe 11% e femrave në grupmoshën 45-49 nuk kanë lindur.

Emigracioni i lartë i meshkujve dhe zhvillimi personal i femrave po ndikon në normat e fertilitetit. Në dekadat e fundit meshkujt synojnë të rrisin kapitalin e tyre duke emigruar dhe gratë nëpërmjet arsimit.

Kjo qasje ka thelluar hendekun në arritjet arsimore mes femrave dhe meshkujve duke bërë që shumë gra të zgjedhin karrierën.

Shtesa natyrore e vendit tonë është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë dhe për më tepër një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk preferojnë të lindin.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se në vitin 2023 në të gjithë vendin ishin vetëm 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49 vjeç) nga mbi 710 mijë që ishin në censin 2011. Numri i tyre ndërmjet dy censeve ka rënë me mbi 28%, ose më shumë se dyfishi i popullsisë së përgjithshme (14%).

Në grupmoshat e reja, me potencialin më të madh për të lindur fëmijë, rënia ishte mbi 40%.

Tkurrjen më të madhe e kanë femrat në 15-19 vjeç, të cilat janë pakësuar më shumë në numër se në vitin 2011.

Në vitin 2023 kishte vetëm 72 mijë femra nga 15-19 vjeç, me rënie 45% nga Censi 2011 kur ishin mbi 132 mijë femra të kësaj grupmoshe.

Rënia e grave në moshën riprodhuese do të ndikojë në normën e ulët të lindshmërisë në vitet në vijim dhe në reduktimin pa kthim të popullsisë. Femrat në grupmoshën 25-29 vjeç janë ulur me 21%.

Rënien më të ulët vetëm -6% e kishin femrat në grupmoshën 30-34 vjeç, teksa reduktimi mbi 30% është i pranishëm edhe në grupmoshat 40-44 dhe 44-49 vjeç./ Monitor

Presidenti Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë

VOA

Presidenti Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainën.

Në një postim në rrjetin social Truth Social Presidenti shkruante se:

Bazuar në faktin se Rusia po ‘godet rëndë’ Ukrainën në fushën e betejës, po konsideroj mundësinë për të vendosur sanksione të fuqishme bankare, sanksione të tjera dhe tarifa në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare për paqe”.

Presidenti i bëri thirrje gjithashtu Rusisë dhe Ukrainës të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve, përpara se të jetë tepër vonë, siç tha ai.

Ndërkohë Presidenti po vazhdon të ushtrojë presion mbi Kievin për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e ralla. Të enjten ai tha gjithashtu se Moska ishte gati për një marrëveshje për dhënë fund luftës, e cila nisi me sulmin rus ndaj Ukrainës, në vitin 2022.

Presidenti Trump po ashtu u dërgoi një mesazh vendeve anëtare të NATO-s, duke i kërcënuar se “nëse nuk paguanin, ai nuk do t’i mbronte”.

Ai shpalosi vizionin e tij se si do të ndërmjetësonte paqen mes dy vendeve fqinje.

Mendoj se Ukraina dëshiron të bëjë një marrëveshje, pasi sipas meje, ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër“, tha ai. “Mendoj gjithashtu se edhe Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, sepse sipas asaj që di vetëm unë, as ata nuk kanë zgjidhje tjetër“.

Presidenti Trump tha se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite “ndoshta pas një muaji e gjysmë”.

I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, koordinator i takimit

Më herët gjatë ditës, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ai do të shkonte në Arabinë Saudite për t’u takuar me përfaqësues të Ukrainës për bisedime rreth një armëpushimi për të ndalur sulmin rus.

Tashmë jemi në diskutime për të koordinuar një takim me ukrainasit në Riad, apo me gjasë në Xhedah”, tha Steve Witkoff. “Ajo çka duam të arrijmë është një marrëveshje-kornizë për paqe si dhe një armëpushim fillestar “, shtoi ai.

Zoti Witkoff tha se Presidenti Trump mendon se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka ndrequr gabimin pas përplasjes mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.

Ai (Presidenti) mendon se letra e Zelenskyt, (ku e quan përplasjen në takim në Shtëpinë e Bardhë, për të ardhur keq) ishte një hap i parë shumë pozitiv. Në të kërkohej falje. Kishte një pranim se Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për Ukrainën dhe një ndjenjë mirënjohjeje“, tha zoti Witkoff.

Ndërkohë të enjten Presidenti Zelenskyy ishte në Bruksel me udhëheqësit evropianë për bisedime urgjente.

Ne do të armatosemi më shpejt, në mënyrë më të zgjuar dhe më efikase sesa Rusia”, tha Kryeministri polak Donald Tusk, i cili mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mori vendim të lehtësojë rregullat mbi buxhetit, në mënyrë që vendet të mund të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen. Gjatë takimit të nivelit të lartë 27 vendet anëtare u inkurajuan të investojnë rreth 863 miliardë dollarë për mbrojtjen, gjatë katër viteve të ardhshme.

Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm dhe këto nuk janë vetëm fjalë”, tha zoti Zelenskyy. “Ne e ndjejmë këtë gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Macron parashikon ‘hapa vendimtarë’

Para bisedimeve të nivelit të lartë Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarët e BE-së do të “ndërmarrin hapa vendimtarë përpara”, ndërsa shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet në mbështetjen amerikane për Ukrainën nën administratën e re Trump.

E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Uashington apo Moskë”, tha zoti Macron.

Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu tha të enjten se Franca po ndan informacione zbulimi me Ukrainën, një vendim që pasoi njoftimin e Shtetet e Bashkuara se kishte ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Kievin.

Drejtori i CIA-s John Ratcliffe tha të mërkurën se për momentin Shtetet e Bashkuara nuk po ndajnë informacione zbulimi me Kievin, por shtoi se kjo gjë mund të mos zgjasë, pas pohimeve të zotit Zelenskyy, se Ukraina ishte gati për bisedime paqeje me Rusinë.

Në fillim të javës Presidenti Trump urdhëroi Shtetet e Bashkuara të pezullojnë ndihmën ushtarake për Kievin, një vendim që pasoi takimin e tij të tensinuar në Shtëpinë e Bardhë me zotin Zelenskyy javën e kaluar.

Që nga fillimi i luftës në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës informacione të konsiderueshme zbulimi, përfshirë informacione thelbësore që nevojiteshin për të goditur forcat ruse.

Arritja e një marrëveshje paqeje mund të jetë e vështirë. Ukraina ka kërkuar prej kohësh një rikthim tek kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht të para vitit 2014, përpara se Moska të pushtonte Gadishullin e Krimesë.

Aktualisht Rusia kontrollon një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të lindjes së Ukrainës, dhe është zotuar që mos i kthejë Kievit asnjë pjesë të këtij territori.

Disa informacione për këtë artikull janë marrë nga ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’.

Zelensky u bën thirrje aleatëve për trysni ndaj Putinit, pas një sulmi tjetër të madh në Ukrainë

Një ushtar ukrainas kalon pranë një ndërtesëe banimi të dëmtuar nga sulmet ruse në qytetin e vijës së frontit, Pokrovsk, Ukrainë, më 6 mars.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve t’i bëjnë trysni Rusisë për ta ndalur luftën kundër Ukrainës, duke nisur me një armëpushim ajror dhe detar, pasi Moska e kreu një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë dhe gazit në shumë rajone ukrainase të premten.

Zelensky tha në rrjetet sociale të premten se Rusia i shkrepi gati 70 raketa lundruese dhe balistike, si dhe i lëshoi rreth 200 dronë kundër objekteve të ndryshme të energjisë në Ukrainë.

Gjatë sulmit u goditën edhe ndërtesat e banimit.

Zelensky nuk tregoi nëse ka të vdekur nga sulmi, i cili ndodhi në një kohë kur janë rritur përpjekjet diplomatike për bisedime për paqe. Një delegacion ukrainas do të udhëtojë në Arabinë Saudite javën e ardhshme, për t’u takuar me zyrtarët amerikanë, me qëllim për ta gjetur një kornizë për një marrëveshje për paqe.

“Hapat e parë për ta vendosur paqen e mirëfilltë duhet të jenë ta detyrosh burimin e vetëm të kësaj lufte, që është Rusia, për t’i ndalur pikërisht këto sulme kundër jetës”, shkroi Zelensky.

“Kjo mund të kontrollohet në mënyrë reale. Heshtje në qiell – ndalimi i përdorimit të raketave, dronëve me rreze të gjatë dhe bombave ajrore. Dhe gjithashtu heshtje në det – një garanci e vërtetë për lundrim normal”, shtoi ai.

Sulmi masiv, i 30-ti ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të gjerë nga Rusia në vitin 2022, është pjesë e një strategjie më të gjerë të Rusisë për ta goditur sektorin jetik energjetik të Ukrainës. Në dy javët e fundit, sulmet ruse kanë goditur në mënyrë të përsëritur objektet energjetike në rajonin e Odesës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se sulmi filloi në orën 3:03 të mëngjesit kur Rusia lëshoi raketa lundruese Kalibr nga Deti i Zi. Menjëherë pas kësaj, u dha një paralajmërim për dërgimin e një avion luftarak MiG-31K, i cili bart raketa hipersonike Kinzhal.

Forcat ruse gjithashtu lëshuan një breshëri dronësh në një sulm të koordinuar.

Zelensky tha se avionët F-16 dhe Mirage-2000, të ofruar nga Franca, u përdorën për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmit.

Si rezultat i sulmit të premten, Polonia i aktivizoi sistemet e saj të mbrojtjes ajrore dhe ngriti avionët luftarakë. Forcat e Armatosura të Polonisë thanë se, për shkak të aktiviteteve ajrore me rreze të gjatë të Rusisë, Polonia dhe aleatët e saj kanë nisur një operacion ajror për ta vëzhguar dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Naftohaz, kompania shtetërore e gazit në Ukrainë, konfirmoi se ky ishte sulmi i 17-të i kombinuar ndaj infrastrukturës së saj.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Roman Chumak, tha se objektet e prodhimit, thelbësore për nxjerrjen e gazit, u dëmtuan rëndë, por përpjekjet për rikuperim tashmë kishin filluar.

Pavarësisht mohimeve të përsëritura të Moskës se nuk e sulmon infrastrukturën civile, Ukraina dhe organizatat ndërkombëtare i kanë quajtur këto sulme krime lufte.

UGSHPD- A TA ZHBËN VENDLINDJEN NJË NUMËR PERSONAL I PAVLEFSHËM? (ndjesia nga katër aplikime të jetuara)

A ta zhbën vendlindjen një numër i pavlefshëm në PER*?

Një pyetje nga më të vështirat për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh jashtë atdheut që mendojnë se mund të kontribuojnë duke ushtruar votën në zgjedhjet e 11 Majit. 
Po, edhe ata kërkojnë që kësaj pyetje t’i japin një përgjigje sepse ashtu sikurse edhe në Kushtetutë* edhe në Kod Zgjedhor*, gjithshka duket e përcaktuar.
Por përpara se të kuptojmë se çfarë është PER-i, pra Platforma Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë e administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe sa e mundësoi ajo ndërtimin e një liste zgjedhore siç e kërkon kodi, më parë le të japim një shembull tepër të thjeshtë  se ky instrument sa më i thjeshtë (PER-i),  kërkon të bëjë një listë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut për të ushtruar për të parën herë të drejtën e votës. Pra nga aty ku jetojnë, ata me postë rikthejnë zarfet e KQZ-së drejt e në kutinë e votimit.
A e kreu PER-i këtë brenda katër muajve, nga 11 Janari – 4 Mars, 2025?
Teknicienët e mbërthyer në tryezat politike që mendojnë vetëm për ta mbajtur pushtetin në Shqipëri i kishin dhënë shenjat e një kënaqësie paraprake. Me seancat kuvendore shty dhe vetëm shty, një listë e mbi 1 milionë shqiptarëve të larguar u rrumbullakos aq sa edhe ishte parashikuar buxheti për postën. 
Seancat kuvendore dhe “shoqatat të shoqërisë civile” bashkë që me shifra dhe  me kuota i afroheshin 200 mijëshit, apo edhe ca të tjerë të deklaruar në sjellje si të futur edhe në BE, tashmë të ekzaltuar kur ky prag u përmbys i rritën edhe kërkesat për shpenzimet e postës. Shumë prej tyre në parashikime u gjetën mes sjelljeve të lojtarëve të basteve. 
Thënë më fort në qartësinë për ta marrë apo mbajtur pushtetin, mes tyre dhe procesit të zgjedhjeve mund të gjente vend shprehja; “the house always wins”*
Krahasimi ndoshta ju duket pak i rëndë, por janë 34 vite tranzicion. 
Por si mund ta shpjegojmë gëzimin me numrat e listës së votuesve nga jashtë territorit më 11 Maj, 2025 në teknicienët e tryezave politike dhe vetë politikën?
A u punua mjaftueshëm me shqiptarët jashtë atdheut që ata ta ushtrojnë të drejtën e votës jo vetëm tani?
Justifikimi mesa duket mbetet tek shprehja e lodhur nga përdorimi se; “ishte hera e parë”.
Vërtetë deri me 4 Marsi, ose ora 23:59 i çliroi burokratët për të nxjerrë listën e shifrave dhe numrave të vlefshëm nga procesi. 
Por çfarë përgjigje do t’ju japin ata qytetarëve me shtetësi shqiptare që jetojnë dhe punojnë në një atdhe të dytë prej vitesh?
Pra që:- “juve jeni një numër i pavlefshëm!”
Apo tjetra që pas disa përpjekjeve pa rezultat dhe kohë e humbur njerëzit të presim se në çfarë liste emri do t’ju dalë. 
Pas datës 4 Mars, pra me ata shqiptarë që e provuan PER-in deri në minutat e fundit, pritet  një email-i nga KQZ. Një shërbim qytetar elektronik dhe korrektesë në qoftë se ai mesash u shkon dhe i sqaron. Por në s’ardhtë shqiptari që jeton dhe punon jashtë atdheut duhet të ndërmarrë një plan të dytë më të kushtueshëm pasi e kuptoi se PER-i nuk e ndihmoi. Të marrë rrugën  dhe të jetë në Shqipëri pak përpara zgjedhjeve për t’u bërë një numër i vlefshëm në vendlindje. Të marrë rrugën sa të hedhë votën dhe të zgjedhë sepse atij qytetari të lirë të botës i duhet ai i shkreti numër i vlefshëm në vendlindjes, nga që e-albania kurrë nuk ja pranon datën e skadimit të dokumenteve me të cilat ai/ajo e kanë lënë vendin.
Fillimisht PER-i u kuptua si një aplikacion i kohës për t’u regjistruar jo si numër, por si një shqiptar dhe pa kufizime dhe pa kushte pasi ligjet e vendlindjes dhe shtetësisë qoftë edhe vetëm të njërit prind, i japin pasardhësve në një familje shtetësinë shqiptare. Ndaj shifra 294 155 shtetas shqiptarë të regjistruar të mos shihet thjeshtë si kërkesë, por si një shqetësim pasi prej 1990 janë miliona shqiptarë të larguar në emigracion që ende nuk e kanë humbur identitetin dhe lidhjen me atdheun, sikurse edhe ata vetë kanë gjetur ku kanë shkuar familje shqiptare të hershme që i kanë  ruajtur në disa vende edhe pse para se më shumë se një shekulli gjuhën, traditat, bashkësinë. Miliona bëhen sot shqiptarë që kanë mërguar (pa i përmendur arbëreshët  trojet arbërore).
Politika i largoi shqiptarët, ndërsa teknicienët e numrave në tryezat jetojnë me politikën për listat sikur nuk e kuptojnë se popullsia është mplakur dhe se atë mund ta gjallërojë vetëm pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i miliona shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh jashtë atdheut. Plotësimi i kushteve për ushtrimin i të drejtës së votës, i bën shqiptarët më të qytetëruar për të ditur se çfarë kërkojnë dhe se sa i rëndësishëm është ndryshimi i natyrshëm i vendit që nuk vjen nga ligjet e ngurta dhe listat e pjesshme.
Pas 4 Marsit, PER-i do të heshtë.
Kur teknicienët e atyre seancave kuvendare të panumërta që shtynin kohën reklamuan se regjistrimi ishte një proces i thjeshtë, kontakti me aplikimin nga eksperienca e vëzhguar prej aplikuesve ishte i prapambetur. Teknologjikisht e varfër. Nuk kanë shumë rëndësi detajet për shembullin më poshtë, por në katër aplikues tre prej tyre me vjetërsi të ndryshme dokumentesh dhe njëri vizitor i freskët nga Shqipëria që do të mund ta ushtronte të drejtën e votës në adresën e fëmijëve, rezultati mbeti i pavlefshëm. Në dy ditë rreth një orë përpjekje pa rezultat.
Pra çfarë shërbimi na sjell lista kur koha dhe teknika janë të pamjaftueshme dhe nuk u përshtaten thjeshtësisht njerëzve të çdo grup moshe.
Kur flitej fillimisht për PER-in, thjeshtësinë e aplikacionit, tani në 2025 gjithnjë mendohej se përmes një telefoni apo kompjuteri, zgjedhjet e 11 Majit mund të ishin për nga dëshira edhe si një fantazi për të ardhmen e Shqipërisë. Një listë e prodhuar prej një komunikimi elektronik, madje dhe një votë digjitale për emergjencën në të cilën Shqipëria ndodhet.
Fatkeqësisht, kjo nuk u arrit po ta krahasosh me atë thjeshtësinë që shumë aplikacione në fushën e transportit dhe mbi bazë të një llogarie të hapur, të zhvendosin nga pika (A), ku ndodhesh në pikën (B), aty ku duhet të shkosh kundrejt një pagese. Kush ka udhëtuar dhe përdorur aplikime të tilla i njeh mirë përfitimet pasi ka kryer punë. 
Shqipëria me PER-in nuk e paska mundësinë të ketë zhvillimin e një “uber-vote”, pasi sistemi kërkon kontrollin dhe pushtetin dhe nuk mendon dot për votën e shtetasve shqiptar jashtë territorit, që prej vitesh e drejta e tyre është shtyrë në sesionet kuvendore dhe teknicienët e politikës si “Vota e Diasporës”. 
Madje për numrin e saj, politika u turr në diasporë edhe pa e patur ende “listën”. 
Sikurse vihet re në fund të këtij shënimi togfjalëshi “Vota e Diasporës” dhe fjala diasporë u përmendën vetëm njëherë pak më lart, pasi Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e përcaktojnë si një të drejtë të shtetasve shqiptar dhe jo të një qytetari të lirë të botës me vendlindje Shqipërinë, apo qoftë edhe i lindur nga një prind shqiptar, në moshën e duhur ta ushtrojë të drejtën e votës.
Kështu Shqipëria do të mund të ishte e madhe në shtrije dhe gjithmonë e re në moshë. Atëherë kur diaspora e saj nuk mund të jetë as një numër i preferuar në listën zgjedhore dhe as numër i pavlefshëm në PER-it.
Ndaj kush mundet nga diaspora, ta mundësojë votimin fizikisht në vendlindje pavarësisht përpjekjeve dhe ngarkesave në e-albania.
Fat do të ishte të ushtrohej vota dhe të ndodhte ndryshimi këtë pranverë, në mënyrë që shqiptarët të mos numërohen edhe si fluks turistësh nga mendësia e asaj politike që veçanërisht e ka detyruar popullsinë të largohet për shkak të varfërisë, krimit ekonomik dhe të korrupsionit.
_____________
*PER – Platforma Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë e administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
*Kushtetuta e RSH, Neni 45 – 1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
* Kodi Zgjedhor, Neni 24- 2. Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve.
*“the house always wins“- “shtëpia fiton gjithmonë”, Lojërat e fatit në një kazino janë ndërtuar të tilla që edhe fituesit t’i shpërblejnë, por paraja të mbetet aty dhe biznesi të vazhdojë.
6 Mars, 2025
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Publikohen shifrat- Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në Shqipëri

Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri.

Në këtë grafikë, ku të dhënat bazohen në Bankën e Shqipërisë del se investimet e kosovarëve në Shqipëri në periudhën 2015 – TM3 2024 ishin rreth 360 milionë euro.

Në vitin 2015 kishte investime 3 milionë euro, në vitin 2016 ishin 11 milionë, pastaj 3 milionë në 2017, 28 milionë në 2018, 13 milionë në 2019, 14 milionë në 2020, 38 milionë në 2021.

Rritje të investimeve ka pasur në vitin 2022 e tutje.

Në vitin 2022 kishte 74 milionë euro investime, në 2023 kishte 95 milionë dhe 80 milionë në vitin 2024.

Referuar kësaj grafike, këto investimet në 22 për qind kanë shkuar në aktivitete të pasurive të paluajtshme; 18 për qind në energji elektrike, gaz; 17 për qind në industri nxjerrëse; 11 për qind në industri përpunuese dhe 10 për qind në aktivitete financiare dhe të sigurimit.
/Monitor

Trumpi u thotë aleatëve të NATO-s t’i rrisin shpenzimet, nëse duan mbështetjen e SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, flet në një samit të NATO-s më 2019.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.

“Është gjë e logjikshme, apo jo?” tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të enjten.

“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj ata”, theksoi ai.

Trump nënvizoi se ai e kishte ndarë qëndrimin e njëjtë me aleatët e NATO-s edhe gjatë mandatit të tij të parë si president, 2017-2021, çka i kishte nxitur shumicën e vendeve t’i rrisnin shpenzimet ushtarake.

Por, Trump tha se këto shpenzime janë të pamjaftueshme.

“Ata duhet të paguajnë më shumë”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump nguli këmbë që vendet anëtare të NATO-s t’i rrisnin shpenzimet ushtarake në 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP). Shkalla prej 2 për qind ishte zotim i vitit 2014 për t’u arritur brenda dhjetë vjetëve pasuese.

Të paktën 24 vende e kanë përmbushur këtë kërkesë, megjithëse Trump ka sugjeruar që ky prag duhet të rritet në 5% të GDP-së. Por, shumë vende anëtare kanë thënë se kjo do të ishte e pazbatueshme ekonomikisht.

Vetëm Polonia i afrohet 5 përqindëshit, ndonëse Estonia dhe Lituania kanë lënë të kuptohet se edhe ato do t’i rrisin shpenzimet në këtë shkallë.

Pavarësisht qëndrimeve të fundit, Trump në shkurt ritheksoi përkushtimin e tij ndaj nenit 5 të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, duke folur së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Ky qëndrim u përsërit disa herë – si publikisht ashtu edhe privatisht – nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, në shkurt.

SHBA-ja ka një personel ushtarak prej rreth 100.000 vetash në Evropë, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Britani.

NATO-ja u themelua nga Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende të tjera për ta kundërshtuar agresionin sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, aleanca i ka 32 anëtarë dhe përfshin shumë vende që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose nën sferën e ndikimit të tij.

Trump pretendoi se vendet e tjera nuk do ta ndihmonin SHBA-në në rast nevoje, pavarësisht se hera e vetme kur është aktivizuar neni 5 ishte kur u përcaktua se Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator 2001.

“E dini cili është problemi më i madh që kam me NATO-n? Unë, sinqerisht, i njoh shumë mirë këta djem. Janë miqtë e mi. Por, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin në telashe dhe do t’iu telefononim atyre dhe do të thoshim, ‘kemi një problem, Francë. Kemi një problem, disa të tjerë nuk do t’i përmend’. A mendoni se ata do të vijnë të na mbrojnë? Do të duhej. Nuk jam aq i sigurt”, tha Trump.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu përgjigj Trumpit, duke thënë: “Ne jemi aleatë besnikë dhe të përkushtuar”.

“Mendoj se kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, tha Macron, duke përmendur raste historike të bashkëpunimit ushtarak franko-amerikan që nga Lufta Revolucionare Amerikane.

Franca dhe Amerika “gjithmonë kanë qenë pranë njëra-tjetrës”, theksoi ai.

Më 5 mars, Macron tha se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent, përballë agresionit rus dhe shqetësimeve rreth qëndrimit të SHBA-së për mbrojtjen e Evropës.

Ndërkohë, Trump sugjeroi gjithashtu shfrytëzimin e përkushtimit të SHBA-së ndaj NATO-s si mjet presioni në luftën e tij tregtare, në përpjekjen për t’i shënjestruar ato që ai i ka cilësuar si politika të padrejta tregtare nga vendet evropiane.

Të parët në rajon- Mbi 7 mijë shqiptarë aplikuan për azil në vendet e BE gjatë 2024. Ja shteti më i preferuar

Agjencia europiane e Azilit thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024.

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë dukshëm listën e kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 6791 shtetas nga Kosova kërkuan azil në Europë, ndërsa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut u paraqitën 3506 kërkesa, nga Serbia 3227 , nga Bosnjë Hercegovina 1432 kërkesa dhe nga Mali i Zi 337 kërkesa.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet europiane shënoi rënie krahasur me vitin 2023 ku sipas të dhënave kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për banorët e Shqipërisë për të kërkuar azil dhe më pas renditet Gjermania pasuar nga dy vendet fqinje Italia dhe Greqia.

Raporti i Agjencisë europiane për Azilin thotë se në vitin 2024 vendet e Bashkimit Europian morën rreth një milion kërkesa për azil për të tretin vit radhazi.

Ndërkohë, sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, kishte rreth 4.4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në vendet e Bashkimit Europian që kishin ikur nga Ukraina, ku gjysma e tyre u pritën në Gjermani dhe Poloni, ndërsa Çekia priti më shumë përfitues në raport me numrin e popullsisë.

Nga të dhënat e raportit vihet re një rënie e lehtë e kërkesave për azil krahasuar me vitin 2023 ndërsa sirianët ishin grupi më i zakonshëm që kërkonte mbrojtje në vendet e Bashkimti Europian ndonëse gjatë vitit 2024 ata paraqitën më pak aplikime se në 2023 pas rënies së regjimit të Asadit. bw

Macroni i ofron mbrojtje bërthamore BE-së

Presidenti francez siguroi se “vendimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në duart e Presidentit të Republikës. Çfarëdo që të ndodhë”

VOAL- “Po hyjmë në një epokë të re”: këto ishin fjalët e para të Emmanuel Macron drejtpërdrejt për francezët të mërkurën në mbrëmje nga Elysée. Presidenti francez shtoi se ai kishte “vendosur të hapte debatin strategjik” mbi parandalimin bërthamor dhe “mbrojtjen” e aleatëve evropianë. “Vendimi – siguroi ai – ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në duart e Presidentit të Republikës. Çfarëdo që të ndodhë.”

Spektri që rri pezull është gjithmonë i njëjtë, Rusia, e cila “është kthyer në një kërcënim për Evropën” dhe jo vetëm për Ukrainën, thotë presidenti francez, duke iu drejtuar kombit në TV. “Ne nuk mund të qëndrojmë dhe të shikojmë,” paralajmëron ai, duke thënë se është i vendosur të “hapë debatin strategjik” mbi parandalimin bërthamor – një ombrellë atomike e prodhuar në Francë – me aleatët evropianë, të cilët do t’i takojë nesër në samitin e Brukselit.

Sipas Elysée, Evropa duhet të luajë gjithashtu një rol qendror në sigurimin e sigurisë për Kievin. Kështu Macron rinis idenë e tij për një mision paqeruajtës për të parandaluar shkeljet ruse pas marrëveshjes. Dhe ai shpall një samit në Paris të shefave të shtabit të vendeve që duan të anëtarësohen: i ashtuquajturi koalicion i të vullnetit në qendër të planit Francë-Britania e Madhe, të cilit sipas CNN do t’i bashkohej edhe Turqia.

“Mbështetja jonë për Ukrainën përfshin mbështetjen e ushtrisë së saj”, vazhdoi Macron. “Ne jemi të interesuar të punojmë me aleatët tanë evropianë,” shtoi ai, “dhe duke filluar nga java e ardhshme ne do të mbledhim shefat e shtabit të vendeve që duan të marrin pjesë në këtë paqe të qëndrueshme”, duke përfshirë vendosjen e forcave evropiane në terren. Presidenti foli për ekzistencën e “një plani të qëndrueshëm paqeje, të cilin e kemi përgatitur me ukrainasit dhe disa partnerë të tjerë evropianë dhe të cilin unë shkova për ta mbrojtur në Shtetet e Bashkuara 15 ditë më parë”.

Macron më pas i quajti tarifat e vendosura nga SHBA-ja “të pakuptueshme”, duke shtuar se ai shpresonte të “bindte” presidentin amerikan Donald Trump që t’i braktiste ato. “I kam kërkuar kryeministrit dhe qeverisë,” tha ai, “të bëjnë propozime në dritën e këtij konteksti të ri”.Agjencitë e lajmeve/RSI

Rritja e shpenzimeve ushtarake të BE-së, Macroni njofton samitin e jashtëzakonshëm sot në Bruksel

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë fjalimit që mbajti të mërkurën para kombit, ka thënë se liderët e BE-së do të takohen të enjten për një samit “të jashtëzakonshëm” në Bruksel. Në fokus të Samitit do të jenë diskutimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe për të siguruar që armatimet mund të prodhohen në Evropë.

Macron u shpreh se Franca duhet të njohë “statusin e saj special” si të ketë “ushtrinë më efikase dhe efektive në Evropë”, si dhe të ketë armë bërthamore, ka raportuar The Guardian.

Presidenti francez tha se ai do t’i kërkojë qeverisë franceze të punojë për një investim të ri për ta lejuar atë të mobilizojë financimin privat dhe publik pa rritje taksash.

“Parandalimi ynë bërthamor na ndihmon”, tha Macron. Ai shtoi se do të hapë debat për shtrirjen e ombrellës bërthamore franceze tek partnerët evropianë.

Macron tha se kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka bërë thirrje për një debat mbi sigurimin e mbrojtjes nga parandalimi bërthamor për aleatët evropianë. bw

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Mbi luftën e gjakun, të gjejmë një gjuhë të përbashkët

Kryeministri Albin Kurti tha se emrat e Jasharëve dhe të tjerëve që prehen me ta në Prekaz janë “emrat absolutë të lirisë”.

Ai në mbledhjen solemne të Qeverisë foli për ruajtjen e “atij ritmi të bërjes së historisë”, gjë që sipas tij, Kosova e bëri gjatë këtyre katër viteve sa partia e tij qeverisi vendin.

“Në atë lëndinë të Prekazit, emrat Jashari dhe të tjerët që prehen me ta, janë emrat absolut të lirisë. E në atë datë kur lindi Ademi i madh, në datën më historike të shqiptarëve, 28 nëntorin, shpallet publikisht edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Na takon neve si popull e si shoqëri, në qeverisje e zhvillim, ta ruajmë atë ritëm të bërjes së historisë”, tha Kurti.

Duke cituar fjalë të Rifat Jasharit, i cili pati thënë se “mbi luftën e gjakun, të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, e “të jemi të një gjuhe për t’u ndarë një herë e mirë prej Serbie, e pastaj kemi kohë për t’u marrë me të gjitha tjerat”, Kurti tha se Qeveria e tij e ka mbajtur këtë ritëm.

“Pra, baca Rifat na rikujtoi edhe një herë ritmin e lirisë së plotë. Besoj se në mandatin tonë qeverisës, të nderuar kolegë, përcaktimin më të lartë e kemi pasur në zhvillimin e kësaj linje, në mbajtjen e këtij ritmi”, tha ai.

Kurti tha se është krenar që Qeveria është “në udhën e përcaktuar nga Epopeja dhe se kemi ecur për katër vite qeverisjese në ritmin e saj dhe në perspektivën e hapur prej saj”. sn

BIRN: Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin

Shkruar nga BIRN

Në fillim të dhjetorit 2024, Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi çeljen e negociatave për grupin e parë të kapitujve, të njohura si “Themeloret”, në bisedimet për anëtarësim.

Grupi i kapitujve “Themeloret” përfshin funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në Administratën Publike, Gjyqësorin, Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë si dhe Prokurimet Publike.

Në fushën e drejtësisë, pala shqiptare premton angazhimin për të ruajtur reformën e arritur në vitin 2016 dhe përmirësimin e saj me “ndryshime ligjore që i përmbahen parimeve të reformës në drejtësi”.

Por këto angazhime në kuadër të procesit të integrimit bien në kontradiktë me qasjen e re të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës qeverisëse ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në veçanti SPAK-ut, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në disa dalje publike të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama kontestoi arrestimin e Veliajt, sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes dhe paralajmëroi se ai vetë nuk do t’i pranonte më “paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale”.

Rama po ashtu i krahasoi hetimet e Prokurorisë së Posaçme me metodat e Ish-Sigurimit famëkeq të kohës së diktaturës dhe në një rast kur SPAK publikoi strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, kërkoi ndërprerjen e këtij plani duke pretenduar cënim të lirisë së partive politike.

Sulmet verbale të kreut të qeverisë, i cili deri dje kishte mbrojtur reformën në drejtësi që prodhuan institucione si SPAK, frymëzuan një protestë të paprecedentë kundër kësaj strukture nga mbështetësit e Veliajt dhe Partisë Socialiste, duke vënë kështu në dyshim angazhimet e mazhorancës në negociatat me BE.

SPAK u krijua në fund të vitit 2019 si një nga institucionet e reja që prodhoi reforma e thellë në drejtësi, e miratuar me konsensus politik në vitin 2016, me nxitje të fortë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Menjëherë pas sulmeve publike të Ramës, përfaqësues të BE-së ritheksuan rëndësinë “kyçe” që kanë për integrimin këto institucione të reja.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato e cilësoi reformën në drejtësi dhe krijimi i SPAK-ut si një “gur themeli në anëtarësimin e Shqipërisë në BE” dhe theksoi angazhimin e BE-së për rritjen e efektivitetit të SPAK-ut dhe të gjithë sistemit gjyqësor, gjatë një qëndrimi publik në fund të shkurtit.

Komisioni parlamentar për Integrimin i kaloi në heshtje sulmet politike dhe anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës në këtë komision nuk iu përgjigjen pyetjeve të BIRN për ndikimin që këto sulme mund të kenë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë, përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile e shohin sjelljen e Kryeministrit dhe mazhorancës si cënim të sistemit kushtetues të vendit, me pasoja negative edhe në procesin e integrimit europian.

Për Arlind Qorin, kryetar i “Lëvizjes Bashkë”, sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë janë shkelje e detyrimeve që ka vendi ynë në procesin e negociatave.

“Këto shkelje janë të rënda në vetvete, edhe pa marrë në konsideratë procesin e integrimit,” tha Qori për BIRN.

“Sulmet e kryeministrit Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, por edhe turmat e patronazhistëve dhe mungesa e Policisë së Shtetit përpara SPAK-ut, janë në radhë të parë një përpjekje për frikësimin e tyre për shkak të detyrës dhe cenim i parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve,” shtoi ai.

Sipas Qorit, shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit dhe në përgjithësi institucionet e qëndrueshme janë kritere të detyrueshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“E kam të vështirë të përfytyroj se si mund të tolerohet një shkelje e tillë në negociatat me Bashkimin Evropian,” theksoi Qori, duke shtuar se “Shqipëria duhet të hyjë nga dera e parë në Bashkimin Evropian dhe jo si koncesion gjeopolitik, që amniston shkeljen e parimeve themelore të shtetit të së drejtës”.

Ndërsa Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Ekonomike, e sheh procesin e negociatave me BE-në të konsoliduar dhe të pandikueshëm, por thekson se këto sulme janë cënim i sistemit kushtetues të vendit dhe me efekte negative në proceset e tjera politike.

“Çfarëdo ndërhyrje e një gjymtyre të shtetit siç është ekzekutivi mbi një pushtet tjetër, në rastin tonë në drejtësi, cënon padyshim Kushtetutën e vendit dhe është e mbarsur me ndikime negative mbi procesin politik në përgjithësi në vend,” tha Preçi.

Sipas tij, të dhënat dëshmojnë se ndryshimi i kursit të mazhorancës së majtë ndaj drejtësisë ka nisur disa muaj para arrestimit të Veliajt, duke treguar një marrëdhënie të tensionuar me organet e drejtësisë që para tryezës ndërqeveritare me BE-në.

Preçi i sheh përpjekjet e Ramës dhe mazhorancës së tij për të frenuar veprimtarinë e SPAK-ut të pasuksesshme dhe se ato duhen vlerësuar sipas tij vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

“Aq më pak këto sulme, sidomos gjatë dy javëve të fundit, nuk kanë cenuar procesin në zhvillim e sipër të negociatave të vendit me BE, kjo edhe për faktin se negociatat janë të shtrira në kohë, kërkojnë disa vite e dekada….,” thotë Preçi.

“Procesi i integrimit gëzon një konsensus dhe mbështetje diplomatike të gjerë dhe nuk mund të jetë thjesht subjekt i vullneteve indviduale qeverisëse, qoftë ky edhe vullneti i kryeministrit Rama,” përfundoi ai.


Send this to a friend