VOAL

VOAL

E bija e Annie Lennox shpëtoi nga mbytja në Lumin Hudsun, ndërsa i dashuri jo

August 13, 2015

Komentet

Gjykata e Prishtinës zgjat masën e sigurisë ndaj Naim Murselit, i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes

Mirlinda Gashi, zëdhënëses e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se kjo gjykatë ua ka zgjatur masën e paraburgimit Naim Murselit, Granit Plavës  dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor 2023”.

Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha zëdhënësja Gashi për Telegrafin.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sipas gjykatës ngarkohen me veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

“I pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, ka njoftuar gjykata.

Krim makabër në SHBA, 49-vjeçari shqiptar vret gruan e më pas veten

Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Huntertown SHBA, ku 49-vjeçari, Arben Gllafce dhe 48-vjeçarja Arjana Gllafce janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Sipas hetuesve 49-vjeçari me origjinë nga Shqipëria fillimisht ka vrarë gruan e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas asaj që raportohet në mediat amerikane, mësohet se policia mori një telefonatë nga një dëshmitar dhe kur shkoi në vendngjarje gjeti dy trupat e pajetë të çiftit. Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.

Ende nuk është e qartë arsyeja se përse mund të ketë ndodhur krimi makabër, por mësohet se policia dyshon se motivi kryesorë mund të jetë xhelozia. Sipas asaj që raportohet ky ishte rasti i 13 i krimit në familje në këtë zonë./BW

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali – Gruaja kërkoi ndihmë nga djali, dëshmitë: Zenepe jetoi me frikë

Shkak u bë xhelozia

 

 

Zenepe Uruçi, shqiptarja e cila u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, ka jetuar me frikë ditët e fundit. Një mike e shqiptares, ka treguar për mediat italiane se viktima i ka treguar se burri është xheloz, e se në shtëpi kanë pasur herë pas here zënka.

Kohët e fundit ajo ka jetuar në frikë dhe kjo duket. Kur folëm për situatën e saj, ajo shpërtheu në lot nja dy herë. Ajo më tha ‘sa më pak të jem në shtëpi aq më mirë është se atje ka një grindje të vazhdueshme’. Por burri i saj ishte xheloz dhe nuk donte që ajo të shkonte në punë, edhe nëse për të ishte një hapësirë qetësie që e ndihmonte të shkëputej.

Rreth një vit më parë ka qenë një periudhë që e kemi parë me sy të nxirë për disa ditë. Asnjëherë nuk më ka pranuar e as nuk ka rrëfyer asgjë, por edhe atëherë dyshimi se ato shenja nuk kanë qenë të rastësishme ka qenë i fortë. Situata ishte përkeqësuar tash e një vit. Tensioni ishte aty dhe Zenepe ishte shpesh nervoze. Vetëm me punë, fëmijë dhe sidomos nipër e mbesa mundi të gjente pak qetësi. Burri ka probleme nga më të ndryshmet. Një situatë shumë e trishtë dhe fatkeqësisht epilogu ishte më i keqi i mundshëm. Ajo ishte e mirë, e ëmbël, e përzemërt. E gatshme për të ndihmuar të gjithë, por ndoshta ishte ajo që kishte më shumë nevojë se kushdo tjetër”.

Shqiptarja mori plagë të shumta me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, në qafë, gjoks dhe shpinë.

Bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia për vrasje dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje.

Të dy ishin martuar kur ishin të vegjël në Shqipëri, por jetonin prej vitesh në Terni. Viktima, punonte në një treg peshku në zonë./Repubblica.it

Familja Isufi lajmëron ndarjen nga jeta të Nënës të shtrenjtë Nafije Isufi

Të dashur miq,

Me zemër të pikëlluar lajmërojmë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët se më datë 31. Gusht 2022 ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare nëna dhe gjyshja jonë e dashur Nafije Isufi.

Ju njoftojmë, se më 01 shtator 2022, mund t’i jepni lamutmiren e fundit në orën 13:30 – 14.30 në varrezat Witikon, në adresën: Im Hau 50, 8053 Zürich.

Më 02 shtator në diten e premte mbas faljes te namazit varrimi bëhet ne fshatin Petroc/Kamenice.

Familja Isufi

 

 

Flet i fejuari i shqiptares që vrau veten në burg: Dona nuk ishte e droguar, atë e braktisën të gjithë

‘Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykime pa ditur asgjë për të. Jam i inatosur…’.

Kjo është deklarata që ka bërë së fundmi Leonardo Di Falvo, i fejuari i 27-vjeçares shqiptare Donatella Hodo, e cila javën e kaluar, duke thithur gaz nga soba në qeli, i dha fund jetës në burgun Veroneze të Montorios.

Para se të kryente aktin e rëndë, ajo i la një letër të fundit dashurie Leonardos ku shkruante: ‘Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Leo, më fal!’.

Sot 24-vjeçari ka thyer heshtjen për herë të parë pas tragjedisë.

‘Jam i zemëruar me gjithë botën, me sistemin, burgun, gjyqtarët, gardianët, familjen, miqtë e saj. Por unë jam i mërzitur edhe me të, me Donën, sepse ajo duhej të bënte edhe pak durim. Ajo do të dilte së shpejti, unë kisha përgatitur gjithçka për të’, shprehet ai.

Ai shton më tej se të gjithë ‘e kishin lënë vetëm’ Donatelën, dhe se i vetmi që i qëndronte pranë ishte ai.

‘E dëgjoja, e qetësoja, i qëndrova pranë, e telefonova, shkova ta vizitoja. Sidomos në periudhën e fundit pasi e kishin rikthyer në qeli sepse kishte ikur nga komuniteti, e kishin braktisur. Të gjithë përveç meje’, nënvizon i riu.

Leonardo zbulon se e ka parë për herë të fundit në mëngjesin e 1 gushtit, ditën e saj të fundit të jetës.

‘Sepse atë natën ajo iku përgjithmonë. Me gjestin e saj më bllokoi edhe mua jetën. Koha ka ndalur për mua, minutë pas minutë, orë pas ore, vazhdoj të pyes veten pse. Çfarë i ndodhi asaj? Ka ndodhur diçka që unë nuk e di? Ajo ishte Dona e zakonshme… me ulje-ngritjet e saj. E kisha njohur që kur ishim adoleshentë, të paktën për dhjetë vjet, isha i vetmi që mund ta qetësoja’, shprehet ai.

Sa i përket përshëndetjes së fundit me Donën, ai zbulon: ‘Thamë të dua, u puthëm duke u përqafuar. Me t’u larguar, e sigurova se do ta telefonoja dhe do të kthehesha tek ajo javën tjetër, si gjithmonë. Nuk kam munguar kurrë, do të kisha bërë gjithçka për të, gjithçka’.

Në vijim, Leonardo zbulon se sapo të dilte nga burgu 27-vjeçarja, do të shkonin të jetonin bashkë.

‘Unë e mora një shtëpi me qëllim për të qenë bashkë, ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe unë i kisha gjetur një punë kur të dilte. Do ta kisha pritur përgjithmonë, pse na e prishi kështu ëndrrën? Ne i premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë, pse shkatërroi gjithçka? Çfarë ndodhi?’, thotë Leonardo i shkatërruar moralisht.

“Më fal! Ishe gjëja më e bukur që mund të më ndodhte”/Drama e Donatellës, shqiptares që u vetëvra në burgun italian Nga Alba Kepi

Donatella Hodo, 27 vjeç është shqiptarja e vetëvrarë në burgin e Montorios në provincën e Veronës më 2 gusht 2022, lajm që po merr vëmendje mediatike e publike mbi kushtet e të burgosurve në sistemin italian të burgjeve.

Donatella, vajza e një familje emigrantësh shqiptarë jetonte në Itali prej 20 vitesh e është viktima e 49 në burgjet italiane që nga fillimi i vitit 2022 dhe viktima e pestë femër mes të burgosurve.

E arrestuar për vjedhje, përdoruese e vartëse e drogës, i dha fund jetës duke thithur gaz nga një furnellë e vogël në qelinë e saj.

Në një letër adresuar të fejuarit të saj, ajo i kërkon falje për gjestin e saj: “Leo, dashuria ime, ishe gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë, shkruan, të të humbas nuk do të mund ta përballoj. Di se çdo të thotë të duash dikë. Të kërkoj falje, të dua, bëhu i fortë”.

Donatella Hodo ishte në kurim pranë një qëndre komuniteti personash vartës droge nga ku ishte larguar para se të arrestohej. Vartësia ndaj drogës e shtynte të kryente vjedhje për të siguruar para për ta blerë.

Avokati i saj ishte në pritje të ndryshimit të masës së arrestit nga burgu në një mundësi alternative për  t’i dhënë mundësi kurimit terapeutik të saj.

Por në një moment dëshpërimi 27-vjeçarja shqiptare kreu aktin ekstrem.

Babai i saj Nevruz Hodo është shprehur i zhgënjyer nga vëmendja shtetërore në sistemin italian të burgjeve ndaj gjendjes delikate fizike e psikologjike të vajzës së tij.

“Dështuam të gjithë”, thotë ai.

Vincenzo Semeraro, gjyqtari që ndiqte çështjen e 27-vjeçares shqiptare, me një letër publike i ka kërkuar falje familjes shqiptare pasi nuk kushti kuptuar vuajtjen psikologjike e gjëndjen e vajzës së tyre.

Sistemi italian i burgjeve po kalon një moment të vështirë organizimi administrativ me një mbipopullim të qelive, mungesë personeli rojesh e edukatorësh.

…………..

 

Kush e vrau babain? Flet djali i 72 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i hedhur në lumë Nga Alba Kepi

 

 

Alketa Kurti e Arben Kurti janë dy fëmijët e shqiptarit Shefki Kurti 72 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i fshehur në katër thasë të zi, hedhur në lumin Adigetto në provincën e Rovigos.

Alekta jeton në Zvicër , ndërsa Arbeni jeton pak metra larg prindërve në komunën Badia Polesine. Është një DJ i njohur në zonën përreth e pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Për mediat italiane ai ka rrëfyer se babai Shefki Kurti është larguar nga banesa më 22 korrik 2022 pas një grindje të vogël me nënën e tij, pra me bashkëshkorten.

 

Ai ka zbardhur se nuk është i vërtetë informacioni se ata nuk kanë denoncuar zhdukjen e babait. Më 24 korrik 2022, pra dy ditë nga largimi i Shefkiut nga banesa, Arbeni, i biri ka informuar policinë se babai i tij ishe larguar nga banesa pas një sherri me nënën, informon Ora News.

Shkoi 40 vjeç në Itali

 

Historia e familjes Kurti është e ngjashme me mijëra familje të tjera shqiptare që kanë emigruar në Itali.

Në fillim të viteve 90 kanë mbërritur nga Durrësi në Itali e Shefkiu i cili ishte rreth 40 vjeç e baba i dy fëmijëve të vegjël, punonte si murator.

Ata fillimisht kanë jetuar në komunën Salvaterra e më pas kanë blerë apartamentin në Badia Polesine.

“Askush nuk e donte të keqen babait e as neve”, janë fjalët e Arbenit për median lokale italiane e shton se “ka besim tek drejtësia e tek gjetja e autorëve të këtij krimi,”

Prokuroria e Rovigos po heton për vrasje të qëllimshme, copëtim e fshehje trupi.

Shefki Kurti është larguar dhe pa marrë me vete as celularin nga i cili për momentin nuk është zbardhur asnjë detaj që mund të ndihmoj hetimet.

Sipas rrëfimit të fqinjëve, automjeti i tij tip Citroen në ngjyrë të zezë, nuk është parë për disa ditë pas largimit të Shefikut, por autoritetet policore e kanë gjetur të parkuar pak metra afër banesës.

Asnjë familjarë i Shefki Kurtit nuk ka precedent penal apo probleme me drejtësinë.

Për momentin autoritetet kanë vënë në sekeustrimin apartamentin ku jetonte cifti i të moshuarve e ngjarja vazhdon të mbetet një mister.

 

Kush e vrau?

Kush e vrau dhe e copëtoi në mënyrë kaq makabre Shefki Kurtin, 72 vjeçarin emigrant shqiptar nga Durrësi, baba e bashkëshort që tërë jetën punoi e sakrifikoi për familjen e tij?

Lindur më 7 gusht 1950 në Durrës, i martuar, me dy fëmijë, me profesionin murator e  pensionist, Shefki Kurti jetonte prej disa vitesh në Itali, në komunën Badia Polesine në provincën e Rovigos.

U deshën 5 ditë për identifikimin e emrit të shqiptarit pas gjetjes së pjesëve të trupit të tij të gjymtuara, të mbyllura në thasë mbetjesh urbane e të hedhura në lumë.

Në mëngjesin e 28 korrikut, personeli që merret me bonifikimin e Adigeto, gjeti në kanalin e lumit këmbën e majtë e pak orë më vonë të së njëjtës ditë, mbyllur në katër thasë të zinj, u gjetën trupi, koka e krahët. Më 31 korrik u gjet dhe këmba e djathtë e vetëm pak orë më parë është mundur të konfirmohet identitetit i trupit të gjymtuar.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë zbardhur se trupi i shqiptarit Shefki Kurti ndodhej prej gati një jave në ujë. Autoritetet shpresojnë që autopsia do të mund të zbardhë shkakun e vdekjes së tij para se trupi të gjymtohej e të hidhej në lumë.

 

Zbulohet portreti i viktimës në Elbasan, Policia jep arsyen pse zgjodhi vdekjen makabre

Ky është Armando Mici, 32-vjeçari nga Elbasani që sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit e ka djegur veten me benzinë në kushtet e depresionit. Policia e Elbasanit tha se “nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen”.

Mici është tregtar automjetesh sipas burimeve. Në momentin që Policia i ka kërkuar familjarëve të tij t’i telefonin për të verifikuar dyshimet mbi identitetin e tij, telefoni celular rezultoi i fikur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 22:30 të mbrëmjes së premtes tek Kryqi në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë.

Brenda makinës që digjej dhe që u fik nga zjarrfikësit, u gjet trupi pa jetë.

Mici e ka blerë benzinën pak më herët në një pikë karburanti dhe më pas i ka vënë zjarrin vetes brenda makinës së tij “Volksëagen Passat” me targa AA 273 NU. syri.net

Krimi i dyfishtë në familje: Nipi vret xhaxhain dhe pastaj veten/ Kushëriri: U vranë duke punuar ullinjtë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën pasdite në Vlorë. Pas një konflikti për motive të dobëta, nipi fillimisht ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç., dhe xhaxhai i tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Një kushëri i viktimave, duke folur për krimin e rëndë, tha se nuk e di se përse ka ndodhur ngjarja. Sipas tij, krimi ka ndodhur teksa ata ishin duke mbledhur ullinjtë.

“Ata kalonin mirë, ne u pataksëm,” tha ai, duke shtuar se nuk e dinte se kishin pasur konflikte në të shkuarën.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konflikt për pronën që ka degraduar deri në përdorimin e armës së gjahut nga ana e 39-vjeçarit. Ka dyshime se i riu vuante nga depresioni megjithatë ky është një informacion që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 

Aksident tragjik në Austri- Manovra e gabuar iu merr jetën dy shqiptarëve, plagosen dy të tjerë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Austri mëngjesin e kësaj të diele.

Dy makina u përplasën në autostradën Uestautobahn, ku mbetën të plagosur dhe pesë persona të tjerë.

Policia njofton se makina me targa shqiptare po lëvizte në mënyrën e gabuar. Mediat vendase raportojnë se në makinë ndodheshin katër shtetas shqiptarë dhe tre rumunë në automjetin tjetër.

Zjarrfikësit arritën t’i nxirrnin viktimat dhe të plagosurit nga mjeti me targa shqiptare, duke prerë pjesët metalike.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. bw

Tragjedia – Humbi katër anëtarë të familjes në aksident, djali i Blerimit në Zvicër: Ndihem sikur jam në një film horror

Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit.

Djali i madh i Blerimit, Mirsadi, ka rrëfyer detaje për aksidentin tragjik nga i cili humbi katër anëtarë të familjes.

“Ndihem sikur jam në një film të keq horror!”, thotë Mirsad Avdijaj 26-vjeç, për të përditshmen zvicërane “Blick”, shkruan Gazeta Express.

“Ai është djali i madh i Blerim Avdijaj (51) dhe lejon BLICK të tregojë fotografitë e të ndjerit dhe të japë emrat e tyre të plotë. Përveç babait të tij, gruaja e tij e dytë Anjeza (34) si dhe vajza e tyre Medina (6) dhe Klejdi njëmbëdhjetë vjeçar – djali i Anjezës nga martesa e sa e parë, humben jetën në një aksident”, vijon raportimi i Blick.

“Babai im ishte shoku im më i mirë”

“Unë i doja shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im,” thotë Mirsad Avdijaj.

Të Dielën e kaluar ai e çoi familjen në aeroport, “ai ishte miku im më i mirë, ende nuk mund të mendoj qartë ”.

Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi në shok. Unë e njoh Blerimin përj njëzet vjetësh. Ai ishte një njeri kaq i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur ”, thotë një shok i të ndjerit për BLICK.

Fqinji Muamet R, është tronditur gjithashtu.

“Ne gjithmonë bënim grill së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë vdekur ”.

Varrimi i viktimave bëhet gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ndërsa në aksident shpëtoi vetëm një vajzë e vogël 3-vjeçe, gjithashtu e lënduar rëndë. Ajo po trajtohet në Spitalin e Tiranës.

 

Shqiptarja humb jetën në Itali nga Koronavirusi, trupi do të vijë në Shqipëri

Një grua nga Durrësi ka humbur jetën nga koronavirusi. “DurrësLajm” mëson se gruaja e moshës rreth 56 vjeçe jetonte në Itali ku edhe është prekur nga virusi vdekjeprurës. Trupi i viktimës do të sillet në qytetin e saj të lindjes.


Send this to a friend