Kampioni botëror në fuqi, Gjermania, për të siguaruar kualifikimin do të duhet të marë një pikë nga vizita në Belfast, ku luan kundër Irlandës së Veriut
Garat e sotme kualifikuese në grupet “C”, “E” dhe “F” mund të zgjidhin shumë dilema, sepse që sonte, përfaqësueset e Gjermanisë, Anglisë dhe Polonisë, një xhiro para fundit, mund të sigurojnë vend në Kampionatin Botëror në futboll “Rusi 2018”.
Kampioni botëror në fuqi, Gjermania, për të siguruar kualifikimin do të duhet të marë një pikë nga vizita në Belfast, ku luan kundër Irlandës së Veriut, ndërkohë, nëse fitojnë Irlandezët, ata do të mund të shpresojnë në një mrekulli në xhiron e fundit, dhe vend të drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror.
Për gati një mision të pamundur, Irlandezët do të duhet të fitojnë ndeshjen në Norvegji më 8 tetor, por me kusht që Gjemania të mposhtet në fushë të vet nga Azerbajxhani.
San Marino – Norvegjia dhe Azerbajxhani– Republika Çeke, në kuadër të grupit “C” sot do të luajnë për prestigj.
Futbollistët e Malit të Zi në grupin “E” sonte në Podgoricë do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre. Nëse marrin një trepikësh në ndeshjen kundër Danimarkës, të përzgjedhurit e trajnerit Ljubisha Tumbakoviç dio të jenë në prag të kualifikimit për barazh, por me gjasa për vend të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, polakët me siguri nuk do të pajtohen me këtë matematikë. Ata do të përpiqen të fitojnë në Armeni dhe shpresojnë të shpëtojnë në Podgoricë për të vulosur ‘vizën’ e tyre për Rusi. Rumania dhe Kazakistani do të luajnë ndeshje të parëndësishme nga aspekti i rezultatit.
Sllovenët sonte në Londër do të tentojnë të kapin njërin nga trenat e fundit për barazh në grupin “F”, mirëpo ata do ta kenë shumë të vështirë meqë në përballjen e sontme, Anglia vlen për favorit absolut, sidomos nga shkaku se fitorja e sontme i mundëson kualifikim në Botëror, që është një motiv shtesë.
Derbi për “play-off” luhet në Glazgow ku përballen Skocia dhe Sllovakia.
Malta dhe Lituania luajnë një ndeshje e cila nuk do të ndryshojë asgjë në renditjen tabelare.
Çiftet dhe koha e ndëshjeve
GRUPI ”C”
BAKU: Azerbajxhan – Republika Çeke (18:00), SERAVALE: San Marino – Norvegjia (20:45), BELFAST: Irlanda e Veriut – Gjermania (20:45)
Tabela: Gjermania 24 pikë, Irlanda e Veriut 19, Azerbajxhani 10, Republika Çeke 9, Norvegjia 7, San Marino 0.
GRUPI ”E”
JEREVAN: Armenia – Polonia (18), PODGORICË: Mali i Zi – Danimarka (20.45), PLOIESTI: Rumania – Kazakistani (20.45)
Tabela: Polonia 19, Mali i Zi 16, Danimarka 16, Rumania 9, Armenia 6, Kazakistani 2.
GRUPI ”F”
TA’QALI: Malta – Lituania (20.45), GLAZGOW: Skocia – Sllovakia (20.45), LONDËR: Anglia – Sllovenia (20.45)
Tabela: Anglia 20, Sllovakia 15, Sllovenia 14, Skocia 14, Lituania 5, Malta 0. aa
Komentet