*** Sa “shpirtgjerë, human, demokrat dhe paqësor” kryeministri aktual i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në një prononcim të tij publik për masmedia ka propozuar që së bashku me homologët e tij kroat, boshnjak dhe shqiptar të Kosovës, të caktohet “një ditë e përbashkët për rikujtimin e të gjitha viktimave të luftës”.
Mirëpo, këtë propozim absurd dhe cinik, tanimë, me plot të drejtë e kanë hudhur poshtë liderët politikë të udhëheqjes së Kroacisë, të BeH dhe të Republikës së Kosovës, sepse ka karakter politiko-propagandistik për t’i fshehur dhe jusitifikuar krimet e gjenocidit të Serbisë, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).
Pra, një propozim i tillë i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq ka për qëllim që të shpëtojë dhe të amnistojë moralisht, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, i cili së bashku me Vuçiqin, Sheshelin…, me Kishën Ortodokse Serbe dhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe, planifikuan dhe realizuan në terren kryerjen e tre agresioneve gjenocidale kundër kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve (1991-1999).
Nëse do të pranohej ky propozim absurd i Vuçiqit, atëherë do të vinte në shprehje ndryshimi i së vërtetës së hidhur historike, se “Serbia nuk ka kryer tre gjenocide” kundër popullit kroat, popullit boshnjak mysliman dhe popullit shqiptar në Kosovë. Kjo do të ishte fatalitet-vrasje e dyfishtë e viktimave të holokaustit serb, si dhe njëherazi, do të ishte falsifikim i historisë më të re të popullit kroat, popullit boshnjak mysliman dhe të popullit shqiptar në Kosovë.
Një pajtim i tillë me Vuçiqin, do të mbështetëte edhe amnistimin e gjenocidit serb nga ana e Evropës dhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Thjesht, nuk mund t’i përkujtojmë së bashku me Serbinë viktimat e gjenocidit të saj, sepse as kroatët, as boshnjakët myslimanë e as shqiptarët në Kosovë, nuk kanë qenë pjesëtarë, as aleatë të njësive militare, paramilitare dhe policore vrastare serbe të regjimit fashist barbar të Slobodan Milosheviqit, por kanë qenë në anën e kundërt të barikadës-në mbrojtjen e vetëvetes dhe të atdheut të tyre nga invaduesit barbarë serbë.
Prandaj, këtë histori të dhimbshme të viktimave kroate, boshnjake myslimane dhe shqiptare të fashizmit dhe të agresionit gjenocidal serb, nuk mund ta ndryshojë as Vuçiqi, as Nikoliqi, as Daçiqi, as Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse Serbia ende (1991-2015) nuk është ndëshkuar nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare për tre (3) gjenocidet e saj, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).
Në këtë rast nuk mund të ketë kurrëfarë “dite të përbashkët të përkujtimit” të tyre (ashtu si ka propozuar kryeminstri A.Vuçiq) mbase nuk mund të ketë barazim të viktimave, sepse viktimat kroate, boshnjake myslimane dhe shqiptare, janë viktima të gjenocidit serb, kurse viktimat serbe janë pasojë e luftës së drejtë mbrojtëse çlirimtare kundër agresorit dhe okupatorit çetniko-fashist serb.
Prandaj, kurrë nuk duhet pranuar që së bashku me agresorin serb, t’i vajtojmë viktimat e gjenocidit serb qoftë në Kroaci, në Bosnjë apo në Kosovë, sepse ajo do të ishte vrasje e dyfishtë e tyre dhe fshehje e krimeve të gjenocidit serb, si dhe mohim i luftës për liri dhe për pavarësi nga pushtuesi serb.
Së pari, pranimi dhe kërkimfalja për gjenocidin e kryer serb, pastaj pajtimi dhe përkujtimi i viktimave!
-Derisa Vuçiqi, Nikoliqi dhe Daçiqi nuk pranojnë se Serbia ka kryer gjenocid ndaj kroatëve, bashnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve, atëherë, është absurd dhe iracional propozimi i kryeministrit Aleksandar Vuçiq, që të caktohet “një ditë përkujtuese e përbashkët për të gjitha viktimat e luftës” (1991-1999).
Në rastin më të mirë, një propozim i këtillë (ndoshta) , do të mund të vinte në shprehje vetëm nëse, së pari, Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqët, Nikoliqët, Daçiqët… etj., do të pranonte dënimin e ligjshëm ndërkombëtar të tri (3) gjenocideve të Serbisë kundër popullit kroat, popullit mysliman dhe popullit shqiptar në Kosovë (1991-1999).
Mirëpo, ky është vetëm një iluzion i shkretë, sepse kjo udhëheqje ultranacionaliste serbe, e cila së bashku me “mesinë” e tyre Slobodan Milosheviqin, kanë projektuar dhe kryer tre gjenocide në hapësirat e theksuara të ish-Jugosllavisë, nuk do të pranojë kurrë, që Serbia fashiste ka kryer tre agresione gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).
Këtë e dëshmon edhe qëndrimi negativ i kësaj garniture udhëheqëse ultranacionaliste të Serbisë me në krye Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) lidhur me mosnjohjen e Republikës së Kosovës; mospranimin e gjenocidit serb të Srebrenicës, si dhe të gjenocidit serb në Kroaci. Këtë negativizëm serbomadh e dëshmuan edhe përkutjimi i viktimave të 20-vjetrit të gjenocidit serb në Srebrenicë (më 11 korrik 2015), si dhe kremtimi i 20-vjetorit të aksionit të armatosur “Stuhia” në Kroaci (në Zagreb dhe në Knin), i cili, duke shkatërruar forcat çetniko-fashiste militare dhe paramilitare okupuese serbe, ia arriti që të çlirojë dhe të pavarësojë tërë territorin dhe popullin e Kroacisë.
Mirëpo, këtë fitore historike të pavarësimit të Kroacisë, liderët udhëheqës ultranaconalistë në Beograd, e kontestuan dhe e mohuan, duke e quajtur si “fitore turpi”…etj. Vërtet, këtë turp serb të trojkës udhëheqëse-Nikoliq-Vuçiq-Daçiq, së fundi, në praninë e policisë serbe para ambasadës së Kroacisë në Beograd, e dëshmoi edhe djegja e dy flamujve të shtetit të pavarur kroat nga ana çetnikëve fashistë me në krye vojvodën e tyre, Vojislav Sheshel, kryetar i Partisë Radikale Serbe, bashkëluftëtar dhe bashkëpartiakë i presidentit aktual Tomisalav Nikoliq (ish-vojvodë dhe ish-nënkryetar i SRS-së së Sheshelit) dhe i kryeministrit Aleksandar Vuçiq (ish-sekretar i Përgjithshëm i SRS-së së Sheshelit).
Këta liderë politikë serbë nën hipotekë (në pushtet dhe në opozitë) nuk kanë kurrfarë të drejte morale, as ligjore që të kërkojnë pajtim me kroatët, me boshnjakët myslimanë dhe me shqiptarët, para se të pendohen, të kërkojnë falje publike dhe, botërisht t’i dënojnë tri (3) gjenocidet) e tyre serbe, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).
Sa më sipër, nuk do të ketë kurrfarë pajtimi, as vajtimi të përbashkët të viktimave të tre (3) agresioneve gjenocidale serbe, derisa në Serbi nuk vijnë në shprehje forcat e njëmendta politike progresive, demokratike dhe paqësore serbe .
Me këta, ultranacionalsitë serbomëdhenj (sikurse Nikoliqi, Vuçiqi dhe Daçiqi, tanimë të “reformuar” dhe të pranueshëm për Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare) që kanë shkaktuar tre (3) gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, nuk duhet kërkuar kurrfarë bashkëpunimi, as pajtimi, sepse këta janë mashtrues, gënjeshtarë, shpifës, manipuluers të së vërtetës historike (1991-1999); këtar janë të konsumuar, edhe moralisht, edhe politikisht, edhe njerëzisht. Këta e kanë vendin në burg, jo në pushtet, sepse me sjelljet dhe me veprat e tyre antihumane dhe antinjerëzore kanë dëshmuar se janë kriminelë, racistë, ultranacionalistë, fashistë dhe antidemokratë, që ua mohojnë të drejtat dhe liritë popujve të tjerë fqinj (kroatë, bashnjakë myslimanë dhe shqiptarë).
Se këta serbomëdhenj (në pushtet dhe jashtë pushteti), edhe sot, në kohë paqeje, janë të pakorrigjueshëm (sepse ashtu i mëson dhe i trajnon Kisha (Politike)Ortodokse Serbe, sikurse i ndihmoi dhe i bekoi edhe në agresionet e tyre për t’i shfarosur kroatët, boshnjakët myslimanë në Bosnjë dhe shqiptarët në Kosovës, me qëllim që t’i zgjeronte kufijt e Serbisë së Madhe, gjatë viteve 1991-1999), nuk pendohen për krimet e gjenocidit serb, janë të rrezkikshëm, luftënxitës dhe destabilizues për shtetet fqinje (Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën), si dhe për paqen dhe sigurinë e Ballkanit, këtë e dëshmon edhe kjo deklaratë e Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq (me rastin e kremtimit të 20-vjetorit të “Stuhisë” kroate kundër okupatorit serbomadh): “ Kur sot politikanë serbë dekalrojnë se si “Stuhia” ishte akt gjenocidi ndaj popullit serb, duke e krahasuar me atë të gjenocidit serb në Srebrenicë, që këtu, nga Knini, i porosis:-Zotërinj, braktisni mitet, mos gënjeni, mos mashtroni, mos mbillni farën e së keqes, sepse Kroacia nuk ësht armik i Serbisë, dhe se serbët në Kroaci nuk janë qytetarë të rendit të dytë.”( http://slobodnadalmacija.hr/Svijet/tabid/67/articleType/ArticleView/articleId/295256/Default.aspx).
Fundja, secili shtet fqinjë i Serbisë ka strategjinë dhe objektivat e politikës dhe të interesave të veta, d.m.th. janë plotësisht të pavarura dhe sovrane në marrjen e vendimeve të tyre se me kë duan të zhvillojnë bashkëpunim të ndërsjellë dypalësh a shumëpalësh në rajon dhe në dimensione ndërkombëtare. Ato vendosin për fatin e tyre, jo as Serbia dhe askush tjetër.
Mirëpo, kur është fjala për pajtimin me shqiptarët, Serbia mund ta arrijë këtë, vetëm, po qe se paraprakisht i plotëson këto kushte themelore: 1) Njohjen e Republikës së Kosovës, 2) Dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, duke kërkuar falje publikisht dhe 3) Dëmshpërblimin e reparacioneve të luftës për shkatërrin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme(1989-1999).
Me të përmbushur këto tri kushte themelore, me gjasë, Prishtina zyrtare, do të tregohej e gatshme, që t’i shtrinte dorën e pajtimit Beogradit zyrtar.
Kjo do të ishte formula e vetme racionale dhe e pranueshme e hapjes së një kaptine të re të qëndrueshme historike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ndryshe, derisa Kisha Ortodokse Serbe me në krye serbomadhin racist, mitropolitin Irinej dhe me kryeliderët udhëheqës të Serbisë, presidentin Tomislav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe nënkryeministrin Ivica Daçiq, të pohojnë para botës se “Kosova është e Serbisë”, kurrë nuk do të ketë pajtim mes popullit shqiptar dhe atij serb në Ballkan.
Pavarësisht parullave demagogjike dhe hipokrite të “vullnetit të mirë” dhe “gatishmërisë” së kryeministrit Aeksandar Vuçiq, kurrë nuk do të ketë dorë të pajtimit, as të vajtimit e as të buzëqeshjes së përbashkët. Kurrë, me gjithë trysnitë, që po i bëhen Kosovës, edhe përmes Gjykatës Speciale Evropiane për dënimin e krimeve të luftës së UÇK-së, ashtu siç e ka inicuar dhe “dizjanuar” politika serbomadhe e Beogradit.
Komentet