Me nji guri në nji lajthi,
Larg, larg trojeve të mia,
T´u i kujtu kohnat që shkuen
Më ka rrokë e shkretë merzia;
Të robnuem neve ishim
Por krenarinë në qiell e kishim.
Ishim t´ri me plot gjallni,
Mësonim shqip këtë histori,
Jetohej vshtirë por me pasterti
Mendjen kishim në Arbëni;
Vllaznisht rrinim pa pas ftrik,
Musliman e katolik.
Askush s´pyeste çfarë fe ti ke?!
Nji gjuhë kishim e një atdhe,
T´part na e lanë për jetë e mot
Shqipja kishte vetëm nji Zot;
Nga anmiku skishim frikë
Prapa shpine asnji thikë.
Sot anmiku ka arritë
N´shtëpi tona shpatë e thikë.
Po si ndrroi kjo kohë mizore?
Ndrroi veshja e ndrroi tradita,
Ndrroi kanga e historia,
Sa ditë t´zeza kalon Arbnia;
Nuk di shumë, por nji e di
Ska shqiptari ma atdhetari!
Shif me sy e ske çka ban,
Të shajnë pisat e t´kercnojnë,
Kur ua qet hajnitë n´ledinë
Spiunazhet dhe tradhëtinë;
Hajmedet o i dashtuni atdhe
Sa shumë tradhëtar erdhen ndër ne.
Sheh n´atdhe, sot çka nuk shef?
Shef ministrat bajnë hajni,
Deputetet bajnë tradhëti,
Me atdhe bahet tregëti;
Udbash, spiuna e rakixhi
Tespit n´dorë, n´saf t´parë n´xhami!
Njofta shumë dje, nof dhe sot,
Çfarë t´kalueme o i Madhi Zot,
Veç me shkije kohen kan que
Shokë e miqë t´u i spiunue;
Janë shkue n´Qabe e ba haxhi,
Tash deputet dhe n´qeveri.
E mbani mend o miqë të mi?
Si në Kishë edhe Xhami,
Kishim Zot e kishim fe
Aty flitej për atdhe;
Zoti n´qiell, ne ishim n´tokë
E shqiptarit ishte kjo botë.
Edhe dasmat kur i banim
Kangëtarë kanges ja thonin,
Binte daullja deri n´re
Kangë për nusen e për atdhe;
Si thonë qiell ma, por hava,
Dhe shqip kangës tallava.
Ra kjo luftë e u pa kush jemi,
U pa sa pisat ne i kemi,
Grat e shplueta varg e vi,
Mbuluen ftyrat me shami;
Burrat mjekrrat si livadh
Pantollonat tre fertal.
Ah e dinte anmik barbari
Se shumë lirë shitet shqiptari,
Bleu mjekrra dhe shamia
Kalifat me u ba Arbnia;
Ndertuen xhamia në çdo mahallë
Me hoxhollarë spiuj, tradhëtar.
Shiten shpirtin e atdheun
Anmik banë Skënderbeun,
Vranë Shqipninë e vranë Kosoven
Nanë Terezen, Ibrahim Rugoven;
Me bekim t´BIK-ut e tarikatit,
I kendohen kangë Sulltan Muratit.
Mbi vorre tona ra errsira
Krenari ska ma Drenica,
U harruen trimat si Ahmet Delia
U harrue Shota e Azem Galica;
Dolen disa pa rod pa fe,
Thanë: “Ska si ne ma mbi këtë dhe“!
Këta “trima”, karaxhoza,
Shiten e vidhen çka pat mu vjedh,
Harruen legjenden, Adem Jasharin,
Rjepen, mjelen çka pat me u mjel;
N´hoxhollar e lane rininë
Me e zhdukë ma shpejt Arbninë.
II
Ky atdhe i Mulla Idrizit,
I Naimit e i Gjergj Fishtes,
Shekujt kështu diçka nuk pane
Kaq të liga që na ranë;
Krojet rrjedhen po e ndalin
Edhe zogjet e lëshojnë malin.
O sa shumë pata me shkrue
Vajit ma smuj me i qëndrue,
Qaj për qiell e për atdhe
Për ato troje ku kam le;
Qava dje e po qaj sot
Veç në vaj po m´shkon ky mot.
Ngrehu ti moj rini shqiptare
Ti me edukim e shkollë kombëtare,
Leni kasha e xhamia
Për këtë tokë fe ashtë Arbnia;
Kur ta bajmë tonin atdhe
Do t´kem´ Zot e do t´kem fe.
Sot për sot skem ku lavdrohemi,
Çdo ditë me krimin po takohemi,
Valojnë flamujt serb dhe t´ISIS-it,
Koria e kombit dhe e fisit;
Eni sbashku t´punojmë e msojmë
Atdheun nji ditë ne ta gzojmë.
12.08.15
Düren
I madhi Agim Gashi shpirti i tij u prehte ne paqe