Fatmira NIKOLLI
“Dua të jap një sqarim publik për vëllezërit katolikë e ortodoksë. Nuk kemi pasur asnjë qëllim të fyejmë apo të mbulojmë Skënderbeun. Ai është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe as nga ana fetare, as nga historike prania e monumentit të tij në shesh nuk përbën asnjë problem për myslimanët, as për faljen e namazit”.
Kështu u shpreh sot në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.
Teksa i është kërkuar një sqarim për “mbulimin” e Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit, Gurra tha se kanë qenë më së shumti kushtet teknike që kanë çuar aty, por pa e pasur si qëllim.
“Unë nuk jam marrë shumë me pjesën teknike, foni e ndriçim, këtë herë, por nga herët e tjera, di që forma e sheshit kërkon që ekranet “led uoll” të kenë një farë pjerrësise në mënyrë që të shihen në të gjitha anët e sheshit”, tha Gurra për “Gazetën Shqiptare”.
Myftiu i Tiranës shprehu keqardhjen për mënyrën si është perceptuar dhe rrëfeu se “unë kam marrë kërcënime me jetë” për shkak të imazheve që qarkullojnë dhe perceptimit të krijuar se myslimanët e mbuluan monumentin e Skënderbeut gjatë faljes se mëngjesit.
“Për këtë arsye, dua të jap një sqarim publik për gjithë vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm. Montimi i gjithë asaj skenës aty, e para punës është bërë natën. Çka do të thotë se është më e vështirë ta shohësh dhe më e vështirë të punohet. Teknikët e kanë gjykuar sicc po gjykohet atë strukturë”. Myftiu kujton se në disa koncerte të bërë në sheshin e ri, praktikisht Skënderbeu është fshehur dhe asnjëherë ska qenë e qëllimtë.
“Nuk ka pasur kurrësesi një qëllim as këtë herë, e kanë parë më të lehtë montimin e funksionimin e led-uolleve. Njëri prej led uolleve duhet të shihet nga zonjat që falen, e që kanë qenë në krah të djathtë. Ndaj ekranet duhet të kishn një farë pjerrësie. Por kurrësesi, theksoj, se nuk ka kurrsesi tendencë. Nuk ka sepse pasi edhe Bajramin e parë, falja u krye me monumentin aty”, tha myftoi.
Në përgjigje të interesimit të “GSH”, Gurra vërejti se monumenti i Skënderbeut ka qenë më i dukshëm në Bajramin e parë për shkak se ekranet kanë qenë ndryshe por asnjëherë sipas tij për myslimanët nuk përbën shqetësim prania e Skënderbeut në shesh. “Ne vendosëm disa ekrane më të vogla duke qenë se skeletet e struktura e bashkisë ishte më e vogël”.
I pyetur për reagimet, që shtrihen më thellë në histori, Gurra tha: “Nuk ka asnjë arsye fetare e qyetare që myslimanët të ushqejnë e të kenë iluzionet e mbulimit të heroit, të Skënderbeun, sepse nuk është kundër asnjë rituali, as të fesë”.
Ai shtoi se “në aspektin fetar nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pra falja të njihet e po ashtu nuk ka asnjë kundërshtim as në aspektin historik. Heronjtë kombëtar në çdo vend, kanë flijuar veten për kombin, apo kanë mbrojtur tërërsinë e kombit jo mbi baza fetare. Kjo e vërtetë është deri vonë. Myslimanë e të krishterë kanë qenë bashkë kur kanë shpallur pavarësinë. Unë ju kujtoj se verdiktin përfundimtar mbi llojin dhe përmbajtjen e flamurit e ka vendosur kryemyfiu i atëhershëm, Veli Dibra, në krah të Ismail Qemalit”.
Në fund, Ylli Gurra, u shpreh se “i shoh të nxitura e provokative, ose mbase më mirë të them, shoh një keqkuptim në perceptimin për faljen e sotme. Të gjithë, si ju, duhej të kishin pyetur si qëndron situata, pasi ne nuk kemi dashur të mbulojmë Skënderbeun. Nuk është justifikim ky i yni, por shpjegim. Ne do të falim aty edhe Bajramin tjetër që është në qershor, e nuk ka asnjë arsye për të mbuluar heroin. Nuk ka arsye për një dritëshkurtësi të tillë. Nuk kanë pse ta ushqejnë vëllezërit katolikë e ortodoksë këtë dyshim, pasi gjith sa është perceptuar sot, është perceptuar gabim”.
GSH.al
Duhet te.dihet nese feja ne shpiperi.respektohet nga populli nuk duhet te happen konflikte per gjana boshe ndoshta cdo njeri I feve te tjera nuk e dine qe kur falet namazi sic ka qene ne kete rast nuk duhet te kete imazhe te.tjera neper mure se tension faljen ja pra pse duhet toleruar me njeri tjetrin we cdo gje te zgjidhet ne paqe Gezuar Bajramin te gjithe Shqipetare ku Jane me nderime
Quote:
Gezuar Bajramin te gjithe Shqiptareve kudo ku jane.
—————————————————————
Gezuar qofsh o Reti!
Arabi kerkon te pushtoi vendin!