Ishte një nga ato pasdite të zakonshme të cilat përveçse të shtyjnë të shkosh në shtëpi, s’bëjnë dot asgjë tjetër. Ngarkesa e ditës më qëndronte mbi supe. Zbrita nga treni dhe nisa të ec në rrugën plot me njerëz indiferentë që, duket sikur veçse vrapojnë. Janë ato lloj rrugësh, ku nëse do të shohësh dikë duke ecur normalisht, mendon që ka diçka që nuk shkon. Në drejtimin ku ecja, vura re se njerëzit megjithëse nxitonin, diku pranë një ndërtese e ngadalësonin paksa hapin. E bënin këtë vetëm për një çast për të rifilluar monotoninë e vrapit të tyre.
Desha të kuptoj se çfarë po ndodhte, u përqëndrova e atje tej, midis njerëzve dallova një trup të shtrirë për tokë. Njerëzit që afroheshin pranë tij sikur mbërtheheshin nga heshtja! Mendova se nuk duhet ta shihja, gjunjët m’u drodhën por edhe shpirti… Në një lloj mënyre, edhe unë kisha shtagur për pak çaste mbi vijat e bardha edhe pse semafori im tashmë ishte me shenjën e kuqe. Fatmirësisht, turma “vrapuese” më mori përpara dhe ashtu si vala të nxjerr në breg, u gjenda pranë trotuarit ku rrinte i shtrirë një djalosh rreth të 20-ve.
Rrotull tij rrinin grumbullnjerëz. Dikush e shihte me kërsheri, dikush me qortimin stamposur mbi fytyrën cinike e kritizere, dikush me dhimbje e dikush tjetër, indiferent pa asnjë emocion të lexueshëm. Shumica tyre, e shihin për pak çaste dhe më pas, kujtoheshin të vazhdonin vrapin e tyre të ftohtë! Për faktin që një palë vinin e të tjerët iknin, turma rrotull djalit as nuk zmadhohej e as zvogëlohej. Çfarë i mbante këta njerëz aty, çfarë të ishte e tëra kjo? Dhemshuri, dëshirë për të ndihmuar apo vetëm kuriozitet? Pak nga gjithçka, përftuar nga pikatorja e shpirtit të seicilit!
Gjithsesi, ky rreth i vogël, nuk më lejonte të shihja më tej.
Nga turma guxoi të afrohej një afrikan me një kapele tipike ku dominonin ngjyrat vishnje e jeshile. Për një çast u hutova pas atyre ngjyrave të gëzuara të cilat ishin kombinimi më i papërshtatshëm me djalin e shtrirë. Arrita të fiksoj në ato pak sekonda, atë punim duar-artë që indiferent i rrinte mbi krye. Afrikani s’u kuptua nëse u prek nga pamja e djaloshit por, u ul në gjunjë e kërkonte të kuptonte nëse ai merrte frymë. U përkul aq shumë pranë tij, sa flokët tërë dredhëza e plot kapse të vogla druri arritën pothuaj fytyrën e djaloshit që ende i mbante frikshëm sytë të mbyllur. Pasi e kqyri me kujdesin e një mjeku, edhe pse në dukje s’kishte asnjë lidhje me atë profesion, afrikani i hollë u ngrit e pa ndonjë shprehje në fytyrë, çau rrethin e njerëzve dhe u largua.
Njerëzit vazhdonin ta shihin e të tundin kokat. Gjithçka dukej e pafuqishme ndaj asaj situate. Mendova se çdo lloj “gjykimi” në këtë situate ishte jo human, se tani kryesorja ishte që ky djalë të ndihmohej.
Ndërkohe para këmbëve të mia, heshturazi, dhe me një kompetencë për zili, u duk një meso-burrë, i veshur plot shije, i kujdesshëm ndaj çdo hollësie të aparencës; prej tij shpërndahej aroma e një parfumi të shtrenjtë. Të jepte përshtypjen se sapo kishte lënë një sallon bukurie për meshkuj. I hekurosur në perfeksion, ai la në tokë çantën e tij prej lëkure dhe pati kujdes që tufën me lule të cilën e mbante në dorën tjetër, ta vendosi mbi çantë, duke i kqyrur paksa gjatë lulet se mos anoheshin e binin në trotuar. Mendova se si e shoqja, apo e dashura, që mbase mund të kishte ditëlindjen atë ditë, kishte filluar të nervozohej nga vonesa e tij. Mendova po ashtu, se si ai do justifikohej kënaqshëm duke ja përmendur gjestin e tij human e se si kjo hije mërzitje mes tyre do tretej menjehëre. U shkunda nga tërë imagjianata ime e çastit duke e sharë veten pasi nuk ishte aspak momenti për të tilla meditime. Zyrtari ishte i përllogaritur, jo vetëm në shijen e veshjes por në çdo veprim të tij. Kombinimi perfekt i ngjyrës së pantallonave me atë të vijave të këmishës, ishte një provë e mëtejeshme për këtë. Pasi u përkul mbi djalin – duke mos harruar të përvishte paksa pantallonen që mos t’i bente me pluhur – u duk sikur e shkriu disi momentin e tensionuar, ku grumbulli i njerëzve kishte mbajtur frymën. I kombinuari deri në mani, arriti të kuptojë që djali kishte puls dhe këte e tha me zë aq të ulët e i rezervuar a thua se po thoshte të kundërtën. U ndje që ai e kish përfunduar detyrën e tij dhe turma pasoi me një: “Uffffffffffff” kolektive e me lëvizje kokash. Zyrtari, morri me kujdes lulet, çantën, pa harruar të pyeste nëse ishte lajmëruar ndihma e shpejtë. Nuk pati aspak nevojë të kërkonte t’i hapej rruga. Njerëzit tashmë, ishin mënjanuar për t’i lënë atij vend të shkonte.
Fare pranë meje, vazhdonte të rrinte i shtrirë djaloshi. Një çantë shkolle, shumë e përdorur kishte rënë aty pranë tij. U mundova të dalloj ndonjë libër brenda saj, por gjithshka që pashë, ishte bishti i një çekici. Telefoni i tij gri, një markë që më shtyu pas në kohë, kishte rënë shkujdesur gjithashtu, jo kushdo e ka celularin plot shkëlqim.
Në këtë situatë të nderë kur të gjithë prisnin nga njëri tjetri, qetësinë e thyeu një grua e cila lajmëroi se kishte lajmëruar ndihmën e shpejtë. Ajo ishte personi më i zhurmshëm brenda asaj turme pa fjalë, që dukej sikur të vetmin shqetësim kishte “mosshqetësimin”. Me nje trup mesatar, e kolme por e shkathët si një adoleshente, me një telefon në dorë, gruaja hynte dhe dilte në rrethin qarkuar djalit. Megjithëse dukej e fortë, ja ndjeva zërin që i dridhej.
Çdo të ndodhte me këtë djalosh të vetmuar pa askënd të vetin pranë? Sërish u tremba se mund të ishte i pajetë, u drodha por u kujtova se burri kishte thënë se jetonte, dhe rinia e tij, s’ma la gjatë këtë impression drithërues… Megjithatë ashtu, gjysëm e ulur në gjunjë morra guximin tja prek dorën. Ja mora dorën e tij në duart e mia, dhe ndjeva sa të reja ishin ato duar, po ashtu sa të paburrërruara ende, dhe sa shpejt të munduara nga jeta. Ishin duar të parritura por, që kishin tentuar shumë që të rriteshin. Ato ishin plot kallo. Një lëmsh më ngushtoi fytin dhe mallëgjimi më mbërtheu të tërën! Vazhdova t’ja mbaja dorën mes duarve të mija, më dukej sikur lëndimi im do ta ndihmonte sado pak, e në këtë përjetim e sipër, ndjeva një lëvizje fare të lehtë të gishtave të tij.
Dikush, pas meje, më foli paksa me ton, duke me kujtuar se s’duhej ta prekja dhe as t’i flisja. Këtë rregull bazë të ndihmës së shpejtë edhe unë e dija, por, “gabimi” im i mrekullueshem sapo ishte kryer! Kuptova që djaloshi jetonte, e që mbase, pas pak ditësh mund të ishte si gjithe ne të tjerët.
Njerëzit filluan të rrallohen kur kuptuan që djali dha shenja jete. Ju drejtova gruas energjike për ta pyetur për ndihmën e shpejtë. Djali në këto çaste hapi sytë e tij të lodhur por edhe të hutuar. Ju afruam edhe më ne që kishim mbetur pranë tij: gruaja, unë, dhe disa pensionistë të cilët, s’bënin asgjë gjë tjetër përveçse e mëshironin pa aspak takt. I buzëqesha butë djaloshit, duke i lënë të kuptojë sa shumë na kishte merakosur. “Më dëgjon” i thashe: “A më kupton? Do të bëhesh fare mirë”- dhe ktheva kokën mënjanë pasi nuk doja të më shihte aq të prekur.
E kapërceva atë moment duke e ndihmuar të pinte pak ujë e ndërkohë vura re gruan e kolme, e cila ja mbante ballin dhe njëkohësisht i fshinte djersën. Gjithçka ishte përzier me misterin e asaj që kishte ndodhur. Gruaja afroi çantën e tij pranë e me butësinë e nje puple, ia vendosi telefonin gri heshurazi në xhepin e tij të xhaketes. Megjithëse kishte marre pozicionin e këshillueses, ndjehej se si emocioni ja kishte veshur zërin. Fliste një anglishte me aksent që më bëri të mendoj se ishte nga vendet e lindjes. “Ndaj qenkemi disi të ngjajshme” – mendova. Teksa nxorri nga çanta e saj, një kuletë të vjetër, vërejta se duart i dridheshin. Nxori pak kartmonedha, pot të gjitha ç’kishte, dhe ja vendosi djalit në xhep. “Merri të blesh diçka kur të bëhesh mirë, dëgjove? Se mos i blen cigare!?” i foli ajo mes porosisë dhe buzëqeshjes. Djaloshi e falenderoi me një shikim mirënjohes përzier me pendesë.
Edhe pensionistët qenë larguar ngadalë nën indiferencën e moshës, kur sirena e ndihmës së shpejtë, filloi të dëgjohej më qartë.
Ndihma e shpejtë mbërriti dhe dy persona e vendosën djalin në një barelë. E paketuan brenda minutit, shpejt, saktë, ftohtë, përballë mallëngjimit dhe merakut tim e të gruas aty pranë.
S’do t’i harroj dot ata sy. Flisnin aq shumë sytë e atij djaloshi!
Aq sa doja që ta merrnin atë djalë sa më parë e t’i drejtoheshin spitalit, aq nuk po doja të ndahesha prej tij.
Ishte i rritur po edhe i parritur plotësisht! Ishte me pluhur, por sa mirënjohes ishin sytë e tij! Ishte në vendin e tij, po aq sa në një vend të huaj.
-A mund ti flas vetëm pak, nuk ju vonoj? – e pyeta infermierin me veshje jeshile. Fillimisht, ai hezitoi por sytë e mi lutës ma dhanë menjëherë lejen. U afrova tek barela, e cila sapo futej në makinë.
Ja mora përsëri dorën, por këtë herë me më guxim, ndërkohë që doja ta përqafoja, e binda veten që të mos e bëja. I tregova ku e kishte çantën e tij të punës dhe çfarë kishte bërë gruaja për të, se lekët i kishte në xhepin e xhaketës. Me shumë sforcim arrita ta kapërcej atë moment mallëngjyes që më kish krijuar ndjesinë e të paturit të një lëmshi në grykë. “A je më mirë?” – e pyeta. Më pohoi me kokë. “Do të të lutem ta ndihmosh veten. Ti je i ri e i bukur. Jeta jote është duke të pritur, zemër!” – vazhdova, “A më premton?” “Po – më tha – të premtoj, si nënës time!” Jo të gjitha fjalët e tij thënë në gjuhën e huaj, ishin gramatikisht të sakta, por ndjeva se ai premtim qe i vërtetë dhe ma pushtoi shpirtin! Mbaj mend që iu drejtova në anglisht, por fjalën “Zemër” patjetër do t’ia kem thënë në shqip. Si për të ngrohur e përmbushur shpirtin tim të lënduar. “Ku e ke nënën” – arrita ta pyes. “Shumë larg” – më tha dhe tentoi që fytyën ta kthente menjanë. Ndërkohë inferimieri me xhentilesë më bëri shenjë se duhej të ndaheshim. Makina u nis dhe bashkë me djaloshin, mori edhe emocionin e atyre minutave – orë.
Kur makina u zhduk, atëher kuptova sa e lodhur isha. Ndërkohë që fillova të rregulloj xhaketën e zbërthyer e të mbledh shpejt flokët, u ktheva ta përshëndes gruan. Dëshpërimi na kish mbështjellë të dyjave e s’kishim fuqi as të flisnim. Na duhej të iknim në drejtime të kundërta dhe megjithëse nuk njiheshim u ndjemë tejet të afërta me njera tjetrën. Shpejt e shpejt përmendëm sa e dhimshme kishte qenë ajo skenë, por edhe sa mrekulli që atë djalë e dërguan në kohë në spital. Në fund, u përshëndetëm dhe seicila u nis në drejtimin e saj. Lodhja e kishte bërë të vetën dhe në momentin e fundit, e nxorri fjalën nga shpirti a pavetëdija që pakuptuar buron në gjuhën tënde. Duke dashur t’i uroj natën e mirë, unë kisha folur në shqip. Gruaja ktheu rrëmbimthi kokën dhe mes çudisë e afinitetit më pyeti:
Daniel Nikolla, pjesë e departamenti ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se në mënyrë të turpshme disa media protetuesit në takimin e djeshëm të Ramën tentuar t’i ashatojnë direkt me ata protestues të Partisë Demokratike dhe çdo ngjarje e lidhën me PD.
‘Ajo që ndodhi dje ishte realisht e turpshme dhe unë isha një nga ata protestues që u mundova që flas me të gjithë, por sigurisht gjithsesi prejt tyre ka histori personale dhe arsyet se pse ishin prezent në atë protestë dihen’-u shpreh Nikolla.
Daniel Nikolla:
‘Shërim sa më të shpejtë, atyre që u dhunuan dje!
Nuk ishin as 2 as 5 persona, por ishin shumë herë më shumë e disa prej tyre nuk kanë preferuar fare të jenë pjesë e fotove, videove apo mediave të ndryshme dhe ta garantoj që numrat kanë qenë më të mëdhenj.
Disa media kanë tentuar që t’i ashatojnë direkt me ata protestues të Partisë Demokratike dhe çdo gjë që lidhet me PD, por një pjesë e tyre kane qenë edhe protestues dhe besojnë dhe kanë edhe bindje të tjera politike.
Përveç kësaj, ka pasur shqiptarë që mbi dy dekada jetojnë në Britaninë e Madhe dhe njëri prej tyre ishte shumë vocal edhe në media të tjera dhe thoshte që prej 25 vitesh kishte ikur nga Shqipëria në fshatin prej të cilit ka lindur dhe familja e tij jetonte atje akoma, nuk është ndërtuar një urë që ata të lëvizin nga njëra anë në tjetrën dhe ende ka moment të ditës që nuk ka valë e nuk fliste dot me prindërit e tij.
Ai pretendon dhe ne të gjithë e dimë që në dekadën e fundit ajo fuqi financiare që ai kishte për të blerë nga gjërat më bazike deri te gjerat e tjera, tashmë e dime që me këto remitanca mund të blejmë shumë më pak për të njëjtët artikuj.
Ajo që ndodhi dje ishte realisht e turpshme dhe unë isha një nga ata protestues që u mundova që flas me të gjithë, por sigurisht gjithsesi prej tyre ka histori personale dhe arsyet se pse ishin prezent në atë protestë dihen’.
Takimi i mbajtur ditën e djeshme nga Rama me diasporën në Londër, u prit më një protestë të fuqishme të shqiptarëve që jetojnë në Britani.
Ata akuzuan Edi Ramën si përgjegjës të shpopullimit të Shqipërisë dhe si drejtues i një qeverie që është e lidhur kokë e këmbë me krimin.
Enkeleid Homi, aktivist, drejtues fondacioni ‘Safer 3’ si një nga pjesmarrësit në protestën e ditën së djeshme kundër këtij takimi, përmes një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se fatkeqësisht nuk mundi që të futej brenda sallës ku mbahej takimi, sepse ata i kishin njohur biletën dhe nuk e lejuan që të bëhej pjesë.
‘Kanë qenë disa protestues që janë dhunuar e kjo gjë është terror! Si ka mundësi që ata persona shkuan për të parë shpopulluesin e Shqipërisë ku shumica kanë ikur nga vuajtjet që ky ju ka shkaktuar’-u shpreh Omi.
Enkeleid Omi:
‘Fatkeqësisht unë nuk munda të futem brenda, sepse më njohin dhe biletën ma refuzuan.
Kisha në fakt disa rroba të shkruara dhe isha me maskë dhe disa media kishin shkruan shumë për mua sikur unë e fsheha fytyrën time, por doja thjesht që të futesha brenda dhe nuk munda.
Kanë qenë rreth 5 protestues që janë dhunuar, ka qenë dhe vëllai im gjithashtu e ka qenë një terror brenda.
Jashtë ne kemi pasur ndihmë të madhe prej policisë, pasi që nga data 30 ne kemi organizuar protesta me leje e çdo gjë dhe policia ka qenë prezente, por seriozisht u çudita nga numri që shkuan për të parë Ramën.
Ishin diku te 2000 veta, nuk jam e sigurt, por me ligj çdo sallë këtu i numëron ato e pas 24 orëve këta i numërojnë personat prezentë e japin një numër të saktë.
Si ka mundësi që ata persona shkuan për të parë shpopulluesin e Shqipërisë që shumica kanë ikur nga vuajtjet që ky ju ka shkaktuar e këta vijnë e takojnë, dhe sinqerisht jam çuditur.
Emigracioni këtu në Angli, nuk mund ta them 100% i sigurt, por mbështesin të djathtën dhe ai numri i madh qytetarësh atje me habiti dhe disa thonin kanë ardhur nga Greqia, disa nga Italia.
Me të thënë të drejtën, unë kam njohur shumë pak atje dhe atyre që ju kam njohur u jam drejtuar shpesh-herë më thirrjen: A keni turp, a keni marre ku e keni nderin tuaj pasi kemi ardhur me shumë vuajtje të mëdha këtu e ju shkoni e shihni atë.
A e dini se ndërkohë që Qeveria Shqiptare bën populizëm me flamuj në Londër dhe feston “Ditën e Alfabetit” për të “promovuar” shqiptarinë, po përgatit një projektligj për t’ia kaluar arsimin parauniversitar Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes kontrollit të Agjencisë së Sherbimit Arsimor (QSHA)?
Ky është një veprim që tregon qartësisht se qeveria jo vetëm që e ka degraduar arsimin, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e fundit në Evropë sikurse dokumentohet ne PISA, por tani po heq dorë nga një ndër shtyllat kryesore të identitetit dhe zhvillimit kombëtar – arsimi – dhe po e transferon atë në duart e një organizate të huaj. Ky hap jo vetëm që përfaqëson një goditje të rëndë për sovranitetin e shtetit tonë, por krijon një precedent të rrezikshëm që dëshmon qartë se interesat kombëtare dhe zhvillimi i Shqiptarit nuk janë më në qendër të politikave të qeverisë.
Këto zhvillime janë një alarm që nuk duhet të injorohet. Arsimi nuk është thjesht një institucion; është baza e kombit dhe shpresa për të ardhmen. Si qytetarë, duhet të reflektojmë mbi këtë vendim dhe të kërkojmë transparencë të plotë për mënyrën sesi arsimi, si një pasuri e përbashkët dhe themel i kombit, po menaxhohet dhe kush po përfiton prej tij.
Kaos u shpalos në Londër pak minuta më parë, ndërsa një protestues thuhet se u la në gjendje kritike pasi u sulmua nga një grup prej të paktën 10 burrash që dyshohet se ishin të lidhur me kryeministrin shqiptar.
Dëshmitarët thonë se sulmi brutal ndodhi gjatë mitingut parazgjedhor të Ramës, duke shkaktuar zemërim mes shikuesve. Mjekët nxituan në vendngjarje ndërsa forcat speciale të policisë MET u mblodhën në zonën jashtë ambienteve, por tensionet duket se janë rritur pasi zhgënjimi po rritet.
Pretendimi tronditës? Që rrethimi i një lideri të huaj mund të ketë sulmuar një shtetas britanik që ushtronte të drejtën e tij për të protestuar. Ndërsa Rama vazhdon fjalimin e tij, incidenti la shumë njerëz në pikëpyetje se si mund të shpërthejë një dhunë e tillë në tokën e Mbretërisë së Bashkuar. Situata vazhdon të zhvillohet…. sn
Detaje të tjera janë mësuar për dhunën e banditëve të rilindjes nda Ilir Meshit një qytetar që akuzoi kreun e qeverisë brenda sallës si, hajdut.
Sipas qytetarëve që kanë qenë afër tij ai është goditur me mjete të forta nga rojet e qeveritarëve të rilindjes të cilët kanë qenë të armatosur edhe me shufra hekuri.
“Edi Rama po fut në konflikt shqiptarët”, tha një qytetar tjetër.
Ndërkohë që Ilir Meshi është përcjellë për të marrë ndihmën e shpejtë në spital nga shërbimet e emergjencës të cilët kanë ardhur në vend ngjarje.
Ndërkohë mësohet se janë 4 persona që janë dhunuar nga banditët e rilindjes në mes tyre edhe një fëmijë e mitur. Ata janë qëlluar nga mbrapa. sn
Shqiptarët e kanë pritur me protesta Edi Ramën në Londër. Një nga pjesëmarrësit në këtë protestë, Genc Paçuku ka folur për Syri Tv.
Genc Paçuku: Qëllimi i kësaj proteste është të tregojë se që kur ka ardhur ne pushtet rilindja Shqipëria është ndarë. Në njërin krah janë demokratët e në tjetrin krah janë patronazhistët.
Patronazhistët e Ramës kanë ardhur dhe po provokojnë protestuesit. Edi Rama vejn këtu dhe ky është një provokim i pastër pasi është ai përgjegjësi kryesor që shqiptarët janë nëpër botë. Ai nuk ka lënë gjë pa bërë e tani ka kaluar edhe në tallje. Shqiptarët këtu janë nën presion. Një miku im me tha e mund të vij me maskë në këtë protestë për arsye se unë kam presione për familjen në Shqipëri me vendet e punës.sn
Të gjithë ata që po luftojnë për “Votën e Diasporës” me ligjin aktual pra votim me postë dhe pa çmontuar fillimisht makinerinë patronazhiste brenda Shqipërisë nuk duan gjë tjetër por veçse t’i japin një dorë mafias rilindase!
Këta janë ose budallenj të cilëve u janë rrafshuar rrudhat e trurit ose të kontraktuar nga rregjimi kriminal i rilindjes!
Të mesme nuk ka!
Nuk ka rëndësi nëse këta janë brenda PD-së, apo pjesë e diasporave haçkiste!
Disa në fakt janë në të dyja, një dorë e kanë në bakllava e tjetrën në revani!
Mbajini mend këto fytyra që ta kuptoni lojën më vonë!
Vetëm se atëherë do jetë tepër vonë!
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) është MAJFTI i ri e varianti më malinj e më toksik i marionetave të “rilindjes sorosiane”!
Ne shqiptarët e kemi shumë siklet ta pranojmë të vërtetën. Ne ose nuk e pranojmë atë duke refuzuar ta shohim edhe kur na i zë sytë ose e pranojmë shumë vonë, pra atëherë kur nuk ka më vlerë!
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.
Siç duket edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e SYRI-t, salla ku do të zhvillohet takimi është mbushur plot, ndërsa qindra njerëz kanë mbetur jashtë takimit.
Në këtë takim, kryetari i PD-së, Sali Berisha do të jetë në lidhje direkte nga Tirana me shqiptarët që jetojnë e banojnë në Britani dhe që në zgjedhjet e vitit 2025 pritet të jenë votues.
Në këtë takim, në Londër do të jenë të pranishëm edhe Floriana Garo, anëtare e kryesisë së PD, Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD dhe Besart Xhaferri, kryetar i FRPD.
Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar diasporën kosovare në së paku katër shtete të Evropës: Zvicër, Austri, Norvegji dhe Gjermani.
Në postimet e bëra në Facebook, ai shkruan se takimet me bashkatdhetarë i ka të shpeshta dhe i falënderon ata për mikpritjen.
“Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenarë për lidhjet e forta, të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, shkruan në njërin prej postimeve më 2 nëntor.
Në më pak se tre muaj, Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Përfaqësues të disa partive opozitare dhe njohës të zhvillimeve politike thonë se udhëheqësit e Qeverisë janë duke i shfrytëzuar ambasadat dhe burimet e shtetit të Kosovës për fushatë elektorale.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa prej takimeve të tilla, në të cilat ka marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, janë organizuar nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në vendet përkatëse, e disa nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.
Për të parat, thotë se “njoftimi për organizimin e tyre ka qenë publik dhe ftesa ka qenë e hapur për të gjithë”.
Gjatë muajve shtator e tetor, Kurti ka takuar mërgatën edhe në Shtetet e Bashkuara, në Francë dhe në së paku katër qytete të Gjermanisë.
“Organizimet që realizohen nga strukturat partiake, siç ka qenë rasti në Gjermani, muajin e kaluar, nuk kanë të bëjnë fare me organizimet e ambasadave dhe konsullatave. Në ato raste, për takime të tilla nuk shfrytëzohen objektet e institucioneve tona diplomatike, e as burimet financiare të tyre”, thotë Kryeziu.
Sipas tij, në secilin takim me mërgatën, Kurti ka bërë thirrje për regjistrimin online të saj, në kuadër të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, si dhe për regjistrimin për votim nga jashtë në zgjedhjet që po afrohen – “pa asnjë paragjykim për preferencat e tyre”.
Afati i diasporës kosovare për regjistrim skadon më 31 dhjetor, ndërsa për votim nga jashtë për zgjedhjet e 9 shkurtit mbyllet më 26 dhjetor.
Akuzat nga opozita
Në tubime me pjesëtarët e mërgatës kosovare në Gjemani dhe Itali, gjatë muajit nëntor, ishte edhe Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër.
“Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, shkroi Hamza në Facebook, pas, siç tha, “tubimit madhështor” në Shtutgart të Gjermanisë.
Nga partia e tij nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se kush i financoi tubimet e tyre.
Në një postim në Facebook më 9 nëntor, sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku, tha seQeveria po i përdor ambasadatdhe burimet e shtetit për fushatë elektorale.
“Ditëve të fundit, kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme po keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer fushatë partiake në diasporë”, tha Çitaku.
Sipas saj, Qeveria “po tenton të kamuflojë agjendën partiake si punë zyrtare qeveritare”.
Ajo nuk i përmendi tubimet e partisë së saj në diasporë.
Tubim me mërgatën në Zvicër mbajti edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fund të shtatorit.
Por, sipas Muharrem Nitajt, i cili drejton shtabin zgjedhor të AAK-së, ai është mbuluar financiarisht nga fondi i partisë dhe partia nuk ka kërkuar ndihmë nga ambasada.
Nitaj, po ashtu, thotë se Kurti dhe Gërvalla, përmes ambasadave të Kosovës, organizojnë tubime me pjesëtarët e mërgatës dhe bëjnë fushatë parazgjedhore.
“Nuk ka problem që kryeministri të zhvillojë fushatë, por së paku atë do të duhej ta zhvillonte nën petkun e partisë së vet politike dhe jo t’i shfrytëzojë përfaqësitë diplomatike që i ka Kosova nëpër vende të ndryshme të BE-së ose në SHBA”, thotë Nitaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, çështjet për të cilat Kurti e Gërvalla thonë se u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të mërgatës, nuk janë kompetencë e tyre, por e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përkatësisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tash, nuk ka të publikuar ndonjë takim me pjesëtarët e diasporës.
Zyrtarët e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar takimet e organizuara të liderëve me diasporën.
A mund të organizojnë e financojë tubime ambasadat?
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, duke u bazuar në përvojën e tij disavjeçare si diplomat, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se roli primar i ambasadave është përfaqësimi diplomatik i Kosovës në vendet përkatëse ku janë ato.
Sipas tij, në kuadër të vizitave diplomatike të krerëve të institucioneve shtetërore në vendet nikoqire, “mund të organizohen edhe takime me bashkatdhetarët, për shkak të informimit të nevojshëm të tyre”, lidhur me çështje të caktuara.
“Jashtë vizitave diplomatike, natyrisht që çdo institucion i qeverisë apo çdo individ i partisë politike ka të drejtë të organizojë tubime, por ato janë tubime jashtë procesit diplomatik”, thotë Xhakaliu.
Ai shton se ndihma që ofron shërbimi diplomatik, duhet të jetë vetëm mbi bazën e përfaqësimit diplomatik, ku nuk hyjnë organizimet e tubimeve.
Tubimet e tilla, sipas tij, mund të organizohen nga individë, shoqata apo organizata të ndryshme, të cilat kanë të drejtë të ftojnë përfaqësues institucionesh, liderë të partive etj.
“Për çdo organizim që bëhet jashtë përfaqësimit diplomatik, ambasadat dhe shërbimet konsullore nuk kanë obligime financiare”, thotë Xhakaliu.
“Fjalime elektorale” në tubimet me mërgimtarët
Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu” në Prishtinë, thotë se takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministres Donika Gërvalla me pjesëtarët e diasporës së Kosovës në vende të ndryshme evropiane, janë tubime parazgjedhore.
Sipas tij, fjalimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës në këto tubime kanë përmbajtje politike dhe elektorale.
“Fjalimet që i ka publikuar zëvendëskryeministrja dhe kryeministri, thjesht, janë elektorale. Po ashtu, ka pasur raste ku takimi është mbajtur nga kryeministri, lajmërimi ka dalë nga Zyra e Kryeministrit, por njëkohësisht edhe nga ana e partisë [Lëvizjes Vetëvendosje]. Krejt këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”, thekson Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se, në këtë kontekst, zyrtarët e Qeverisë janë duke i keqpërdorur resurset publike për interesa partiake.
“Po keqpërdoren resurset publike, sidomos ambasadat, sepse krejt këto takime po ftohen, po organizohen nga ana e ambasadave të Kosovës me diasporë dhe, pastaj, kryeministri dhe zëvendëskryeministrja po shkojnë dhe po bëjnë fushatë në këto takime”, thotë Demhasaj.
Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.
Ndonëse partitë politike në Kosovë kanë nisur takime dhe tubime edhe me qytetarë brenda Kosovës, me rregulloren e KQZ-së, periudha e fushatës së zgjedhjeve fillon 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Në rastin konkret, sipas KQZ-së, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, fillon zyrtarisht më 11 janar, 2025. REL
Në një kohë ku kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me shqiptarët e diasporës, edhe Partia Demokratike ka vendosur të takoje demokratët në diasporë.
Takimi është planifikuar për diasporën në Britaninë e Madhe. Përmes një ftesë ku shkruhet vendodhja ku do mbahet tubimi, data 17 nëntor ora 13:00, PD i bën thirrje demokratëve të bashkohen pasi ka ardhur koha “për t’i dalë zot Atdheut”.
Kujtojmë se vetëm para dy ditësh, Sali Berisha rikthehu në PD, Jozefina Topallin duke e emëruar zyrtarisht drejtuesen politike të Diasporës.
Nga ana tjetër, Rama në takimin e zhvilluar me shqiptarët në New York njoftoi se pas Selanikut, ndalesa e radhës është në Britani të Madhe më 24 nëntor.
“Ftesë e Partisë Demokratike për Disporën në Britani të Madhe.
Shqipëria është në udhëkryq politik, largimi masiv i popullatës e ka kthyer diasporën në faktor vendimtar të ndryshimit. Koha për ti dalë zot Atdheut .
Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike (nëpërmjet Ëeb), Dr. Sali Berisha dhe prezencës fizike të znj. Floriana Garo (kryesia e PD), z. Besart Xhaferri ( kryetar i FRPD), z. Alfred Lela (Drejtor Komunikimi në PD).” sn
Belind Këlliçi, në studion e News24, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York dhe zhvillimet në lidhje me votën e diasporës.
Ai u shpreh se caktimi i drejtuesit politik për diasporën dhe ekipin e tij është e vonuar, por pritet një punë e mirë e tyre për mbarëvajtjen e procesit.
“Vizita e Ramës në New York është pritur me protesta.
Falenderoj shqiptarët që hynë në sallë dhe ia thanë në sy problemet. Është Rama pse një pjesë e madhe e shqiptarëve janë largua nga vendi. Kmei një bashkëfajësi, sepse edhe PD nuk ka patur vëmendjen e duhur në lidhje me diasporën.
Votën e diasporës kemi kërkuar gjithmonë në dialogun për Reformën në Drejtësi.
Javën e ardhshme ose maksimumi në 10 ditëshin e parë të nëntorit, do të caktohet drejtuesi politik për diasporës dhe ekipin që do të punojë me të. Jemi të vonuar për caktimin e një ekipi që do të punojë për mbarëvajtjen e procesit”, tha Këlliçi.bw
Komentet