Një burrë për fundjavë shkon për peshkim, ndërsa një miku i tij shkon për gjah. Duke mos kapur asgjë, ata nuk dinë çfarë t’i thonë njëri tjetrit. Pyet i pari: “A peshkove gjë?” Tjetri përgjigjet: “Eh, tek po rrija në breg ndjeva se kishte rënë në grep diçka, atëherë fillova ta tërheq, ndërkohë që po tërhiqja, e kuptova se ishte një ngjalë 10 metra, sa më shumë që tërhiqja, aq më e gjatë ishte ngjala: 20 metra, 30, 40, 50, 60, 100… Po ty si të shkoi gjahu?”
“Unë nuk gjuajta asgjë. Por tek po kthehesha nga gjahu, papritur pashë një kaproll, por ishte në një rezervat natyror. Qëllova dhe e vrava kaprollin. Pastaj një rojë deshi të më ndalonte, unë e qëllova atë, pastaj të tjerë, 10, 20, 30, 40, 60… 100 veta i lëshova për dhé.”
“Kjo është një pallavër,” ia ktheu peshkatari.
“Nuk është pallavër, tha gjahtari. Por, në qoftë se ti nuk e shkurton ngjalën, atëherë tek unë do të bëhet lufta e tretë botërore.”
Komentet