Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.
Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.
Me shqiptarët e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.
Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.
Fjala e plote:
Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.
Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.
Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.
Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.
Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.
Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.
Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.
Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.
Votoni për Shqipërinë!
Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn
Qysh kisha mujt me aplikim per bashkim familar
Jam shtet a amerikan pata deshir ni moter ne famile dveten prej kosoves. Ni numer tel numri i im 9202074232
Une jam ne proces dekumentash per Bashkim familiar ne USA.Burri im jeton atje qe prej tre vitesh.Kemi hedhur Bashkim familjar qe nga muaj mars dhe e vetmja pergjigje qe kemi mar eshte se dekumentacioni eshte aprovuar.Personi qe kreu procedurat na ka then qe do zgjasi 1 vite e gjysem.Mund te m thoni sa e vertet eshte kjo gje pasi kan kaluar koh qe nuk kemi asnje lloje pergjigje
In jam
gjyshi tim ka qene ne amerike per nje kohe te madhe i ikur qe 5 ne amerike ai vazhdon shkollen , punen edhe mbas merr kartat amerikane ai shkon te martohet ne shqiperi ku fillovi lufta italo-greke , aty ai nuk kthehet me me amerike se u prish sistemi keshtu qe ai vdiq ne shqiperi gjate babai im kerkon qe te gjeje ku jane regjistruar gjyshi bashke me te vellezerit , edhe gjate kerkimit ka gjetur vetem nje certifikate vdakje te vellait te gjyshit , mundet te me thoni c fare duhet te beje babi tim c fare rruge duhet te ndjeke ai qe ti fitoje kartat nga ana e babait te tij .
Kam deshirë të dije se si mundet bashkimi familjar per prind,.
Djali i yne (kosovar) ka shtetesi amerikare qe dy vjet, ate e ka fitu permes marteses me qytetare amerikane.
Bashkimi familjar per baben dhe nanen (68 vj dhe 61 vj).
Pershendetje
Pershendetje dua te di dicka un jetoj ne amerike dhe jam me green card po bej 2 vjet e gjysem dua te mar vellan nepermjet vizes turistike veallai si ka
Mbushur 21 vjet a ka te drejt ai te aplikoje per viz turistike per te ardhur ne amerike ai eshte vetem 19 vjet
Pershendetje Burri im ka aplikuart
Edhe eshte fitusi lotaris Green card
Por ka apliku pa familje
Edhe ka fitu
Amun ti merr femin pasi qe teshkon ne amerik
Edhe pas sa kohe nese ka drejt mi marr dy femin edhe gruan
Julutrm ma kthen nje pergjigjie