Një polic shkon në një dyqan dhe shikon një palë këpucë shumë bukura, pyet për çmimin dhe shitësja i thotë: “1000 EURO.” “Si është e mundur 1000 EURO?” “Janë këpucë krokodili,” e sqaron shitësja.
Kthehet në kazermë dhe iu tregon të gjithë kolegëve e iu thotë: “Dëgjomëni mua, ne 1000 EURO na duhen muaj të tërë për t’i fituar, prandaj shpejtojmë, i marrim pushkët dhe shkojmë në Afrikë të gjuajmë krokodilë!”
Shkojnë në Afrikë, gjejnë një zonë plot me krokodilë dhe fillojnë të gjuajnë. Vrasin një, dy, dhjetë, njëzet krokodilë. Atëherë njëri prej policëve i afrohet një tjetri dhe i thotë. “Dëgjomë mua, mua më është mbaruar durimi. Vrasim edhe një tjetër e, në qoftë se edhe ai nuk ka këpucë, kthehemi në shtëpi!”
Komentet