TIRANË
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar sot vendimin e saj pas shqyrtimit të kërkesëssë ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi teksa e cilësoi bllokimin e pasaportës jo kushtetues.
Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërkohë që masa aktuale “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër.
“Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.
Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj”. bw
Ky tregim më bër përshtypje të jashtzakonshme!
Unë jam mjek i posapensionuar!
Do të lumturohesha sikur të kuptoja më si ndodhi mrekullia!
Ne se kjo histori eshte e vertete ,shume rrespekte per zoterine shkencetar ….. qe shpetoi vajzen e vet ,por i lutemi te mendoje edhe per vajza dhe djem te tjere qe vuane nga leucemia…ta beje patente te tijen receten dhe menyren e perdorimit ,ta shese patenten dhe te kete te gjitha te drejtat e eksluzivitetit ,, te ndihmoje ,njerezit ….nje recet qe shpeton jete ,po u mbajt sekret , vdes bashke me sekretin , humanizmi njerezor duhet te ngrihet …mbi interesat e shkences se mjekesise , e cila para leucemise eshte dorezuar ….
Po, zotriu paska tregu se me mjaltë dhe besim të fortë në zot.Kur beson fort edhe imuniteti rritet,largon stresin dhe vuajtjet dhe normalisht duhet ushqyer me bio e jo me konzerva e ushqime artificiale. Duhet shtuar edhe ushtrimet fizike, si ecja energjike, vrapim, not etj.si dhe shumë dashuri,respekt dhe mirënjohje në familje.