Të dhënat personale
Emri i plotë Lorik Agim Cana
Data e lindjes (1983-07-27) 27 Korrik 1983
Vendi i lindjes Gjakovë, Kosovë
Gjatësia 1,86 m (6 ft 1 in)
Pozita ne fushë Mesfushor mbrojtës
Mesfushor qëndre
Qëndër mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Pa skuadër
Kariera në rini
1997–2000 Dardania Lausanne
2000–2002 Paris Saint-Germain
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh.† (Gls)†
2002–2005 Paris Saint-Germain 69 (2)
2005–2009 Marseille 122 (6)
2009–2010 Sunderland 31 (0)
2010–2011 Galatasaray 24 (1)
2011–2015 Lazio 82 (4)
2015-2016 FC.Nantes
2016- Pa skuadër
Ekipi kombëtar‡
2004–2016 Shqipëria 84 (1)
Lorik Agim Cana (lindur më 27 korrik 1983) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin e Nantes në League 1 ne France dhe me kombëtaren shqiptare si qëndër mbrojtës. Ai e filloi karrierën e tij duke luajtur si Mesfushor mbrojtës.
Karriera
Karriera e hershme
Babai i tij e frymëzoi Lorikun që të bëhej futbollist. Në vitin 1997, ai bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadrër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajnerë kishte babain e Lorikut.[1] Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, ku më pas firmosi me klubin francez të Paris Saint-Germain..
Paris Saint–Germain
Ai ishte i ftuar për një provë nga skuadra angleze Arsenal në moshën 16 vjeçare, por nuk mundi dot të bashkoheshe sepse nuk iu dha viza britanike.[2] Te Paris Saint-Germain, ai shpenzoi tre vite karrierë në divizionet e ndryshme franceze. Cana më në fund bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2003, dhe që atë herë, ai u bë lojtar i skuadrës së parë. Gjatë sezonit 2003–04, ai luajti 34 ndeshje dhe shënoi një gol, me skuadrën e tij që fitoi Coupe de France dhe përfundoi i dyti në Ligue 1, duke bërë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Sezonin tjetër, Cana luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol. Në debutimin e tij për Parisin, ai u shpall lojtari i ndeshjes.
Marseille
Ndërkohë, në fillim të sezonit 2005-06, Paris Saint-Germain ndryshoi trajner dhe kjo gjë nuk ishte në avantazh të Canës. Kjo gjë bëri që ai të transferohej në jug të Francës, për tu bashkuar me klubin më të suksesshëm në historinë franceze, Marseille. Që kur u bashkua me Marseillen, ai forcoi vendin e tij në formacionin e parë, duke shënuar edhe golin e fitores në ndeshjen e parë midis Marseilles dhe ish–klubit të tij (Paris Saint-Germain). Ai gjithashtu u bë dhe kapiten pas largimit të ish–kapitenit Habib Beye tek skuadra e Newcastle United gjatë verës së vitit 2007.
Cana u largua nga klubi për të transferuar te klubi i Premier Ligës, Sunderland në gusht 2009. Duke luajtur për Marseillen, Cana kishte realizuar ëndërrën e tij të fëmirisë. Ndërkohë, gjatë katër viteve te Marseille, ai dështoi të fitonte ndonjë trofe. Një sezon pas largimit të tij, skuadra fitoi Ligue 1 dhe Coupe de la Ligue.
Sunderland
Më 24 korrik 2009, Cana u bashkua me Sunderland duke firmosur një kontratë katër vjeçare me një pagë pesë milion £.[3] Ai e mori shumë shpejtë shiritin e kapitenit pasi ju dorëzua nga Steve Bruce, edhe pse më vonë Bruce deklaroi se akoma nuk ishte vendosur se kush do të ishte kapiten i skuadrës.[4][5] Më 15 gusht, Cana bëri debutimin e tij me Sunderlandin duke kontribuar me një performancë fantastike me skuadrën e tij që fitoi me rezultatin 1–0 kundër Bolton Wanderers. Ai u emërua si kapiten i skuadrës për sezonin 2009–10 më 3 shtator.[6] Në fund të sezonit 2009–10, ai ishte një nga lojtarët kyç për Sunderlandin. Ai u bë lojtari i parë shqiptarë që luan në Premier Ligë.[7]
Galatasaray
Më 8 korrik 2010, Cana u bashkua me klubin turk Galatasaray për një shumë prej 4.5 milion €.[8] Ai firmsoi një kontratë katër vjeçare me një pagë dy milion € në sezon + bonuset bazuar në paraqitjet e tij gjatë sezonit. Qëndrimi i tij te Galatasaray u pengua nga një dëmtim prapa mesit të sezonit. Cana dështoi të tregonte vetën dhe të linte gjurmë në Turqi, por gjithsesi ai ishte i preferuari i tifozëve për shkak të elasticitetit të tij në fushë.
Lazio
Më 3 korrik 2011, Cana firmosi me klubin italian Lazio, duke u bërë blerja e pestë në atë merkato për klubin, pas mbërritjeve të Miroslav Klose, Djibril Cissé, Senad Lulić dhe Abdoulay Konko. Ai u mor si një shkëmbim për 50% të të drejtave të portierit Fernando Muslera, i cili shkoi te Galatasaray. Galatasaray pagoi një shumë shtesë 6.75 milion € te ish klubi i tij, Montevideo Wanderers, e cila zotëronte 50% e të drejtave të mbetura të portierit. Gjithashtu për Canën, Lazio pagoi 6.75 milion €.
Cana bëri debutimin e tij me klubin më 21 shtator 2011 në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Cesenës, ku ai hyri në fushë si zëvëndësues në minutën e 87 në vend të mesfushorit Cristian Brocchi.[9] Ai shënoi golin e parë me Lazion më 10 dhjetor 2011 në fitoren 3–2 kundër Lecces, pasi ai hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Giuseppe Biavës.[10] Pasi pësoi disa dëmtime gjatë sezonit, më 31 janar 2012, Lazio konfirmoi se Cana do të qëndronte jashtë fushave të lojës për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në stërvitje.[11] Pasi u rikthye nga dëmtimi, Cana filloi shpejt për të rikuperuar formën e tij. Me lojtarët e Lazios që dëmtoheshin shpesh, Cana mori shancin e tij dhe u vendos në mesfushë. Kjo lëvizje rezultoi e goditur pasi Cana zhvilloi performanca fantastike në atë pozicion, duke shënuar një gol nga 25 metra në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Atalantës më 6 maj 2012, duke mbajtur shpesat gjallë për një kualifikim në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.[12] Ai e përfundoi sezonin e parë me Lazion duke luajtur 15 ndeshje në Serie A, me Lazion që e mbylli në vendin e katërt.
Lorik Cana duke festuar triumfin në Kupën e Italisë.
Cana filloi sezonin e tij të dytë me Lazion në ndeshjen hapëse të Serie A për sezonin 2012–13 kundër Atalantës më 26 gusht 2012, e cila përfundoi me fitoren 1–0, ku Cana luajti vetëm gjashtë minutat e fundit pasi zëvëndësoi Álvaro Rafael González.[13] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar për sezonin e ri në barazimin 1–1 kundër Torinos më 31 tetor, ku ai luajti në të gjithë ndeshjen.[14] Më 23 shkurt 2013, Cana ishte zgjedhur nga UEFA në formacionin më të mirë të javës pas performancës së tij në raundin e 16 të Ligës së Europës, ku Lazio mposhti me rezultatin 2– gjermanët e Borussia Mönchengladbach; ai ishte vendosur si qëndër mbrojtës.[15] Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2012–13, ai i luajti të gjitha ndeshjet si titullar. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 duke luajtur 24 ndeshje në ligë, 5 ndeshje në Coppa Italia dhe 9 ndeshje në Ligën e Europës.
Në sezonin 2013–14 në Serie A, Cana shënoi golin e parë më 24 nëntor 2013, një gol që shpëtoi Lazion nga humbja kundër Sampodrias jashtë fushe. Ai shënoi golin e barazimit në minutën e 94të.[16] Ai shënoi golin e dytë të sezonit më 3 Mars 2014 në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër Fiorentinës;[17] Cana shënoi një gol spektakolar me rrofeshatë pas vetëm katër minutave lojë duke i dhuruar tre pikë skuadrës së tij.[18]
Kombëtarja
Cana kishte të drejtë të luante me tre kombëtare (Zvicra, Shqipëria & Franca), pasi i kishte të tre pasaportat. Cana ka qënë pjestar i kombëtares shqiptare që nga viti 2003, pasi u thirr nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai e pranoi thirrjen dhe bëri debutimin e tij me kombëtaren më 11 qershor, që në moshën 19 vjeçare.
Jeta personale
Loriku është djali i futbollistit të pensionuar Agim Cana. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës në Kosovë te skuadra e Prishtinës. Për shkak të luftës në Kosovë, Loriku dhe familja e tij u larguan për të shkuar në Lausanne, ku qëndruan për nëntë vite.[19][20] Në një intervistë, Cana ka deklaruar se arkeologjia është një nga interesat e tij më të mëdhaja dhe se ai ka në plan për të punuar në fushën Albanologjik pas karrierës së tij të futbollit, pasi ndjek një diplomë universitare në Histori. Ne 23 shtator 2015 ai u be baba per here te pare.
Statistikat
Klubet
Redaktuar më 6 tetor 2013
Kombëtarja
Futbollist shqiptar në botë
Profili i S.S. Lazio ne uefa.com
Lorik Cana (Olympique de Marseille)
faqe zyrtare e AFC Suderland
Komentet