Dy policë do të blinin një dele, me rastin e një feste. Kur arritën tek bariu, ai iu tha se mund të zgjidhnin njërën nga 400 delet e tij.
Pasi policët i panë delet një nga një, e zgjodhën atë që iu pëlqeu. Bariu iu tha: Vëmë bast se çfarë profesioni keni ju?
Policët iu përgjigjen:
-Ju lutem, na thuaj, çfarë profesioni kemi ne?
Bariu iu tha:
-Ju jeni policë.
Policët filluan të zihen “ia ke treguar ti”, “jo, ia ke treguar ti”. Më në fund u përgjigjen: “Po, jemi policë. Por si e gjete ti?”
Bariu iu tha:
“Ishte logjike që ju jeni policë, sepse nga 400 dele ju zgjodhët qenin.”
Komentet