I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ gazetares Eni Vasili në ‘News24’ kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit, programin ekonomik të PD si dhe akuzat dhe përplasjet me kundërshtarët politikë.
Basha tha se programi ekonomik është hartuar me specialistët më të mirë vendas dhe të huaj. Ai ka komentuar edhe foton me presidentin amerikan dhe zërat se për këtë foto është paguar. Basha u shpreh se fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë.
BALKANWEB PUBLIKON INTERVISTEN E PLOTE TE KREUT TE PD NE STUDIOO E HAPUR NE NEWS24:
Eni Vasili: Meqë jemi në javën e fundit dhe na mbeten vetëm 5 ditë nga votimi. Le ta fillojmë me disa komente për fushatën. Jeni i kënaqur për mënyrën si e keni zhvilluar fushatën deri tani.
Basha: Janë qytetarët ata që do të vlerësojnë, por unë mund ty them se do kisha dashur të kisha mundësinë të takoja shumë më shumë njerëz, pasi në fund të çdo takimi më mbeten shumë njerëz pa takuar personalisht. Dhe kjo është një diçka që do kisha dashur të ishte ndryshe në këtë fushatë. Por jam i kënaqur që mesazhi ynë ka depërtuar në çdo shtëpi shqiptari, të majtë dhe të djathtë dhe jam i sigurt që kam besim se do ketë në ndikim në vendimin që shqiptarët do marrin të dielën.
Eni Vasili: E kishit menduar apo studiuar më herët fushatën, apo ishte një fushatë që u mendua sapo dolët nga çadra?
Basha: Plani ekonomik po. Ne kemi afro 2 vite që përgatitemi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Plani ekonomik lindi nga takimet që kam pasur me studentë, fermerë, me punonjës të sektorit privat. Programi është hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Kanë ardhur ekspertët me të mirë të Merkel. Pra është një plan i mirëmenduar, ambicion dhe i zbatueshëm. Synimi ynë ka qenë që ky plan ekonomik prej fillit, edhe para protestës të ishte themeli dhe thelbi i ofertës tonë. Kemi prioritet te qarta si ulje e TVSH, uljen e taksave, subvencionim e fermerëve, stazhin e studenteve. E gjithë fushata po zhvillohet rreth këtij programi. Programi përbëhet nga 120 faqe dhe kj është një esencë për qytetarët.
Eni Vasili: Kur keni filluar ta shpërndani?
Basha: Ka rreth 1 javë.
Eni Vasili: Me vonesë, të paktën për ne gazetarët se kemi kohë që e kërkojmë
Basha: Për gazetarët është versioni prej 30 faqesh që janë publikuar që prej fillmit.
Eni Vasili: Qëndrojmë tek fushata. Ju flisni për program ekonomik, por kryeministri ironizon që ju keni dy këshilltarë ekonomikë të kancelares Merkel.
Basha: Dy gjëra dua të them. E para gjithë fushata po zhvillohet rreth programit të Partisë Demokratike dhe këtë e vërteton edhe Rama që merret me programin tonë, pasi vetë nuk ka plan. Edhe para 4 vitesh nuk kishte plan, por vetëm premtime. Ai merret me planin tonë dhe të gjitha që thotë janë mashtrime.
Eni Vasili: Mund të na i thoni emrat e këshilltarëve ekonomikë?
Basha: Emrat janë publikuar dhe kryeministri e di. Jo vetëm kaq, por këtu në Tiranë ka ardhur këshilltari i grupit parlamentar të grupit CDU para dy javësh se ky plan ekonomik është hartuar nga CDU i kancelares Merkel dhe është i zbatueshëm. Ky plan do zbatohet me mbështetjen e partnerëve evropianë dhe amerikanë. Me uljen e taksave ne do tërheqim investimet.
Eni Vasili: Pak ditë më parë ju ishit në SHBA ku u takuat me Trump dhe postuat dhe një foto me të në Facebook. Shkuat atje për fushatë apo e kishit planifikuar?
Basha: Unë kisha planifikuar takime me zyrtarë të lartë me Shtëpinë e Bardhë në harkun kohor 18-19 maj dhe siç e dini ju përkoi me takimin dhe marrëveshjen mazhorancë-opozitë. Kjo ishte edhe arsyeja që takimet në SHBA u shtynë për më vonë. Pata mundësinë e jashtëzakonshme për tu takuar me Trump. Kjo vizitë dy ditore përkoi me 1 javë të shpallur nga Shtëpia e Bardhë si ‘Java e fuqizimit dhe zhvillimit të fuqisë punëtore’. Kam shfrytëzuar këtë vizitë për takime me biznesmenë dhe investitorë të ndryshëm të cilët kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri.
Eni Vasili: Ju po thoni që ata do vinë nëse fitoni ju, nëse fiton Rama jo?
Basha: Rama ka qënë disa herë në SHBA, por ka qenë për piktura dhe ndeshje basketbolli. Nuk besoj se investitorët amerikanë do vijën në një vend ku taksa është me lartë në Ballkan. Ku të huajt rrihen në mes të ditës nga banditët. Me mua gjerat do ndryshojnë, pasi taksat do jenë të ulëta. Ne nuk do mbledhim taksa, por do hapim vende pune. Trump është një njeri me përvojë ekonomike dhe ka një plan që përkon me planin tim nuk është se unë kam kopjuar Trump, apo anasjelltas, por sepse taksat e ulëta garantojnë punësimin.
Eni Vasili: Po e përdorni takimin dhe foton me Trump për fushatën elektorale?
Basha: Jo takimi me Trump është një mundësi e jashtëzakonshme dhe unë e vendos në dispozicion të shqiptarëve, jo të vetes time.
Eni Vasili: Ambasada e SHBA reagoi për foton që mbajnë simpatizantët tuaj?
Basha: Nuk ka asnjë keqpërdorim. Lulzim Basha ka qenë dhe mbetet një lider pro amerikan. Me mua kryeministër lidhjet me SHBA do forcohen dhe konsolidohen. Me planin tim ekonomik do rriten investimet amerikane të cilat sot mungojnë në Shqipëri.
Eni Vasili: Fotoja juaj me Trump u komentua shumë, madje u fol dhe për një çmim, rreth 20 mijë dollarë. Keni koment?
Basha: Po të ishte për çmim, do kishte bërë jo foto, por film Edi Rama se ai e ka provuar se me para blen dhe përpiqet të blejë gjithçka. Kjo fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë dhe është e paçmueshme ashtu siç ishte takimi me liderin e botë së lirë presidentin Donald Trump. Ne nuk do lejojmë që paqëndrueshmëria dhe ndërhyrja brutale e Ramës të cenojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Kjo është garancia që marrëdhëniet me mua kryeministër do forcohen.
Eni Vasili: Në fushata elektorale takimet dhe premtimet vihen më shumë në pah. Ju thoni do votojnë investimet nga Amerika…
Basha: Unë kam një plan ekonomik konkret. Nëse ne jemi 1 orë larg Vjenës, 1 orë larg Stambollit dhe kemi një popullsi të re dhe në këtë vend kemi një qeveri që mbështet investimet dhe ul taksat, kjo ngjall interes. Kjo ngjall shpresë edhe tek sipërmarrja shqiptare.
Eni Vasili: I uroj suksese në zgjedhje mikut tim Rama u shpreh Erdogan. Duket sikur ju bëni fushatë me amerikanët, Rama me Turqinë dhe me mikun tij Erdogan. Ju keni marrëdhënie me presidentin turk?
Basha: Sigurisht. Marrëdhëniet datojnë që në vitin 2009, kur erdhi për të inauguruar tunelin e Kalimashit. Erdogan ka mënyrat e tij të të shprehurit, por unë e garantoj atë dhe Turqinë mike se me mua kryeministër investimet turke do njohin rritje.
Eni Vasili: Me Trump ose Erdogan, sidoqoftë kemi të bëjmë me një fushatë paqësore, mund ta themi këtë? Të dielën ishit në Korçë, pothuajse në të njëjtin orar, por në vende të ndryshme. Kjo do të thotë se nuk e keni më problemin me njëri-tjetrin?
Basha: Jo. Kjo nuk është fushata e parë paqësore që unë zhvilloj. Kam zhvilluar fushatë moderne në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës. Kam fituar edhe çmim. Por mund të them se nga kjo fushatë ka pasur edhe njerëz që kanë përfunduar në spital. Kjo është një fushatë ku qytetarët duhet të vendosin me votë dhe dhuna nuk ka vend. Ne jemi për fushatë qytetare.
Eni Vasili: Pse keni goditur më shumë LSI se PS?
Basha: Nuk është e vërtetë. Do shihni që denoncimi im ndaj drogës dhe oligarkëve ndaj Ramës është prezente. E vërteta e ekonomisë vret më shumë.
Eni Vasili: Pra gjendja ekonomike është më problematike se problemi i kanabisit?
Basha: E ka përgjunjur shtetin para një kaste kriminelësh. Kjo është arsyeja pse Edi Rama u detyrua pas 90 ditësh qëndresë të dorëzonte gjysmën e qeverisë, pasi nuk kishte rrugë tjetër. Rama dështoi të garantonte zgjedhjet.
Eni Vasili: Si e ka zgjedhur ministri juaj teknik çështjen e kanabisit?
Basha: Nuk është për të zgjidhur kanabisin ministri teknik. Ai është për të monitoruar dhe për të zbatuar ligjin për garantimin e zgjedhjeve.
Eni Vasili: Cilat janë mekanizmat?
Basha: Pyesni ministrin. Ai po kryen detyrën sipas ligjit. Ai po përpiqet, po ka edhe policë të korruptuar. Por ai po bën gjithçka për të realizuar detyrën e tij. Me planin tonë do ketë rritje ekonomike.
Eni Vasili: Shohim një sinkron çfarë keni thënë për LSI?
Basha: Para kësaj ju them se problemin me LSI e kam shpjeguar qartë. Nuk do pretendojmë këtu se përgjegjësinë për këto 4 vite e ka LSI. Përgjegjësia është e ndarë mes PS dhe LSI, si dy parti të mëdha të koalicionit. Përgjegjësitë janë të ndara. Kryeministri ka përgjegjësinë për rritjen e taksave, çmimin e energjisë. Por Rama nuk mund t’i merrte këto vendime pa mbështetjen e Ilir Metës. Pra këta për pushtetin e tyre kanë futur në gropë ekonominë.
Eni Vasili: Por ju thoni se LSI do e falimentoni. Keni aleancë kundër LSI?
Basha: Jo, nuk them atë. Absolutisht nuk ka aleancë kundër LSI. Kam thënë që partitë të mos sillen si shpk. Kjo duhet të marrë fund. Këta kanë mbajtur njëri-tjetrin në pushtet dhe për hir të pushtetit kanë rrënuar ekonominë. 56% e shqiptarëve duan të ikin se ekonomia ka marrë fund. Këta flasin për reformën në drejtësi, por kjo reformë është e pandalshme. Zgjedhjet janë nëse do kemi një ekonomi të rrënuar dhe me taksa të larta. Pra kjo është zgjidhja për të dielën. Meta nuk ngriti kartonin kundër interesit të shqiptarëve, por e ngriti për pazaret. Tepsia që flasin sot janë të dy, Rilindja dhe Ilir Meta dhe të dy duhet të paguajnë faturën të dielën.
Eni Vasili: Nga ana tjetër Ilir Meta nuk ka qëndruar në vend numëro. Ju ka quajtur Tomi dhe Xheri, madje dhe të pabesë?
Basha: Meta duket sikur po flet për veten e vet dhe Ramën. Se mos harrojmë këta dy kanë qenë në pushtet. Unë kam qenë në opozitë. Por unë nuk dua të merrem me batuta se po ti dëgjosh këta, thua kanë qenë në opozitë këto 4 vite. E kuptoni çfarë ju thonë shqiptarëve? Qeverisja ka qenë e tmerrshme, ka pasur drogë, Haki droga. Ky tjetri thotë korrupsioni, emërimet. Gjithçka që thonë për qeverisjen e përbashkët është e vërtetë. Është ajo që kemi denoncuar ne për 4 vite. Por tani duke e ditur se shqiptarët nuk e hanë sapunin për djathë, po mundohen të na thonë sikur janë të rinj.
Eni Vasili: Rama është krenar për reformat që ka ndërmarrë në koalicion, por do të reformojë edhe administratën shtetërore
Basha: Cilën reformë bëri në koalicion? Reformën e rritjes së taksave.
Eni Vasili: Reformën në drejtësi, në arsim?
Basha: Reformën në arsim nuk e bëri Rama. Reforma në arsim është shkatërrim total. Reformë në arsim do bëjmë ne.
Eni Vasili: Qëndrojmë tek termi i pabesë. Ju i kishit premtuar diçka Ilir Metës?
Basha: Absolutisht. Ne jo vetëm nuk duhet të qëndrojmë aty, por duhet të ikim nga kjo lojë e pisët politike. Kanë të drejtë që ju ka ardhur në majë të hundës nga politika qytetarëve. Ju ka ardhur në majë të hundës nga shfaqje të tilla.
Eni Vasili: Kishte ndonjë pakt mes jush dhe Metës gjatë kohës që ishit në çadër?
Basha: Zero.
Eni Vasili: Ju ka mbështetur në atë kohë Meta?
Basha: Absolutisht. Ka mbështetur veten e vet si gjithmonë. Kauza jonë ka qënë për qytetarët. E vetmja gjë që kam është që shqiptaret duhet të dalin nga kjo situatë. Keta ngaqë nuk kanë zgjedhje dhe plan flasin për Tomin dhe Xherin dhe nuk flasin për ekonominë. E dëgjoni Edi Ramën se çfarë flet nëpër Shqipëri, çfarë nuk thotë.
Eni Vasili: Timonin do ai…
Basha: Timoni është në duart e tij. Timoni pa motorin ka zero vlerë. Dhe motori është ekonomia. Po të them se ne kemi të vetmin plan ekonomik, kurse ata kanë vetëm pushtetin e tyre.
Eni Vasili: Çmendoni për përfshirjen e presidentit në fushatë?
Basha: Është zgjedhja e tij. Nga ana ligjore nuk ka problem. Ka vetëm problem teknik.
Eni Vasili: Ditët e fundit janë vërejtur disa incidente dhe sulme ndaj përfaqësuesve të LSI. Keni një koment?
Basha: Pushteti nuk merret as me dhunë, as me kërcënime. E dënoj dhunën. U uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Dhe u bëj thirrje qytetarëve që t’i largohen republikës së vjetër dhe të kthejnë sytë nga vetja e tyre dhe nga numri 6.
Eni Vasili: Çfarë mendoni për deklaratën e Metës që nëse nuk arrestohen keqbërësit, ai do armatosë popullin?
Basha: Mendoj se është një deklaratë e papërgjegjshme, pasi në asnjë rast nuk mund të zëvendësohet alternativa e shtetit ligjor me alternativa të tjera. Vendi është, koha është që ne të zbatojmë ligjin. Mendoj se është një deklaratë e papërgjegjshme, si ajo e Edi Ramës që i bën thirrje policisë për të bërë fushatë elektorale. Ata janë në një panik të përligjur, pasi këto janë 4 ditët e fundit të republikës së vjetër dhe njerëzit po bashkohen për republikën e re.
Eni Vasili: Për deklaratat e Ramës për policët ka reaguar edhe LSI, ku ka bërë edhe kallëzim penal ndaj Ramës?
Basha: Për aspektin ligjor është detyra e organeve ta ndjekin dhe natyrisht e mbështes. Për aspektin politik është dekoratë e papërgjegjshme dhe tregon se po ju del tym nga koka, si njërit edhe tjetrit. Ata kanë humbur çdo qetësi, pasi kalkulimet për zgjedhjet i kishin bërë pa opozitën. Deklaratat e tyre janë të papërgjegjshme.
Eni Vasili: LSI ka kërkuar nga presidenti edhe thirrjen e Sigurisë Kombëtare për këto akte. Ju duket një kërkesë e drejtë apo e ekzagjeruar?
Basha: Të dyja palët kanë humbur toruan.
Eni Vasili: Ju do merrni pjesë në këtë mbledhje?
Basha: Unë marr pjesë në fushatë dhe këto zgjedhje do fitohen. Gjithë vëmendja ime është tek ekonomia. Të dielën nuk votohet për llomotitjet e Edi Ramës dhe as për alibitë e Ilir Metës, por do kemi apo sdo kemi ekonomi të fortë.
Eni Vasili: Do shohim një video të publikuar nga Sajmir Tahiri…
Basha: E kam parë, por mos u mundo.
Eni Vasili: Keni një koment?
Basha: Të njëjtin koment që ju dhashë. Këta janë gati t’i gërrejnë sytë njëri-tjetrit. Dhe këtë teatër na e bëjnë njëri më opozitë se tjetri. Këta kanë qenë të dy në qeverisje dhe njëri ka pasur timonin dhe tjetri ka pasur mundësinë për ta frenuar. Asnjëri nuk ka bërë detyrën dhe të dy kanë menduar për pushtetin e tyre dhe për pasurimin e njerëzve të tyre.
Eni Vasili: Keni frikë nga rritja elektorale e LSI?
Basha: Nëse këta do kishin rritje elektorale nuk do ishin në panik. Se njëri thotë dilni merrni armët dhe tjetri mblidhni vota. Këta e lexojnë fare mirë, siç i lexojmë dhe ne sondazhet e vërteta dhe jo ato të paguara që tregojnë se këta do ndëshkohen.
Eni Vasili: Sondazhet tuaja?
Basha: Jo të miat. Unë nuk kam sondazhe, por njerëz të besuar që i kanë ndarë me ne dhe me ata.
Eni Vasili: Sondazhet e publikuara ne media ju tregojnë se ju jeni humbës?
Basha: Nuk është ashtu. E keni gabim. Sondazhet e publikuara janë të dyja të porositura nga Edi Rama. Nëse këta do ishin fitues pse do u ikte mendja e kokës? Pse do ishin në këtë gjendje? Këta kanë vetëm timonin, timonin, kurse unë kam ekonominë e fortë që është parakusht për një të nesërme të sigurt. Fitorja do jetë e shqiptarëve.
Do të sillja në vëmendje një vendim të sotëm të Kolegjit Zgjedhor, keni ndonjë koment për ndarjen e numëruesit mes LSI dhe PDIU?
Është një vendim i turpshëm, pasi të treja partitë janë në qeveri, një vendim që cënon rëndë standardet zgjedhore. Në do të marrim vendimet tona në raport me këtë zhvillim totalisht në shkelje të standardeve zgjedhore. Ke tre parti në qeveri që marrin numër më të madh numëruesish në total, se sa ç’merrnim më parë.
Pra ju keni balanca të prishura? Keni një akt ligjor në lidhje me këtë?
Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet ligjore. Çfarëdo që të bëjnë nuk e ndalin dot ndëshkimin me votë të PS, LSI dhe partnerëve të tyre më të vegjël në këtë qeverisje, dhe fitores së republikës së re. Ditën e diel të gjithë do të shkojnë në kutitë e votimit, dhe do t’i japin fund një republike politikanësh, për t’i hapur rrugë një republike qytetarësh. Republika e partive do të marrë fund.
Ju nuk do të quheni më një politikan z.Basha, do të quheni një qytetar?
Unë do të jem në krye të detyrës sime, siç e kam konceptuar që prej ditës sime të parë në politikë, në shërbim të qytetarëve, dhe jo të vetës sime, apo interesave të ngushta politike. Ky është qëllimi i republikës së re, që t’u krijojë mundësinë shqiptarëve që të jetojnë këtu në vendin tonë, me më shumë mundësi, dhe jo të tentojnë të ikin nga sytë këmbët në vende ku edhe pse nuk dinë gjuhën ia dalin, sepse kanë ato kushte që neve na mungojnë këtu. Unë jam i vendosur t’i krijoj me këtë plan ekonomik në Shqipëri.
Ju flisni për republikë të re, qeveri të re, politikë të re, dhe duket sikur sapo keni ardhur në Shqipëri; por ju keni qenë ministër, keni qenë pjesë e një kabineti qeveritar për 8 vite. Mendoni se kjo nevojë ka ardhur në këto 4 vite?
Jo nuk ka ardhur në këto 4 vite. Pyetja është: a është bërë më mirë apo më keq në këto 4 vite. Padyshim që rotacioni është i rëndësishëm në demokraci, por detyra e çdo kujt që vjen në qeveri, është që ta bëjnë më mirë, e jo ta bëjnë më keq. Dhe ajo çka unë prek kudo, është se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës. Nuk i mbajtën premtimet. Ku i kanë 300 mijë vendet e punës. Asnjë vend pune nuk ka hapur. Këtë e thotë edhe Banka Botërore. Ka papunësi masive, veçanërisht tek të rinjtë, gratë dhe vajzat. Kjo është arsyeja pse shqiptarët kanë emigruar masivisht. Premtimet e pambajtura, shpenzimet e luksit të Ramës, janë arsye pse shqiptarët dhe ekonomia e vendit është në këto kushte sot. Ndaj programi im synon të përmirësojë ekonominë dhe punësimin.
Nuk do të thotë se ju gjatë qeverisjes suaj e bëtë ekonominë shumë të mirë…
Nuk e kemi thënë këtë. Përgjegjësia e Bashës është t’u japë mundësinë shqiptarëve të dalin nga kjo krizë.
Ju thoni që PD do jetë forcë e parë. Nëse nuk merrni 71 mandate, me kë do bashkëqeverisni më 25 qershor?
Kjo është larg paradigmave dhe koncepteve politike dhe mediatike të ditëve të sotme. Deri sot flasim me kë do bësh koalicion, si do t’i ndash portofolat, kush do të bëhet filan ministër. Çfarë do të thotë republika e re? Në radhë të parë do të thotë të vëmë interesin e njerëzve të parin. Dhe kjo për mua kalon nga ulja e TVSh-së, nga 20 në 15%; nga taksa e sheshtë 9 %; nga taksa për biznesin e vogël bashkë me tarifat lokale jo më shumë se 1.5 % e xhiros vjetore, dhe pulla fiskale që do të ndalojë futjen e inspektorëve tatimorë. Pra synojmë tërheqjen e inspektorëve nga rrugët. Synojmë të mos ketë shpenzime për fasada e palma, por për shkolla e kopshte. Shkolla me drekë deri në orën 4. Rikonstruksion i 1300 objekteve, shtim të stafin pedagogjik. Parashikojmë rritje të pensioneve. Këtu do shkojnë paratë e shqiptarëve.
Pra kush është dakord me këtë plan do të bashkëqeverisë?
Ne me këtë plan do të qeverisim Shqipërinë. PD dhe aleatët tanë do të qeverisin me këtë plan.
Nëse do të ju duhen votat e LSI çfarë do të bëni?
Ne do të qeverisim me këtë plan Shqipërinë, dhe me ekzekutimin e këtij plani nuk ka asnjë kompromis. Nuk do të ketë asnjë kompromis. Ne nuk do të bëjmë kompromise në kurriz të asaj që shqiptarët presin dhe meritojnë. I vetmi plan që e garanton këtë, dhe në fakt i vetmi plan në fushatë, është programi ynë ekonomik. Unë besoj se qytetarët shqiptarë që janë njohur me planin, dhe ata të tjerët që do të njihen shumë shpejt me të, do ta mbështetin dhe do të më japin mua dhe PD shansin të qeverisim për ekonominë, punësimin, biznesin dhe të gjitha.
E mohoni në mënyrë kategorike një marrëveshje apo një koalicion pas zgjedhor me LSI?
Unë kërkoj dhe kam bindjen se shqiptarët do të votojnë PD, koalicionin tonë opozitar për të zbatuar këtë plan ekonomik, i vetmi plan në fushatë. Nuk është se e mohoj. Unë pres që PD të qeverisë vendin pas 25 qershorit dhe të zbatojë planin ekonomik.
Por ka disa skenarë?
Ky është skenari i rrëzimit të republikës së vjetër me votë, me një goditje. Nëse ky skenar nuk ndodh, unë prapë se prapë ju them se republika e vjetër ka marrë fund. Natyrisht na pret një betejë tjetër deri në rrëzimin total të saj, por unë kam besimin se shqiptarët do ta rrëzojnë menjëherë dhe do të përqafojnë këtë përqasje europiane, këtë plan që funksionon në Europë dhe SHBA, taksa të ulëta që shpenzohen për ekonominë, për të rinjtë.
Ju thoni që republika e vjetër ka marrë fund?
Sigurisht që ka marrë fund. Unë e prek kudo.
Pa votë?
Po, pa votë. Shqiptarët nuk do të pranojnë më një klasë politike të korruptuar që i shërben vetëm vetes së saj. Ndaj shansi është për t’i dhënë fund më 25 qershor, duke votuar numrin 6. Çdo votë për numrin 6 është për veten e tyre, çdo votë për një numër tjetër, është për ata që na sollën deri këtu.
Folët nëse LSI apo çdo parti tjetër do të ishte e gatshme për të pranuar planin tuaj për qeverisje, po nëse do të ishte Rama i gatshëm për bashkëqeverisje?
Treni i republikës së re është nisur. Dhe në këtë tren kanë hipur dhe po hipin të gjithë qytetarët që duan një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për veten dhe familjet e tyre. Këtë plan ja realizon plotësisht. Edi Rama dhe vagoni i rilindjes po kërkon të futet kontrabandë si pjesë e këtij treni. Vagoni i Rilindjes nuk ka vend në trenin e republikës së re. Vagoni i rilindjes me votën e shqiptarëve në datën 25, shkon për skrap. Në gjithë fushatën në vend që të shpjegojë bilancin që e ka negativ, që t’u thotë shqiptarëve çfarë oferte ka, merret me planin ekonomik të PD apo me batuta. Vetëm me ekonominë nuk merret ai.
Po nëse Rama është i gatshëm ta pranojë këtë plan?
Nuk flasim me nëse. Nuk ka asnjë nëse. Rama nuk ka shfaqur asnjë pendim. Nuk ka bërë asnjë ndjesë.
Ai u shfaq me dy gishtat. Çfarë mund të bëjë më shumë se kaq? Po më votuat mua thotë keni dhe PD-në brenda.
Kjo e dy gishtave është pjesë e subkoshiencës. Dy gishtat janë falimentimi i Edi Ramës, sa herë që t’i shikoni ato dy gishta kuptojeni se ky njeri është dorëzuar. E ka pranuar atë që shqiptarët i kanë rezervuar më 25 qershor. Ai nuk do të jetë më në krye të vendit se nuk i mbajti premtimet, jo se nuk kishte mundësi, por se nuk kishte prioritet punësimin, shëndetësinë, ekonominë, por tekat dhe qejfet e tij.
Ju e përjashtoni këtë mundësi?
E kanë përjashtuar qytetarët. Treni i republikës së re është nisur, dhe nuk ka vend për vagonin skarco të Ramës, ai është nisur për skrap.
Pse jeni kundër kësaj?
Po flet me bilancet e republikës së re. Reformat do forcohen. Më 25 qershor shqiptarët do votojnë të kenë një ekonomi me taksa të ulëta, me çmim të ulët të energjisë dhe naftës, shkolla, punësim, pensione që rriten, ndihmë ekonomike për familjet në nevojë.
Rama thotë askush nuk e ndal reformën në drejtësi…
Po ama me kontributin tonë. S’ka nga të shkojë ai. Nuk ka asnjë bilanc. Ai gënjen. Ai nuk mund të fshihet pas një reforme që u votua nga të gjithë ne. Më 25 qershor do të votohet për ekonominë.
Do ishit i gatshëm që në të mirë të vendit të bashkë qeverisnit me Ramën në një koalicion të madh?
Marrëveshja ishte për një arsye, për t’i rikthyer shqiptarëve besimin në zgjedhje dhe garancitë për zgjedhje. Pjesë e marrëveshjes është reforma kushtetuese. Nuk ka asnjë marrëveshje për koalicion pazgjedhur. E përjashtojmë këtë. Ne jemi në fushatë me një plan ekonomik, ai është në fushatë për të justifikuar dështimin total të 4 viteve. S’ka asnjë pikë takimi me ne.
Në një intervistë në “News24” mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit”, Rama u shpreh se PS dhe LSI nuk kanë asnjë shans të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve, ndërkohë që la të hapur mundësinë e koalicionit mes PD dhe LSI. Ju si e shikoni këtë gjë?
Unë nuk po merrem me komentet që bëjnë dy njerëz të dëshpëruar, pa bilanc, pa plan, dhe të obsesuar vetëm me pushtetin e tyre. Unë dua që kjo të marrë fund. Kjo është dëshira që kur jam futur në politike, si politikan aktiv. Ndaj jam shumë i vendosur, pasi e shoh se jemi shumë afër që kam dëshiruar. Kemi shansin t’i japim fund kalkulimeve politike në të mirë të politikanëve.
Është shumë pak ngjyra blu. Janë ngjyrat ku e zi, por ngjyra blu është aty në cep. Është mbrapa.
Mos u merr me ngjyrat. Mbrapa , para, e ku të duash ti, po mos u merr me ngjyrat.
Kanë ndonjë domethënie? Ka ndonjë simbolikë, republikë e re, ngjyra të reja…
Po ka simbolikë. Thelbi është të mos merremi me ngjyrat, se ndryshe do përfundojmë siç na çoi ky këto 4 vite. Taksat e ulëta, ulja e TVSH, këto zhvillime ekonomike janë një revolucion i vërtetë fiskal. Janë 400 mln euro më shumë shpenzime për shqiptarët. Çdo familje shqiptare do të ketë më shumë para për të shpenzuar.
Sondazhet e deritanishme në media thonë…
Po të kishte një fije seriozitet në ato sondazhe nuk do të kishte këtë panik e shqetësim tek ata. Ku njëri bën thirrje për përfshirje të policisë në fushatë, e tjetri për armatosje. Të gjithë e dinë se këto janë sondazhe që reflektojnë vetëm panikun e tyre. sondazhet që kam parë unë, flasin për zmbrapsje të republikës së vjetër.
Sa mandate merrni sipas sondazheve tuaja?
Unë nuk merrem fare me sa, si, qysh, tek.
Cili është targeti juaj?
Ne do të jemi mbi 72 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe ju timonin kërkoni, ashtu si Rama?
Jo, unë kërkoj të rregulloj motorin që është ekonomia, nuk me intereson timoni. Nuk më ka interesuar kurrë. Nuk e bëj për egon time, por për qytetarët.
Ai kërkon 71 mandate, ju 72, kjo tregon se e doni timonin si Rama…
Mua, Zoti dhe fati më kanë dhënë mundësi që fare i ri të përmbushëm personalisht. Të arrij dhe të arrihem profesionalisht, edhe si student, edhe si i ri. Edhe si njeri më ka falur jetën dhe familjen që dua. Nuk e kam për ego personale këtë. E vetmja ego që kam, është që ato që shoh në Europë dhe e di se mund të funksionojnë edhe në vendin tonë, ta bëjmë të funksionojnë këtu. Për këtë na duhen dy gjëra. Na duhet të heqim pengesat duke vendosur interesat e qytetarëve para atyre të politikanëve; dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ky është plani im ekonomik, nuk kam patur e nuk kam obsesion me pushtetin. Kam planin, ekipin dhe vullnetin për të rregulluar motorin, që është ekonomia, dhe jo timonin.
Drejtimi i partisë nga ana juaj është shoqëruar me probleme në strukturat lokale, kryetarë të komanduar, jo të zgjedhur, kryetarë degësh…
Janë realitete të çdo partie politike. Mos i kualifikoni si probleme, janë realitete.
A do keni kosto elektorale për listat tuaja? E kam fjalë për përjashtimet dhe zërat kundër.
Nuk ka asnjë përjashtim. Listat nuk kanë përjashtime.
Disa ish-deputetë i keni larguar nga lista…
Unë nuk kam larguar asnjëri. Kam krijuar një listë fituese. Listën më përfaqësuese në këto zgjedhje. Me njerëz të reputacionit të lartë qytetar, profesionistë, akademikë, njerëz me stazh politik. Mbi 82 % e listës nuk kanë qenë kurrë më parë deputetë, është një listë qytetare.
Një listë ku nuk është Bregu, Topalli, Patozi, …
Nuk merrem me emra të përveçëm, por një gjë ju siguroj, lista është lista më përfaqësuese në këto zgjedhje.
Mendoni se do ketë kosto elektorale?
Mendoj se kjo listë fituese, ashtu siç ma kanë shprehur edhe qytetarët kudo ku kam shkuar do të votohet masivisht nga qytetarët që e gjejnë veten në këtë listë.
Do e pranoni humbjen në zgjedhje z.Basha nëse ndodh?
Ne do të shkojmë të sigurtë drejt fitores, republika e vjetër do të marrë fund. Është një vendim që unë u prek kudo. Dhe u bëj thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
Do jepni dorëheqjen nëse dilni i humbur nga kjo betejë?
Unë shkoj i bindur dhe ne shkojmë të bindur drejt fitores, që nuk do të jetë thjesht dhe vetëm fitorja ime apo e PD apo e koalicionit, por do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Në çdo rast në korrik ka zgjedhje për kryetarin e partisë. Kjo nuk ndryshon, cilido të jetë rezultati.
Do rikandidoni?
Ky është një vendim që do ta marr në përputhje me interesat më të mira të Partisë Demokratike dhe të qytetarëve shqiptarë.
Varet kjo nga rezultati i zgjedhjeve?
Kjo varet tërësisht nga mënyra sesi mund t’i shërbejmë më mirë interesave të PD dhe qytetarëve shqiptarë.
Nuk do jepni dorëheqjen?
Nuk është çështje dorëheqje. Mandati përfundon në krye të 4 viteve.
Nuk po flas për mandatin, por nëse nuk dilni fitues në këto zgjedhje…
Dhe unë po ju them se nuk merrem me nëse po me bindjen time se me planin ekonomik dhe situatën ne do të shkojmë drejt fitores.
Pas kritikave që keni bërë, edhe Rama ju ka kritikuar për veshjen. Pse ju shqetëson kaq shumë veshja e Ramës?
Mua s’më shqetëson veshja e tij. Absolutisht. Ai mund të vishet si të dojë vetë. Këtu ka një paradoks, që veshja, veprimet, fjalët e tij, nxjerrin zbuluar, një fakt që tanimë shqiptarët e kuptojnë. Këta tanimë nuk kanë asgjë për të thënë. Duan me çdo kusht vëmendjen nga fakti se kanë qeverisur për 4 vjet dhe nuk kanë sjellë asgjë që premtuan. Për të bërë këtë flasin për çdo gjë, dhe jo për ekonominë. Ai e bën të gjithë këtë që ne të flasin për tutat e Ramës dhe jo për ekonominë, për gjendjen e pensionistëve, për studentët. Është strategji e dikujt që nuk ka çfarë të thonë. Plan për t’i ikur me çdo kusht gjykimit të shqiptarëve për keqqeverisjen në 4 vite. Unë kam qenë kryetar opozitë në 4 vite, ai duhet të përgjigjet për premtimet.
Po akuzat për Bashkinë?
Për Bashkinë e kemi folur shumë herë. Ai i bllokoi fondet dhe investimet për qytetarët. Bllokoi mijëra vende pune, siç ishte bulevardi i ri. Për të më ndëshkuar mua politikisht, ndëshkoi qytetarët. Ky është Edi Rama. Unë nuk do bllokoj asnjë kundërshtar politik në projektet që i shërbejnë qytetarëve. Nesër si kryeministër çdo kryetar bashkie i majtë dhe i djathtë do të ketë mbështetje në projektet që i shërbejnë qytetarëve, por rritje taksash, siç ka ndodhur në Tiranë që të shpikë taksën e arsimit, kjo nuk do të ndodhë. Rama nuk mbajti asnjë prej premtimeve se nuk i kishte prioritet, jo se nuk kishte mundësi. Kishte 16 miliardë euro në 4 vite. Këto para në vend që t’i çonte për rritje pensionesh, për të ndihmuar studentët të kenë tarifa të ulëta, apo për biznesin për të krijuar më shumë vende pune, i çoi për tekat dhe qejfet e tij. Shqiptarët kanë probleme e halle, ky merret me shfaqje. Dhe kjo shfaqje e shëmtuar merr fund më 25 qershor.
Pse e sulmoni kaq shumë projektin e Rilindjes urbane? Në fund të fundit qendra e qyteteve duheshin rindërtuar apo jo?
Basha: Unë nuk kam asgjë kundër së bukurës, estetikes, por duhen rindërtuar me standarde. Në shumë qendra kanë filluar të thyhen pllakat, dalin ujërat nëntokësore me shiun e parë. Kjo tregon se punimet janë bërë pa cilësi, me kosto të lartë, pra tregon se ka pasur abuzime. Me paratë e hedhura për fishekzjarrë në sheshin e Tiranës mund të ishin ushqyer qindra familje që s’kanë bukë për familjet e tyre.
Shëmtia nuk e ndihmon ekonominë…
Basha: Krihu sa të duash po nëse e ke barkun bosh të bie të fikët, bie përtokë. Duhet të hash pak bukë, të pish një gotë ujë. Nëse nuk kujdesesh për shëndetit tënd të rroftë duku. Unë nuk jam për atë që thoshte Rama kur ishte në bashki: Plakë me buzëkuq i vura buzëkuq Tiranës, por jam që Shqipëria të jetë një zonjë e fortë, me ekonomi të fortë.
Sot u inaugurua bulevardi i Tiranës i premtuar nga ju i realizuar nga Veliaj. A do ta mbështesni ju atë nëse do jeni kryeministër
Basha: Gjyqi i bëhet Edi Ramës. Unë kam qenë dëshmitar se si në kohën e qeverisjes sonë janë ndihmuar bashkitë e majta. Unë do mbështes bashkitë që nuk punojnë vetëm për fasadat. Shpenzimet e shtetit do shkojnë për shkollat. E njëjta gjë për pensionet e ndihmën ekonomike.
Keni një koment për punën e kryebashkiakut?
Basha: S’kam asnjë moment kohë të merrem me propagandë. Të gjithë janë projekte të nisura nga ne dhe të bllokuara nga Rama për inat të fitores sime. Unë nuk do kem inate personale me askënd, do ndihmoj çdokënd që punon me mua, për qytetarët dhe për ekonominë e fortë.
Ndalemi në programin tuaj qeverisës, çfarë do të thotë “recall”, si mund të shkarkohet ministri apo kryeministri në mes të mandatit?
Basha: Është instrumenti kushtetues që do i dorëzojë përfundimisht pushtetin qytetarëve, instrument kushtetues dhe ligjor që përdoret edhe në SHBA. Si funksionon: Vjen Rama thotë do krijoj 300 mijë vende pune dhe do ul taksat, ulet në karrige dhe bën të kundërtën, pra thyen kontratën me të cilat mori votat. Pra bën qejf, ai shin e grin si të dojë. Prandaj do ndryshojë Kushtetuta, 15% e qytetarëve do kenë mundësi të mbledhin firma dhe të kërkojnë shkarkimin për një pushtetar deri tek kryeministri. Nëse mblidhen 15% e firmave nis procesi i vlerësimit me votë. Nëse 50% + 1 votë e atyre që marrin pjesë në votime, pushtetari shkarkohet.
Në Europë nuk funksionon ky si variant…
Basha: Nuk është provuar, për një arsye të thjeshtë se nuk ka nevojë të provohet, se ka institucione të forta. Ndërsa në Amerikë, nëna e demokracisë ka vendosur t’ja japë. Unë do ta çoj në referendum këtë edhe nëse nuk e pranojnë forcat e tjera politike, jam i sigurt që qytetarët do e mbështesin Do rrinë në majë të gishtave politikanët para qytetarëve me këtë sistem.
Ndalemi pak tek programi juaj ekonomik. Keni thënë që do paguani ushqimin për të gjithë nxënësit nga fillorja në gjimnaz?
Basha: Jo
E kemi kuptuar gabim?
Basha: Po e keni gabim, kemi thënë do ju paguajmë drekën për nxënësit nga kopshti deri në fund të shkollës së mesme
Sa është fatura e projektit të Shëndetësisë, se duket pak si utopik…
Basha: 186 deri në 190 milionë euro në vit
Shumë e madhe, ku do ti gjeni paratë
Basha: Aty ku i gjeti zotëria për palma, zyra dhe koncesione për Vilma Nushin me shokë.
Keni premtuar uljen e TVSH nga 20 në 15%, a është vërtetë e realizueshme kjo?
Basha: S’është premtuar asnjëherë në vitet 1990 e ka pasur 12%. Është pjesë e planit ekonomik. Me 400 mln euro shtesë do kemi një efekt të shumëfishuar në ekonomi. Shoqëruar edhe me taksën e sheshtë prej 9% jo vetëm nuk do dëmtojë por do balancojë edhe të ardhurat buxhetore. Ky model ekonomik që funksionon në Gjermani e vende të tjera të Europës, duke çliruar energjinë ekonomike, duke rritur prodhimin, konsumin, rriten edhe të ardhurat e shtetit. C’të duhen taksat ty kur nuk i mbledh dot?
Ju thoni do anulojmë koncesionet, është një premtim që në fakt e bëjnë të gjithë kryeministrat në fushatë elektorale, e ka bërë Fatos Nano, e ka bërë Edi Rama dhe nuk arriti t’i zhbëjë për shkak të faturave të larta.
Basha: Ta them unë, sepse Edi Rama si çdo premtim fushate i kishte premtime në ajër. Për çfarë për hidrocentalet? Po ato janë koncesione të mirëfillta, investitori vjen me paret e veta ndërton digën apo impiantin, ka prodhimin dhe në fund prona kthehet sërish në pronë publike.
Do ta anulloni check up-in?
Basha: Absolutisht, që në orën time të parë
Nëse mundeni? Po sikur fatura të ishte e papërballueshme si në rastin e Edi Rmaëns
Basha: Këto janë kontrata shërbimi. Kemi studiuar modele të tilla që ndodhin në Afrikë dhe Amerikën Latine, pra jo vetmë do ti ndalim por do t’i bëjmë të krthejnë mbrapsht cdo qindrakë. E dini ju se check up, iu është bërë të vdekurve? Kan emrat në listë. E kuptoni çfarë është kjo, sigurisht që është për ndjekje penale.
Keni premtuar të vendosni bllokadë në dogana për të gjitha prodhimet bujqësore që subvencionohen nga qeveritë e huaja…
Basha: Jo bllokadë, kam premtuar që prodhimet bujqësore që subvencionohen nga qeveritë e huaja do kenë në doganat shqiptare një tarifë të barabartë me subvencionet që ata marrin. Kjo për një arsye të thjeshtë, se fermerët shqiptarë robtohen nga mëngjesi në darkë dhe konkurrohen në mënyrë të pandershme. Fermeri jonë e nis me minus kurse i huaji me plus, kjo s’është e drejtë. Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk subvencionojmë fermerët. Shkon Edi Rama ju thotë merrni kredi, po me çfarë ta marrin, sikur një cikël t’i shkojë dëm, ata fundosen.
Edhe subvencion edhe taksë për produktet që vijnë nga jashtë, se kemi një situatë të pabarabartë…
Basha: Unë do subvencionoj me paketë 100 mln euro. Por, të jemi të ndershëm të tjerët subvencionojnë më shumë. Deri sa të barazohemi me ta, kur të bëhemi anëtarë të BE ne do kemi tarifa proporcionale në dogana. Do kemi edhe kredi eksporti për prodhimet tona.
Pse e sulmoni reformën e arsimit të lartë? Keni premtuar edhe anulimin e ligjit?
Basha: Nuk e sulmoj, ligjin e konsideroj antiarsim. Edhe ata që e kanë kaluar ligjin janë bërë pishman. Ligji do anulohet.
Ju po thoni që ishim më mirë kur kishim 30 apo 40 universitete, kur diplomat shiteshin e bliheshin.
Basha: Unë s’jam injorant si ata që kanë bërë ligjin, unë jam i mirëarsimuar. Unë po them që ligji është një katrahurë.
Pse nuk e çuat në gjykatë?
Basha: Do thoshte është vendim ekzekutiv, nuk është çështje e Kushtetueses do thoshte
Po e paragjykoni gjykatën?
Basha: Po, po e paragjykoj se është vendimi i Edi Ramës, është vendim ekzekutiv
Po ju vajtët për vettingun në gjykatë?
Basha: Mos i ngatërro gjërat është vendim i Edi Ramës, jo çdo gjë zgjidhet në gjykatë. Ne do t’i japim fund ligjit dhe kaosit me maturën shqiptare.
Për familjet e varfra keni premtuar pagesë të faturës se energjisë elektrike deri në 200 mijë lekë, pagesë së faturës së ujit, rimbursim të ilaçeve. Ku do t’i gjeni këto para zoti Basha?
Basha: Këto kanë qenë edhe premtime të Ramës, por nuk i mbajti. Në vend që ti jepte familjeve i dha 7 milion euro Pandi Carapulit për të bërë zyrat e OSHEE. Me ato 600 mln të CEZ, që do të hetohet deri në fund. Nuk ka vendim që e mbyll hetimin për CEZ dhe përgjegjësit do dalin para ligjit. Ne do bëjmë gjithçka që paratë që janë në konto bankare dhe në off shore, ne do t’i vijmë në ndihmë familjeve me ndihmë ekonomike me këto.
Ju e dini ku janë këto para?
Basha: Unë nuk jam detektiv. Por kam mjaftueshëm informacion për t’ju deklaruar me përgjegjësi se paratë e Aferës CEZ ka para off shore dhe ne do t’ua kthejmë shqiptarëve
Keni llogari sa do mblidhni për një vit dhe shpenzimet?
Basha: Po për realizimin e këtij programi do ketë një rritje të shpenzimeve vit për vit, por kjo do vijë pasi të shkurtojmë shpenzimet buxhetore. Fatura përfundimtare do jetë më e ulët se këta. Më pak se kjo qeveri
Kjo nuk është shifër zoti Basha…
Basha: Ju nuk besoni, këto janë projeksione të ekspertëve gjermanë. Gjithçka e kemi llogaritur.
Ndonjë koment për programin 1 mld euro të Edi Ramës?
Basha: E ka harruar edhe ai vetë. I ka harxhuar ai, ka shkuar deri në 2,8 mld deri tani, i ka harxhuar për qejfe dhe teka dhe e solli ekonominë këtu ku është. Kush do të thotë mjaft e ka alternativën, e ka numrin 6. Jepni votën për një plan që funksionon në Evropë dhe SHBA, që do funksionojë edhe në Shqipëri.
Çfarë mendoni për sistemin dypartiak për të cilin ju akuzojnë partitë e vogla që ju në marrëveshjen tuaj keni vendosur.
Basha: Nuk mendoj asnjë sekondë për këtë, mendoj vetëm për t’i dhënë fund republikës së partive.
Suksese zoti Basha në qëllimin tuaj
Basha: Faleminderit dhe votoni numrin 6 edhe ju Eni Vasili.
Komentet