Bëhet fjalë për një automjet tip Ford Focus me targa AA987KP. Nuk dihet ende nëse shpërthimi ka lidhje me vrasjen.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Blutë në vendin e ngjarjes thonë se vrasja dhe shpërthimi nuk duket se kanë lidhje me njëri – tjetrin, shkruan G.SH.
Ndërkohë, banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi thanë se ai ju duk “sikur plasi bomba atomike”. “Televizori ra në tokë”, rrëfu një prej fqinjëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 22:58, në lagjen “15 Tetori”, autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.
Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Komentet