Një mjek do të shkonte me pushime dyjavore. E la ndihmësin e vet në vend të tij dhe e porositi:
-Po pati ndonjë gjë të madhe më thirr urgjent, të tjerat i di vet ti.
-Mirë, – i thotë ndihmësi.
Pas dy javësh u kthye mjeku nga pushimet dhe e pyeti ndihmësin:
-Si ia kalove?
-Mirë, o doktor, erdhi njëri që i dhimbte koka, i dhashë një aspirinë; erdhi tjetri, i dhimbte barku, ia dhashë ilaçin, në rregull edhe ai. Po kur më erdhi, o doktor, një grua, u zhvesh lakuriq, më tha se dy muaj nuk ka parë burrë me sy.
-Si ia bëre?- e pyeti mjeku.
-Ia hodha nja dy pika në të dy sytë.
Komentet