Edhe nëse jeni vigjilente në kryerjen e kontrolleve të herëpashershme të gjirit, lëkurës, kanceri i fshikëzës së urinës me siguri nuk është fare në mendjen tuaj. Për më tepër që ky kancer prek më shumë moshat mbi 65 vjeç, dhe është më i përhapur tek meshkujt sesa tek femrat. Megjithatë, këto statistika nuk duhet të jenë shkak që ju t’i injoroni simptomat e kësaj sëmundje.
“Shumë njerëz mendojnë gabimisht se kanceri i fshikëzës së urinës është vetëm një sëmundje për burrat e moshuar”, thotë Arjun Balar, onkolog tek Qendra Mjekësore NYU Langone.
“Por janë më shumë se 18 mijë femra që diagnostikohen me kancer çdo vit në SHBA”.
Dhe meqë gratë kanë tendencën më shumë që t’i injorojnë shenjat e para të këtij lloji kanceri, Rrjeti i Mbrojtjes kundër Kancerit të Fshikëzës raporton se gjinia femërore ka më shumë gjasa që të diagnostikohet me këtë sëmundje në faza më të avancuara. Duke ditur simptomat ju ndihmon të diagnostikoheni më shpejtë dhe shanset për mbijetesë janë më të larta. Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni:
1.Gjak në urinë
Në shikoni se keni gjak në urinë, kjo nuk do të thotë se keni patjetër kancer, por që duhet të shkoni tek mjeku
2.Simptoma të ngjashme me infeksionet urinare
Kanceri i fshikëzës mund të ngatërrohet shpesh me infeksionet e traktit urinar, duke qenë se shumë simptoma janë të ngjashme. Pacientët mund të përjetojnë nevojë të shpeshtë për të urinuar, dhimbje gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës, si dhe mosmbajtje të urinës.
Nëse vëreni një nga këto probleme në lidhje me urinimin – ndieni sikur duhet të urinoni, nga ana tjetër nuk mund të urinoni, ose e keni të vështirë të boshatisni plotësisht fshikëzën – sidomos edhe nëse antibiotikët nuk kanë funksionuar – duhet të flisni me mjekun.
3.Dhimbje të pashpjegueshme
Në zonën e barkut ose të legenit, kur kanceri është i avancuar, në këtë rast ka edhe dhimbje kockash
4.Mungesë oreksi
Në këto raste ka humbje oreksi dhe humbje peshe, por natyrisht që mungesa e oreksit mund të ketë plot arsye të tjera.
5.Duhanpirja
Natyrisht që duhanpirja nuk është simptomë, porse 50 % e grave me kancer në fshikëzën e urinës pinë duhan/Gazeta Shëndeti
Komentet