Njoftohet se Ukraina ka përdorur për herë të parë raketa britanike të tipit “Storm Shadow” me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, sulmi ukrainas vjen pas njoftimeve se Presidenti Joe Bien vendosi në fillim të javës që ta lejojë Kievin të përdor raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva në brendësi të Rusisë.
Mediat britanike njoftuan të mërkurën se Ukraina kishte përdorur për herë të parë raketa të tipit “Storm Shadow”, të furnizuara nga Britania, për të goditur objektiva brenda territorit rus. Raketa të tilla janë përdorur në të kaluarën kundër forcave ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, si vitin e kaluar, kur u godit shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në Krime.
Londra dhe Kievi nuk e kanë konfirmuar sulmin e djeshëm.
Në fillim të kësaj jave, ushtria ukrainase përdori raketa me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, për të goditur në thellësi të territorit rus, pas miratimit nga Uashingtoni.
Franca gjithashtu e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi. Por raketat evropiane dallojnë nga ato amerikane, thotë për Zërin e Amerikës analisti Patrick Bury nga Universiteti Bath.
“Ato janë raketa që lëshohen nga ajri dhe kanë një rreze veprimi prej 250 kilometrash. Raketat amerikane kanë një rreze më të gjatë veprimi dhe nuk lëshohen nga ajri, ndaj janë më të vështira që të eliminohen, të paktën në teori”.
Dy sistemet e raketave ofrojnë mundësi për objektiva të reja.
“Rrezja e veprimit të dy llojeve të raketave është e mjaftueshme për të depërtuar brenda territorit dhe goditur infrastrukturën ruse, duke ndërprerë furnizimet për frontin e luftës. Rrezja e veprimit nuk është aq e rëndësishme sa fakti që Ukraina ka nevojë për sasi të mëdha raketash dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë për Zërin e Amerikës, James Nixey, i cili drejton programin Ruso-Euroaziatik në Institutin Mbretëror për Çështjet Ndërkombëtare që njihet edhe si Chatham House.
Ukraina duhet të zgjedhë me kujdes objektivat e saj, thotë analisti Bury.
“A do të lejohen ata (Ukraina) që ta shtojnë trysninë dhe të godasin infrastrukturën energjetike, ushtarake, rafineritë e naftës, objektiva që do të fillonin me të vërtetë të dëmtonin ekonominë ruse? Kjo është pyetja.”
Por Gjermania, furnizuesi i dytë më i madh i Ukrainës me armë, e përjashtoi këtë javë mundësinë që t’i ofronte Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi. Berlini druhet se mund të përfshihet në luftë.
“Asgjë nuk ka ndryshuar për ne, situata dhe rrethanat janë të njëjta. Raketat gjermane nuk janë si ato amerikane apo britanike. Këndvështrimi ynë për këtë çështje është i njëjtë”, tha shefi i mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius.
E ardhmja e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin mbetet e pasigurt. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar t’i japë fund luftës në ditën e parë që merr detyrën. Kievi i druhet tërheqjes së mbështetjes amerikane. Analisti Bury thotë se Britania dhe Franca mund të vendosin që të vazhdojnë furnizimin e Ukrainës me raketa.
“Dy vendet kanë armë bërthamore dhe mund të rrezikojnë nëse duan. Mund të gjenden dallime mes NATO-s evropiane dhe asaj amerikane për disa çështje politike lidhur me Ukrainën”.
Pas vendimit të Uashingtonit për ta lejuar Ukrainën që të godasë territorin rus me raketa amerikane, Moska uli kufizimet për përdorimin e armëve bërthamore.
Dihet qe zj Topalli nuk e ke fshehur asnje here urrejtjen e hapur ndaj Bashes dhe do ishte ne interes te publikut qe ajo ta bente publike kete aresye.
Megjithate do te doja te shihja Jozefina Topallin ne listat e PDse e ne asnje menyre Vangjel Dulen qe per shkak te qendrimeve te tij fashiste nuk duhet te kishte vend ne asnje liste te partive shqiptare pa le me ne ate te PD se.
Majlinda Bregu e percaktuar prej kohesh vendin e saj politik prane Rames dhe Rilindjes dhe realisht nuk duhet te kete vend ne PD.
Po ashtu ne PD nuk duhet te kete me vend per Eduard Selamin qe vetem del e ben kritikun njehere ne dy vjet ndaj Bashes por askush nuk e mban mend te beje nje kritike ne parliament kunder pushtetit.
Sali Berisha do te ishte mire te terhiqej nga politika aktive dhe ti kthehej biografise se tij te shkruar qe mendoj do ti sherbente interesit publik.
Nje gabim i madhe do te jete ne raste se Basha do te beje mos kandidimin e disa figurave qe kane dhene kontribut te pa zevendesueshm ne pd por se kane qene kundershtare te bashes kjo eshte jo demokratike si ka mundesi qe futen ne lista ata qe skane thene nje fjale 4 vjet por kane thene amin sipas kryetarit si futen ne lista vatem kryetaret e partive dhe lihen jashte anetaret e p d qe drejtojne partine ne rrethe ,perse nuk futen ne listat e pd dhe drejtues te tjere te partive aleate por vetem kryetaret e perjeteshme te tyre cfare kane bere me shume kur jene kaq te mire perse nuk kandidojne vetem por sigurojne vetem nje vende per veten e tyre perse nuk masin forcat si parti ose ndryshe te bashkohen ne dy krahe politik e jo te jene disa dhjetera parti pa yndyre te cilat marin fonde nga shteti per interesa individuale te tyre te cilat i paguajne taksapaguesit shqipetare .