Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar gjatë ditës së sotme ndaj shqiptarëve të lirë që kishin dalë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.
Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama, si antishqiptar i vërtetë, kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri qytetarët nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.
‘Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit’, thuhet në deklaratën e PD.
‘Ditën e martë ora 17:00, ftohen të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës’.
Deklaratë e Partisë Demokratike te Shqipërisë
Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.
Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.
Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.
Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.
Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.
Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.
Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama.
Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.
Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.
O sot, o kurrë!
sn
Komentet