Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar akuzën për Shukri Xhelilin, ish-kryebashkiakun e Dibrës të përfshirë në një skandal seksual dhe ka zbutur masën e dënimit ndaj tij, shkruan “Panorama”.
Në përfundim të gjykimit në Apel, nje Kolegj Penal i kryesuar nga Nure Dreni ka vlerësuar se i pandehuri Xhelili nuk duhet të akuzohet për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruara detyrën”, mbetur në tentativë.
Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.
Duke iu referuar kohës së arrestimit të Xhelilit në maj 2016 dhe qëndrimit të tij në paraburgim është e afërt dita kur ai do të shijojë lirinë. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, Apeli lë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej pese vjetësh.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shukri Xhelili për kryerjen e veprës penale të ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë dhe dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënohet përfundimisht i pandehuri Shukri Xhelili me 1 vit e 8 muaj burgim”, thuhej në dispozitivin e Apelit të Krimeve të Rënda. Burime zyrtare të gjykatës konfirmuan se ish-kryebashkiaku Xhelili i ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë.
SKANDALI
Ish-kreu i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, u arrestua në 16 maj të vitit 2016, pas publikimit ne media të nje videopërgjimi. Në këto pamje ai shfaqej duke i kërkuar favores seksuale një vazjë në këmbim të punësimit të saj në një prej drejtorive vartëse të bashkisë Dibër.
Videot ishin realizuar përmes telefonit celular të 20 vjeçares në tre ambiente të ndryshme, në zyrën e kryebashkiakut, në automjetin e tij, si edhe në dhomën e një hoteli në Tiranë. Me tej, prokuroria administroi dëshminë e 20 vjeccares, e cila tregoi me detaje se si i ishin kërkuar favore seksuale për të fituar vendin e punës.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i prokurorisë tha se i pandehuri Shukri Xhelili ka kërkuar një përfitim të parregullt, të natyres seksuale në këmbim të punësimit të shtetases Anisa A.
Sipas prokurorisë, i pandehuri ka zhvilluar biseda me të dëmtuarën dhe duke krijuar kushte që ta realizonte punë- simin me pretmin që në vazhdim, kundrejt të njëjtit përfitim, si në momentin e punë- simit do t’i siguronte një vend punë me pagë më të mirë.
Komentet