Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë një fjalimi vjetor në Parlamentin e vendit se rrezikimi dhe cenimi i marrëdhënieve me shtetet aleate cenon vetë Kosovën dhe është gabim strategjik.
“Të punosh me ata që na kanë ndihmuar ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në aleancat tona”, tha Osmani të enjten në Kuvendin e Kosovës.
Duke folur në një seancë të bojkotuar nga dy prej tri partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, presidentja e vendit tha se “aleanca e Kosovës me vendet e tjera është më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.
Ajo bëri thirrje që Kosova t’i ruajë aleancat e saj, sepse ato, sipas saj, janë “gur themel i sukseseve tona dhe investim në të ardhmen tonë, ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komitetin euroatlantik të kombeve të lira”.
“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtën e republikës sonë”, tha ajo.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, është kritikuar dhe akuzuar gjatë këtij viti nga Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i vendit, si dhe nga Bashkimi Evropian, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe.
Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë hapash për ta shtrirë autoritetin në veriun e banuar me shumicë serbe, duke mbyllur institucionet paralele serbe.
Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje.
Osmani tha gjatë adresimit të saj se “asnjëherë nuk i kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e tyre për të fituar pushtet. As njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”.
Tutje, Osmani i bëri thirrje spektrit politik të këtë angazhim të madh vitin e ardhshëm për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
“Ka disa gjëra që kërkojnë vëmendje dhe angazhimin e të gjithëve gjatë vitit 2025. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë suksese të vitit 2025”, tha ajo.
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk pati sukses për shkak se u kushtëzua me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Osmani kërkon reflektim rreth qasjes në dialog
Presidentja Osmani tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian prej vitit 2011, ka qenë “fatkeqësisht i pabalansuar” dhe bëri thirrje për reflektim.
Ajo tha se Kosova “është trajtuar padrejtësisht” ndërsa, Serbia është “akomoduar vazhdimisht”.
“Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë”, tha ajo.
“Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetëreflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund t’i bëjmë gjërat më mirë”, tha ajo.
BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në diskutimet e fundit për këtë temë, shumica e shteteve anëtare kanë qenë në favor të heqjes së masave, askush nuk ka qenë në mënyrë të prerë kundër heqjes së tyre, por ka pasur dallime rreth asaj se si dhe kur do të bëhet një gjë e tillë.
Ajo tha se këshillat e saj për përmirësimin e procesit të dialogut kanë qenë në shënjestër të “sulmeve të ulëta dhe dezinformatave që s’i kanë hije askujt në Kosovë”.
“Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që drafti i asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që unë po kërkoj themelim të asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetes sonë dhe Amerikës, sesa disa burokratëve nga shtetet jonjohëse”, th ajo.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër pikat kryesore të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani tha se është akuzuar padrejtësisht dhe me “lloj-lloj shpifjes të ulëta” se ajo ka kërkuar nënshkrimin e njëanshëm të marrëveshjes.
Kurti ka thënë se është i gatshëm ta zbatojë Marrëveshjen Bazë dhe aneksin për zbatimin e saj, për çka Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023, vetëm nëse Serbia e nënshkruan dokumentin.
Ajo tha se kishte theksuar se zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe se, si alternativë, ajo kishte kërkuar që Kosova, nëse e sheh që Serbia nuk po e zbaton pjesën e saj, të diskutojë me aleatët e vet për zbatimin e përgjegjësive të saj në marrëveshje, nëse merr garanci për sigurinë nga SHBA-ja, përfshirë anëtarësim në NATO.
“Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani. REL
Zoti Kadare, mediat e botuan sepse Kastrioti u arrestua, po te mos ishte arrestuar asnje media nuk do te kishte folur, keshtu, mos luaj me te drejten dhe lirine e mediave te njoftojne publikun.
Pislleqe dhe fyerje botohen perdite ne feisbuk, por mediat nuk i reflektojne ato.
Por duhet ta dini, se ne te kaluaren, edhe kur ka patur raste shpifjesh ne media, autoret nuk jane arrestuar. Ky trajtim i ‘privilegjuar’ eshte padrejtesi !
Kastrioti ka shkruajtur 950 faqe liber, ‘me nuk e di çfare’ kunder jush, nuk eshte arrestuar !
Librin nuk besoj ta kene lexuar shume ‘psikopate’ se 1000 faqe nuk lexohen, po nuk i pati shkruar Tolstoi !
Kuptohet, se me Kastriotin ju keni hesape per te lare, kjo eshte puna juaj.
Por marr guximin, si ushtari Shvejk, t’ju them se ju nuk mundni, ne emer te Shqiptareve te ‘ndani pikellim’ per ‘mosmirenjohje’ sepse Shqiperia nuk i ka asgje borxh Romana Vlahutinit !
Ajo eshte pasuruar jashte mase ne Shqiperi, ketu perflitet shume per te, dhe nderhyrjet e saj me Zotin Rama jane te mistereshme.
Lexo Gazetat, edhe ato perendimore po deshe, Zoti Kadare, qe te mesosh mire, cila eshte Zonja Romana, perpara se ti ulesh ne gjunje !
Letra juaj eshte e befasueshme, le t’ja leme kohes se verteten, apo naivitetin e saj.
Faleminderit !
Your comment is awaiting moderation.
Myftaraj natyrisht e ka tepruar me lirine e fjales , por vete Zonja e Europes prane qeverise se Tiranes nuk do kerkonte burgosjen e tij…
Problemi duhet kerkuar atje ku eshte: Vllahutin, eshte ne rregull me misionin europian te derguesve te saj, apo jo?
Si vezhgues, sinqerisht, me rane ne sy per te teperta, tere ato xhingla mingla ne qafen e zonjes ne fjale, teksa fliste ne pervjetorin e Europes, ne Gjinokaster, nese nuk gabohem…
Mire qe nuk u kujtua ambasadori Lu ta shenjestronte si subject te Vettingut…!
Vllahutin ia di shkakpasojat e puneve qe ka marre persiper.
Tere te tjerat bjen vetiu, nese behet mbare per Shqiperine…
Kadare…?!
Ai gjithnje ka qene per Ligjin e Ruajtjes se Monumenteve! Aq me teper si Kalores Frengo-Fil…
Vetem pasi monumentet rrezohen nen peshen e vete, Kadare del kunder tyre! Si me Enver Hoxhen, psh.
Kadarea ne krye te heres ishte kunder UCK-se, por u be pro pasi…
Pastaj doli kunder Rugoves, por i kerkoj ndjese Presidentit, pas vdekjes!
Pastaj akuzoi Ali Ahmetin dhe rebelet shqiptare ne former Macedoni, si nostalgjike te Enverit!!!
Si individ qe ka hyre ne Europe, qysh ne kohen kur Shqiperia ishte e Izoluar, merret vesh qe do mbaj anen e europaineve, deri kur shqiptaret te lejohen te hyjne edhe ata atje…
Gjunzimi deri në poshtrim të moralit tij, i Ismail Kadaresë para kryediktatorit dhe diktatorve te komunizmit asht i njohun, i një ish sekretarit të organizatës bazë të partis të Lidhjes së Shkrimtarve, që ka persekutue, e burgosë dhe hedhë në duart e xhelatve hetuesa, shum shkrimtarë, muzikantë, kangtarë, aktorë dhe kundërshtarët e tij në periudhën kur ishte deputetë, zev-i kryetares të Frontit Demokratik i diktatores nexhmije hoxhës, mik shpije i kryediktatorit enver hoxha.
Kadaresë nuk i han palla tash 25 vjet për me deklarue në mprojtje të popullit të vet nga;
– huliganizmi kryeqeveritar,
– të shitjes së tokës shqiptare grekut prej ish presidentit bamir topi, sali bersha, lulzim basha dhe ilir meta,
– të bashkpunimit deri në intimitet i edvin ramës me vuçiç në kurriz të Shqypnis Mjerë dhe Kosovës,
– të shndrrimit të Shqipnis në hambar të hashashit dhe pasunimit të lobit ultrakomunist të Tiranës
– të avokatisë të romanës vlahutin ndaj bandës saj sorosjane ,
– të votimit pa opozitë si prezencë e rikthimit të sistemit nji-partjak.
– për vorfninë dhe emigrimin masiv të rinis shqyptare.
Vetëm kto halle nuk e gjunjëzojn shokun kadare, por gjunzohet për ta hedhë patriotin e madh Zotni Kastriot Myftaraj në duart e xhelatit hetues, sot ministër i brendshem fatmir xhafaj! Mos i prekë kush telat kadaresë – mallkimin e ka si në diktaturën komuniste-ku lulzoi epshet e tija satanike kundër shqiptarve patriot, fetar, të ditun dhe demokrat!