Në këtë shkëmbim zjarri jetën e humbën Xhafer Zimberi, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Samit Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesella, Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Nusret Kaloshi.
Kurse u arrestuan dhe akoma nuk ka përfunduar gjykimi edhe për disa pjesëtarë të tjerë të grupit të armatosur, në mesin e të cilëve janë: Enver Klain, Landrit Rustemi, Refki Dogani, Hajrush Avdia, Betim Kabashi, Shefqet Hallaqi, Bek Bajra, Fatmir Reçica, Fadil Elshani, Ardian Bujari, Esat Kafexholli, Lirim Krasniqi. Valdet Zekaj, Mirsad Qerimi, Demë Shehu, Sami Ukshini, Genci Sefa, Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi dhe Bajram Elshani.
Gjatë të shtënave jetën e humbën Isamedin Osmani, Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq.
Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohet seancës gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.
Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima”, në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagja e trimave”, me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37. Procesi gjyqësor për të akuzuarit në këtë rast akoma zgjat.
Komentet