Dashi21. mars – 20. prill
Ky ka për te qene një muaj mjaft pozitiv për ju dhe do arrini te përmbushni një pjese te objektivave. Me çdo moment do jeni te kujdesshëm, te përkujdesur për te afërmit dhe nuk do keni kontradikta te forta. Për te dashuruarit do mbizotërojë bashkëpunimi, ndjenjat reciproke dhe komunikimi. Ne disa momente mundet edhe ta surprizoni atë qe keni ne krah dhe do ndiheni për mrekulli te dy palët. Beqaret do marrin propozimet qe kane pritur kaq kohe, por ne një mënyrë qe nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mund te keni edhe dhimbje gjunjësh apo shpine. Financat do vazhdoje te jene delikate sado qe ju do mundoheni te kujdeseni dhe do i ulni shpenzimet. Ne pune edhe sikur te keni energjinë qe ju duhet, mos filloni disa projekte njëherësh sepse mund te lini te meta tek ndonjëri.
Demi21. prill – 21. maj
Këtë muaj do keni edhe momente pozitive, por edhe nga ato te vështirat. Mundohuni qe ne çdo moment te qëndroni te qete dhe te mos nxitoheni për asgjë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë goxha momente pasionante dhe emocionuese ditët e para, ndërkohë qe pas datës 20 mund te lindin disa konflikte te vogla. Beqaret do kenë muajin ideal për te pasur takimet e ëndërruara e për te filluar lidhje. Disa mund te afrohen me tepër edhe me disa miq te vjetër. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, nëse kujdeseni me tepër kur uleni ne tavoline. Çdo teprim mund te sjelle shqetësime. Financat do i keni vete ne dore. Nëse e organizoni si duhet buxhetin dhe nuk shpenzoni pa menduar, gjendja do mbetet e shkëlqyer. Ne pune vërtet do lodheni pak dhe do keni shume kundërshtarë, por ne fund do i arrini qëllimet.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Muaj plot ngjyra do jete ky për te gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungoje as grija dhe e zeza. Për ata qe janë ne një lidhje vetëm java e pare do jete problematike dhe e mbushur me debate, ndërkohe qe me pas do jeni me te ndërgjegjshëm dhe di\o bëni gjithçka qe ta ndryshoni për mire situatën. Beqaret do kenë një muaj mjaft pozitiv për sektorin e dashurisë. Çdo gjë për ta do jete si një dite pranvere. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime te vogla qe do lidhen kryesisht me kockat, kokën dhe fytin. Mos e teproni me medikamentet dhe besoni me shume tek mjekësia tradicionale. Ne planin financiar do gjendeni edhe ne vështirësi te mëdha, ndërkohë qe gjendja do normalizohet pas datës 13. Ne pune duhet te jeni me te vëmendshme, me te matur dhe nuk duhet te prisni gjithmonë ndihme nga te tjerët.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Gjate këtij muaji do i përkushtoheni me shume se kurrë jetës tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe do lini çdo gjë tjetër pas dore, Do mundoheni me çdo kusht te riktheni harmoninë e cila mungonte prej disa kohesh dhe do e largoni rrënjësisht rutinën qe ju kishte pushtuar. Beqaret do kenë dite te bukura e me shume fat. Pas datës 10 do kenë shpesh njohje dhe takime impresionuese dhe do mund te gjejnë edhe shpirtin binjak. Shëndeti ne tërësi do jete i kënaqshëm dhe pa shqetësime rrënjësore. Ata qe kane probleme me veshkat apo me zemrën duhet te bëjnë pak me tepër kujdes me ushqimin qe do konsumojnë. Për financat nuk do përkujdeseni aq sa duhet kështu qe gjendja do jete tej mase delikate. Ne pune nuk duhet te dorëzoheni lehte edhe pse për te thënë te vërteten sfidat para do jene te shumta.
Luani23. korrik – 22. gusht
Javët e para te muajit do jene pozitive dhe aspak problematike, ndërkohë qe pas datës 20 atmosfera do filloje te ndryshoje dhe do lindin mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me te gjithë ata qe do ju rrethojnë. Çiftet ne çdo hap qe do hedhin duhet t’i mendojnë me kujdes gjerat ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura. Nga ana tjetër ata nuk duhet te lejojnë persona te trete te ndërhyjnë tek jeta e tyre sepse vetëm sa do ju sjellin telashe. Beqaret duhet patjetër ta zgjerojnë rrethin e miqësisë sepse vetëm ne atë mënyrë do mund te njohin personat me te cilët do kalojnë jetën. Stresi dhe ankthi do ju krijojnë probleme shëndetësore te njëpasnjëshme. Ne pjesën me te madhe te kohës nuk do jeni te qete. Ne planin financiar për fat do keni mbështetjen e te afërmve dhe gjendja do mbetet e mire. Ne pune nuk do ju mungoje fati, por duhet edhe ju te bëni përpjekje.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Këtë muaj duhet patjetër te shmangni çdo lloj debati apo mosmarrëveshjeje me ata qe keni ne krah ose me te afërmit. Nga ana tjetër duhet te jeni me te hapur me familjaret dhe te kujdeseni me shume për ta. Nëse jeni prej kohesh ne një lidhje dhe nuk keni pasur probleme serioze ndonjëherë, ky muaj do jete përgjithësisht pozitiv. Mos hezitoni asnjëherë te bëni çdo gjë qe te ndiheni te dy palët te lire. Beqaret do e kenë te vështirë te gjejnë personin me te përshtatshëm, megjithatë nuk duhet kurrsesi ta lëshojnë veten. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime, por qe nuk duhet neglizhuar asnjë çast. Financat javën e pare do jene goxha te pakta, por pas datës 10 situata do filloje te normalizohet. Ne pune do ju dalin edhe vështirësi, por me këmbëngulje dhe largpamësi do dini si t’i kaloni.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Këtë muaj do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj gjeje qe gjithçka te ece sa me mire. Do ndërtoni ura lidhëse edhe me disa persona qe me pare nuk i keni pëlqyer aspak. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë me tepër momente te këndshme dhe emocionuese. Entuziazmi, optimizmi dhe dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen, por kurrsesi nuk duhet te hedhin hapa te nxituara. Kur gjerat bëhen dalëngadalë gjithmonë ecin me mire. Shëndeti mund te kaloje ndonjë moment te vështirë e delikat, por fale kujdesit me ushqimin dhe bimëve tradicionale do e rimerrni veten shpejt. Financat kane për te qene goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim dhe kërkoni ndihme për strategji menaxhimi. Ne pune do gjendeni përballë vështirësive dhe sfidave goxha te vështira, por për fat te mire, me ndihmën e disa kolegeve do ja dilni mbanë.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Ky ka për te qene një muaj përgjithësisht pozitiv dhe pa probleme për ju. Do jeni gjithmonë optimiste dhe entuziaste. Nëse jeni ne një lidhje mundohuni here pas here ta surprizoni atë qe keni ne krah dhe te bëni diçka ndryshe nga zakonisht. Kjo do shtoje emocionet dhe nuk do lejoje rutinën te mbizotërojë. Beqaret do përballen me sfida goxha te vështira vetëm për ta tërhequr pas vetes personin qe pëlqejnë. Sido qe te vijnë punët ana nuk do dorëzohen lehtësisht. Shëndeti ka për te qene shume i mire. Jo vetëm qe nuk do keni shqetësime, por ne përgjithësi do jeni energjike. Financat mund te kenë disa tronditje te vogla gjate javës se dyte dhe te trete për shkak te disa investimeve qe do bëni ne shtëpi. Ne pune do jeni me te motivuar se me pare dhe do arrini atje ku keni planifikuar.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Gjate këtij muaji dielli do e ngrohe jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ece me se miri. Do jeni tolerante, te kuptueshëm dhe bashkëpunues me te gjithë. Nëse jeni ne një lidhje, do mbarojnë problemet dhe vështirësitë dhe gjerat do ju ecin vaj. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do kenë jave me te qeta. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah, por rastësisht do takohen me persona vërtet mahnitës. Jeta ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht me shpejt nga sa mendonin. Gjendja shëndetësore nuk do jete e shkëlqyer. Ne disa momente mund te keni dhimbje veshi, koke, fyti ose stomaku. Ne pune me zor do arrini te mbani ekuilibrin sepse nuk do e përmbani dot veten për te kryer shpenzime. Ne pune do jeni ambicioze dhe kjo gjë ndonjëherë mund t’iu çoje edhe ne gabime. Gjithsesi ne tërësi do jete muaj i mbare.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Muaj i mbushur me vështirësi dhe pengje do jete ky për ju. Shpesh do gjendeni edhe para sfidave dhe zgjedhjeve te vështira. Çiftet do kenë goxha probleme dhe debate sidomos dy javet e para. Impulsiviteti dhe pamaturia do jene pikat me te dobëta. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te bëjnë ndryshime te statusit kështu qe edhe kur t’iu jepen mundësitë ata do i refuzojnë. Shëndeti nuk do jete i qëndrueshëm. Here pas here do keni edhe probleme serioze për te cilat duhet te flisni pa humbur kohe me mjeket specialiste. Sektori i financave do jete me i mire se një muaj me pare, megjithatë duhet gjithmonë te shpenzoni me largpamësi dhe maturi. Ne pune gjerat nuk do ecin shume mire sidomos 15 ditët e para. Shume persona do ju dalin kundër dhe do ju pengojnë ne synimet tuaja.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Gjysma e parë e Majit do të jetë fantastike. Do të shfrytëzoni më së miri mundësitë dhe do të keni dëshirë të njiheni me njerëz të rinj, të mësoni gjëra të reja. Jeta sociale do të jetë shumë dinamike, shumë favorizuese për çdo projekt familjar. Nëse doni të udhëtoni, bëjeni në këtë periudhë. Gjysma e dytë e muajit do të karakterizohet nga disa qejfmbetje, me miqtë apo familjarët. Përballojini gjërat me qetësi, pasi bëhet fjalë për situata kalimtare.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Maji do të jetë një muaj me ulje dhe ngritje humori dhe po kështu edhe për dëshirat tuaja për t’u angazhuar me diçka si dhe në marrëdhëniet e çfarëdo lloj tipi. Do të përjetoni situata të favorshme, por të papriturat mund t’iu bëjnë nervozë shumë lehtë. Gjithsesi, janë gjëra që ndodhin çdo ditë. Problem do të keni me energjitë, pasi nuk do jeni shumë aktiv dhe do të keni pak besim në vetvete. Mos humbni kurajon! Situatat pozitive do të jenë më të shumta në numër, sesa ato negativet. Në mes të muajit do të jeni më pak nervozë dhe shumë më të qartë në synimet tuaja, dhe kjo do bëjë që gjërat të ndryshojnë.
Komentet