TIRANË
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar sot vendimin e saj pas shqyrtimit të kërkesëssë ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi teksa e cilësoi bllokimin e pasaportës jo kushtetues.
Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërkohë që masa aktuale “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër.
“Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.
Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj”. bw
Jozefina Topalli – Turpi i Shkodrës. Kurrë nuk e ka përfaqsue Shkodrën në asnjë pikpamje!
Figura me e shemtuar dhe e percmuar e gruas shqiptare….injorantet si kjo moster, nuk mund te behen e nuk mund te quhen politikane…po vet spiuni dhe agjenti i Serbise, …Mostra Berishe, e ngriti dhe e ngjiti deri ne karriken e kryetarit te kuvendit,…nje fytyre e nje tru kane te dy… historia do ti shkruaj e demaskoje si dy plehra e si dy jashteqitje te ketij poulli e vendi.