Sipas Vejselit, shumica parlamentare e udhëhequr nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev duhet të tregojë lidership dhe në përputhje me rekomandimet e BE-së, NATO-s dhe Departamentit amerikan të Shtetit të zgjedhin kryeparlamentarin dhe qeverinë e re demokratike në mënyrë që shteti të ecë drejt rrugës së zhvillimit ekonomik, politik e kulturor.
“PPD gjithashtu fton deputetët e zgjedhur që më tej të mos lejojnë që të uzurpohet karrigia e kryeparlamentarit nga ana e të vetemëruarit kryesues i Parlamentit Trajko Veljanovski dhe Parlamenti të shndërrohet edhe më tej në “vend kënagjegjesh dhe muhabetesh ditore” por t’i gjasojë funksionit për të cilin është destinuar”, porosit Vejseli.
Komentet