Një ditë Nastradini shkoi në mulli. Duke pritur radhën e blojës, ai filloi të merrte me grushta grurë nga thasët e të tjerëve dhe të hidhte në thasët e vet.
Kur mullisi e pa se çfarë po bënte Nastradini, u tërbua nga zemërimi dhe filloi të bërtasë:
-Ore, a ta merr mendja se çfarë je duke bërë?
-Unë jam idiot, unë bëj çfarë të më vijë në mendje, – iu përgjigj Nastradini.
-Vërtet? Atëherë pse nuk merr grurë na thasët e tu e të hedhësh tek thasët e të tjerëve?
-Po, zotëri, unë jam vetëm një idiot i rëndomtë. Po të bëja atë që thua ti, unë do të isha një superidiot, – iu përgjigj Nastradini.
Komentet