Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës nga çadra e protestës në ditën e 50 të qëndresës opozitare ka deklaruar prerë se qeveria e Ramës është jashtë ligjit, është tirani dhe tiranitë ose ndalen, ose përmbysen.
Sipas Bashës, protesta nisi si domosdoshmëri, vazhdoi si sakrificë dhe tani është shpresa, ëndrra dhe e nesërmja e Shqipërisë së re.
“Detyrat tona janë të qarta, ta ndalim tiraninë, qeverisja jashtë kushtetutës është tirani dhe tiranitë ndalen ose përmbysen, ky është mësimi i madh i demokracive të mëdha, është shkruar me gërma të praruara në Uashingtonin e SHBA, një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset. Ju thashë kur i ktheva nga Uashingtoni se gjërat po ndryshojnë dhe kanë ndryshuar dhe dje bota u bë dëshmitare e rindezjes së shpresës dhe konfirmimit të lidershipit të SHBA që përvëluan bazat e një tirani që nuk kurseu fëmijët e popullit të tij nga sulmet me gaz helmues”- tha Basha.
Komentet