Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka mbajtur sot një fjalë të gjatë në Kuvend për zhvillimet dhe krizën politike.
Ai tha se zgjidhje pa zgjedhje nuk mund të ketë edhe anasjelltas. Blushi tha se “funerali i Rilindjes” po zgjat pak si shumë.
Blushi mendon se Rilindja ka rënë përfundimisht.
Fjala e Plotë
Shpresoj qe sot gjysma e qeverise nuk ka ardhur me fjalime te gatshme kunder meje,jo sepse nuk kishte kush tua shkruante,por sepse njeriut qe i shkruante traktet kunder meje po i dridhet dora ndersa atyre qe i lexonin keto trakte po i merret goja sepse jane duke ikur.Ndoshta pas dy javesh shumica e ketyre qe qeverisin sot nuk do jene me.
Kam sot nje lajm te mire per te gjithe shqiptaret dhe vecanerisht per socialistet :
Rilindja po bije.
Me vjen mire sot qe dy vjet me pare shpalla Funeralin e Rilindjes si nje proces te pakthyeshem natyral.Natyrisht ky funeral zgjati pak si shume por sidoqofte dy vjet nuk jane shume per varrosur nje te keqe. Me ndihmen tone te pakursyer dhe pa dyshim edhe timen, smund ta mohoj,dy shtyllat e Rilindjes, kanabistet dhe krenaristet e bene vete pjesen e mbetur.Disa nga pesha dhe frika e krimit u kapen, te tjeret,krenaristet kryesisht nga idiotesia iken,u shperndane neper pyll duke e lene rilindjen vetem.Sot ajo po ngordh eshte shtrire pa fryme dhe eshte bere gati ta varrosim.
Me vjen mire qe mora pjese ne gjahun e saj dhe nuk kam asnje vrasje ndergjegje.Asnje keqardhje dhe asnje emocion.
Per ata qe erdhen me vonese ne gjuetine e Rlindjes kam nje pershendetje.
Per Ilir Meten. qe megjithese eshte toleruesi me i madh i vesit ne kete vend,sepse edhe ai me te drejte u tremb nga terbimi i Rlindjes por sigurisht edhe per Lulzim Bashen qe si nje djale i ri u tremb nga ulerimat dhe u fut ne cader.
Sifoqofte ne gjah askush nuk i zgjedh dot aleatet.Ata jane te gjithe te vlefshem.
Per ata qe nuk e kuptojne kete politike te letrarizuar ajo qe po ndodh eshte kjo:
Mendoni se jemi ne nje pyll. ku nje bishe e uritur dhe e marre i eshte sulur te gjitha kafsheve te tjera per ti shfarosur.Fati i madh i kafsheve te tjera eshte se bisha kishte vetem oreks por nuk kishte intuite dhe as mend dhe as eksperience.Oreksi te con ne majmje por nuk te con ne fitore.Tani te gjitha kafshet e pyllit tone, jane sulur kunder kesaj bishe qe eshte Rilindja dhe duan ta zbojne nga pylli.Pasi ta vrasin.
Une mendoj se rruge tjeter nuk ka.
Per te gjithe ju miq te mij socialiste qe sot jeni te hutuar dhe nuk dini ku po shkoni po jua them pse erdhet deri ne kete pike,deri aty ku duket sikur nuk ka me rruge dhe nuk ia vlen me te ecesh.
Per shkak te nje njeriu.Edi Rames.
Ky erdhi ne pushtet me votat e socialisteve dhe qeverisi me nje grup keqberesish qe u quajten Rilindja.Cfare ishte Rlindja:mbeturinat e korruptuara te PD,mbetjet e degraduara te PS,gjithfaresoj mediokrish, banditesh, trafikantesh, gjobaxhinjsh, dallaveraxhinjsh, drogaxhinjsh, pazarxhinjsh, kumarxhinshj,vulaxhinshj,kazanxhinjsh,delenxhinshj,pra me shume xhinj se xhinde.Kjo eshte Rilindja e pare ne bote qe nuk ka nje poet por vetem xhinde.Edhe nje piktor qe pati, ky bente piktura me xhinde dhe me bisha se nuk i kam pare asnje pikture me fytyre njeriu. P.sh po ti kerkosh te vizatoje Mark Frrokun e qan,po ti kerkosh te vizatoje Pandin se ben dot.Ky eshte ndryshimi.A e keni pare pra te vizatoje dot nje njeri?aq me pak nje njeri duke qeshur?Jo.vetem kafshime shpime,deformime trallime dallime,rrallime,mballime,ime,ime,ime ime.Cdo gje ime,ime dhe vetem ime.Asnjeri se ka pare te vizatoje asnjeri.Ky nuk ka aftesine te vizatoje nje fytyre njeriu por vetem fytyra perbindshash.
Pra e kuptoni kush ishte motoja e Rlindjes?:Rilindja gjithshka,LSI dicka,PDiu packa,te tjeret cka,PS ska, PD skap dhe vete Rlindja kap. Kaq ishte dhe kaq eshte.
Edi Rama ne keto kater vjet nuk e drejtoi arsyeja por grykesija.Ky donte te kishte gjithshka dhe prandaj sot eshte afer per ti humbur te gjitha.Edi Rama po ua humb pushtetin dhe serish po i le socialistet ne rruge.me vjen keq por kjo eshte fatura e nje partije qe tradheton lirine e vet.
Edi Rama donte cdo gje edhe qeverine,edhe partine,edhe drejtesine,edhe ekonomine,edhe prokurorine,edhe garancine,edhe tradhetine,edhe neverine,edhe hajnine,edhe lavdine,edhe bezdine,edhe manine,edhe marrezine,edhe Shqiperine.Te gjitha keto smund ti kishte dhe natyrisht nuk do ti kete sepse nuk do ta lejojme ti kete.
Thene keto le te kthehemi te ceshtja e dites.
Do kete apo jo zgjedhje ne Shqiperi,dhe nese po si dhe nese si, kur?
Une di te them sot se zgjedhje duhet te kete.Te gjithe ata qe vonojne zgjidhjen e kesaj krize e shtyjne 18 qershorin dhe e veshtiresojne zgjidhjen e krizes deri ndoshta ne moszgjidhje.Kriza me e keqe eshte kriza e zgjatur.
Une mund te them sot se partia qe kam nderin te drejtoj,LIBRA eshte e vendosur te hyje ne zgjedhje kurdo qe ato do mbahen dhe ne kete pike ne kemi nje ndryshim me te gjithe ju te tjeret.
Ne jemi ne opozite me te gjitha partite ketu ne parlament dhe ne cader por nuk jemi ne opozite me kushtetuten e vendit.Ne duam te kete zgjedhje sepse eshte e vetmja menyre qe Shqiperia te ndryshoje.
Ne duhet te ishim te vetmit qe duhet te kishim frike nga zgjedhjet.Ne nuk kemi qene ne pushtet,nuk kemi numerues,nuk kemi para per te blere vota,nuk kemi pushtet,nuk kemi banda,nuk kemi trafikante,nuk kemi bashki private,nuk kemi tendera,nuk kemi koncesione,nuk kemi televizione dhe nuk kemi frike.Kjo na ndryshon nga gjithe ju te tjeret.
Ka shume njerez keto dite qe habiten pse LIBRA do zgjedhje.Po a ka opozite ne bote qe nuk do zgjedhje?Une besoj qe nuk ka.Cudija ne Shqiperi eshte qe edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje.Imagjinoni sikur ne daten 18 qershor shqiptaret te shkojne ne zgjedhje dhe akush te mos garoje.
Cfare vendi do ishte ky?
Asnje shkrimtar dhe asnje fantazist nuk do mund ta imagjinonte nje situata kur populli shkon te votoje dhe askush nuk merr pjese ne gare.Shteti jo vetem do binte por do behej shteti me qesharak ne bote.
Megjithate dua ti jap sot nje pergjigje te gjithe atyre qe vene ne dyshim pozicionin e LIBRAs
LIBRA nuk vjen nga parate e pista prandaj nuk ka frike nga te pakten dy gjera:nga reforma ne drejtesi dhe nga zgjedhjet.Ka shume parti qe kane frike ose nga njera,ose nga tjetra ose nga te dyja.Kjo eshte frika nga gjykimi.Ne nuk kemi frike te gjykohemi perkundrazi mezi po presim qe kjo te ndodhe per te gjithe, pa perjashtim.
Ata qe thone se Libra nuk duhet te hyje ne zgjedhje meqe ne zgjedhje nuk hyn Partia Demokratike ne fakt i bejne nje nder te madh Edi Rames njeriut per shkak te te cilit jane futur ne cader.
Tani imagjionin per nje cast se cfare do te ndodhe nese PD dhe pastaj LSI dhe LIBRA nuk marrin pjese ne zgjedhje.Edi Rama nga kryeminister mund te behet pronar i ketij vendi.Nga nje gruevski prej llamarine mund te behet te behet nje erdogan prej celiku.
Pse?Ja pse.
Nese PD nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama perfundon me te pakten 80 mandate te vetat.Ska nevoje per askend per te qeverisur dhe eshte jashte kontrollit.
Nese LSI nuk hyn ne zgjedhje edi rama perfundon me 100 mandate per vete dhe Riliindjen dhe askush nuk e kushtezon me madje mund te ndryshoje edhe kushtetuten e vendit dhe te na ktheje ne nje republike presidenciale si ajo e erdoganit dhe ne kete rast te gjithe jemi me te rrezikuar se sot.Marrezine dhe urine e tij per pushtet nuk do ta frenonim dot.
Nese LIBRA nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama do perfundonte me 120 nga 140 deputete dhe jo vetem Shqiperia, por ai i pari do ishte jo vetem jashte kontrollit por edhe jashte orbites.
Nese ne nuk hyjme ne zgjedhje Edi Rama do bente nje referendum per vete sic e beri dhe une jam deshmitari dhe shkaktari i ketij deformimi.Ky beri nje referendum duke me ikur nga zgjedhjet brenda Partise Socialiste.Heren e dyte nuk do ta lejoj.Nese ndodh do ishte fatale.Sic u shkaterrua partia socialiste dhe mbeti pa mendim ashtu do shkaterrohet shqiperia se do mbetet pa kundershtare.Kjo do ishte Shqiperia ideale e Edi Rames sigurisht e sponsorizuar nga inreresa materiale.
Une nuk kam ndermend ta lejoj.Ju mund te zgjidhni.
LIBRA kerkon ta shmange kete gje dhe prandaj them se duhet te hyjme ne zgjedhje.Sigurisht dua qe ne zgjedhje te vije Partia Demokraike me cdo cmim dhe ne duhet te bejme gjithshka qe ajo te vije dhe pa dyshim gjishka qe sistemi te persoset.
Po cfare mund te behet?
Ka disa gjera.
Se pari duhet te beni disa ndryshime ne sistem.
Ka kolege, ketu qe kane propozuar qe te gjitha partite te garojne me vete me platformat e tyre dhe mos jene te detyruara te bejne koalicione parazgjedhore cka mund ta lehtesonte lojen politike.Kjo kerkon nje ndryshim sistemi te cilin duhet ta pranojme.Pasi sistemi qe kemi eshte i pandershem.Nje partie ne koalicion i duhen 5 mije vota per nje deputet nje partije pa koalicion i duhen 12 mije.
Se dyti duhet te hiqni dore nga numerimi militant i votes.
Nese nuk bejme dot numerim elektronik duhet qe votat ti numerojne jo militantet por qytetaret e zakonshem.Asnje parti ska te drejte te numeroje votat e nje partie tjeter por qytetaret e mire te zgjedhur me short nje nate me pare. mund ta kryejne kete proces.
Se tret
Pranoni monitorimin e rolit te policise ne zgjedhje.Ka shume dyshime per policine dhe ato duhet te shtendosen.Policia duhet te zbatoj ligjin dhe te jete e mbikeqyrur vazhdimisht per te mos bere deme.
Se katërti
Pranoni ndryshimin e menyres se zgjedhjes se presidentit:presidendi duhet ti takoje popullit dhe ta zgjedhe ai,Ajo qe po na mungon me shume ne kete krize eshte nje president mbi palet qe mund te negocionte kete krize.Nje president partish nuk e ben dot kete gje,nje president i popullit mund ta beje.Presidenti qe po vjen nese nuk ka kohe te jete i popullit nuk duhet te jete ne asnje menyre i shumices se Rilindjes,ndryshe cdo tentaive per ekuliber politik do prishej dhe therrmohej keq.
Së pesti, pranoni te vijme nje nje parlament me te vogel pas disa muajsh.Nuk kemi nevoje per me shume se 100 depuetet dhe hajde bejme nje perpjekje per te nxjerre jashte qe ketej injonrantet,banditet,kriminelet dhe evazoret.duhet te dalin jashte kriminnlete qe merojne prokuroret,injorantet qe emrojne mesuesit dhe evazoret qe emrojne taksidaret.
Së gjashti duhet ti japim te drejte emgranteve te votojne.ata duhet te votojne me cdo kusht aty ku jane dhe madje te kene disa deputete ne kuvendin e shqiperise.
Une besoj se nuk ka rruge tjeter.Nese duam ta zgjidhim kete krize duhet te mendojme me shume per shqiperine dhe me pak per qeverine.
Ne te kundert do jete shume vone.Cdo minute qe kalon i shtyn zgjedhjet per te mos thene qe ato jane shtyre edhe tani qe flasim.Megjithate e rendesishme eshte te kete zgjidhje dhe pastaj te kete edhe zgjedhje ne menyre qe te kete serish zgjidhje.
Zgjidhje pa zgjedhje nuk ka dhe zgjedhje pa zgjidhje nuk do mund te kete.
E, megjithate…qente, kur lehin, lehin per hesapin e vet.Dhe eshte shume keq keshtu.Ne kete kallep futen te gjitha partite, secila te marre copen me te madhe.Ky eshte objektiviteti i ketyre lehjeve politike. Populli kerkon Rilindje: shtet ligjor, sistem demokratik te paster, barazi ligjore per cdo qytetar, liri te fjales dhe medias.Kudo dhe kurdo te udheheq kushtetuta, perendia e demokracise. Nebi Dragoti