VOAL -Mariah Carey (Maraja Keri), lindur më 27 mars 1970, është këngëtare, autore këngësh, producente muzikore dhe aktore. Debutin e saj në regjistrimet muzikore e bëri në vitin 1990 nën udhëheqjen e drejtuesit të Columbia Records, Tommy Mottola, dhe u bë e para artiste e industrisë muzikore të kishte pesë single të saj në krye të Billboard Hot 100 të SHBA. Pas martesës me Mottola-n më 1993, një varg regjistrimesh hit e bënë atë artisten më fitimprurëse të kësaj shtëpie muzikore. Sipas revistës Billboard ajo ishte artistja më e suksesshme e SHBA e viteve 1990.
Pas ndarjes nga Mottola më 1997, Carey solli elemente të hip hopit në albumet e saj, me sukses të madh fillestar, por popullariteti i saj ishte në rënie pas largimit të saj nfa Columbia Records më 2001. Bëri kontratë me Virgin Records, por u ndërpre nga pala kontraktuese në vijim të një viti plot me rrënime fizike dhe shpirtërore të saj. Këtu ndikoi edhe dështimi i filmit Glitter, ku ajo luante dhe kishte kolonën zanore. Më 2002 nënshkroi me Island Records dhe, pas një periudhe disi jo të suksesshme iu kthye muzikës pop më 2005.
Carey ka shitur më shumë se 175 milionë albume, single dhe video në mbarë botën. Ajo u shpall artistja më bestseller në 2000 World Music Awards. Ishte edhe fituese e Chopard Diamond Awad në veprimtarinë 2003 World Music Awards, kur kishte shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën. Sipas Shoqatës së Industrisë së Regjistrimeve Muzikore të Amerikës ajo është femra e tretë më bestseller dhe e gjashtëmbëdhjeta në tërësi me shitjen e mbi 63 milionë albumeve në SHBA. Ajo ka më së shumti single numër një në SHBA (tetëmbëdhjetë, e dyta pas Beatles). Më 2008, revista Billboard e rendit të gjatë në “Billboard Hot 100 All-Time Top”, duke e bërë atë femrën e dytë më të suksesshme pas Madonna-s në historinë e renditjes Billboard Hot 100. Carey ka fituar pesë Grammy Awards. Dhe është e mirënjohur për shkallën pesë të oktavës zanore, për fuqinë e zërit, për stilin melodioz dhe për përdorimin e regjistrit grykor.
Mariah Carey ka lindur në Huntington, Long Island, New York. Është e tretë dhe më e vogla e fëmijëve të Patricia Carey (lindur Hickey), një ish këngëtare opere dhe trainere zëri, si dhe e Alfred Roy Carey, një inxhinier aeronautike. Nënsa e sa ishte irlandezo-amerikane dhe babai i saj ishte afrikano-venezeluan e afrikano-amerikan. Gjyshi i nënës së saj Roberto Nuñez, e ndërroi mbiemrin e saj në Carey për t’u përshtatur më mirë në SHBA vajtjes atje nga Venezuela. Këngëtares së ardhshme ia dhanë emrin sipas personazhes së këngës “They Call the Wind Mariah”. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ish tri vjeçe. Kur jetonte në Huntington finjët racistë ia helmuan qenin dhe ia dogjën veturën familjes së saj. Pas ndarjes së prindërve Carey pati pak komunikime me babain dhe nënës iu desh të bënte punë të ndryshme për ta mbajtur familjen. Ajo filloi të merret me muzikë kur ishte tri vjeçe dhe imitonte pjesë nga opera Rigoletto e Verdit. Carey mori shkollën e mesme në Greenlawn, New York. Ajo mungonte shpesh ngaqë punonte si këngëtare për studiot lokale të regjistrimit. Shokët dhe shoqet e klasës prandaj e quanin “Mirage” (Mirazh). Këtu u njoh me muzikanë si Gavin Christopher dhe Ben Margulies. Pas shkoi në Qytetin e Nju Jorkut, Carey punoi me orar të pjesëshëm për të paguar qiranë e apartamentit. Ajo u bë ndërkohë këngëtare shoqëruese e Brenda K. Starr, këngëtare e stilit të lirë portorikan.
Më 1988, Carey në një festë u njoh me Tommy Mottola-n. Starr ia kishte dhënë një regjistrim të saj. Mottola e dëgjoi dhe mbeti i impresionuar. U kthyer ta gjejë Carey-n, por ajo ishte larguar. Megjithatë Mottola e gjeti atë dhe nënshkroi me të një kontratë regjistrimesh muzikore. Historia e ngjashme me të Hirushes u bë pjesë e hyrjes së saj në industrinë muzikore. Carey bashkëshkroi këngët e albumit Mariah Carey, dhe gjithnjë i ka bashkëshkruar këngët e saj. Albumi zuri kreun e garave muzikore amerikane. Prej tij dolën katër single që e bënë atë yll në SHBA. I fitoi edhe çmimet e para Grammy. Albumi i dytë, Emotions, më 1991, nuk pati kurrkund suksesin e të parit. Dalja e parë në skenë e këngëtares do të vinte në shown televiziv MTV Unplugged më 1992, ku mahniti publikun me aftësitë zanore dhe të gjithë u bindës se zëri i saj nuk ishte një sajesë e studiove.
Në vitin 1993 ajo nxori albumin Music Box, album që do të ishte më i suksesshmi anembanë botës, duke mbetur në krye të garave muzikore për 128 javë rresht. Më 1994 ajo nxori albumin festiv Merry Christmas. Ai përmbante kompozime origjinale si “All I Want for Christmas Is You”, që u bë singli më i madh i saj në Japoni, ndërsa në vitet e më vonshme do të ishte një ndër këngët më popullore në SHBA. Gjithsesi ky album do të mbetej një ndër albumet më të mira të Krishtlindjeve në të gjitha kohërat.
Më 1995 nxori albumin Daydream, ku përmbahej pop, R&B dhe hip-hop. Do të ishte albumi më i shitur i saj në SHBA dhe singlet e nxjerra nga ai album do të ishin gjithashtu tejet të suksesshëm.
Carey dhe Mottola u ndanë zyrtarisht më 1997. Pas ndarjes ajo punësoi një zëdhënës të ri, një avokat të ri dhe një manaxher të ri. Albumi tjetër, Butterfly (1997) i saj do të jepte një imazh më tundues të saj se kurrë më parë. Atë vit ajo u lidh me besjbollistin e New York Yankees, Derek Jeter, por vitin tjetër u ndanë. Më 1988 fitoi një Oskar (Academy Award” për një duet të kënduar me Whitney Houston për kolonën zanore të The Princ of Egypt. Nga fundi i atij viti ajo filloi lidhjet me këngëtarin Luis Miguel. Albumi Raibow i saj doli më 1999 dhe përmbante këngë kryesisht R&B/hip hop, edhe ky tejet i suksesshëm.
Martohet për herë të dytë me raperin dhe producentin Nick cannon më 2008. Më 2011 lindin binjalë (një djalë e një vajzë): Monroe e Moroccan. Divorcohwn në dhjetor 2014, duke mbetur në raporte të mira. Nga janari deri në tetor 2016 ishte e fejuar me magnatin James Packer.
Në vitet 2001-2004 pas dështimit të filmit Glitter, Carey do të kalonte një periudhë krize shpirtërore dhe profesionale. Rikthimi i saj do të ndodhte në vitin 2005, me albumin The Emancipation of Mimi, i cili do të ishte albumi më i shitur në SHBA. Në mes të vitit 2006 ajo filloi The Adventures of Mimi Tour, i cili do të ishte turi më i suksesshëm i saj. Nga pranvera e vitit 2007 filloi të punonte me albumin e 11-të në studio, E=MC2, duke pasur titull formulëne Ajnshtajnit. Në prill 2008 nxirrte albumin Touch My Body. Carey performoi më 20 janar 2009 këngën Hero në Ballon Përuruese të presidentit Barack Obama. Në maj të atij viti nxori albumin e dymbëdhjetë: Memoirs of an Imerpfect Angel.
Në nëntor 2010 nxori albumin Merry Christmas II You.. Në maj 2014 nxori albumin e saj të katërmbëdhjetë Me. I Am Mariah… The Elusive Chanteuse. Në maj 2015 nxori albumin tjetër #1 To Infinity./Elida BUÇPAPAJ
Komentet