Nastradini dhe e shoqja u zgjuan nga gjumi prej një zhurme që vinte nga rruga. Kur hapi dritaren, ai pa dy burra që po rriheshin. E mori jorganin, e mbështolli rreth vetes dhe hapi derën për të dalë. Edhe pse e shoqja iu lut të mos ngatërrohet me ata që po rriheshin, ai nuk e dëgjoi:
– Le të shoh se çfarë po ndodh, – tha ai dhe doli.
Sapo Nastradini hodhi hapin e parë jashtë derës, përpara se të merre vesh se çfarë po ndodhte, njëri nga burrat ia mori jorganin dhe filloi të vrapojë. Tjetri u zhduk në errësirë,
Nastradini i ndoqi pak minuta dhe pastaj u kthye në shtëpi, duke u dridhur nga të ftohtët. E shoqja e pyeti: – E pse po rriheshin?
-Nuk e di pse po rriheshin, por e di se jorgani ikin dhe rrahja mori fund, – tha Nastradini.
Komentet