Një natë vonë Nastradini dhe një mik i tij po udhëtonin për në shtëpi. Ata panë vjedhës përpara derës së një dyqani. Njëri prej tyre po e thyente drynin për të hapur derën. Duke e kuptuar se nuk kishte çfarë t’iu bënte vjedhësve, Nastradini vendosi të bëjë sikur nuk i pa.
-Nastradin, çfarë po bëjnë këta burra kaq vonë tek dera e dyqanit? – e pyeti miku i tij.
-Njëri po i bie çiftelisë, ndërsa të tjerët po e dëgjojnë,- u përgjigj Nastradini.
Miku i tij e mori seriozisht dhe iu kthye Nastradinit:
-Po unë nuk po e dëgjoj çiftelinë, tha ai.
-Do të dëgjohet nesër në mëngjes, – tha Nastradini.
Komentet