KOSOVE-Ishte Marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata njerëzish, të rinj me çanta në duar, fëmijë që qanin, të moshuar që mezi ecnin ia kishin mësyrë një rruge që nuk e kishin idenë se ku do t’i çonte.
Të frikësuar në çdo hap që bënin nuk e dini as nga po shkonin, vetëm dëshironin të iknin sa më larg paramilitarëve serb të cilët gjatë vitit 1998-99, vrisnin civil e të pafajshëm, dhe digjnin çdo gjë që i’u dilte përpara.
Fotografi boshnjak Damir Sagolj i cili punon për Reuters, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kishte shkrepur fotografi të cilat pasqyronin gjendjen reale të luftës dhe terrorin që po përjetonin popullata. Në fotografinë e bërë nga Sagolj, shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut por që në fokus ka një grua me një shami të bardhë në kokë, ndërsa mbante në gjirin e saj një foshnje. Në fytyrën e saj shihet frika dhe zemërimi.
Kjo grua quhet Sherife Luta e cila i kishte mbijetuar shumë mirë asaj kohe, ndërsa foshnja që mbante në duar thënë më mirë vajza e saj tani është rritur dhe ndonëse atë kohë nuk kishte ditur asgjë se çfarë ishte duke ndodhur. Ajo nuk e imagjinon dot, se vet ka qenë protagoniste e një fotografie e cila ka qenë pjesë kryesore në mediat botërore gjatë asaj periudhe.
Sherifja në një intervistë për Arbresh.info ka folur për largimin nga shtëpia, e cila gjerë në fund të luftës nuk ishte kthyer më, ndërsa e cilëson sikur të ishte ëndërr që kishte zgjatur me vite.
“Me 8 Mars në vitin 1999 herët në mëngjes jemi shpërngulur nga shtëpia dhe ju kemi bashkangjitur banorëve ku kemi qëndruar në mal një natë. Pas një nate prapë kemi ikur në kolona ku tek tuneli i Kaçanikut na kanë ndalë Policia dhe na kanë ndarë gratë dhe burrat e më pas na liruan. Më pas kemi shkuar në fshatin Frunevë ku kemi qëndruar një natë dhe më pas ka ardhur burri e na ka marrë dhe kështu kemi vazhduar të ecim e po ashtu babai im më tha se do të vinte me mua pasi që burri im u nda dhe unë u mërzita por babai më tha se dikush duhet të luftoj për vendin”, ka thënë ajo duke kujtuar atë kohë.
Sherifja thotë se kishin qëndruar 24 orë pa ngrënë dhe ishin shumë të lodhur duke ecur në kolonë.
“Kur kemi mbërri në fshati Bllacë kanë ardhur disa gazetarë dhe më kanë dalë përpara më kanë fotografuar. Po ashtu më kanë thënë t’ia zbuloj fytyrën foshnjës por unë nuk kisha fuqi, doja vetëm të ecja. Besjana atë moment ka filluar të qante shumë e më pas më ka ndihmuar një djalë i axhës e ka marr dhe e ka dërguar aty afër në një shkollë sepse vajza kishte ndryshuar ngjyrën e trupit dhe mendoja se kishte vdekur”, theksoi ai.
Ajo tregon ndjenjën se si e ka përjetuar momentin kur fotografia e saj ka qarkulluar në media botërore.
“Kur u kthyem nga lufta pas disa ditës burri erdhi në Prishtinë kishte punë dhe pasi u kthye në shtëpi më tregoi fotografinë që e kishte parë dhe tha se kishte dalë në gazetat tona. Unë u ndjeva shumë e mërzitur por edhe e emocionuar”, tha ajo.
Ndryshe nga nëna e saj, Besjana e cila atë kohë ishte foshnje nuk kishte kuptuar asgjë por pasi që është rritur kur e ka parë atë foto kishte shprehur kureshtje të madhe të dinte historinë edhe të fotos por edhe të asaj periudhe.
“Kam mbetur e habitur dhe nuk kam besuar që unë jam në foto. Ishte një ndjenjë tejet interesante dhe kur e kam parë foton e kamë pyetur shumë herë nënën për atë kohë. Nuk mundja të besoja që nëna më kishte mbajtur aq gjatë në krahë. Në shkollën fillore e kanë ditur por në shkollën mesme jo, dhe një profesor kur iu ka treguar ata kanë mbetur të habitur. Unë jam interesuar edhe kush e ka bërë këtë fotografi por nuk kam mundur ta gjejë”, thotë ajo.
Burri i Sherifes, Mirvat Luta i cili ka qenë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrëfehet për ndarjen nga familja dhe përjetimeve pasi që ishte plagosur në front.
“Kam qenë pjesëtar i Ushtrisë dhe gjithmonë ishim të përgatitur, por me 8 Mars na gjetën në befasi. Pati një ofensivë të madhe dhe shumë të tmerrshme. U detyruam të largoheshim me familje. Pastaj me 9 Mars kemi qenë në koordinim me OSBE-në ku na kanë strehuar dhe kemi qëndruar në një mal. Më pas është dashur të shpërndahemi sepse ishte rrezik dhe kur kemi ardhur në Kaçanik aty ishte ndarja me familje. Ishte ndjenjë tejet e vështirë por ne ishim në UÇK dhe duhej të luftonim për vendin”, ka thënë ai duke treguar që kishin bartur shumë njerëz të plagosur.
Mirvati ka thënë se ishte plagosur me 16 Maj 1999 dhe se pavarësisht plagosjes prapë nuk ishte ndarë nga UÇK.
“Nuk doja të ndahesha edhe pse e kisha këmbën e plagosur. Po ashtu nuk kam ditur asgjë për familjen ku kanë shkuar dhe a janë gjallë. Pas tre muajsh i kam takuar dhe nuk kam ditur asgjë për fotografinë. Kur kam shkuar në Prishtinë e kam parë edhe në gazeta e po ashtu edhe në billborde dhe kam ardhur në shtëpi e i kam treguar gruas. Ishte një ndjenjë shumë e keqe ta shihja në atë gjendje gruan në fotografi por në të njëjtën kohë edhe ndjenjë e krenarisë sepse do të mbetet në kujtim edhe për gjeneratat e ardhshme se çfarë periudhe e rëndë ishte atëherë”, tha ai.
Ndërsa personi që e ka shkrepur këtë foto është fotografi boshnjak Damir Sagolj, i cili punon për Reuters, që nga viti 1997.Sagolj, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-99, ka shkrepur fotografi të ndryshme të ikjes së popullatës shqiptare gjatë ofensivave të ushtrisë serbe.
Fotografia e gruas shqiptare që në krah mbante fëmijën 4 muajsh, bëri bujë të madhe në kopertonat e gazetave të njohur evropiane e botërore.Boshnjaku Sagolj, ka qenë pretendent për çmimin e madh Pulitzer, ndërsa ka fituar disa çmime ndërkombëtare.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet