TIRANE- “BalkanWeb” zbardh detaje të reja nga incidenti që u regjistrua tek protesta e Partisë Demokratike, ku një grua bërtiti me të madhe ‘Rroftë Edi Rama’ gjatë kohës që fliste ish-kryeministri Sali Berisha. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Eklarina Hoxha, militante e Partisë Socialiste, aktualisht mbahet në Komisariatin nr1 në kryeqytet, për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme mes saj dhe protestuesve të opozitës, të cilët gjatë kohës që ajo fliste me zë të lartë duke lëshuar thirrje kundër Berishës dhe kësaj nisme, u acaruan.
Po ashtu “BalkanWeb” ka arritur të mësoj se çfarë ka dëshmuar gruaja në polici, ndërsa ajo është justifikuar me veprimin e saj dhe se nuk kishte bërë asgjë të keqe.
“Nuk bëra asgjë. Thashë vetëm atë që ndieja; Rroftë Edi Rama. Kjo është bindja ime”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë Eklarina Hoxha.
INCIDENTI
Incidenti në fjalë ndodhi sot në çadrën e protestës së opozitës ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha iu fliste protestuesve. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se ndërsa Berisha fliste, gruaja ka ndërhyrë gjatë gjithë kohës duke dashur ta ndërpriste. Ajo fliste kundër Berishës dhe kjo gjë ka irrituar mbështetësit e opozitës të mbledhur në çadër. Në një moment ish-kryeministri iu ka bërë shenjë me dorë protestuesve për të thënë që “nuk ka problem”. Por pavarësisht kësaj gruaja ka vijuar të flasë dhe më pas protestuesit e kanë tërhequr dhe e kanë nxjerrë jashtë nga çadra. Ndërsa qëndronte para godinës së Kryeministrisë, ku janë vendosur barrikadat, gruaja ka vijuar të shajë Berishën dhe mbështetësit e PD-së.
“Doni të vini ju në pushtet duke thyer xhamat e duke shpuar gomat. Po lekët që mi morët mua. Mashtrusa. Rroftë Edi Rama!”, ka thënë gruaja. Kaq është dashur që protestuesit t’i sulen për ta goditur por deputetja demokrate Majlinda Bregu ka ndërhyrë dhe është përpjekur të qetësojë mbështetësit. Ndërsa është marrë në mbrojtje nga Bregu, ka ardhur një makinë policie dhe efektivët e kanë marrë gruan me vete.
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Aman kush don me u be protagoniste! Qenka dhe raciste, nuk i dashka maloket e shqiperise!