Dje Lulzim Basha denoncoi largimin nga puna që drejtori i përgjithshëm i RTSH i kishte bërë nënës të Ramona Tullomanit. Po dje Thoma Gëllçi ka pushuar edhe kompozitorin e njohur, Kanautorin David Tukiçi. Disa javë më parë kishte pushuar Alfred Kaçinarin, Edmond Zhulalin dhe Shpetim Saraçin, pra të gjithë këta emra me të cilat identifikohet RTSH.
Ky eshte sistemi kriminal, republika kriminale qe duhet permbysur me cdo kusht, permbysur e varrosur per ti hapur rruge nje republike te re.
Kjo nuk eshte thjesht nje proteste por nje lufte mes shumices qe duan te marrin ne dore fatin e tyre dhe nje pakice qe duan te mbajne pushtetin.
Shihni cka bere sot, Raina Kovaçi, nena e Ramona Tullumanit e cila njeh 4 gjuhe te huaja eshte pushuar nga puna ne tvsh vetem si hakmarrje. Ne me kenge ata me gure.
O Thoma Gellci o pleh do te te terheqim zvarre nga TVSH. Ta dine se vije ora ti marrim zvarre ne kete shesh ata qe pengojne protesten.
Nga ana e tij, drejtori i RTSH-së i sqaron Bashës se Raina Kovaçi, e përmendur prej tij në protestë, nuk është pushuar nga puna por është caktuar në një tjetër sektor brenda organikës së televizionit.
“RTSH sqaron se punonjësja e RTSH-së e përmendur në fjalimin tuaj, nuk është pushtuar nga puna.
Punonjësja e cituar nga ana juaj është transferuar nga sektori i Marrëdhënieve me Jashtë në sektorin e Përkthimit, po pjesë e sistemit organizativ të RTSH-së, duke pasur parasysh edhe formimin e saj profesional që i përshtatet vendit të punës”, ka sqaruar Gëllçi, duke i kërkuar Bashës të kërkojë ndjesë për deklaratat.
Por në një takim të pasdites me studentët e ekselencës, Basha ka qenë edhe me punonjësen e RTSH-së, Raina Kovaçi, e cila ka deklaruar se sot është njohur me shkresën e pushimit nga puna.
“Përpara disa orësh më erdhi edhe mua ajo shkresa e famshme me atë pushimin e sofistikuar, që vetëm rilandasit mund ta bëjnë. Shkresa kishte hyrë në fuqi që më 1 shkurt, por nuk e di pse nuk ishte zbatuar. Më ishte caktuar të merrja bukën vetëm për tre muaj dhe jo më shumë. Kaq kishte menduar drejtori. Këto metoda na kujtojnë atë kohë të errët të Enver Hoxhës. Ne i kishim harruar emrat kush ka qenë ‘Zëri i Popullit’, kush ka qenë kryeredaktor. Ndërkohë ne tani i vëmë në krye të disa institucioneve kaq të rëndësishme”, deklaroi Kovaçi.