Me gjerdanin ar e gushën zbukuruar,
do të vijë trimi, o duke kënduar!
Dielli do të ndrijë gush`e gji zbuluar,
pastaj un` e ti, parajs`e trazuar…
Si e do ti udhën? Ndryshe të ta shtroj?
Që të vish tek unë ende nuk është vonë!
Të ta shtroj me yje, të ta shtroj me hënë,
apo zëmrën time shtrojë të ta bëj?
Do t’i lutem Zotit shtatë detet t’i thajë.
Përqark tokës sonë mos lërë oqean.
Do vish a s`do vish behar kërthizë maji,
nëpër flakë do kallim zjarr flakadan…
Pluhurat t`i largoj, rrugët të t’i hap,
nga udhë e largët, nga ajo udhë e gjatë!
Perëndim i diellit tek un` të të zërë,
të na afrojë natën si një botë të tërë…
Do t`i ndjejm` agimet çelura nëpër sy,
ashtu dhe gëzimet ngjyrë trëndafili.
Diellin do ndjejmë kur t`na hyjë në gji,
si edhe pranverën veshur me stoli.
Do të ndjejm`aromat, lisat blerim veshur,
do të shohim lulet plot me ngjyra qeshur.
Nëpër syt`e mi do gjesh zëmrën time,
që për ty më rreh fort e plot rënkime.
Dhe un`dashurinë ta mblidhja me forcë,
në grushtet e mi, ta hidhja mbi gjoks.
Që të ndjesh dhe ti, aromën që dua,
ah, ç’ish dashuria ndër vite për mua!
Në dorë dashurinë e mbaj dhe bisedoj.
I flas lehtë t`ëmblës, e puth, e ledhatoj…
Si një zog i bukur, duket, rri e pret,
dhe për dashurinë dridhet e më flet.
Në timen jetë, plot gjemba, ferra edhe lule,
U kthyen në thika e jo në pekule…!
Çdo çast un`rënkoj, dhimbja më rri pranë,
prej rënkimit tim zgjohet një mëhallë.
Do të kthej më parë dy tri gota verë,
mos më griset shpirti kur të jesh në derë.
Do të pija dhimbjen të derdhur në gotë,
kupa kërkon shpirti, kur pikon ky lot.
Do të hapja krahët porsi një shqiponjë,
aq e madhërishme me zëmër në dorë.
Do ia merrja këngës me zërin e pyllit;
si jehonë e largët që i thërret idilit.
Ti të ma përfshije këtë bel të hollë,
të më rrotulloje si një kokërr mollë!
Të më puthje sytë e me push në faqe;
ti diell ndër re, zjarrin do përhapje…!
Më puth! Po të lutem, puthmë gjer në lot,
ta mbaj më të shenjtën këtë puthje sot.
Dritës ndër vegime, veç ti më tërheq;
marrëzisht të dua, të lutem mos hesht!
Dita zgjat e zgjat, dhe heshtja ashtu,
më përzihen lotët trazim kuturu…
Nuk u gjet ky fill, fill`i zëmrës sime,
që më mban ndezur si rreze plot zgjime.
Vetëm ndër kujtime, shpirt të gjej un`ty,
ashtu trup zhdërvjelltë të pres në avlli.
Rreth gushës tënde krahët i mbështjell;
muaj e mot-mote plaga dhimbje sjell.
Zëmra po troket udhësh të tërthorta,
herë bie ngrihet, ç`lëngime të forta!
Eh, sa dua perden që të shqyhet erës;
dhe sërish të ngrihet bija e Venerës…!
Siç puth vala bregun të puthja un`ty.
me ekstaz`të mbushja dhe me poezi!
Mbete meteor në thellësit`e mia,
flakadan ti ndeze, xixa dhe shkëndija…
Në timen jetë, s`kam qenë kurrë fajtore.
Unë për ty tani, heshtjen mbaj për dore.
Muzg e mbrëmje ardhshin, plot ar e qetësi,
që zjarrin mes flakësh, ta ndezim unë e ti.
Prej puthjesh të tua afshin ndjej akoma,
përmbi buzën time, buzët le të njoma…
Thoshe: “të dua të bukur, të dua pa lot,
të dua zëmrën mbushur si vera në gotë”.
Bashkë ne kur rrinim, thoshe pa mbarim:
“Të dua moj flutur, të dua pa kthim”!
Sepse, një det dashurie ti gjeje tek mua,
E unë e harlisur në krahët e tua!
Ky deti i vlerave kurrë nuk shteron!
Azdisur shpirti, zëmra dashuron.
Nga ty m`u duk se befas më larguan;
zemrën ma shkoqën, m`a shuan!
Kthehu me puhinë e ëmbla dashuri!
Në dritën e syrit do të bëj furi.
Jepmë ti atë… sa të tundet bota,
në të tillë heshtje fjalët janë të kota!
Dritareve brengosur, mal me dëlirësi,
tek ty e gjej veten, dhe fjalën inxhi!
Shtojzovallja flakë, qiejt ndez ndriçime;
thellë xixëllonja humbet në kujtime…
Si gonxhe të më gjesh përmbi bar e vesë,
me diellin vij ulem, mëngjeseve dhe pres.
Vrapoj mbi at’ vesë, vrapoj edhe lutem,
të arrij më shpejtë që me ty të puthem.
Një ëndërr do ndez agimesh në pranverë,
si një lule molle të më gjesh ngaherë.
Se kështu një afsh, plot dritë do të nxitet,
mbroje dashurinë, mos e lërë të griset!
Ftohtë porsi kallkani ti diç po rrëmon,
në brengë e dhimbje shpirtin robëron.
Aq rënkojnë malet, sa fishket blerimi;
dhe deti gjëmon lotësh dëshpërimi!
Digjet ndjenja ime përbrenda nga ethet?
Ah kjo natë, pa hënë, pa yje po mbetet!
Përse ky det s’ka dallgë, u kthye oqean;
ndërsa qielli nxin, e koha pse qan?!
Udhëve të gjata vjen loti nga lashtësia.
Të ngritura fanfarë janë ëndrrat e mia!
Ah, që dashuritë, të duken për së largu;
ndrisni ju fanarë mes puthjesh së paku.
Meditim, dhuratë e viteve të rinisë,
ti je një betejë e thellë e dashurisë.
Sa fort lulëzojnë ndjenjat eh, medet!
Aq shumë, uragani, pabesisht godet!
Dhe tani, çdo gjë u kthye në stuhi.
Ajo kohë lulesh seç mbolli histori.
Si një abstraksion vjen e më rrëmon;
Zemrën gjen hapur, hynë e më lëndon!
Në një hije mali gjeti dhe lulja vend,
e saja aromë shpërndahej anekënd.
Shpejt rrezet diellore pushtonin majat;
hop çelte lulja, ndriçonin dhe pllajat.
Netëve kjo lule adhuronte qiellin,
bashkë qafuar të dy prisnin diellin.
Shpejt errësira shkundej nëpër natë;
pastaj ikte – ikte…dukej e pafat…
Hi there, I enjoy гeading all of your article.
I wanted to write a little comment t᧐ ѕսрport you.
Here is myy blog post direct payday loans
lovoo blauer haken lovoo abo löschen http://lovooeinloggen.com/