Dje është zhvilluar një intervistë në kufijte e qesharakes, mes Çlirim Pekës dhe Sali Berishës.
Ky i fundit ka thënë disa perla, mes të cilave edhe që është mik me Donald Trump, përmes të njohurve të përbashkët.
Më pas tha se ka refuzuar Hillari Clinton, për të bërë një deklaratë që të mbështeste bisedimet Serbi-Kosovë.
Ndërsa Çlirim Peka tha një gjë edhe më të fortë.
Sipas tij, Erdogan do të rrafshonte Beogradin brenda 20 minutash, nëse treni serb do të hynte në Kosovë.
Ja një pjesë e intervistës, që ka nota humoristike:
A keni ju miq në administratën aktuale?
Pa diskutim, miq edhe të shkëlqyer, por jo vetëm unë, ka Shqipëria. Të themi një gjë: Ekipin që ky, ta themi në thonjëza, i panjohur për politikën, se në botën e tij ky ka qenë star dhe super star. Ekipin që ky soli është ekipi i gjigantëve, në të gjitha aspektet. Unë besoj që në Shtëpinë e Bardhë të jetë ulur një ekip kollosësh, kollosë suksesi, i përbërë nga një , gjenerali që mori Pentagonin është gjenerali më i respektuar në historinë e pas luftës së SHBA, Matis e të tjerë me radhë. Kongresmeni Pompeu, që mori CIA, nuk është gjeneral, por është Ëestpoint, është Harvard, është Kongres. Ky ka sjellë me vete në grup gjigantësh suksesi, me të cilët nuk besoj kurrë që do preken vlerat, do zgjerojnë dhe do lartësojnë vlera.
A ka patur Sali Berisha, komunikim apo mesazh me ndonjë anëtar i administratës së Trump, pas fitores?
Kam patur. Unë kam miq në të gjitha anett, natyrisht më shumë republikanë. Nuk shkova sepse kam qenë një herë. Eksperienca është e jashtëzakonshme. Ata që se kanë ndjekur, është humbje, por për të dytën, nuk përbën një risi. Ne kemi miq aty, në administratë, do kemi dhe miq të tjerë se janë duke u plotësuar vendet.
Të kthehemi tek halli jonë, Kosova. Ngjarjet e javëve të fundit janë vërtet shqetësuese dhe ngjarjet që lidhen pak ditë para inaugurimit të Trump. Serbët morën guxim, pak nga perceptimi i asaj se çfarë po thuhej mbi raportet Trump-Putin, serbët morën guxim dhe de fakto tentuan ta aneksojnë Mitrovicën sepse treni ishte motiv. A mendoni se ky rrezik kapërceu?
Jo nuk ka kapërcyer dhe ky rrezik ekziston. Mendoj se në këtë rrezik përgjegjësia e parë dhe kryesore u përket shqiptarëve. Po marr Tiranën zyrtare.
Shqiptarë, keni parasysh Tiranën apo edhe Prishtinën?
Berisha: Po flas për të dyja. Është shumë kollaj se ne e kemi këtë në Ballkan, që çdo gjë do tua hedhi të tjerëve. Vetë janë të larë dhe të pafajshëm për asgjë, çka nuk është kurrë e vërtetë. Përgjegjësitë kryesore janë gjithmonë të prekshme. Politika e Tiranë: Një ndryshim thelbësor në favor të Beogradit. Në dëm thelbësor të udhëheqjes politike të Prishtinës.
Ku e shikoni këtë Zoti Berisha?
Sigurisht, në qoftë se ti që nuk ke asnjë problem bilateral, madhor të pazgjidhur me Beogradin, përveç problemeve që ka Kosova, shkon dhe bëhesh protagonist dhe kapërcen mbi Prishtinën dhe paraqet udhëheqjen e Beogradit ashtu sikur nuk janë, ky është shërbimi i parë i madh moral që u bën por nuk është vetëm kaq. Do t’u rrëfej një gjë interesante. Para nja 5 vitesh më vjen një mesazh nga Departamenti i Shtetit, direkt nga Sekretarja e Shtetit dhe më kërkon: A mund të bësh një deklaratë, për të mbështetu-ishin bisedimet të nesërmen në Bruksel.. a mund të bësh një deklaratë më thotë? Jo i thashë, nuk e bëj. I thuaj sekretares se unë deklaratën do ta bëj pasi ata të vendosin se unë vetëm kështu i ndihmoj ata. Në qoftë se u bëj deklaratë përpara dhe shqiptarët shohin se ata janë si punë shkopi i Tiranës, ata zhvleftësohen, Beogradi merr revansh. Nuk e pata të lehtë, por i qëndrova parimit tim. Ndodhi që të nesërmen ata firmosën dhe unë e quajta jetike a historike marrëveshjen me atë mbështetjen e madhe. Po kështu në çdo rast, sepse përpjekja e Beogradit ishte e jashtëzakonshme që Kosova të futej në axhendën e diskutimeve mes Tiranës dhe Beogradit. Ne e përjashtuam atë në mënyrë kategorike. Pse? Së pari zotërit e shtëpisë janë udhëheqja politike. Së dyti, jemi në konflikt të hapur interesi, unë mbaj anën e Kosovës. S’ka diskutim ajo punë. Unë në çdo rast do mbështes Kosovën. Ky duhet të ishte qëllimi, Edi Rama e përmbysi këtë qëllim. Ka ardhur,e kam theksua dhe një herë Kiçi, a do ta presësh më tha mua? Por me një kusht që të mos përmendësh Kosovën në zyrën time. E respektoj, unë si mikpritës e prita, unë absolutisht nuk jam kundër vizitave, kam pasur ftuar presidenti Tadiç, por dihej hapur qëndrimi i Tiranës, që ne nuk diskutonim për Kosovën, ne mbështesnim Kosovën. Tani vijmë tek tjetra. E gjithë ajo që iu bë Kosovës për të treguar se nuk funksionon si shtet, ajo përbën një,-ky është defaktorizimi që i bëri Rama,- ai në vetvete përbën një lloj bllokimi të neveritshëm me të cilin Serbia paraqiti Kosovën para botës në mënyrën më të shëmtuar. Do vijmë tek zhvillimi i fundit. Treni pa diskutim ishte përpjekje aneksioniste. Eci, eci aventurier. Nuk është vetëm atje. Shiko debatin në Prishtinë për shkëmbimin e territoreve. Kur, atë kohë të ka sulmuar tjetri, kur ai të sulmon , ti i jep kokën në tepsi atij dhe thuaj ti çfarë do të thotë kjo? Po pse pikërisht, unë iu them shqiptarëve, kërkesa për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë, ka qenë kërkesa kryesore e Serbisë që paraqiste ndaj nesh dhe që ishin kategorikisht kundër dhe lobonin në SHBA për të qenë kundër. Dhe më thonin më herët pse jeni kaq kundër? Nuk kemi pse ndajmë territore, por këta verbalë, nuk e dinë. Ai synon Ibrin, ai synon Pejën.
Si e synon Pejën nga Ibri, zoti Berisha?
Zor i madh, s’ka gjë me Ibrin ai, aty kam lind thotë. Ai po përpiqet të rikthejë Serbinë e Madhe. Asnjë gur, jo metër katror, asnjë gur nuk duhet dhënë nga territori i Kosovës. Aq më tepër kur tani ai tregon se do të sulmojë, le të sulmojë. Nuk përgatitet në këtë mënyrë. Ky është një disfatizëm i neveritshëm, i pashembullt. Çdo të thotë ajo? As edhe një gur.
Zoti Berisha, dje edhe sot në media serioze në rajon që citojnë burimin por nuk japin burimin, po flasin as më shumë e as më pak se trenin e ka ndalur Erdogan, një telefonatë e tij kërcënuese ndaj presidentit Nikoliç dhe i është thënë se nëse treni kalon për 20 minuta avionët turq janë mbi Beograd.
Nuk mund të them se cila është e vërteta. Tregohen shumë gjëra, nuk ka diskutim që një fuqi madhore i detyroi ta ndalojnë në Rashk trenin. Pa diskutim, ndikim të fuqishëm ka patur edhe dalja e trupave speciale të Kosovës në kufi sepse treni nuk mund të hynte kurrsesi në territorin e Kosovës sepse ishte marshim, ishte marshim të të pushtojë me 50 bashkim buzuk. Aq sa dua unë. Çfarë tha dje në Bruksel Nikoliç? Po tha, treni kishte atë parrullë që kemi në preambulën e Kushtetutës, Kosova është e jona, është Serbi, Në rregull atëherë, po qe se Kosova është Seri, atëherë do mbetesh jashtë derisa të bindesh që Kosova është e pavarur.
Kryetar i opozitës, zoti Basha vazhdon shtegtimin e tij ndërkombëtar. Ishte në SHBA, tashmë është në Bruksel dhe me sa di unë do të jetë edhe në Berlin. A keni një komunikim me të dhe a ka arritur opozita shqiptare të vendos nëpërmjet zotit Basha të vendos raporte me administratën e Trump?
Të shkëlqyer…
E keni dëshirë, apo informacion?
Absolutisht informacion dhe të sigurtë. Raporte të shkëlqyera..
Çfarë i sigurojë opozitës raportet e shkëlqyera? Se raporte mund të kesh, por nëse nuk ka angazhime, nuk kanë vlerë përveç miqësisë.
Zoti Basha dhe Mediu që ishin këto ditë atje kanë zhvilluar takime me eksponentë shumë të rëndësishëm të Kongresit, të Senatit por edhe të administratës dhe mund të them me siguri që kanë gjetur mirëkuptim për problemet shumë të drejta që kanë shtruar si kundër ka patur, në Bruksel. Ka patur një takim të veçantë me presidentin e Partive Popullore Evropiane. K gju mbështetje të plotë dh rezoluta që u miratua është dëshmia më e saktë e saj. Miratoi një rezolutë, Asambleja e PPE.
Zoti Berisha, a ka arritur Zoti Basha të marr garanci, jo vetëm mirëkuptim, që zgjedhjet nuk do të preken?
Ka marrë garanci që zgjedhjet në Shqipëri do të jenë në lupë mikroskopike dhe ka arit të marrë garanci të plota për një interes maksimal të tyre për zgjedhje dhe pa vështirësi.
Meqenëse jemi në fund, të kalojmë pak tek politika e ditës. Qershoi po afron, duket se Rama-Meta do të shkojnë sërish bashkë në zgjedhje. A mund t’i mund kjo opozitë?
Absolutisht.
Jeni i bindur për këtë?
Absolutisht, jam i bindur sepse tani është kohë bilanci për çdo shqiptarë. Dhe, jam i bindur se sot, janë të paktë shqiptarët që nuk shohin katastrofën në zhvillim të shpejtë në vendin dhe në shoqërinë e tyre. Jam i bindur se shqiptarët me të drejtë thonë: mirë këta, po këta tjerët, për demokratët. Një gjë i them çdo shqiptari. PD ka qenë në pushtet, pa diskutim me një zinxhir problematikash, suksesesh, por kurrë në histori nuk është thënë për qeverinë e saj se nga ’12 e deri më sot, nuk ka patur qeveri të tillë të korruptuar si kjo, të lidhur me krimin si kjo. Pra nuk i ka rreshtuar asnjë kundërshtar i saj rekordet e zeza që i rreshtojnë Ramës këto 4 vite, për të mos thënë largimin masiv të qytetarëve nga vrasja e shpresës. Për të mos thënë pastaj, politika e jashtme e kësaj qeverie është një politikë e rrezikshme, dhe unë e kam denoncuar këtë edhe para se Rama të bënte deklarata e marra për Trump. Këta dolën me doktrinën e zero problemeve me fqinjët, duke menduar se në këtë mënyrë paraqitesh si pëllumb i paqes. Ata nuk kuptuan se çfarë ishte kjo doktrinë për diplomacinë e Turqisë. Turqia ndihej superfuqi rajonale , duke e ndjerë veten superfuqi rajonale, Turqia thoshte pastaj që kam zero probleme me fqinjët. Në fakt i doli e kundërta. Pati probleme më shumë se kurrë në histori që nga themelimi deri më sot, kjo ka qenë periudha kur ka patur më shumë probleme me fqinjët.
Per kete mjek eshte nje proces qe latinisht quhet Lopizimus Kronika State Statiorum Acuta Chenefitis.