Një ditë, logjika dhe fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë.
Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta.
Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën për në këmbë, por pa dobi.
As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi.
Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet. Logjika tha:
-Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle.
Kurse fati tha:
-Jo, unë do të shtrihem mu në mes të rruges…
Logjika ia ktheu:
-Çfarë thua more?!…Je në vete?! ….
A s’ke frikë se vjen makina e të shtyp?!…
Fati u përgjigj:
-Jo, nuk do të flej veçse në mes të rrugës-dhe ashtu bëri.
Vajti e u shtri sa gjerë gjatë ne mes te rruges…
Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të madhe…
Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e devijoi kamionin dhe vajti e u përplas pas një peme….
Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë logjika duke fjetuar.
Sigurisht, logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që fati jetoi.
Eeee,po,e tillë është jeta…..
Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës….
Komentet