Arkivi i Voal.ch E Martë, 12.16.2014, 10:03am (GMT+1)
Lëvizja dhjetoriste ishte një Lëvizje Kukullash. Kukulla shumëngjyrëshe, që laheshin një herë në javë, ose një herë në muaj. Kukulla të bukura, të mençura ose budallaqe. Kukulla të mërzitura me teatrin e vjetër dhe në kërkim të një teatri të ri. Teatri të ri kukullash. Kukulla me ndjenja të vërteta, por donin s’donin, me një rrip pas zverkut. Kukulla të vetëdijshme apo kukulla të pavetëdijshme se çfarë po ngjiste.
Kemi 24 vjet që e shohim këtë teatër të dyfishtë, ku dhe për ironi kemi një festë zyrtare, për një nga skenarët më falsë të Historisë më të Re të Shqipërisë. Jo se kjo që po them është një gjë e re, por rraskapitja e kësaj parade kukullash dhe marionetash, që u kurdisën nga zyrat e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, kjo rraskapitje pra është shndërruar në një neveri çoroditëse që duhet të mbyllet.
Pasi që edhe ciklin e Gënjeshtrës së tyre historike, besoj se e kryen. Heroikja e rreme e Dhjetorit të rremë polli pushtete mbi pushtete. Polli pasuri dhe ngriti vila e pallate. Heroikja e rreme rroku pushtete dhe stamposi e gdhendi medalje. Medalje të rreme, të një beteje që nuk ishte dhe të një kryengritjeje që u sajua me një regji të trashë.
Mirëpo, mjerimi ynë shqiptar është se vijojmë e tjerrim një të Pavërtetë mbas një të Pavërtete pararendëse. Jemi pra, edhe këtë fundviti, në kulmin e Diktaturës së Gënjeshtrës. Në vatrën e një talljeje kombëtare, me data fiktive, heronj fiktivë dhe për rrjedhim me një zallamahi të përçudnuar realitetesh të stisura në formë letrare të shërbimeve inteligjente, duke fshehur trashë, por mjaftueshëm për hutinë ku ndodhej turma e pangrënë dhe jo për faj të vet e palarë. Mirëpo 24 vite më vonë, edhe turma përgjithësisht lahet më shpesh dhe ushqehet disi. Ka një pasaportë dhe ka thyer brenda mitin e Parajsës së Perëndimit të Pamundur.
Dhe ka ardhur koha, koha që në të vërtetë ka kaluar ka kohë, që të thuhet e të pranohet një herë e mirë se në Shqipëri, në Dhjetorin e vitit ’90 nuk ka patur as revolucion dhe as përmbysje natyrale të Diktaturës komuniste. Sigurimi i Shtetit, i trajnuar bukur mirë nga shkolla e madhe e spiunazhit të KGB-së ruse, ishte padyshim një organizatë perfekte dhe për t’u pasur zili.
Si organizim, si inventar kukullash të kurdisura, si pasuri dosjesh të trasha dhe pengmarrëse, si nivel “kuadrosh” dhe si njohësja më e mirë e situatës në vend. Sigurimi i Shtetit kishte aparatin më të mirë funksionues në Shqipëri. Ishte i motivuar, me trajtim ekonomik special dhe drejtohej nga njerëz me bindje të forta besnikërie ndaj pushtetit dhe udhëheqjes së saj.
Askush në Shqipëri nuk mund të krijonte një Organizatë të dytë që të mund të konkurronte Sigurimin. Dhe nuk ishte aspak habi, që ishte Sigurimi, që krijoi simbas një skeme në tavolinë, “pluralizmin demokratik”, simbas porosive të “Udhëheqjes”. Për të pilotuar ndërrimin e sistemit, por njëkohësisht për të lënë në duart e “partishme” resurset ekonomike, resurset e influencave dhe monopolin e kryeveprës së tyre monumentale: “Monopolin e Dosjeve”. Në të cilat “Dosje”, dergjet së paku 1/3 e shqiptarëve, si bashkëpunëtorë apo si të përgjuar.
Jam larguar nga Shqipëria më 20 Nëntor 1990. I bindur se nuk do të kishte ndryshime të vërteta, por edhe kureshtar sa më s’ka për “Botën e Lirë”. Me vizë të rregullt të marrë nga “Gabriela”, konsulle simpatike e Ambasadës Italiane, një italianissima me bisht kali dhe fytyra më e qeshur në atë zymtësi që na rrethonte. Çuditërisht, konsullata për të përballuar fluksin e kërkesave dhe me lejen e autoriteteve shqiptare (?!), i kishte zyrat e improvizuara, mbas dyndjes së sajuar të ambasadave, te një ambient i Qytetit Studenti.
Më kujtohet fare mirë, turma e madhe e shpresëtarëve për një vizë, se si adhuronte në distancë ata që hynin dhe dilnin me “dream vizën” nga Gabriela e Ambasadës. Me sy qarës dhe fytyra të trishtuara dhe të paushqyera. Dhelpra, Qeveria shqiptare e asaj kohe, që kish tmerr dhe frikë maniakale nga shërbimet diplomatike perëndimore, e kish toleruar atë zyrë konsullore, pikërisht aty, në mes të mijëra studentëve të etur për liri aventurash dhe liri seksuale në radhë të parë, sepse paranë nuk e njihnin ende dhe pushtetin nuk e kishin konceptuar kurrë si të mundshëm.
I kam njohur dhe i kam prekur “dhjetoristët” të gjithë ose 99% të tyre. Pikëza të një turme në valëzim dhe kaq. Të ndërtosh sot mitin e tyre, ashtu si edhe dje, do të thotë të gënjesh, thjesht për përfitime politike imediate, në kurriz të historisë. “Dhjetoristët” nuk kanë më dhjamë për të tiganisur farsa të reja. Doktori ua nxori fundin prej kohe. Edhe antiberishistët dhjetoristë e kanë harxhuar karburantin e asaj hiçmosgjëje të kurdisur nga të tjerë gjithashtu. Sigurisht emocione kishte. Rënia e hekurave dhe këputja e zinxhirëve është një lumturi më vete.
Porse nga ky gëzim i sinqertë kolektiv që përjetonte ngordhjen natyrale të dinozaurit, tek mburrja se ishin “ata”, dhjetoristët, një pjesë e tyre “sigurimsa aktivë”, që e vranë “ata”, Sistemin dhe i futën”ata”, shpatën në zemër dinozaurit, kjo po që është, në më të paktën e vet, një bezdi e madhe, edhe për inteligjencën më mesatare.
Kjo Shqipëri e shpartalluar që prodhon pak ose aspak gjëra me vlerë, ka groposur veten me këto punishte e fabrika gënjeshtrash, që gatit biografira të falsifikuara liderësh, që duket sikur janë “pagëzuar” në “ujin e bekuar” të Dhjetorit heroik.
Dhe mendoj se, nëse do të ketë një hapje të vërtetë Dosjesh, të cilat Sigurimi i Shtetit, nuk dihet se si, por i ka ruajtur të pahapura deri më sot, në cilësinë e “Sekretit Shtetëror”, e pra nëse do të ketë një transparencë të tillë, të cilën e dyshoj, “Dosja e Dhjetorit” do të jetë Kryevepra, për të cilën grafomanët e shumtë shqiptarë do të kenë subjekt për qindra libra.
Por ndërkohë, “Dëmi Historik” është kryer. Por të paktën do të mund të mbyllet njëherë e mirë “Teatri i Kukullave të Dhjetorit”, që të shpëtojnë stomaqet tona nga të përzierët e përvitshëm, nga ky ushqim i kalbur retorik.
Dhe kjo nuk është pak.
ARTUR ZHEJI




















































NJË EMËR I MADH-SEFEDIN NUREDINI…
(NJERI,PATRIOT I DEVOTSHËM,AKTOR,REGJIZOR,PROFESOR-PEDAGOG…)
Pas ca ribotimeve,më 14.01.2017 në “Presheva Jonë”etj. dhe pa i përcjellur në të gjitha mediat shtërzimet e mia të rregullta për kalimin në amshim edhe të Ramiz Kelmendit,duke theksuar me dëshirë që ky të jetë kalimi i thundit në amshim,vetëm pas ca orëve edhe një lajm i hidhur për kalimin e parakohshëm edhe të njërit nga miqtë e mijë më të mirë,mbi të gjitha:NJERI,Patriot i Devotshëm,aktor i përkushtuar,regjizor me afinitet,profesor dhe pedagog i mirënjohur dhe aq i dashur për studentët,kolegët dhe të gjithë shqiptarët,por edhe më gjerë…
Duke u përgatitur me përkushtimin më të lartë,sidhe rëndomë.jo nga aspekti i kohëve m ëtë hershme,bile qysh si normalist i Shkupi,fillimisht dhe vetëm gjithsejt një ose dy arituj në “Flakën e Vëllazërit” famëkeq,por dhe mirë që u shua dhe mos iu dëgjoshtë me zëri kurrë,pas kalimit në”Rilindje” dhe me ndërprerje dhe ringjallje me dekada të tëra,tani më me anzhime edhe shumë më serioze nga aspekti i kombinuar,por edhe tejet specifik:shkencor-publicistik-zhurnalistik, qe rreth pesë vite në mbi 100 medita të shkruara dhe elektronike,në të gjitha trojet dhe deri në Amerikëpn e Largët Kryemike të shqiptarëve,duke përfëshire edhe ato më prestigjiozet Shqiptaro-Amerukane,gati për çdo ditë të lume!
Me këtë rast,sidhe rëndomë,në mes të (ri(botimeve deri në faqe të tëra edhe me dhjetra sish,tejet shkurtimisht,për ta përkujtuar në mënyrë sui generis,mikun,bashkatdheterin dhe mbi të gjitha njetiun,me të gjitha epitetet pozitove në kuptimin e plotë të fjalës…
Nga ana tjetër,edhe sikur të vazhdoja me preokupimet e kahershme të kritikut teatral,pas rreth 100 teksteve të cilat i lexova dhe shfletova këto ditë,artikullit superlativ në nivelin me të lartë shkencor, me modestinë më të madhe,siç nuk e kemi tradite ne të dy miqtë e mijë,tanimë të ndjerin ,Sefedin Nuredinin,observimeve kaq të plota,kaq të sinqrtta,kaq domethënse të Df.Akademik.Prof.Dr.Xhevat Limanit.më modest se kurrë që nga koha që unë e njoh dhe bashkëpunoj e bashveproj dekatame radhë,nuk ka se çka t’i shtohet,por vetëm të determinohet nga të gjithë që ky punim i nivelit më të lartë shkencor,sado konciz,për shkak të apatit kohor të paradesinuar dhe për të ndikuar si me shpejtësi rrufeje,në radhë [të parë për t’i nfgushëlluar deri në niveli më të lartë dhe me shpejtësinë marremendëse…
Me po atë shkathësi dhe përkushtim,por në radhë të parë nga aspekti poetik,mbikapaciteti me famë kombëtare dhe ndërkombpëtare,Enver Petrovcii njëri ndër kapacitetet sipetiore,na impresionoi dhe preku në superlativ,duke e krahasur dhe lidhur,me bahkëpunëtorni i vjetër,poashtu mikyt tim të qysh para viteve 1970,Bekim Fehmiut të pavdeshhëm kurrë,poashtu shkrim për çasje antologjike të nivelit më të lartë,i pari me respektin kulminant,me tjetrin ngjajshëm, por me emrin kinspirativ,si kritiki i teatrit dekada me radhë,si Sylë Rama,në më snumë media…
Ngjajshpëm mund të thuhet edhe për botimet,edhepse jo ad-hoc,por të parapërgatitura,sikur mëparë dheme qëllimi shumë fisnik në vitin 2012,po me këtë dhembje të madhe të”qendisur’poashtu me përkushtim të plotë edhe të df.Akd..Prof.Dr.Luljeta Isakut të mirënjohur edhe familjafrisht.
Neve,sidhe rëndomë,në vend në dhjetra e sa faqe,mbetet tejet shkurtimisht të orvatemi me aa vijon:
1. Njohja dekata me radhë me të madhin Sefedin Nuredinin dhe ca takime rasti dhe ad hoc,ishte në vazhdimësi inspirues dhe miqësor,me një rast bashkërisht edhe me të bijën e tij,Shqipen,më fuket kalimthi edhe Mentorin dhe Vlorën, rreth ca preokukmeve tejet shkencore .
2. Mu përkujtuan edhe botimet tona rreth teatrit qysh si normalisht,kryesisht për gazetën e përditshme “Rilindja”,më pas edhe për ca gazeta dhe revista të kohës”,duke e lidhur edhe me dy personalutete dhe ish-profesotët e autorit me Df.Akad. Prof.Dr.Petro Janurën,Akad.Pr.Dr.Shyqëri Jakupin,të cilën na inspiruan me veprat e tyre, që edhe me Df.Akad.Prof.Dr. Sefedin Nuredinin,duke i bazhduar preokupimet e njëjta jetësore deri në nivelin më të latrtë konbëtar,kreativ dhe shkencor…
3. Duke e lidhur me një rast tjet specifik dhe krahasimtar:Me rastin e premierës së dramës”Nesër nisemi për parajsë”,sipas veprës së njohur të Teki Dervishit,në inskenim të Teatiti Shqiptar në Shkup,kur për ca media të Prishtinëse në”Flaka…”kisha embardo kradicinale dhe ashtu mbeti deri në fund, të jetës,kur siktrse edhe rëndomë në më shumë qendra evropinae dekada me radhë,edhepse u morëm vesht edhe me regjizorin e ri dhe të porsa angazhuara të Shkupit,për ta analizuar rastin deri ne nivelin më lartë kreativ,dy herë në Prishtinë,dy herë në Shkup,për tu pajisur,sidhe rëndomë me analiza serioze shkencore,përbri buletave të përgatitura gratis,sidhe rëndomë,nuk u dha mundësia për tu furnizuafr me tekstin e Tekiut,për çka duhet se u verifukua se kishte “qëndisje”mafize dhe lojë nga regjia,për ta bastardhuar tekstin,siç vepronin edhe sa e sa regjizorë të paradestinuar,nga ata të FYROM-it sllavo.m,jo vetë në Shkup,por duke iu imponuar sa e sa herë edhe në Prishtinë,për shkaqe që nënkutohen dhe në kontinutet.Kjo pengesë u vertetua edhe me çëshjten shumë serioze kur u botua kritika e rrepte rreth imponimit të shfaqjes duke u nisur nga vepra e Tekiut,i cili,(sic)as edhe vete nuk ishte i tranishëm në premierën e tij në Shkup,por e kishte “autorizuar” të shoqen,sepse ishte skenar nga frika e veprës së origjialit të autorit,ishte bastardhuar nga imponnimi dhe zbulimi i inskenimit,edhepse ,loja e aktoreve ishte në nivel,por përmbajtja e bastardhuar dhe shëmtuar deri në niveli me neveritës! Kur këtë ia thash kinse punë aktori,edhepse mjaftë i talentuar,por edhe i sforsuar,i “përkthelur”,sidhe rëndomë nga ai u çorodit dhe trilloi një ofendim qesharak,për çka e mori edhe përgjigjen e merituar dhe u zbulua fytyra e tij e verete prej qeveritari e bashkëpunëtori me pushtetin sllavo-m.(sic?!)
4. Sikur të kisha marrë masa,nuk do ta ndarkoja kurrë për të biseduar tani më të ndjerin Sefedin Nuredini,për të mos e ngarkuar me preokupimet e tij të rregullta profesoniale.
5. Këtë mund të ia thoja Df.Aka.Prof.,Dr.Xhevat Limanin,me të cilin kisha dhe kam kontakte herëherë edhe personalisht,por nuk ardhi radha dhe mund të mbehet për ndonjë rast tjetër evenual!
6. Nga reogimet e shumta profesionale,kam mundur,por nuk kam dëshiruar që ta angazhoja në këto drejtime edhe të ca aktorëve dhe faktorëve tjerë të TSH të Shkupit,as edhe t fëmijëe të të ndjerit,sepse nuk e kem fijen e zorit për kurfarë revanshi eventual!
7. Sigurisht se mund të përkujtohen edhe ca domente tjera deri në n iveli më të lartë snkencor,por as edhe aktorët më të devotshëm,as edhe me martapazët e TSH të Shkupit,as edhe të preokumeve me këto tema të rënda të fëmijve të personalitetit të madh,aktorit,regjizorit,profesorit dhe pedagogut të pa harruar për jetë,Sefedin Nuredinit,me përcjelljet me të amshuara dhe të paharruar kurrë!
Ngushëllime,inkurrajime dhe përkujtime të përhershme!
Sali Ramadani-Uskana
(ish-Kërçova aq e respektuar edhe për personalitetin e madh gjithëkombëar Shqiptar,Sefedin Nuredinin)
………………………………
PS: Për shkaqe të njohur stereotipe,përcjellni në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare dhe ndërkombëtare…