Një burrë i donte shumë fasulet edhe pse ato kishin efekte të tmerrshme tek ai. Një ditë të bukur ai takoi gruan e jetës së tij dhe vendosi të mos hante fasule për hir të saj…
Por, një ditë prej ditësh, tek po kthehej në shtëpi nga puna, makina iu prish dhe ai shkoi të thërriste ndihmën në rrugë nga një kabinë.
Përgjatë rrugës ishte një restorant dhe pasi bëri telefonatën mendoi:
“Do të marrë pak kohë për të mbërritur, unë mund të ndaloj dhe të ha atje. Kur hyri në restorant, ai zbuloi se pjata e ditës ishte disa fasule të veçanta, dhe ai nuk mund të mos hante 3 porcione”.
Mbërriti në shtëpi, gruaja e tij i foli shumë e emocionuar:
– I dashur, kam një surprizë të madhe për darkë sonte!
Ajo ia lidhi sytë dhe e uli në krye të tavolinës. Ra telefoni dhe gruaja e tij shkoi të përgjigjej, duke i rekomanduar atij që që të mos hiqte fashën.
Duke menduar se është vetëm, pa njeri që ta dëgjonte, lëshoi gazra njëra pas tjetrës, me erë të fortë dhe me zë të lartë.
Duke e pyetur se a kishte hequr fashën, gruaja e tij ia hoqi fashën dhe ai u përball me një surprizë:
DYMBËMBËDHJETË TË FTUAR, TË ULUR RRETH TIJ, duke i Uruar DITËLINDJEN!!!
Komentet