Muaji qershor i vitit 2016 u bë dëshmitar për ndarjen nga jeta të njërit nga sportistët më të njohur në botë, boksierit Muhamet Aliu. Boksieri 74 vjeçar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në qytetin Proenix të SHBA-së
Çështje si dopingu dhe korrupsioni ishin disa nga çështjet e mbetura nga një vit më parë dhe që ishin prezente gjatë muajve të parë të vitit 2016.
Në muajt e parë të këtij viti Unioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF) vendosi shumë gjoba për dopingun. Papa Massata Diack, ish-drejtuesi për marketingun në IAAF, Valentin Balakhnichev, ish-kryetari i Federatës Ruse të Atletike dhe ish-trajneri rus Alexey Melnikov u përjashtuan përjetë nga IAAF, ndërsa ish-anëtari i Komisionit të Etikës pranë IAAF, Gabriel Dolle u përjashtua për 5 vite.
Zhvillimet me dopingun nuk përfunduan me kaq. Agjencia Botërore e Luftës kundër Dopingut (WADA), përmes një komisioni të pavarur publikoi raportin e dytë prej 89 faqesh. Në raport vihet në dukje se ndaj sportistes turke Aslı Çakır Alptekin është kërkuar ryshfet për fshehjen e dosjes së përfundimeve të dopingut, sportiste kjo që u përjashtua 8 vite nga pjesëmarrjet ndërkombëtare.
Michel Plattini i cili pas akuzave për ryshfet dhe korrupsion u pezullua për 8 vite nga UEFA, deklaroi se ka tërhequr kandidaturën për President të FIFA-s, për zgjedhjet që u mbajtën më 26 shkurt në Zürih të Zvicrës.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve BBC dhe BuzzFeed, një uebfaqe me qendër në SHBA thanë se kanë në dorë disa dokumente që tregojnë skandalet në tenis duke përfshirë këtu edhe Wimbledon. Deklaratat krijuan një efekt shokues.
Volejbolli turk e nisi 2016-ën me një zhgënjim. Ekipi i kombëtares turke nuk arriti të marrë një biletë për në olimpiadë duke u renditur i katërti në kontinentin e Evropës.
Futbolli turk humbi dy emra të rëndësishëm
Muaji i dytë i 2016-ës nisi me humbjet. Ndërkohë që muaji shkurt kaloi i qetë përsa i përket futbollit, futbolli turk humbi dy emra të rëndësishëm. Dy emrat që kanë bërë histori në futbollin turk, si Ali Beratlıgil dhe Suat Mamat, humbën jetën.
Ndërsa nëse do të hidhnim një vështrim në sportin e boksit, mund përmendim humbjen e turkut Adem Kılıçcı i cili një vit më parë ishte kampion bote në peshën 75 kilogram. Ai humbi ndaj kundërshtarit rus Artem Chebotarev me nokaut.
Ndërkohë në tenis, amerikania Serena Williams, 34 vjeçare, arriti të mbajë për 156 javë kryesimin në renditje, duke lënë pas Martina Navratilova-n. Renditja u bë nga Unioni i Tenisteve Femra (WTA). Ndërsa tenistja Maria Sharapova doli pozitive në testin e saj të dopingut dhe kjo gjë zuri vend për një kohë të gjatë në mediat botërore.
Galatasaray u përjashtua një vit nga ndeshjet ndërkombëtare pas hetimeve të Komisionit Gjyqësor të Financave të Klubeve pranë UEFA-s.
Ndërkohë mundësja turke Yasemin Adar solli për herë të parë një medalje ari në Turqi në kategorinë e mundjes për femra në Kampionatin e Mundjes të Evropës. Ajo u shpall kampione në peshën 75 kilogram.
Muaji mars u mbyll me një lajm nga dopingu. Atletja e skuadrës kombëtare turke Elvan Abeylegesse u përjashtua dy vite nga përfaqësimet për shkak se testi i saj i dopingut doli pozitiv. Hetimi u krye nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Turqisë në lidhje me kampionatin botëror të vitit 2007.
Në muajin prill u përurua stadiumi i Beşiktaşit “Vodafone Arena” në Stamboll, gjatë një ceremoni me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Në muajin maj Beşiktaşi shpallet kampion i Superligës së Turqisë për vitin 2016.
Reali Madritit shpallet kampione në UEFA Champions League ku mundi Atletico Madridin me rezultatin 5-3 me penallti.
Ndahet nga jeta Muhammed Ali
Muaji qershor i vitit 2016 u bë dëshmitar për ndarjen nga jeta të njërit nga sportistët më të njohur në botë, boksierit Muhammed Ali. Boksieri 74 vjeçar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në qytetin Proenix të SHBA-së.
Shpallet skuadra më e mirë e Evropës në futboll
Në muajin korrik u shpall skuadra më e mirë e futbollit evropian. Portugalia mundi Francën me rezultatin 1-0 duke u shpallur fituese e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 në Francë.
Në kuadër të hetimeve për tentativën e FETÖ-s për grusht shteti në Turqi, ministri i Sporteve dhe Rinisë së Turqisë, Akif Çağtay Kılıç deklaroi se janë përjashtuar 245 persona nga kjo ministri. Ndërkohë të gjithë komisionet e Federatës Turke të Futbollit dhanë dorëheqjen në kuadër të hetimeve.
U zhvilluan Lojërat Olimpike Rio 2016
Në muajin gusht të këtij viti në Brazil u zhvilluan Lojërat Olimpike RIO 2016. Organizimi i cili u bë në datat 5-22 gusht u ndoq me interes të lartë. Turqia fitoi 8 medalje në këto lojëra duke përfshirë 1 ari, 3 argjendi dhe 4 bronzi.
Rusia përjashtohet nga Lojërat Paraolimpike RIO 2016. Ndërkohë në muajin shtator u zhvilluan Lojërat Paraolimpike RIO 2016. Turqia u përfaqësua me 79 sportistë dhe fitoi gjithsej 9 medalje.
Në muajin shtator UEFA zgjodhi Presidentin e saj të ri. Presidenti i Federatës sllovene të Futbollit, Aleksander Çeferin, mori 42 vota nga 55 pjesëtarë të këtij unioni duke u shpallur kështu President i UEFA-s.
Ministri turk i Sportit dhe Rinisë, Kılıç, u zgjodh anëtar i Agjencisë Botërore për Luftën kundër Dopingut (WADA).
Ndërkohë po gjatë këtij muaji Presidenti i mëparshëm i WADA-s, Craig Reedie, u rizgjodh si kandidat i vetëm.
Një tjetër zhvillim që u ndoq me interes në arenën e futbollit ishte tenderi për shitjen e të drejtave televizive për Superligën dhe ligën e parë turke. Shitja e këtyre të drejtave u bë me një shifër rekord prej 500 milionë dollarësh në vit, plus tatimin e vlerës së shtuar. Shitja u krye për një periudhë 5 vjeçare.
Një sulm terrorist në muajin e dhjetor të këtij viti menjëherë pas përfundimit të ndeshje Beşiktaş-Bursaspor çoi në zi shtetin turk. Sulmi mori jetën e 37 efektivëve të policisë dhe 7 civilëve.
Po në muajin dhjetor të këtij viti u zhvillua ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv pjesë e të cilit është edhe stadiumi që mban emrin Şenol Güneş. Stadiumi i Trabzonspor-it u inaugurua nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe të pranishëm ndër shume personalitete të njohur dhe drejtues të vendit ishte edhe Emiri i Katarit Shejh Temim Hamad Al Sani. aa
Komentet