Dy motra binjake nga Patosi i Fierit, që u larguan nga Shqipëria fare të vogla në vitin 1997, sot janë doktore shkencash, njëra në Universitetin Harvard të Bostonit, tjetra në Kolegjin Universitar të Londrës, ku japin leksione dhe merren me kërkime shkencore. Detina dhe Argita Zalli folën të shtunën në një sallë të Harvardit për jetën e tyre të veçantë dhe për suksesin e arritur në një moshë mjaft të re, që ato mendojnë se është fryt i përkushtimit të prindërve dhe i punës së tyre. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në Boston dhe na përcjell këtë kronikë nga Harvardi.
Detina Zalli, pedagogia më e re e Universitetit të Harvardit
TheAlbanian.co.uk
Nga Fjoralba Hysa
Detina Zalli erdhi në Angli në vitin 1999. Studimet e larta I kreu bashkë me të motrën binjake në universitetin e Sussex-it për mjekësi molekulare. Sot Detina jeton mes Anglisë dhe Amerikës pasi punon pedagoge në universitetin e Harvardit. Vajza nga Shqipëria ndihet sot krenare ndaj kolegëve nga e gjithë bota. Ajo është pedagogia më e re ne Harvard.
Nuk e kishte menduar Harvardin ama studimet për mjekësi në Universitetin e Sussex-it e më pas atë të Leicesterit i kishte me një qëllim rrezegjatë. Në jetë ajo kishte synim të ishte më shumë se vetëm një mjeke e profilizuar. Ajo kishte që herët dëshirën dhe synimin të ishte në majë të profesionit të saj , të kishte zbulimet shkencore të sajat.
Dhe pikërisht këta synime të pa artikuluara më parë e shtynë në fakt 28 vjeçaren nga Shqipëria të konkurojë për të qenë pedagoge në një ndër Universitete më të mira në botë , atë të Harvardit.
“Se kisha menduar Harvardin, aplikova për të parë ku isha. Ishte me tepër një sfidë me veten time. Ata më zgjodhën mua nga 1000 aplikantë. Çdo gjë më vajti mirë që në intervistën e parë që profesorë të Harvardit më bënë nëpërmjet skype-it”.
Ishte fundi i korrikut të vitit 1999 kur dy prindërit e saj dhe ajo me të motrën binjake u vendosën në Angli. Të dy motrat që të vogla ëndërronin të bëheshin mjeke kur të rriteshin. Kështu Detina nisi studimet ne Universitetin e Sussex-it për mjekësi molekulare, gjë që i jepte mundësinë për të vazhduar më tej mjekësi të përgjithshme, ose doktoraturë shkencash në mjekësi. Pas kësaj ajo mbrojti doktoraturën në universitetin e Leicesterit Angli, në shkencat e biologjisë së qelizave molekulare-Biokimi.
Në Harvard Detina po mbron post doktoraturën në proteina të cilat kanë të bëjnë me lëvizjet e qelizave kanceroze me migrimin e qelizave dhe proteinave.
Dhe pas gjithë kësaj rruge të suksesshme që çdo moshatare e saj do te kishte dëshirë të ishte udhëtare në të , dok. Zalli vlerëson si shtysë thelbësore atë të prindërve të saj.
“ Kur filluam të vinim në kopësht në moshën 4 vjeçare prindërit na nxisnin që të mësonim më shumë vjersha dhe këngë se sa shoqet që të ishim të parat. Ky inkurajim u rrit kur filluam klasën e parë dhe për të vazhduar më tej. Kështu që në një fare mënyre na u fut në gjak kjo puna e të studiuarit.”
28 Vjeçarja ka punuar shumë dhe kjo është shumë lehët e kuptueshme që veç punës dhe studimit, ata që e sollën deri në arritje të tilla, ishin me patjetër edhe pasioni, përkushtimi, vullneti, . Sipas saj këta janë armët e suksesit, armë që sfidojnë gjithçka dhe bëjnë që e pamundura të mos ekzistojë.
Fakti që jeton në Amerikë duket se mallin për Shqipërinë tek ajo e ka zëvendësuar malli për Anglinë. Ky është vendi i saj i dytë i lindjes pas Shqipërisë sepse dy prindërit dhe motra e saj e vetme jetojnë këtu. Por edhe pse , për Detinën toka mëmë është shumë e rëndësishme emocionalisht.
“Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur u tregoj shokëve dhe kolegëve se jam nga Shqipëria. Të gjithë kolegët e mi në punë, japonezë, kinezë,Koreanë,rus, francezë, dhe indianë e dinë historinë e Skënderbeut, madje kanë marrë “inat” një koleg turk për shkak të tij. Shpesh herë kolegët e mi bëjnë shaka duke më pyetur ”Kur do ta takojmë Skënderbeun?”.
Krenaria për vetveten dhe rrënjët e saj, në Bostonin e largët rritet akoma më shumë kur profesorë të dëgjuar anglez, amerikanë dhe të kombësive të tjera e komplimentojnë për arritjet e saj kur mësojnë se ajo vjen nga një vend i vogël si Shqipëria.
Detina ka ardhur e vogël në Angli. Është rritur dhe arsimuar këtu dhe më pas ju drejtua Amerikës për të jetuar e punuar. Një lidhje e mirëfilltë me perëndimin por në brendësinë e saj po aq e ngushtë është edhe lidhja me traditat dhe kulturën e vendit ku ajo lindi, Shqipërinë.
“Si unë, edhe motra ime Argita, nuk e kemi patur aspak të vështirë për të ruajtur traditat e mira të vendit tonë. Mbase kjo sepse të qenurit binjake, nuk na e bënte të domosdoshme shoqërinë me vajza apo djem të kombësive te tjera. Unë me Argitën ishim gjithmonë bashkë dhe vetëm kur unë shkova në Universitetin e Harvard jemi “ndarë” fizikisht. Por një arsye tjetër që ka ndikuar në ruajtjen e atyre vlerave pozitive të traditës tonë ka qenë se familja jone ,babi dhe veçanërisht mami, ishin pak konservator, duke njohur edhe mënyrën e jetës në Angli pothuaj për ditë, krahas mësimeve që kishim për të bërë, duhej të dëgjonim edhe të paktën 30 minuta “moral”(qesh). Ne ndiqnim rregullisht gjithashtu dhe kanalet televizive shqiptare, dhe sidomos programet me tema shoqërore, por edhe muzikë popullore”.
Në Angli Detina nuk ishte shumë e organizuar me komunitet shqiptarësh, ndërsa e krahason këtë me bashkëpunimin dhe mirë-organizimet mes bashkëkombësve të saj në Boston.
“Në Boston ku unë jetoj dhe punoj tani, ka organizim më të mirë të shqiptareve, qofshin këta të Shqipërisë apo Kosovës. Atje ne mblidhemi shumë shpesh. Ndihesh shumë më ndryshe kur bashkëbisedon dhe shkëmben eksperiencën tënde me bashkëkombësit e tu. Do të më vinte mirë që kur të kthehem sërish në Londër të gjeja një ambient të tillë si ky në Amerikë”
Pasi më ka treguar kaq shumë për fillimet, vështirësitë dhe arritjet e saj, Detina ka dëshirën ta mbyllë historinë me një mesazh, ndërsa tregon se është e sigurt se populli i saj është komb i zgjuar, dhe si I tillë, nuk do ti mungojnë kurrë talentet nëpër qarqe botërore.
Mesazhi i 28 vjeçares nga Harvardi, vlen për ç’do lexues dhe të ri/re shqiptare që ka ëndrra si ajo për tu realizuar.
“Dua tu them të rinjve shqiptar në Angli, Amerikë dhe kudo ne botë që asnjëherë të mos e mendojnë veten inferior karshi kombësive të tjera . Duhet vetëm të studiojnë dhe të punojnë fort dhe të jenë ambiciozë në atë që duan të arrijnë dhe kurrë të mos demoralizohen nga një dështim I çastit, por të ri-ngrihen dhe të shohin përpara sepse kanë për të realizuar ëndrrën e tyre. Winston Churchill ka thënë një shprehje të bukur : “Success is when you go from failure to failure withou the loss of enthusiasm”. Njeriu I më I suksesshëm nuk është ai që qëndron gjithmonë lart por ai që kur bie poshtë ngrihet menjëherë. Në karrierë do të ketë edhe momente të dobëta, negative, apo padrejtësira këto gjëra nuk janë gjithmonë te shmangshme, por gjithmonë kur jam gjetur në vështirësi, i kam thënë vetes : -Buzëqesh, dhe puno fort. Koha është shumë e çmuar. Nuk ja vlen ta humbësh”
Ne televizionin alsat të Maqedonise se Veriut në këto momente e pash Deltina Zallin që komenton rreth Corona virusit.
Kapaciteti saj tmë bëri të perlotoj dhe mendoj se cfar kapaciteti kanë në përmasa botërore.
Cdo nshqiptar do të ishte krenar dhe të mburet me shkenctarë të tillë të rafiniruar .
Ju dëshiroj suksese të mëtejshme në lartesitë më të larta.
Shqiptarët e kanë pritur me protesta Edi Ramën në Londër. Një nga pjesëmarrësit në këtë protestë, Genc Paçuku ka folur për Syri Tv.
Genc Paçuku: Qëllimi i kësaj proteste është të tregojë se që kur ka ardhur ne pushtet rilindja Shqipëria është ndarë. Në njërin krah janë demokratët e në tjetrin krah janë patronazhistët.
Patronazhistët e Ramës kanë ardhur dhe po provokojnë protestuesit. Edi Rama vejn këtu dhe ky është një provokim i pastër pasi është ai përgjegjësi kryesor që shqiptarët janë nëpër botë. Ai nuk ka lënë gjë pa bërë e tani ka kaluar edhe në tallje. Shqiptarët këtu janë nën presion. Një miku im me tha e mund të vij me maskë në këtë protestë për arsye se unë kam presione për familjen në Shqipëri me vendet e punës.sn
Kjo pjesë e historisë së trashëgimisë kulturore e kombëtare për kohën e njësimit të Alfabetit të shqipes,ka mbetur jashtë kufinjve të Shqipërisë zyrtare-
Njësimi i Alfabetit të shqipes në Manastir(1908)po i mbushë 116 vjetë të fjalës e të shkrimit shqip me alfabetin latin dhe në frymën e kombit,të arsimit e të shkollës shqipe me orientim të hises të participomit të vlerava me popujt evropianë.Koha e Kongrsit të Alfabetit ishte një nga ngjarmjet e mëdha kombëtare,ku,elita intelektuale e kohës i kishte vënë vetës për detyrë të njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe e,për të nisur shtegëtimin për ditën e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
Pa njësimin e tiparave të shqipes me një Alfabet unik e me shkronja të frymës evropiane ashti siç janë edhe vetë kombi shqiptar në hapësirën etnike me frymë e orientim evropian,nuk mund të kemi shtetin e pavarur të Shqipërisë,thuhej në kronikat e kohës.Kjo kohë e ndërtimit të godinës së shqipes me shkronjat e alfabetit të njësuar,u krijuan vijat e qarta kombëtare për arsimin e edukimin e brezave,të shkollës shqipe,të administratës dhe të familjes shqiptare me shenjën dalluese të gjuhës së lashtë shqipe me pasaportën indo-evropiane.
Për historinë e Kongresit të Manastirit janë shkruar me dhjetra botime shkencore për historinë e njësimit të alfabetit ,janë mbajtur tryeza shkencore në institutet të gjuhës e të kulturës kombëtare, ligjërata në universitetet në Titranë,Prishtinë e Tetovë,si dhe teza të doktoranturës të stdudiuesve të rinj shqiptarë.Në dritën historike të Kongresit të ABC-së tashti kjo pjesë e trashëgimisë gjuhësore,të kulturës,të frymës së kombit shqiptar është transformuar dhe ka shkuar në organizimin e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë(1972)për njësimin e shqipes si një nga tiparët më njësitë gramatikore për të gjithë shqiptarët.
Në 116-vjetorin e Kongresit të Manasatirit dhe koha e njësimit të alfabetit me shkronja latine e,më orientim evropian,ka ardhur koha që të marrim nismën zyrtare të dyja shteteve të Shqipërisë zyyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë(term i Dritëro Agollit,-nënvizimi im)që Ndërtesa e Kongresit të Alfabetit të vëhet në mbrojtje të organizatës ndërkombëtare për kulturë e arsim UNESCO.
Për këtë nismë të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit,vjen nga fakti se kjo pjesë historike e trashëgimisë gjuhësore,të kulturës,të historisë ka mbetur jashtë kufinjve të Shqipërisë zyrtare dhe,e njëjta ka mbetur më shumë në margjinat e kohës pa ndonjë status të mbrotjes në shtetin e Maqedonisë së Veriut.Në këtë ndërtesë,më shumë po i kushtohet punës së bizesit e,ka mbetur në duart e askujt,ndonëse për shtetin në fjalë kjo shenjë dallluese të shqipes,të kulturës,të historisë shqiptare nuk ka ndonjë interesim për mbrojtjen dhe paurimin e saj me vlerat e shkrimit të kohës në Tiranë,Prishtinë,Shkup si dhe në qarqert ndërkombëtare të hisorisë së shqipes e të kulturës shqiptare në Vjenë,Zagreb,dhe në institucionet e arbëreshëve në Zarë e në Itali.
Koha për vënjën në mbrotje të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit në UNESCO do të ishte në krah të ruajtjes së trashëgimisë shqiptare për njësimin e alfabetit të shqipes dhe rrugëtimi për participimin e vlerave tona me popujt liridashës në Evropë dhe në botë.Kësaj trashëgimie historike duhet me i dalë zot të dyja shtetet shqiptare Shqipëria e Kosova si dhe faktori politik shqiptar në Shkup,institucionet shkencore në krah me Universitetin në Tetovë.
Të gjithë ata që po luftojnë për “Votën e Diasporës” me ligjin aktual pra votim me postë dhe pa çmontuar fillimisht makinerinë patronazhiste brenda Shqipërisë nuk duan gjë tjetër por veçse t’i japin një dorë mafias rilindase!
Këta janë ose budallenj të cilëve u janë rrafshuar rrudhat e trurit ose të kontraktuar nga rregjimi kriminal i rilindjes!
Të mesme nuk ka!
Nuk ka rëndësi nëse këta janë brenda PD-së, apo pjesë e diasporave haçkiste!
Disa në fakt janë në të dyja, një dorë e kanë në bakllava e tjetrën në revani!
Mbajini mend këto fytyra që ta kuptoni lojën më vonë!
Vetëm se atëherë do jetë tepër vonë!
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) është MAJFTI i ri e varianti më malinj e më toksik i marionetave të “rilindjes sorosiane”!
Ne shqiptarët e kemi shumë siklet ta pranojmë të vërtetën. Ne ose nuk e pranojmë atë duke refuzuar ta shohim edhe kur na i zë sytë ose e pranojmë shumë vonë, pra atëherë kur nuk ka më vlerë!
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmetit bazuar në akuzën për përpjekje për të mbështetur organizatën terroriste Shteti Islamik.
Erald Alimehmeti, 33 vjeç, u dërgua të premten para gjykatësit federal Stewart D. Aaron, i cili urdhëroi ndalimin e tij.
Zyrtari i FBI-së në Nju Jork, James E. Dennehy tha pas arrestimit se “Erald Alimehmeti ka bërë përpjekje në internet për të rekrutuar dhe trajnuar individë, që ai besonte se kishin pikëpamje të ngjashme me të dhe vazhdimisht ka shpërndarë një numër udhëzimesh mbi prodhimin e eksplozivëve për përdorim në sulme terroriste.”
Në një deklaratë për shtypin, të lëshuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams, thuhet se Erald Alimehmet, me shtetësi amerikane dhe shqiptare, ka banuar në Bronks dhe në 2014 ishte zhvendosur në Shqipëri. Ai është arrestuar dhe burgosur dy herë nga autoritet shqiptare, duke vuajtur dënime me burg në vitet 2015-2019 dhe 2020-2022 për armëmbajtje dhe sulm fizik ndaj personave të tjerë.
Sipas akuzës, në vitet 2019 dhe 2020, ai postonte në mënyrë të rregullt në mediat sociale mesazhe dhe video në mbështetje të Shtetit Islamik, duke përfshirë mesazhe lavdëruese për disa figura udhëheqëse të këtij grupi. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë gjithashtu përmendet positmi i një video në mediat sociale, ku ai thotë: “Shteti Islamik në Afrikë po vret kryqtarët, forcat speciale franceze dhe ato amerikane.”
Ndaj 33 vjeçarit nga Tirana janë ngritur dy akuza, njëra për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg dhe tjetra për shpërndarje informacioni në lidhje me eksplozivët, mjetet shkatërruese dhe armët e shkatërrimit në masë, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg.
Prokurori federal Damian Williams falenderoi autoritetet në Shqipëri dhe ato në Australi për ndihmën e tyre të vlefshme në hetimin e këtij rasti.
Gazetari me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Suedi, Diamant Salihu, është shpërblyer me një tjetër çmim prestigjioz atje, raporton Express.
Programi i Televizionit të Suedisë “Uppdrag Granskning”, në një konkurrencë tejet të fortë, ka nderuar gazetarin Salihu së bashku me Kalle Segerbäck, Ola Christoffersson dhe Axel Gordh Humlesjö, me çmimin prestigjioz “Novatorët e vitit”.
Për këtë ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Suedi, përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Urime e suksese pa fund Diamant Salihu! Jemi krenarë për punën tuaj “, thuhet në postimin e ambasadës.
Në vitin 2021, Salihu ishte shpërblyer me çmim në kategorinë ‘Zëri i Vitit 2021″.
Salihu aktualisht punon në televizionin publik të Suedisë.
Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.
Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.
Me shqiptarët e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.
Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.
Fjala e plote:
Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.
Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.
Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.
Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.
Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.
Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.
Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.
Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.
Votoni për Shqipërinë!
Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.
Siç duket edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e SYRI-t, salla ku do të zhvillohet takimi është mbushur plot, ndërsa qindra njerëz kanë mbetur jashtë takimit.
Në këtë takim, kryetari i PD-së, Sali Berisha do të jetë në lidhje direkte nga Tirana me shqiptarët që jetojnë e banojnë në Britani dhe që në zgjedhjet e vitit 2025 pritet të jenë votues.
Në këtë takim, në Londër do të jenë të pranishëm edhe Floriana Garo, anëtare e kryesisë së PD, Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD dhe Besart Xhaferri, kryetar i FRPD.
Të gjithë shkrimtarët botërorë dhe shqiptarë,kanë shkruar në botën e letërsisë për vdekjen.Në një kohë,shkrimtarit Ismail Kadare,i është bër pyetja :Ju tremb ikja e viteve dhe vdekja?
Shkrimtari është përgjigjur se e kam përfytyruar në mënyrë krejt të lehtë e pa dramacitet.Nuk më tremb,thoshte I.Kadare.vdekja bën pjesë te jeta e shkrimtarit,është e pandarë dhe është e kuptueshme,nuk është figurë artistike,është jeta jote pa praninë tënde në botë,që shumica e njerëzve nuk e kanë.Ka një aleancë të letërsisë me vdekjen në jetë,në ndërhyrjen e tyre[1].
Serbia është një vejushë e keqe
Shkrimtari Ismail Kadare ishte i lidhur me frymën e Kosovës dhe të shqiptarëve të ndarë në orët e padrejtësive historike.Në shkrimet e tij shkrimtari i përmasave evropiane,pati shkruar e ka folur hapur për mitin e serbëve për Kosovën…
Këtë mit ata e kanë ndërtuar për të keqën e tyre,duke e quajtur vetën të ndarë nga Kosova,pohon I.Kadare.Duhet të futemi në kokën e tyre për ta kuptuar këtë mit dhe, në kokën e tyre Serbia është një vejushë fatkeqe,që ka humbur,o bijën e saj Kosovën,o zemrën e saj,Kosovën.
Federata Pan Shqiptare Vatra, është e kapur peng nga patronazhistët e Edi Rames. Ju e dini.. por, përmes lëvizjes tuaj, në vend që të mbështesni integritetin e VATRËS dhe të patriotëve që e kanë ndërtuar, ju keni zgjedhur të qëndroni krah përkrah me individë të vetëshpallur si “lidership” i VATRËS, që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të politikës së pistë të Tiranës të partisë punës.
Në gazetën “Dielli” dhe përmes platformave të tjera, këta persona kanë përdorur një gjuhë të papranueshme dhe denigruese ndaj vatranëve patriotë, duke i etiketuar si:
• Armiq
• Gjakprishur
• Tradhtarë të kombit
• Kriminelë
• Sharlatanë
• Maskarenj
• Banditë
• Vagabondë
(4 vatran janë në gjyq nga ata që ju takuat sot)
Është për të ardhur keq që një figurë që dikur ishte një zë i fuqishëm opozitar dhe mbrojtëse e vlerave demokratike sot i jep legjitimitet këtij degradimi.
Këta individë, të cilët keni në krah sot, nuk po i shërbejnë VATRËS, por po i shërbejnë një politike që synon të shkatërrojë çdo institucion shqiptar që guxon të jetë i pavarur dhe patriotik në diasporë. Me gjuhën e tyre përçmuese dhe përpjekjet e tyre për të përçarë, ata po veprojnë në të njëjtën linjë me ata që infektuan edhe opozitën shqiptare, përfshirë Partinë Demokratike.
Në vend që të përkrahni VATRËN si një institucion të pavarur dhe të fortë, ju po mbështesni një grup individësh të jashtëligjshëm që kanë bërë çdo përpjekje për të kapur VATRËN dhe për të dobësuar frymën e saj të patriotizmit. Çdo veprim i juaji për t’i dhënë legjitimitet këtyre njerëzve është një tradhti e hapur ndaj atyre që për vite me radhë kanë luftuar për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe për të ruajtur VATRËN nga ndikimet e huaja.
VATRA duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e pavarur nga çdo përpjekje për t’u shërbyer interesave të ngushta politike të Tiranës. VATRA nuk i takon atyre që kërkojnë përçarje dhe pushtet personal, por i përket çdo shqiptari që beson në liri, integritet dhe në vlerat e kombit tonë. Çdo përpjekje për të shkatërruar unitetin e VATRËS është një tradhti ndaj të kaluarës dhe një dëm ndaj të ardhmes së shqiptarëve në diasporë.
Në këtë moment historik, VATRA duhet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj dhe të përfaqësojë vlerat e vërteta kombëtare, për të cilat ju dikur keni pretenduar se luftonit.
Për t’i shërbyer të mirës së VATRËS dhe kombit, ju bëjë thirrje të distancoheni nga individët që kërkojnë të përçajnë VATRËN (nga individë që kërcenojnë vatranë me gjyqe e burgë sikur të ishin perkurorët e diktatures komundiste) dhe të ruani respektin për një organizatë që, pavarësisht sfidave, ka qëndruar gjithmonë si simbol i bashkimit dhe i patriotizmit shqiptar.
Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.
Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.
Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.
Postimi i plotë:
Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.
Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.
Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.
Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.
Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.
Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre
Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar diasporën kosovare në së paku katër shtete të Evropës: Zvicër, Austri, Norvegji dhe Gjermani.
Në postimet e bëra në Facebook, ai shkruan se takimet me bashkatdhetarë i ka të shpeshta dhe i falënderon ata për mikpritjen.
“Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenarë për lidhjet e forta, të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, shkruan në njërin prej postimeve më 2 nëntor.
Në më pak se tre muaj, Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Përfaqësues të disa partive opozitare dhe njohës të zhvillimeve politike thonë se udhëheqësit e Qeverisë janë duke i shfrytëzuar ambasadat dhe burimet e shtetit të Kosovës për fushatë elektorale.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa prej takimeve të tilla, në të cilat ka marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, janë organizuar nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në vendet përkatëse, e disa nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.
Për të parat, thotë se “njoftimi për organizimin e tyre ka qenë publik dhe ftesa ka qenë e hapur për të gjithë”.
Gjatë muajve shtator e tetor, Kurti ka takuar mërgatën edhe në Shtetet e Bashkuara, në Francë dhe në së paku katër qytete të Gjermanisë.
“Organizimet që realizohen nga strukturat partiake, siç ka qenë rasti në Gjermani, muajin e kaluar, nuk kanë të bëjnë fare me organizimet e ambasadave dhe konsullatave. Në ato raste, për takime të tilla nuk shfrytëzohen objektet e institucioneve tona diplomatike, e as burimet financiare të tyre”, thotë Kryeziu.
Sipas tij, në secilin takim me mërgatën, Kurti ka bërë thirrje për regjistrimin online të saj, në kuadër të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, si dhe për regjistrimin për votim nga jashtë në zgjedhjet që po afrohen – “pa asnjë paragjykim për preferencat e tyre”.
Afati i diasporës kosovare për regjistrim skadon më 31 dhjetor, ndërsa për votim nga jashtë për zgjedhjet e 9 shkurtit mbyllet më 26 dhjetor.
Akuzat nga opozita
Në tubime me pjesëtarët e mërgatës kosovare në Gjemani dhe Itali, gjatë muajit nëntor, ishte edhe Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër.
“Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, shkroi Hamza në Facebook, pas, siç tha, “tubimit madhështor” në Shtutgart të Gjermanisë.
Nga partia e tij nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se kush i financoi tubimet e tyre.
Në një postim në Facebook më 9 nëntor, sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku, tha seQeveria po i përdor ambasadatdhe burimet e shtetit për fushatë elektorale.
“Ditëve të fundit, kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme po keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer fushatë partiake në diasporë”, tha Çitaku.
Sipas saj, Qeveria “po tenton të kamuflojë agjendën partiake si punë zyrtare qeveritare”.
Ajo nuk i përmendi tubimet e partisë së saj në diasporë.
Tubim me mërgatën në Zvicër mbajti edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fund të shtatorit.
Por, sipas Muharrem Nitajt, i cili drejton shtabin zgjedhor të AAK-së, ai është mbuluar financiarisht nga fondi i partisë dhe partia nuk ka kërkuar ndihmë nga ambasada.
Nitaj, po ashtu, thotë se Kurti dhe Gërvalla, përmes ambasadave të Kosovës, organizojnë tubime me pjesëtarët e mërgatës dhe bëjnë fushatë parazgjedhore.
“Nuk ka problem që kryeministri të zhvillojë fushatë, por së paku atë do të duhej ta zhvillonte nën petkun e partisë së vet politike dhe jo t’i shfrytëzojë përfaqësitë diplomatike që i ka Kosova nëpër vende të ndryshme të BE-së ose në SHBA”, thotë Nitaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, çështjet për të cilat Kurti e Gërvalla thonë se u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të mërgatës, nuk janë kompetencë e tyre, por e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përkatësisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tash, nuk ka të publikuar ndonjë takim me pjesëtarët e diasporës.
Zyrtarët e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar takimet e organizuara të liderëve me diasporën.
A mund të organizojnë e financojë tubime ambasadat?
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, duke u bazuar në përvojën e tij disavjeçare si diplomat, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se roli primar i ambasadave është përfaqësimi diplomatik i Kosovës në vendet përkatëse ku janë ato.
Sipas tij, në kuadër të vizitave diplomatike të krerëve të institucioneve shtetërore në vendet nikoqire, “mund të organizohen edhe takime me bashkatdhetarët, për shkak të informimit të nevojshëm të tyre”, lidhur me çështje të caktuara.
“Jashtë vizitave diplomatike, natyrisht që çdo institucion i qeverisë apo çdo individ i partisë politike ka të drejtë të organizojë tubime, por ato janë tubime jashtë procesit diplomatik”, thotë Xhakaliu.
Ai shton se ndihma që ofron shërbimi diplomatik, duhet të jetë vetëm mbi bazën e përfaqësimit diplomatik, ku nuk hyjnë organizimet e tubimeve.
Tubimet e tilla, sipas tij, mund të organizohen nga individë, shoqata apo organizata të ndryshme, të cilat kanë të drejtë të ftojnë përfaqësues institucionesh, liderë të partive etj.
“Për çdo organizim që bëhet jashtë përfaqësimit diplomatik, ambasadat dhe shërbimet konsullore nuk kanë obligime financiare”, thotë Xhakaliu.
“Fjalime elektorale” në tubimet me mërgimtarët
Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu” në Prishtinë, thotë se takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministres Donika Gërvalla me pjesëtarët e diasporës së Kosovës në vende të ndryshme evropiane, janë tubime parazgjedhore.
Sipas tij, fjalimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës në këto tubime kanë përmbajtje politike dhe elektorale.
“Fjalimet që i ka publikuar zëvendëskryeministrja dhe kryeministri, thjesht, janë elektorale. Po ashtu, ka pasur raste ku takimi është mbajtur nga kryeministri, lajmërimi ka dalë nga Zyra e Kryeministrit, por njëkohësisht edhe nga ana e partisë [Lëvizjes Vetëvendosje]. Krejt këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”, thekson Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se, në këtë kontekst, zyrtarët e Qeverisë janë duke i keqpërdorur resurset publike për interesa partiake.
“Po keqpërdoren resurset publike, sidomos ambasadat, sepse krejt këto takime po ftohen, po organizohen nga ana e ambasadave të Kosovës me diasporë dhe, pastaj, kryeministri dhe zëvendëskryeministrja po shkojnë dhe po bëjnë fushatë në këto takime”, thotë Demhasaj.
Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.
Ndonëse partitë politike në Kosovë kanë nisur takime dhe tubime edhe me qytetarë brenda Kosovës, me rregulloren e KQZ-së, periudha e fushatës së zgjedhjeve fillon 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Në rastin konkret, sipas KQZ-së, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, fillon zyrtarisht më 11 janar, 2025. REL
Manifestimi Big Borther,tarishta e turpit për Kosovën,përditë kamerat e televizioneve inçizojnë,përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe,ndërsa për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).
Këso kohe,ngjarjet e tubimeve shkencore,kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë,RTK-ja si medium publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës.Dikur,në këtë medium publik(RTP)ngjarjet në fushë të kulturës,të gjuhës,të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar,i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.
Në manifestimin letrar të 60-vjetlorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë,.nuk pati kamera,nuk pati gazetar të fushës së kulturës dhe,kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës,mbeti pa lajm,mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e,pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë,që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!
Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet,shih për këtë,në ekran do të dalin emra të pozitës(lexo:redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës…!
RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës(nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi)për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë…?!
Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother,nuk ka ditë me diell të Kosovës,që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!
RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive,më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë të(pa)rubrikave për kulturë,të gjuhësisë,të shkencës,të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar…!
Të nderuar motrat Zalli !
Ne televizionin alsat të Maqedonise se Veriut në këto momente e pash Deltina Zallin që komenton rreth Corona virusit.
Kapaciteti saj tmë bëri të perlotoj dhe mendoj se cfar kapaciteti kanë në përmasa botërore.
Cdo nshqiptar do të ishte krenar dhe të mburet me shkenctarë të tillë të rafiniruar .
Ju dëshiroj suksese të mëtejshme në lartesitë më të larta.
Me respket të vecantë
Burhan Murati
Dibër