Prolog
Gestapo, Simi, KGB, UDBA, Stasi, Sekuritate, Sigurimi i Shtetit…
Sa herë i kemi dëgjuar këto emërtime, kemi përfytyruar sa e sa miliona mijëra njerëz në Gjermani, Itali, B.Sovjetik, RD Gjermane, Rumani, për të mos shkuar në Kinë, Korenë e Veriut, sidomos në vendin tonë, në Shqipëri dhe kudo në vende ku kanë sunduar dhe sundojnë diktatura të egra fashisto-komuniste, të cilët kanë humbur shumë vite ose jetën e tyre në burgje e kampe shfarosëse përqëndrimi ose pas plumbash…
Atyre u duhet shtuar edhe Syrte-ja, (Surete), Sigurimi i Ushtrisë franceze, themeluar që më 1812 nga Napoleon Buonaparti, edhe ai nga më të egrit, që përmendëm më sipër.
Në këtë dossier do ta dëshmoj me mënyrat djallëzore që ky Sigurim përdori ndaj atdhetarit tonë të shquar Themistokli Germenji për ta mposhtur, për ta gjunjëzuar, për ta asgjësuar.
Në dhjetor të vitit 1973, atëherë gazetar në TVSH, së bashku me njw grup xhirimi u ndodha në Korcë, për të realizuar një reportazh televiziv.Ndër pamjet simbolike të këtij qyteti , zgjodhëm edhe përmendoren e Themistokli Gërmenjit, vepër e skulptorit të njohur, Odhise Paskali, ngritur me 1932, me ndihmesën e vetë qytetarëve atdhetarë korçarë.
Një burrë gjigant, me pallto zbërthyer, duar të kryqëzuara nga prapa, fytyrë me tipare të theksuara, ku bien në pah mustaqe të dëndura, sy të përqëndruar diku në horizont, me një vështrim ngulmues, ja se ç’përfaqësonte ajo përmendore vigane e këtij njeriu të madh, copëzë e pandarë e historisë së Shqipërisë që u mbyll më një pushkatim mizor nga Sigurimi i ushtrisë franceze, (Syrte) në Korçë, më 9 nëntor të vitit 1917.
Kisha dëgjuar,lexuar madje edhe mësuar për Themistokliun që i vogël, së pari në shkollën tetëvjeçare, në gjimnaz e pastaj në univeristet.
Gjithmonë më kishte bërë përshtypje jeta e vrulllshme e këtij atdhetari, përpjekjet e tij me cetat e luftëtarve për çlirimin e Shqipërisë, krijimi i Krahinës Autonome të Korçës, e mbiquajtur Republika Shqiptare e Korcës, nga vetë korcarët gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore,(1914-1918), dhe rrethanat që sollën arrestimin,gjykimin me dyer të mbyllura nga një grup gjykatësish ushtarakë francezë, deri disa ditë më parë miq të tij, dhe pushkatimin si agjent austro-hungarez.
Unë kundroja shtatoren e Themistokliut e më dukej se vështrimi i tij depëretonte tutje horizontit, sikur t’u thoshte jo vetëm shqiptarwve, por historisë: ”Mos harroni kurrë! Unë as u shita, as u bleva!”.
I ngacmuar këto mendime, vendosa së bashku me shokët e grupit të xhirimit të vizitonim shtëpinë e Themistokliut, ku jetonte e shoqja ,Evdhoksia.
Duke rikujtuar pushkatimin
Një shtëpi tipike korcare, një shkallë e gjerë, pas saj një mesore e përballë një dhomë e madhe me tavan të lartë, me minderë të mbuluar me shilte, jastekë, një tryezë në qoshe, në mure foto të Themistokliut , midis të cilave edhe foto të tij me Evdoksinë e vajzën e tyre të vetme, Elcen.
Evdoksia na pret me përzëmërsi, aq më tepër që është mësuar të kuvendojë me gazetarë, shkrimtarë, studiues.Eshtë pasqyrë e gjallë e të shoqit. Ndërsa ajo rrëfen, mua më ndërmenden Çerciz Topulli, Isa Boletini,Bajram Curri, Avni Rustemi…Sa të përafërta këto figura njera me tjetrën, sa të ngjashme.Të gjithë të vrarë pabesisht: Çercizi nga forcat pushtuese malazeze,Isai, gjithashtu, nga shovinistët malazezë, Bajram e Avniu nga plumbat pas shpine të njerëzve të Zogut.
Këtë fat pati edhe Themistokliu, por këtë radhë i pushkatuar nga miq, që iu shndërruan në armiq.
-U tmerrova kur më dhanë mandatën që Themistoliun e kishin vrarë frëngjtë-zuri të na thoshte Evdhoksia.-Pikërisht ata frengj që e kishin çmuar e disa ditë më parë edhe e kishin dekoruar.
Duke thënë këto kjalë fytyra e saj e zymtua.
-Tërë mllef e pezm kërkova të di se për çfarë shkaku ata e kishin dyfeqisur burrin tim,ndaj kërkova të takohesha me shefin e Sigurimit të ushtrisw frënge në Korçë. Ai më priti e më tha, gjoja me keqardhje, se Themistokliu ishte pushkatuar sipas provash të sigurta.”M’i tregoni këto prova!”, sa nuk ulurita në kulmin e dhëmbjes.Më premtoi, por këto prova nuk m’u rrëfyen kurrë.
Ajo heshti një grimë e shtoi:
-Themistokliu shtrëngoi frengjtë që ta linin Korçën të mëvetme, që të kishte guvernë të sajën, vetëm me shqiptarë.E kur panë se punët po shkonim mw mbroth se c’e mendonin, qw ta hiqninqafe pwrgjithmonw, sajuan mënyra se kinse ai merrte e jepte me austro-hungarezët që ishin kundërshtarët e tyre në Luftën e Parë Botërore.
I nxitur nga ky rrëfim i së shoqes së Themistokliut, që atëherë më lindi mendimi të shkruaj ndonjë tregim a novelë.Por kjo do të ndodhte më pas, kur do të lexoja studimin e historianit Muhin Çami, “Rreth dënimit të Themistokli Gërmenjit dhe ekzekutmit të tij” dhe sidomos librin “Themistokli Gërmenji” të studiuesit, Pirro Tako, dy miq të mij të hershëm..Atëherë nuk do të shkruaja as tregim as novelë, por romanin me titull “Vrasës me duar të bardha”.
Kurse në këtë dossier,nëpërmjet ngjarjesh,faktesh, dokumentesh dhe, natyrisht, dy veprave të mësipëme, do të shpalos këtë ngjarje kaq tronditësë në historinë e Shqipërisë. Aq më tepër, këto ditë në prag të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Shqipërisë, për të çështjen e shenjtë të së cilës ai punoi deri në fund të jetës së tij.
Cili ishte Themistokliu?
Lindur në Korcë më 1871, detyrohet që i ri të mërgojë në Rumani, ku lidhet me shoqëritë atdhetare “Drita” dhe “Dituria’.Më pas veprimtarinë tij atdhetare e vazhdon në Korcë, në Monastir, e më vonë krijon nje cetë luftëtarësh që vepronte në rrethinat e Korcës kundër pushtuesve turq.
Pasi Korça pushtohet nga forcat e armatosura greke, vihet në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit në Vlorë.Më 1914 shkon në Rumani e më pas në Bullgari, ku boton revistën “Biblioteka, zëri i Shqipërisë”, në të cilën shtron probleme të rëndësishme që i dilnin Shqipërisë pas Shpalljes së Pavarësisë,vecanërisht kur një pjesë e shtresës së feudalëve të pasur po luante rol negativ lidhur me çështjen kombëtare.
Veprimatria e tij atdhetare arriti pikën kulmore ë vitet 1916-17, kur u kthye në Shqipëri. Aty nisi menjëherë organizimin e luftës së armatosur për clirimin e krahinës së Korcës dhe të gjithë Shqipërisë së Jugut nga pushtuesit grekë.
Vimë kështu në në castet që shënojnë periudhën e fundit dhe më të ndritur të veprimtarisë së tij atdhetare që u mbyll në mënyre aq tragjike, periudhë që përbën edhe qëllimin e këtij dosieri.
Një pushtues zëvendësohet me një tjetër, por…
Gjatë Luftës së Parë Botërore,(1914-1918),Shqipëria u bë shesh luftimi midis forcave ushtarake ndërluftuese të Antantës,(Francë, Rusi,Itali,Angli dhe më pas SHBA … ),dhe të Fuqive Qendrore,(Gjermani, Austro-Hungari,Bullgari…).
Vlora, Gjirokastra, me rrethinat e tyre, ishin pushtuar nga Italia, Shqipëria e Veriut, deri në kufijtë e Elbasanit dhe Pogradecit, nga ushtritë e Fuqive Qendrore, kurse krahina e Korcës nga ushtritë franceze.
Me to në pranverë të vitit 1916 ishin bashkuar edhe forcat e ushtrise greke të Venizelosit, i cili iu kundërvu mbretit Kostandin dhe partizanëve të tij, të cilët kërkonin që Greqia të mbetej asnjanëse në këtë luftë.
Si pasojë, Venizelosi u vendos në maj të atij viti në Selanik, ku ndodhej edhe komanda e përgjithshme e Armatës së Lindjes, komanduar nga gjenerali Sarraj. Pranw tij qëndronte edhe Esat pashë Toptani me një tabor kacakësh, gjoja si aleat, me dëshirën që pas përfundimit të Luftës,natyrisht, siç po parashikohej, me fitoren e Antantës, të kthehej me ndihmën e francezëvë në krye të shtetit shqiptar.
Ndwrkohë, Venizelosi krijoi qeverinë e “Mbrojtjes Kombëtare” , e cila kishte si synim të vinte në jetë synimet ambicioze të qarqeve shoviniste për realizimin e ëndrrës së madhe të Vorio Epirit.Këto synime kishte edhe mbreti Kostandin, të cilit Gjermania, nga ana e saj, i kishte premtuar Shqipërinë e Jugut.
Themistokli Gërmenji së bashku me Sali Butkën, një tjetër atdhetar i madh ,arritën në përfundimin se nga Fuqitë Qendore , nuk i priste asgjë e mirë .Dhe kjo, qoftë edhe vetëm për faktin se gjermano-austriakët,” në vend që të pranonin kërkesën e tij për ngritjen e një administrate shqiptare në Kolonjë, lejuan atje vendosjen e bandave greke të Papagjeorgjiut, Dakasit dhe të Karvunit.”( Pirro Tako,”Themistokli Germenji”, faqe 223).
Mirëpo, kur forcat e Armatës së Lindjes u dukën në Fushën e Korcës, Themistokliu e ndjeu veten të lehtësuar.Shanset e fitores në Luftën e Përbotshme, nga sa shihej, se po anonin nga Antanta. Dukej se francezët, ndonëse duhej marrë me një farë drojtjeje, nuk kishin qëllime pushtuese ndaj Shqipërisë.
Në këto kushte vuri në lëvizje “Komitetin e Fshehtë”, një lidhje atdhetare, aq më tepër që Armata e Lindjes rifilloi përsëri operacionet luftarake dhe, e mbështetur edhe nga forcat venizeliste, hyri në Korçë. U arrestuan nëpunësit mbretërorë dhe vendin e tyre e zunë ata venizelistë .Prefekt u emërua venizelisti Argjiropullos.
Meqë ushtritë gjermano-bullgare nuk kishin forca të mjaftueshme, u detyryuan të tërhiqeshin pa hyrë në luftime. Atëherë Themistokliu vendosi të rrethojë Korçën, i mbështetur edhe nga çetat e Sali Butkës.
E ndodhur në këto kushte, komanda e ushtrisë franceze kuptoi se shqiptarët donin të ishin të lirë dhe autonomë,se ata nuk pranonin anjë qeveri greke, qoftë venizeliste a mbretërore se ata ishin gjithashtu kundër ndërhyrjes italiane .Së fundi, donin, gjithashtu, nje regjim demokratik dhe refuzonin t’i bindeshin Esat pashës.Me këto kushte ishin gati të merreshin vesh me francezët,në qoftë së këta mbronin rregullin dhe u siguronin shqiptarëve autonominë.
Sidoqoftë, francezët, duke gjykuar se kishin epërsi ndaj forcave shqiptare, vendosën të futeshin në luftë me çetat e tyre që i cilësonin banda. Mirëpo,duke u ndeshur me to, forcat franko-venizeliste të komanduara nga koloneli Burnazel, u thyen keqas nga forcat e Themistokliut të mbështetura edhe nga ato të Sali Butkës.
Në këto rrethana, duke parë se ushtria franceze do ta kishte pisk me këto formacione kaq të shkathëta dhe të rrezikshme të kryetrimave shqiptarë të sipërpërmendur, kryekomandanti i Armatës së Lindjes, gjenerali Sarraj, e pa të arsyeshme që të mbështeste dëshirën e shqiptarëve për vetqeverisje.Kështu mund t’i arrihej synimeve ushtarake:Të mbulohej me shpenzime sa më të pakta mbrojtja e Korcës, nga ku tashmë nuk kishte rrezik, duke e përqendruar luftën vetëm kundër ushtrive gjermano-austro-bullgare.
Ndërkohë, në Selanik bisedohej për cështjen e Korçës. Pas disfatës së Burnazelit, Sarraji vendosi të dërgonte si komandant të qarkut të atjeshëm kolonelin Dakoen.Po me urdhër të tij u shkarkua prefekti venizelist Argillopullos. Kështu u hap rruga për të arritur një marrëveshje me drejtuesit shqiptarë sipas parimit:”Përpiquni t’i bëni për vete shqiptarët. Këtë e kërkojnë interesat tona deri në mbarim të luftës”.(P.Tako “Themistokli Gërmenji”, faqe 234).
Dakoeni arriti në Korçë më 21 nëntor 1916. Pas katër ditësh Themistokliu bashkë me familjen, i shoqëruar nga 120 luftëtartë të cetës së tij, u fut në Korcë, ku u prit me brohoritje nga populli që mbushte rrugët dhe që andej u paraqit në prefecture, ku u takua me Dakoenin.(Sipas revistës “Rilindja”,Korcë, 1935-36, nr. 3-4).
Në librin e tij me kujtime “Gjashtë muaj të historisë së Shqipërisë” (Six mois d’histoire de l’Albanie”, Paris 1930 , faqe 14), Dakoeni e përshkruan kështu Themistokliun:”Me fytyrë të ciltër e të sinqertë, i gjatë në trup,me qëndrim burrëror, sjellje të përsosura, i veshur me kostum gjahtari,Themistokliu më bëri përshtypjen më të mirë.Në thelb më tha:”Nuk kam aresye të këm të kem armiqësi me francezët dhe s’kam qenë kundër jush.I quaj shovinistët grekë armiqtë tanë më të këqinj.Jam me ata që garantojnë lirinë e mëmëdheut tim”.
Të nesërmen, më 24 nëntor, Themistokliu iu drejtua me një thirrje popullit të Korcës, , i cili, edhepse vinte nga zona bullgare e pushtimit, kishte besim tek ai që as nuk shitej as nuk blihej, as nuk gënjehej, prandaj edhe adhurimi ndaj tij ishte i pakufizuar dhe i sinqertë.”(Gazeta e Korces” ,20 korrik 1929).
Në fund Themistokliu u bwnte thirrje kryetarëve të cetave që të mos përdornin armët kundër ushtrisë franceze, duke lënë të kuptohej se ndryshe nga Fuqitë Qendrore , Franca nuk ndiqte qellime pushtuese ndaj vendit tonë dhe se me mbarimin e luftës ushtritë e saj do të largoheshin.Me fjalë të tjera, theksonte se “…pushteti ishte i përbashkët dhe përkonte me interesat e të dyja palëve.(P.Tako “Themistokli Gërmenji”, faqe 239).
Por për fat të keq, sic do të shohim më pas, nuk do të ndodhte kështu…
Protokolli i 10 dhjetorit të vitit 1916
Më 8 dhjetor gjenerali Sarraj i dërgoi një telegram Dakoenit, tashmë komandant i forcave ushtarake franceze në Korcë, në të cilin e njoftonte që të krijonte sa më parë një admnistratë me nëpunës shqiptarë dhe polici vendore,nën drejtimin e prefektit. Ndërkohë,komanda ushtarake franceze do të kishte të drejtën e mbikqyrjes administrative dhe ushtarake në të gjithë qarkun e Korcës.Këto rekomandime ishin pasojë e bisedimeve që kishte pasur Dakoeni me Themistolkiun disa ditë më parë, “…përfundimet e të cilave komandanti francez ia kishte paraqitur Sarrajit, kryekomandanti i Armatës Franceze të Lindjes, me qendër ne Selanik”.(P.Tako “Themistolki Germenji”,faqe 243).
Si pasojë, më 10 dhjetor të vitit 1916, një komision shqiptar, i kryesuar nga dr.Haki Mborja, ku bënte pjesë edhe Themistokliut , u prit në prefekturë nga autoritet ushtarake franceze, të cilave iu shpreh në mënyrë zyrtare dëshira e popullit të Korcës për vetqeverisje nën mbrojtjen e Francës.
Lidhur më këtë cështje të rëndësishme, nga komisioni shqiptar dhe Dakoeni u nënshkrua një protokoll.Pastaj të gjithë pjesëmarrësit e këtij akti historik dolën në ballkonin e prefekturës, nga ku Themistoki Gërmenji ngriti flamurin e Shqipërisë, shoqëruar nga brohoritjet e popullit korcar që priste me padurim para sheshit të prefekturës, me thirjet:”Rroftë Shqipëria!”,”Rroftë flamuri!..”,(Gazeta “Adriatik”, 13 dhjetor 1916).
Kështu me dëshirën e popullit, qyteti i Korcës, bashkë me qarqet e Bilishtit, Kolonjës, Gorës dhe Oparit, formuan Krahinën Autonome të Korcës, të qeverisur prej shqiptarëve nën mbikëqyrjen e autoriteteve ushtarake franceze.
Krahina do të qeverisej nga një këshill i përbëre nga 14 vetë,7 të krishtërtë e 7 myslimanë, me nëpunës shqiptarë , të miratuar nga autoritetet franceze .Prefekt u emërua Themistokli Gërmenji.Ai kishte të drejtë të drejtonte xhandarmarinë dhe policinë vullnetare për ruajtjen qetësisë dhe rregullit.Në rast lufte, këto formcione do të viheshin nën urdhërat e komandës franceze.
Nënshkrimi i këtij protokolli pati rëndësi historike, sepse në këtë mënyrë “…u njoh karakteri etnik i popullsisë së trevës së Korcës dhe u krijuan gjithashtu kushte më të përshtatshme për të luftuar më me forcë edhe pretendimet shoviniste greke mbi Shqipërinë e Jugut.(“Studime Historike”,1977/1,M.Cami”Lëvizja patriotike në trevën e Korcës në vitet 1916-17”, faqe 74-76).
Këtë mendim e përforcon edhe ushtaraku Tyber, me të cilin do të njihemi më mirë në vazhdim të këtij cikli, kur në një raport të tij dërguar Komandë së Armatës së Lindjes, me qendër në Selanik, shkruante:”Shqipëria, në kundërshtim me legjendën, nuk është nje vend hajdutësh,kusarësh dhe vrasësish, përkundrazi të gjitha shqiptarët kanë një pikëpamje të përbashkët dhe kjo është pavarësia e vendit, e ndezur edhe kjo nga shtypja turke dha nga tirania e mërzitshme e grekëve…”,(po aty).
Dhe në një raport tjetër Tyberi vazhdonte:”Dhuna dhe intolerimi që kanë treguar grekët (pushtues),ndaj shqiptarëve, i kanë bashkuar këta të gjithë, muslimanë e të krishterë,në një urrejtje të përbashkët.”
Edhe një ushtarak tjetër francez, kapiteni Holc, që është takuar më pas me Sali Butkën, nga fundi i muajit gusht 1917, nënvizon në një relacion dërguar eprorëve të tij fjalët që i ka thënë Themistokliu:”Unë nuk jam armiku i Francës…Ne ndjekim zhvillimin e ngjarjeve dhe kemi vërejtur se administrata juaj në Korcë u siguron shqiptarëve lirinë.Por, në qoftë se Franca do të sjellë aty grekët,ne do të jemi gjithnjë të gatshëm të derdhim gjakun tonë për atdheun tonë.”.(Muin Cami,”Rreth dënimit dhe ekzekutimit të Themistokli Gërmenjit”,”Studime Historike” nr.4, 1977, faqe 113).
Francezët sulmohen nga aletatët
Ndërsa ky protokoll pati jehonë në Shqipëri dhe te shqiptarët jashtë atdheut,në SHBA,Kanada e gjetkë, sic e përshkruan gazeta “Dielli” Boston,30 janar 1916, 20,21 mars 1917, për më tepwr nga shqiptarët në zonat e pushtimit gjermano-austro- bullgar, pushtuesve italianë në zonat e Vlorë e Gjirokastrës nuk u erdhi aspak mirë një veprim i tillë i aleatvë të tyre francezë.
“Franca po luan një lojë të keqe duke lejuar ngritjen e flamurit shqiptar në prefekturën e Korcës.Kjo do të krijojë telashe ,-deklaroi shefi i shtabit të shtatmadhorisë italianë të Vlorës.(P.Tako,”Themistokli…”,faqe 249).
Roma protestoi pranw Ministrisë se Jashtme franceze për një veprim të tillë pa u këshilluar me qeverine italiane.Nga ana e tyre,zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Francës,u befasuan nga një veprim i tillë që ishtë bërë pa pyetur qeverinë franceze dhe i kërkuan menjëherë shpjegime gjeneralit Sarraj.Ky i fundit iu përgjigj menjeherë se koloneli Dakoen, që ishte komandant i forcave ushtarake franceze në Korcë, me këtë veprim kishte marrë parasysh kërkesën e popullit që kazaja e Korcës të bëhej krahinë autonome.
Nga këto reagime dilte se ushtarakët francezë nuk kishin marrë për këtë qëllim pëlqimin e Parisit.Por tashmë kjo ishte bërë fakt i kryer.
Kuptohet që edhe qarqet shoviniste greke, jo vetëm që nuk e pranuan një veprim të tillë, por u fyen. Aq më tepër Venizelosi që ishte tashmë aleat i Antantës pra, edhe i Francës.Ai i nuk e aprovoi dëbimin e Argjillopusit,ish- prefekti grek i Korcës dhe zëvendësimin e tij me Themistokli Gërmenjin.
Që këtu nis një etapë e re në zhvillimet e kësaj ngjarjeje që do të karakterizohen nga sulmet ndaj Krahinës Autonome të Korcës dhe Themistokli Gërmenjit, i cili vazhdonte detyrën në dobi të ceshtjes atdhetare.
Një ndër vendimet e rëndësishme të tij ishte mbyllja e shkollave greke dhe hapja e shkollave në gjuhën shqipe, midis të cilave edhe të ngritjes së liceut të parë shqiptar. Vec kësaj, Themistokliu mori masa, sidomos për sigurimin e drithit në kushtet e një urije që kishte pllakosur në Korcë, si dhe masa për ruajten e kufijve qw dhunoheshin herë pas here nga xhandarët e Venizelosit.
Dyshime mbi Themistokliun…
Këto dyshime nisën në javën e parë të shkurtit të vitit 1917.Gjeneral Groseti,komandant i forcave franceze, me qendër në Follorinë,zuri të dyshonte për Themistokliu, qw, sic kemi përmendur, kishte ardhur me komitët e tij nga zonat e pushtimit armik, ku ende vepronte bashkëluftëtari i tij,Sali Butka, me të cilin mbante lidhje, dhe një ditë bashkë me komitët e tij mund t’ia behte në Korcë.Ndaj, për këtë qëllim, ai i dërgoi një raport gjeneralit Sarraj.Por ky i fundit, duke pasur besim te Dakoeni, nuk i vuri aspak rëndësi këij raporti.
Ndërkohë, në lojë u fut Syrteja,(Surete), pra, Shërbimi i Sigurimit të ushtrisë.
Një nga punonjësit e saj,Lycieni, i dërguar nga Selaniku në Korcë,pati disa takime me Dakoenin dhe Themistolkiun, natyrisht “për ceshtje pune”.
Me t’u kthyer në Selanik,Lysieni u paraqiti eprorëve të tij një raport ku theksonte se Themistokli Gërmenji “është shumë inteligjent,dhe paraqet aktualisht të gjitha garancitë për besnikëri.Por nuk duhet harruar që ai ka luftuar kundër nesh në krahë të bullgarëve.”(P.Tako“Themistolki…”, faqe 266).
Më pas, për të kufizuar kompetencat e prefektit të Korcës,propozonte që xhandarmaria, e cila varej nga Themistokliu, të përforcohej në mënyrë serioze dhe për këtë qëllim të ngarkohej një komandant i kualifikuar francez.Ky mund të ishte oficeri francez, Tyber, i cili do të kombinonte punën e xhandarmarisë, me atë të shërbimit informativ të ushtrisë. Dhe kështu u bë.Si përfundim u krijua batalioni i xhandarmarisë lëvizëse shqiptare, me komandant Tyberin.
Duke filluar nga puna, Tyberi nisi të ndikohej shumë nga Drioja,inspektori i Sigurimit të ushtrisë në Korcë,i cili ishte i pakënqur nga Dakoeni, që i nënvleftesonte raportet e tij, sidomos lidhur me Themistokliun.Dakoeni theksonte, kur ishte fjala për Themistokliun, se “… kishte lidhje te armiku, gjë që nuk do të thotë me armikun”,(Muin Cami,”Rreth dënimit të Themistokli Gërmenjit dhe ekzekutimit të tij”,”Studime Historike” nr.4, 1977).
Kësisoj edhe Tyberi, tashmë mik i Driosë, u përfshi në vorbullën e kësaj pakënaqësie.Shkak u bë ceshtja e Adem Beqirit, një bashkëpunëtori të ngushtë të Themistokliut,i cili ishte ngarkuar me detyra në zona e pushtuara nga forcat austro-hungreze të pushtimit, ku vepronin cetat e Sali Butkës.
Por edhe këtë radhë Dakoeni nuk u dha rëndësi raporteve “sencacionale” të Driosë..
Mirëpo Drioja më pas zuri të ndiqte edhe më më këmbëngulje “Cështjen Beqiri”,duke tërhequr vemëndjen edhe të Benuasë,që ishte shefi i i përgjithshëm i Syrtesë,.(P.Tako,”Themistokli…” faqe 270).
Benuaja kishte zili që Syrteja nuk ishte treguar aq vigjilente sa policia e e komanduar nga Themistokliu.Si pasojë, nisëm ndjekje ndaj shqiparëve të pafajshëm, që u burgosën dhe internuan si të dyshimtë për hicgjë, pa marrë pëlqimin e Themistokliut, pra, prefektin.
Kjo e revoltoi pa masë Themistokliun, cili nuk po arrinte ende të kuptonte se Benuai me anë të Tyberit po përpiqej të krijontë një komplot kundër Krahinës Autonome të Korcws që tashmë shqiptarët e quanin “republikë”, dhe, për më tepër, kundër atij vetë..
Kthetrat e Syrtesë nderen ndaj Themistokliut
Aty nga prilli i vitit 1917 ndodhën të papritura.Tyberi u zëvendësua nga kapiteni Holc.Dy javë më pas gjenerali Sarraj u detyrua ta largonte Dakoenin nga Korca, ndonëse ishte i sigurtë që raportet e Syrtesë kundër Themistokliut ishin të gënjështërta.Vendin e tij e zuri gjenerali Sal, nje njeri i ngurtë, i prerë dhë cinik.
Mbase edhe ai kishte krijuar bindjen se Dakoeni ishte gjunjëzuar nga Themistokliu.Vec kësaj, gjenerali Sarraj e kuptonte se me krijimin e Krahinës Autonome të Korcës, pa pëlqimin e Parisit, e kishte tepruar.
Vetë korcarët nuk e pritën mirë largimin e Dakoenit.Vecanërisht Themistokliu.Largimi i tij u pa nga prefekti i Korces si hapi i parë për minimin e Krahinës Autonome.Megjithatë, lufta nuk do të zgjaste, Antanta do të fitonte,dhe francezët do të largoheshin nga Korca, ashtu sic kishin premtuar, duke e lënë atë të pavarur.Kështu, me sa duket, gjykonte Themistokliu.
Por, ndërkohë, trysnia e Syrtesë ndaj tij po rritej.Tashmë arkitekti i rritjes së kësaj trysnie ishte vetë Benuai, veprimet e të cilit fillloi t’i miratonte pa ngurrim gjenerali Sal.
Ai nënshkroi menjëherë vendimin për dënimin e xhandarit shqiptar, Mehmet Aliu, gjoja sepse kishte bashkëpunuar më armikun dhe kërcënoi se edhe të tjerë do të pësonin të njejtin fat.Si pasojë, disa shqiptarë që shërbenin në xhandarmari, nga frika, dezertuan.
Këto veprimë kundër shqipatrëve e revoltuan Themistokliun.Ai u shtrëngua t’i dërgonte një letër eprorëve francezë në Selanik, në të cilën e quante krejt të padrejtë dhe imorale mënyrën si veprontë Syrteja kundër atdhetarëve të burgosur dhe u kërkonte autoriteteve franceze që t’i jepnin fund kësaj komedie.Po dënoheshin kështu pa fakte Ahmet Beqiri dhe Abedin Binjaku.(P.Tako “Themistokli…”.faqe 281).
“ Në është se Franca është pënduar për sa bëri dhe tani për njerën arsye a tjetrën kërkon të abrogojë marrëveshjen, unë, për të mos marrë më qafë shqiptarë që hidhen në gjyq pa faj, jam gati të hiqem.Në është se Franca nuk është penduar dhe do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, atëherë u lutem ndërhyni aty ku duhet dhe të dalë e drejta në shesh.”,(Muzeu Historik i Korcës, letër e datës 29 qershor 1917).
Gjenerali Sarraj, me të lexuar letrën, i dërgoi përgjgje Themistokliut, në të cilën e porosiste të vazhdonte detyrën, se “simpatia dhe besimi i kryekomandantit te personi i tij, ishin të pacënuara”.(“Posta e Korcës”,”Vrasja e dëshmorit kombëtar”,11.2.1930).
Por Benuai nuk tërhiqej, dhe vazhdonte të ushtronte gjithnjë e më shumë dhunë mbi shqiptarët e burgosur, midis të cilëve, sic thamë edhe më sipër, ishte Adem Beqiri.Ai së bashku me Abedin Binjakun u transferuan nga burgu i Follorinës, në burgun e Selanikut dhe pas një procesi të shkurtër që të dy u dënuan me me vdekje, si bashkëpunëtorë të austro-hungarezëve.
Ademi, sipas vendimit, duhej të pushkatohej më 23 gusht 1917, por Benuai ia shtyu dënimin qëllimisht deri më 27 gusht, që ai ai t’i jepte “të dhëna” e pastaj edhe ta falte.Dhe kur Ademi nuk pranoi, mbi të xhelatët e Benuait ushtruan tortura cnjerëzore, deri sa ai u detyrua të pohonte ato që i kërkonte shefi i madh i Sigurimit francez.Pra, se ishte dërguar tri herë me detyrë nga Themistokliu në Plasë, për të dorëzuar një pako për oficerët gjermanë.
Ishin trillime të neveritshme, sepse Themistokliu, po të donte, mund të gjente mënyra të tjera për t’u lidhur me shqiptarë në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët.Për,më tepër gjatë atyre ditwve kur akuzohej se kishte qenë në Plasë,(12 shkurt 1917), Adem Beqiri ishte ndodhur me shërbim në Korcë dhe këtë e dëshmonte takimi që kishte pasur me Themistokliun dhe oficerë francezë, që e kishin ngarkuar me detyra tjera.
Nw tw njejtwn kohw, inspektori i Syrtesë, Drio,nuk ndalej me raporte të tjera fantastike kundër Themistokliut që i dërgonte Benuait dhe ky ia përcillte gjeneralit Sal.Sali e kuptonte se Drioja shpifte, por,megjitjatë i miratonte nw heshtje raportet e tij.
Ishte koha kur Parisi, pas transferimit të qeverisë së Venizelosit, aleat i Antantës nga Selaniku në Athinë, në verë të vitit 1917,po afrohej me politikën shoviniste greke ndaj Shqiqërisë.
Si pasojë, gjenerali Sal i propozoi Themistokliut të hapeshin përsëri shkolla greke.Por Themistokliu iu kundërvu hapur:”Kurrë ndonjëherë qeveria shqiptare nuk do të lerë hapjen e shkollave greke në Korcë.(Petro Harizi,”Histori kronografike” , faqe 204).
Kështu dalëngadalë kthetrat e Syrtesë u nderën mbi Themistokliu, edhe me miratimin e heshtur të oficërevë madhorë Groseti dhe Sali.
Ata nuk e kishin të vështirë ta zhduknin Themistokliun me një plumb pas shpine,por e dinin se nuk do ta kishin të lehtë, po të marrim parasysh autoritetin e madh që gëzonte ai në Korcë .Ndaj prisnin të kurdisnin një rrjetë të dendur me “fakte të reja komprometuese”, për të goditur prefektin dhe Krahinën Autonome të Korcës, ose Republikën Shqiptare të Korcës.
Prandaj arrestuan Fehmi Zboqin dhe Ciz Mehmetin, të cilët Themistokliu i kishte dërguar në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët.Që të dy iu nënshtruan tortuarve ashtu si Adem Beqiri, madje në prezencë të vetë inspektorit Drio.Në këto rrethana, ata të dy pohuan se prefekti i Korcëes, Themistokli Germenji, kishte bashkëpunuar me armikun.
“Pohimet e tyre, vinte në dukje Benuai, vërtetojnë kategorikisht fajësinë e Themistokliut, vepër e përfshirë në nenin 25 të Kodit të Ushtrisë, i cili në këtë rast parashikonte dënimin me vdekje”.(P.Tako,”Themistokli…”,faqe 289).”Ndaj, Themistokliu duhej arrestuar se mban lidhje me armikun, me qëllim që të ndihmojë në planet e tij.(po aty).
Kështu, plot kënaqësi, Benuai nxitoi të shkonte në Follorinë që të njoftonte Grosetin, komandantin e forcave franceze në këtë qytet.Dhe ky dha alarmin që prefektit të Korcës nuk i duhej zënë më besë.
Tani kthetrat duhet të shtrëngoheshi tashmë në fytin e Themistokliut.Për këtë qëllim, Groseti ngarkoi togerin Dë Mari që të shkonte nga Follorina në Korcë, për të plotësuar përfundimisht dosjen e e Themistokliut.Në rast se ai do ta realizonte këtë me fakte të reja edhe më komprometuese, Groseti i premtoi se do ta dekoronte me “Kryqin e Legjioni të Nderit”.
Ushtarakët francezë në mëdyshje
Po afronte vjeshta e vitit 1917.Lufta dukej sikur po kalonte një periudhe qetësie.Por, ndërkohë, aeroplanwt austriakë bombardonin Korcwn dhe, jo vetëm ngjallnin tmerr mbi popullsinë e pambrojtur, shkatërronin shtëpi, por edhe shkaktonin të vrarë e të plagosur.
Francëzët përgatiteshin për mësymjen për marrjen e Pogradecit, që ndodhej nën pushtimin e forcave austro-hungareze.Megjithëse i mbikqyrur nga Syrteja, Themistokliu, si prefekt, u ngarkua me detyra informimi dhe zbulimim, aq më tepër që i njihte rrethinat e Pogradecit, ku parashikoheshimn të zhvilloheshin luftimet, gjë që ndihmoi së tepërmi forcat franceze.
Jo vetëm kaq,por njësitet e xhandarmarisë shqiptare bashkëvepruan me forcat franceze në luftimët e ashpra me forcat armike ,të cilat nuk rezistuan gjatë dhe u thyen.
Menjëherë pas luftimeve Themistokliu qe ndër të parët që u fut në Pogradec dhe ngriti atje flamuri shqiptar, ndërsa populli këtij qyteti e priti plot brohoritje”.(“Posta e Korcws”,12 gusht, 1929).Pas luftimeve ai kërkoi qe me pëlqimin e qytetarëve pogradecarë edhe ky qytet të kishte vetqeverisje si Korca.Mirëpo komanda franceze nuk e miratoi këtë kërkesë.(po aty).
Ndërkohë, Syrteja vazhdonte misionin e saj të mbrapshtë kundër Themistokliut.Ajo për këtë qëllim shfrytëzoi njerëz shpirtkëqinj, egoistë, që e kishin halë në sy Themistokliun dhe që ishin gati “të bënin cdo krim e poshtërsi, pavarësisht se u shërbenin të huajve duke dëmtuar atdheun”(Posta e Korcës”,”Vrasja e dëshmorit”,12.2.1930).
Këta njerëz të paskrupullt hartuan një dokument “…ku shprehej pakënaqësia e popullsisë së Korcës ndaj Themistokliut dhe qeverisjes dhe ia dorëzuan Syrtesë franceze.(P.Tako,”Themistokli…”,faqe 298).
Themistokliu u vu në dijeni të këtyre makinacioneve e, megjithatë, vazhdoi i qetë punën, duke iu përmbajtur Protokollit të 10 dhjetorit të vitit 1916 me palën franceze.Ai kuptoi, ndërkohë, se Shqipërisë i kanosej një rrezik tjetër….
Themistokli Germenji dhe Esat pashë Toptani.
Pasi ishte dëbuar nga Shqiqëria Esat pasha,sic u pwrmend mw sipwr, ishte vendosur me një tabor ushtarësh të hurit dhe litarit pranë komandës së Armatës Franceze në Frontin e Lindjes, me qendër ne Selanik,pra, pranë gjeneral Sarrajit.Për më tepër, kishte marrë pjesë në luftimet e Pogradecit.
Esati prej kohësh i kishte kërkuar Sarrajit që të vendosej me gjithë “qeverinë e tij” në Korcë dhe për këtë kishte marrë edhe pëlqimin e ambasadorit të Francës pranë tij, tw quajtur Fontenej.Kjo dëshmohet edhe nga një artikull i botuar te “Gazeta e Korcës”,datë 10 gusht 1930, në të cilin midis të tjerash shkruhet:
“Në ditë e para pas ngritjes së Krahinës Autonome të Korcës, Esat pasha dërgoi këtu tre nga “ministrat “ e tij, cilët gjetën strehë në ndonjë nga shtëpitë më të mira.Themistokliu i zemëruar i kërkoi kolonel Dakoenit largimin brenda njëzet e katwr orëve të këtyre “ministrave”.Ata ikën pa u zënë këmbët dhe”.
Esati në Selanik takohej me njerëz të sferave të larta të politikanëve francezë dhe të aleatëve të tyre dhe villte vrer kundër Themistokliut, i cili e kishte demaskuar gjithnjë edhe në revistën e tij “Biblioteka, zëri i Shqiqërisë” që botonte më 1915 në Bullgari, si tradhtar të atdheut.
Eshtë interesante me këtë rast të citojmë një artikull shkruar nga gazetari i njohur francez i gazetës “Lë Pëti Parizien”, Gaston Rishar, më 15 qershor të vitit 1920, dy ditë pasi atdhetari i shquar, Avni Rustemi, vrau Esat pashën pas një atentati në Paris.
Duke përshkruar jetën ë tij të shthurur në Selanik, ku luante kumar e u zhvaste edhe qindarkën e fundit oficerëvë të gjeneralit Sarraj, dhe “kur nuk u bënte vizita të bukurave të tij, Esat pasha kridhej në mendime të zymta “ të ndërlikuara dhe misterioze për të shtënë në dorë ndonjë pasues besnik të Sali Butkës “armikut të tij personal…ose për asgjësimin e Themistokli Gërmenjit”.
Dhe ishte e cuditshme se si shumë politikanë të huaj u besonin këtyre shpifjeve të Esat pashës, i cili priste që pas Luftës të kthehej në Shqipëri falë Francës dhe të formonte një qeveri që të përmbushte interesat e saj ndaj në vendit tonë.
Plane të mëtejshme për të zhdukjen e Krahinës Autonome të Korcës dhe arrestimi i Themistokliut
Sic e pamë, para sulmit për pushtimin e Pogradecit Themistokliu ndihmoi forcat franceze duke u dhënë shumë informata të rëndësishme me karakter luftarak.Punë të frutshme në këtë drejtim bëri bashkëpunëtori tij i ngushtë,Fehmi Zboqi.Këto informacione Syrteja herë i shihte me dyshim, e herë tjetër i cmonte.
Ishte pikërisht Fehmi Zboqi që u vu në shënjestër nga Syrteja, si e si që të cilësohej agjent austro-hungarez.
Benuai, shefi i Syrtesë, urdhëroi për këtë qëllim inspektorin e tij Drio, të merrej me Fehmi Zboqin, i cili duhej të dilte se bashkëpunonte me austro-hungarezët me dijeninë dhe për qëllimet e Themistokliu.Kështu Drioja hartoi një relacion ku shpjegonte se këto lidhje midis tyre bëhej me anë të një shqiptari tjetër të quajtur Pasho Kolaneci.
Tashmë kthetrat po ndereshin edhe më shumë drejt Themistokliut.Kjo ndodhi pas pushtimit të Pogradecit, kur Fonteneji, ministri i Francës pranë Esat pashës, i shkruante Sarrajit “…që Korca, dhe Pogradeci të quheshin si krahina të pushtuara,pra, që Republika e Korcës të likuidohej.(P.Tako,”Themistokli…”,faqe 303).
Në këto rethana kryeministri Fosh i kërkoi Sarrajit t’i dërgonte nj relacion ku të shpjegonte se në c’rrethana Korca, kaza e pushtuar prej francezëve, ishte shndërruar në krahinë autonome..
Kryekomandanti i Armatës së Lindjes u ndodh në një pozitë tepër të vëshirë.Ai duhej t’i jepte shpjegime kryeminisrrit kur sapo ishte bërë gati të dekoronte me “Kryqin e Luftës” atë që ishte vënë krye të kësaj krahine autonome,ai që me dëshirën e popullit korcar e kishte quajtur atë Republika Shqiptare e Korcës, pra, Themistokli Gërmenjin, i cili, kishte vë në qarkullim monedha me stemën e kësaj republike e, madje, pulla poste.
Ai mund ta mënjanonte këtë dekorim.Por nuk veproi kështu.
Më 26 tetor 1917, me një ceremoni të posacme Themistokliu, në emër të Sarrajit u dekorua nga vetë gjenerali Sal, komandanti i trupave franceze në Korcë, i cili, sic e kemi parë, jo vetëm nuk e kishte për zemër, por donte t’i bënte varrin. .Ai lexoi urdhërin e kryekomandantit Sarraj, ku thuhej:
“Themistokli Geërmenji, prefekti i Policisë së Korcës, duke qenë pranë një komandanti brigade, dha në kohën e e veprimeve luftarake për marrjen e Pogradecit lajme të vlefshme për komandën.U provua guximtar duke marrë pjesë vetë në luftime në udhëheqjen e trupave të xhandarmarisë shqiptare në ditët 8,9 dhe 10 shtator 1917.
Nënshkruar, Sarraj”.(“Gazeta e Korcës”,15 shkurt 1930).
Po sipas kësaj gazete, Themistokli Gërmenji iu përgjigj Salit se gëzohej për këtë vlerësim të Sarrajit që e dekoronte me “Kryqin e Luftës” dhe e uronte që miqwsia midis dy popujve të të forcohej gjithnjë e më shumë.
Pas disa ditësh, më 29 tetor, me këtë rast, Themistokliu përshëndeti me një letër urimi ushtarakët e xhandarmarisë, e cila u botua në shtyp më 1 nëntor.(po aty).
Dhe, ja në mbrëmjen e kasaj dite Benuai, i ardhur posacërisht nga Selaniku, e arrestoi Themistokli Gërmenjin, po në emër të… kryekomandantit…
Sipas gazetës “Posta e Korcës”, të datës 15 shkurt,1930 Themistokliu dëgjoi me qetësi deklaratat e shefit të Sigurimit, Benua,dhe të dy agjentëve që e shoqëronin, të cilët e morën më vete në Selanik.
Habinë dhe tmerrin pasi mori vesh këtë lajme shoqja,Evdhoksia e ka përshkruar në në një liber me kujtime të grave veterane.
”Unë po e prisja të kthehej me tryezën shtuar -,kujton ajo,-kur në vend të tij më erdhi drejtori i Syrtesë dhe më tha greqisht:”Mos e prisni Themistokliun.E ka thirrur nw Selanik gjenerali Sarraj dhe tani është nisur.Ne i thamë të vinte t’ju lajmëronte,por ai m’u përgjigj, se shtëpia e tij e di që ka shumë punë, prandaj dhe gruaja të mos bëhet merak.”Mua nuk më vajti mendja për të keq, pasi gjithnjë kur e lajmëronin për ndonjë intrigë,thoshte:”Le të më thërrasë gjenerali Sarraj, dhe atje do të shpjegohem.”
Pas arrestimit të Themistokliut
Syrteja, pra, Sigurimi francez, jo vetëm nxitoi ta arrestonte Themistokliun tri ditë pas dekorimit me “Kryqin e Luftës”,por brenda një jave zhvilloi rrufeshëm procesin hetimor dhe gjyqsor, ku Këshili i Lartë i Luftës dha me nxitim dënimin e tij me vdekje, si agjent i Fuqive Qendrore, dënim që u krye të nesërmën.Dukuri me të vërtetë shumë e rrallë në proceset gjyqsore!…
Përse ky nxitim?
Eshtë një pyetje qe ende nuk ka marrë përgjigje.Dhe kjo, sepse deri tani nuk janë zbuluar e studiuar dosjet e hetuesisë,(në qoftë se është zhvilluar ndonjë proces i tillë, e, për më tepër, as procesi gjyqsor që u zhvillua me dyer të mbyllura)..
Gjatë këtij dosieri lexuesi, ndonëse shkurtimisht, është njohur me disa nga trillimet e Sigurimit francez kundër Themistokliut.Por se cfarë kombinimesh u bënë në këtë proces për ta akuzuar Themistokliun si agjent austro-hungarez, këto janë ende të panjohura.
Këshilli i Lartë i Luftës mori vendimin me vdekje për Themistokliun sipas të dhënave të Syrtesë, të cilat më së fundi, i miratoi shtamadhoria dhe kryekomandanti i Armatës së Lindjes, gjenerali Sarraj.Ai, sic e kemi parë, për muaj me radhë kishte kundërshtuar trillimet e Syrtesë, që e akuzonte Themistokliu si agjent të armikut, por tani ishte dorëzuar.
Sigurisht që Sarraji shikoi në fund të fundit interesin e tij. Krahina Autonome e Korcës ishte krijuar me dëshirën e flaktë të korcarëve,por edhe me miratimnin e tij.Dhe jo më kot.Sic e kemi parë,duke plotësuar dëshirën e shqiptarëve të kësaj krahine, ai ishte i qetë se trupat franceze nuk do të sulmoheshin nga cetat e Themistokliut e të Sali Butkës.Me fjalë të tjera, ato do të luftonin vetëm kundër forvcave të Fuqive Qendrore, madje, duke pasur përkrah edhe forcat shqiptare, sic ndodhi në luftimet e Pogradecit.Pra, këtë vendim e kishte marrë i shtyrë nga motive ushtrarake pragmatiste, për më tepër, pa pyetur qeverine franceze.
Mirëpo ajo i kërkonte tani llogari për këtë veprim.C’duhet të bënte ai që e kishte dekoruar Themistokliun një javë më parë? Të pranonte që ai të dënohej?
Nuk kishte rrugë tjetër.”Pra, dhe ushtarakët detyroheshin të tërhiqeshin përpara interesave politike e diplomatike franceze”.( P.Tako,”Themistokli..”faqe 306).
“Dy duar për një kokë,”-thotë populli.Dhe Sarraji në përgjigjen dhënë kryeministrit Fosh, vinte në dukje se shndërrimi i Korcës në krahinë autonome,ndodhi në mars të vitit 1917 falë vullnetit të pupullit të kësaj krahine dhe aftësive të Thëmistokli Gërmenjit.Dhe hamendësonte se ai më pas kishte pasur si ambicje të bëhej president i shqiptarëve. Kësisoj, për të realizuar ambicjet e tij,u lidh me fuqitë armike.(Por në fakt në asnjë dokument, qoftë edhe të Syrtesë, nuk zbulohet që Themistokliu të ketë qenë agjent).
Megjithatë, Sarraji ngulte këmbë që krahina e Korcës të mbetej ashtu sic kishte qenë e të mos fusnin hundët as venizelistët grekë, as italianët dhe as esadistët.Qeveria franceze duhej të ishte e kënaqur me kurbanin e bërë me këtë rast, pra, pushkatimin e Themistokliut, “të atij që guxoi t’ia ndryshonte emrin Krahinës Autonome të Korcws në Republikë Shqiptare’.(P.Tako,”Themistokli…”faqe 307).
Thamë më sipër se mungojmë dokumente arkivore të këtij procesi gjyqsor.(Sipas rregulloreve tw arkivave duhet tw hepen pas 100 vjetwsh,pra mw 2017).
Sidoqoftë, sic e kemi parë,në gazetën “Posta e Korcës”, të datës 13.2 1930, është botuar një artikull i një anonimi “Ë”, me titull’ “Vrasja e dëshmorit kombëtar”.
Nga sa del nga ky shkrim, autori është mbështetur në kujtimet e të dënuarve që u liruan nga burgu pasi kryen dënimin, ose që edhe u falën.Në bazë të tyre, mund të rindërtohet procesi gjyqsor, ndonëse sipas studiuesit Tako, autor i veprës “Themistokli Gërmenji”, që e kemi cituar shpesh herë në këtë dosier, ka edhe pasaktësi, por gjithsesi, që e bëjnë këtë proces të besueshëm.
Si u zhvillua procesi gjyqsor
Pala paditëse në procecin gjyqsor kundër Themistokli Gërmenjit përbëhej nga Benuai, shefi i Syrtesë, pra, Sigurimit të ushtrisë, Drioja, inspektori i Sigurimit, dhe Glavani edhe ai oficer i lartë i Sigurimit.Në përbërjen e Këshillit të Lartë të Luftës ishin pesë ushtarakë francezë, si edhe avokati mbrojtës, Tyber.
Duket e cuditshme se si një oficer si Tyberi, një ndër intrigëthurësit për ta futur Themistokliun në kurth, të ishte avokat i tij mbrojtës.Këtë dyshim shpreh edhe historiani i njohur,Muin Cami, në studimin e tij “Rreth dënimit të Themistokli Gërmenjit dhe ekzekutimit të tij”,(“Studime Historike” nr 4, 1977,faqe118)), ku ai, ndër të tjera, shkruan:”Në rast se kapiteni Tyber qe me të vërtetë avokati mbrojtës i Themistokliut, atëherë kemi plotësisht të drejtë të pohojmë se ishte sajuar gjithcka, në mënyrë të përsusur,jo vetëm nga akuza, por dhe vetë gjyqi”.
Themistokliu u akuzua për tradhti të lartë, bazuar në aktakuzën, mbështetur në përfundimet e fundit të Syrtesë,sipas të cilave:
A.Të gjitha veprimet armiqësore të ndodhura në krahinënë e Korcës nga ana e austriakëve, janë bërë me ndihmën e e agjentëve të prefekturës.
B.Në zonën austro-hungareze agjentët e rekrutuar prej shërbimit informativ francez, janë paditur dhe ekzekutuar, kurse familjet e tyre janë internuar e burgosur.
C.Këto,(A dhe B),janë shkaktuar si nga shërbimi informativ ausrtriak, ashtu dhe nga partizanët e tij.
Autori anomim i shkrimit të botuar në gazetën “Posta e Korcës”, më 13.2.1930, me titull “Vrasja e dëshmorit”, që përmendëm në pjesën e tretë ,pasi radhit këto pika të rëndësishme të aktakuzes, vazhdon në këtë shkrim edhe fakte të tjera që nuk janë gjë tjetër vecse sajime absurde dhe qesharake të Syrtesë.
I tillë është gjoja fakti se para luftimeve të zhvilluara në Boboshticë, Adem Beqiri,bashkëpunëtor i Themistokliut, qenkësh dërguar në zonat e armikut dhe paskësh takuar gjeneralin austriak, Vazari, për t’i dhënë informacione.Jo vetëm kaq,por Themistokliu paskësh shkruar një letër i që i drejtohej shefit të zbulimit austriak, e cila qënkesh gjetur në astarin e një kapote të një oficeri austriak, sic dëshmonte togeri Dë Mari.
Por të tëra këto bien poshtw nga një raport i gjeneralit Sal drejtuar komandës së përgjithshme të Armatës së Lindjes, në të cilin ai dëshmon se spiuanzhi austro-hungarez në drejtim të Korcës,udhwhiqej në Sovjan nga oficerët madhorë, Semere, dhe më pas Vitner, me ndërmjetës një agjent, të quajtur Muharrem, rekrutuar nga prej tyre.(P.Tako,”Themistokli…”,faqe 309).Pra, vetë gjenerali Sal ,që , sic e kemi parë kishte zevendësuar muaj më parë Dakoenin, i respektuar nga shqiptarët, në këtë raport nuk përmend gjëkundi Themistokliun.
Në shkrimin e tij të botuar te “Posta..”,anonimi vë në dukje se në procesin gjyqsor u lexuan edhe disa dëshmi të të burgosurve .Po ato ishin marrë pas torturash të vazhdueshme , ashtu sic do të deklaronte vite më pas Ciz Mehmeti, një xhandar i forcave të Themistokliu.Për me tepër, sic pohon anonimi, këta dëshmitarë nuk u thirrën të depononin gjatë procesit gjyqsor.
Një ndër këta dëshmitarë ishte dhe shqiptari Pasho Kolaneci, i cili u dënua me vdekje, por më pas u fal nga Syrteja.Ishte pikërisht ky që i dha informacione Benuait se gjoja kishte qenë ndërlidhës i Themistokliut me Fehmi Zboqin, një tjetër shqiptar iakuzuar për tradhti ndaj Francës.Kësisoj Pashoja u fal e bashkë më te edhe Fehmi Zboqi që u lirua më pas.
Sipas anonimit, Themistokliu me një gjakftohësi të pashembullt i hodhi poshtë këto dëshmi, që nuk kishin asnjë bazë.Si përfundim, trupi gjykues nuk mundi të vertetonte akuzën kundër Themistokliut për tradhti të lartë.
Anonimi në vazhdim të artikullit të tij te “Posta…” shkruan se avokati mbrojtës, Tyber,vuri në dukje se Këshilli i Luftës nuk mund ta gjykonte Themistokliu si francez, por si shqiptar.”Mbrojti tezën që njeru nuk mund të quhet tradhëtar, përvec se kur punon kontra kombit dhe atdheut të vet, qoftë i vetëm, ose në bashkëpunim dhe në marrëveshje me fuqi të huaja.Themistokliu, si patriot shqiptar dhe nëpunës i lartë i atdheut të tij, për veprat e tij është përgjegjës vetëm përpara kombit të vet.”Ndaj, kërkoi pafajësinë.
Ndoshta anonimi në fjalë 13 vjet pas kësaj ngjarjeje ngatërron Tyberin, armik të Themistokliut, me dikë tjetër që mund t’i ketë shprehur këto fjalë, i cili është treguar jo vetëm i ndershëm gjatë këtij procesi gjyqsor të montuar, por edhe objektiv, sic pohon edhe studiuesi Tako në veprën e tij kushtuar Themistokliut.
Më tutje Tako shkruan se mw vonw një profesor i shquar i Universitetit të Parisit ka shprehur thuajse të njejtin opinion për dënimin e padrejtë të Themistokliut.Profesori nënvizon se gjatë këtij procesi u bënë shumë akuza të cilat, sipas mendimit të tij, ishin të sajuara .Mund që edhe vetë Tyberi pas shumë vitesh të ketë shprehur ndjenja pendimi për dënimin e padrejtë që e coi Themistokliun në plumb.
Në librin e tij “Gjashtë muaj të historisë së Shqipërisë”, botuar në Paris më 1929, Dakoeni, ish-komandanti i forcave franceze në Korcë, që më pas u zëvendësua nga Sali, “…ka dhënë mendimin se drejtësia franceze duhej ta rishikonte procesin, sepse në gjykimin e ceshtjes “pati gabime juridike”.Këtë mendim ka shprehur edhe miku i Shqipërisë, Zhysten Godar, në parathënien e këtij libri.Edhe francezë të tjerë që kishin simpati për Shqipërinë kanë qenë të këtij mendimi”.(P.Tako.”Themistokli…”,faqe 311).
Trupi gjykues, pas kësaj farse të neveritshme, me tri vota pro dhe dy kundër, e dënoi Themistokliun me vdekje.Syrteja kështu mposhti përfundimisht Sarrajin, shtatmadhorinë, që e kishte mbrojtur Themistokliun.
“Sidoqë u dënova me vdekje, unë po vdes i pafajshëm dhe jam i bindur që vdekja ime ka për t’i shërbyer Shqipërisë,-tha Themistokliu i qetë, pasi dëgjoi këtë vendim.Dhe më poshtë shtoi:“ Më vjen keq që po vdes nga plumbat e francezëve, me të cilët lidha besë për t’i shërbyer cështjes shqiptaredhe miqësisë me Francën.Kjo dhëmbkë do të jetë e ëmbël duke ditur që vdes në luftën për lirinë e atdheut tim të dashur, Shqiqërisë….Vdes i lumtur dhe i kënaqur, se e kam ndërgjgjen të pastër dhe shpirtin e qetë në përmbushjen e detyrave kundrejt Shqipërisë.Lutja e fundit që u drejtoj francëzëve është të mos rrëzojmë flamurin kombëtar që kam ngritur në Korcë dhe të mos bëhen shkak që të prishet ajo copë Shqipëri.”
Sipas anonimit “…këto fjalë tronditën ata që u ndodhën në sallë, sa mjaft prej tyre ulën kokën nga turpi, se nuk mund ta shihnin atë drejt e në sy”.(“Posta…”,25.2.1930).
Logjikisht kështu duhet të këtë ndodhur sepse, në mjediset ushtakrake franceze kishte njerëz që e kuptuan se sa poshtë kishin rënë ata që kurdisën një proces të tillë të turpshëm për të bërë theror Themistokliun dhe për t’i dhënë goditjen vdekjeprurëse Krahinës Autonome të Korcës.
Dhe kjo, sepse pushtuesit francesë tashmë e kuptuan pastaj se krijimimi kësaj krahine qe nje fitore e madhe jo vetëm e Korcës, por edhe e Shqipërisë, që cënonte interesat e tyre në të ardhmen.Ata edhe pas përfundimit të Luftës mendonin të ruanin zona influence në Ballkan e në Shqipëri.Jo më kot e mbajtën Esat pashën në Paris që më pas ta kthenin në Shqiqëri për të luajtur kartat franceze e serbe.
Pushkatimi
Në atë kohë ,pra, më 9 nëntor të vitit 1917, Themistokliu nuk ishte vecse 46 vjec.Që Sigurimi francez e kishte mbërthyer në kthetrat e tij gjakatare, këtë e kishte kuptuar.Megjithatë, ai nuk u largua nga Korca, gjë që mund ta bënte fare lehtë, sepse askujt nuk do t’i jepte llogari, aq më tepër pushtuesve francezë.Madje ka pohime se shokët i kishin thënë të largohej, e, megjithatë, ai nuk u largua, i bindur në drejtësinë e tij.(“Gazeta e Korcës”, 11.2 1930)..
Në castet e pushkatimit të Themistokliut ka qenë Ogyst Mortieri, ushtarak francez që më 1914 ishte martuar me një vajzë pogradecare, të quajtur Athina Sotiri. Dhe më 1917, pas luftimevë të Pogradecit, ku mori pjese edhe Themistokliu, u emërua komandant garnizoni.”Skuadra,- dëshmon ai,-gatitej të shtiente.Themistokliu hapi gjoksin dhe me trupin përpara e priti batarenë e plumbave burrërisht, si shqiptar i vërtetë.” (“Kuvendi Kombwtar”,Ilo Mitkë Qafëzezi, “Vrasja e Themistokli Gërmenjit”,17 dhjetor 1933) .
Më poshtë po aty:”Kur do ta pushkatonin,- ka deklaruar një oficer i shtabit madhor francez, nuk pranoi t’i lidhnin sytë dhe i kërkoi një copë letër oficerit të togës së pushkatimit me lutjen që të lexohej pas mbarimit të detyrës.Dhe në kohën që zbrazeshin pushkë u dëgjua nga goja e tij:”Rroftë Shqipëria!Rroftë Franca!”.Themistokliu ra ngadalë, ashtu sic pritet një lis i madh.Oficeri celi letrën dhe sytë iu mbushën me lot kur lëciti:’Dhe mbas vdekjes sime,”Rroftë Franca!”.
Me tutje në këtë shkrim, I.M.Qafzezi shkruan:”Pushkatimin e ndiqnin së largu dy hije.Donin të bindeshin me sytë e tyre për vdekjen e tij.Dhe u zhdukën përsëri si fantazma, porsa panë që trimi vaditi me gjakun e tij të pafajshëm dheun e huaj.Cilët mundtë ishin këta? Ndoshta Esat pasha dhe Eftim Gjini”.
Themistokliu nuk u varros në Korcë, ku pati shprehur dëshirën, por në Zeitenlik të Selanikut.Madje as në varrezat qytetare, por në ato të robërve austriakë.Dhe kjo ndodhi, sepse pushtuesit francezë kishin frikë se varrimi i Thebmistokliut në Korcë do të kthehej në manifestime të furishme popullore kundër tyre.(Muin Cami,”Studime…”.nr.4 1977, faqe 120).Eshtrat e Themistokliut u varrosën pas shumë vjetësh në varrezat e Korcës.
Një ditë pas pushkatimit të Themistokliut, më 10 nëntor,gjenerali Sal,komandanti i forcave pushtuese në Korcë,mblodhi Këshillin qeveritar të Krahinës Autonome dhe me cinizëm njoftoi se një natë më parë Themistokli Gërmenji ishte pushkatuar si bashkëpunëtor i armiqve të Francës dhe aleaëve të saj.
Ky lajm tronditi pa masë të pranishmit,sepse askush nuk besonte në fjalët e gjeneralit francez. Por, cuditërisht , një major francez, i quajtur Masie, i tha Salit pa droje:”Nëse Themistokliu ishte fajtor,unë jam fajtori më i madh”.Pra, se Themistolkiu nuk kishte tradhtuar.Nuk kaluan vecse disa ditë dhe Masieja nuk u pa më në Korcë.(“Drita”, “Themistokli Gërmenji një ng përpjekësit për vetqeverimin e Shqipërisë”,23.11.1973).
Me të marrë këtë mandatë, e shoqja e Themistokliut,Evdhoksia, u takua me Glavanin, shefin e Sigurimit francez në Korcë,dhe i kërkoi atij t’i shpjegonte arsyet e pushkatimit të burrit të saj.
-Cilatdo qofshin ato, unë protestoj për vrasjen tij , se Themistokliu ishte i pafajshë, dhe ra viktimë e shpifjeve,-shtoi ajo.
-Shikoni, zonjë,-u përgjigj Glavani, duke përdorur të gjitha argumentet e mundshme.-Ju duhet të pranoni faktin,sado i hidhur të jetë,se Këshilli i Luftës, që dënoi burrin tuaj,u mbështet në prova të sigurta.
-Cfarë provash?M’i jepni ato,-ia preu me zemërim dhe e hidhëruar ajo.-Cfarë gjyqi qe ai, kur nuk u thirr asnjë dëshmitar për të fajësuar burrin tim?
E veja e shikoi me qortim dhe inat e shtoi:
-Themistokliu asnjëherë nuk ka vepruar me kokën e tij dhe pa biseduar me Dakoenin e më pas me Salin.Për c’farë u akuzua? Ju lutem edhe një herë, më paraqitni provat.
Gllavani u zu ngushtë.
-Gjykata e mbështeti vendimin,- tha ai,-në provat që u paraqitën , sipas të cilave u vërtetua se Themistokliu i kishte dhënë armikut informata ushtarake mbi Korcën e krahinën e saj.
-Nuk është e mundur,-iu përgjjigj ajo.-Ju lutem, më lejoni të shkoj në Selanik për të mbledhur të dhënat e e nevojshme .Dua që gjyqi i burrit tim të përsëritet duke u bindur në pafajësin e tij.(P.Tako,”Themistokli…”.faqe 323).
Por këto prova Glavani dhe oficerë të tjerë madhorë francezë, nuk ia dhanë kurrë Evdhoksisë.Kuptohet, nuk kishin cfarë t’i ipnin.
Megjithatë, Evdhoksia në qershor të vitit 1920 u takua me gjeneralin tjetër francez, Dë Bartu, dhe iu lut t’i jepte një kopje të aktit gjyqësor.Dhe Dë Bartui i premtoi.Por kur shkoi në Selanik, pa se të gjitha aktet gjyqsore të Armates së Lindjes ishin dërguar në Paris.Megjithatë, ai kërkoi nga Ministria e Drejtësisë në Paris që t’i dërgohej një kopje e procesit të Selanikut kundër Themistokliut.Mirëpo ky proce nuk ra në dorë të tij e, rrjedhimisht, në dorë të Evdhoksisë.(Arkivi i Shtetit, dosje 27, faqe 5,letër e dë Furtusë, Sofje,7.7.1920).
Pas pushaktimit të Themistokliut nw shenjestwr tw Syrtesë u vunw komisarët e policisë, Kozma Trebicka e Llazo Progri, Tefik Panariti, Mehmet Starova e më vonë te Qamil Panariti etj.Disa prej tyre vdiqën në kampin e përqendrimit në Bitinckë madje edhe në Guajanën franceze .
Pushtuesit francezë abroguan pa ngurrim Protokollin e 10 dhjetorit, në bazë të të cilit Korca, sic e kemi parë në pjesët e para të këtij cikli, shpallej krahinë autonome dhe ajo u quajt thjesht kazja e Korcës, pushtuar nga forcat e ushtrisë franceze.
“ Ne, ushtarët e Francës, -tha Sali në në një takim me anëtarët e shoqërisë “Përparimi”,-po luftojmë për të përhapur në të gjithë botën fjalët e lirisë,barazisë,dhë të vëllazërimit.Të tërë ata që i kuptojnë c’duan të thonë këto fjalë, janë miqtë tanë, ata që nuk duan t’i kuptojnë, janë armiqtë tanë.”(“Gazeta e Korcës”, 24 korrik 1917).
Lajmi i pushkatimit të Themistokliut shkaktoi hidhërim, dhëmbje dhe indinjatë tek të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë atdheut.Midis tyre e ndjeu këtë humbje shoku i tij i armëve,Sali Butka. Lajmin e vdekjes e botuan shume gazeta , ndër të cilat edhe gazeta “Dielli”, që botohej në Boston, e cila shkroi:”Frenqtë dyfeqisnë prefektin e Korcës, atdhetarin e madh,Themistokli Gërmenji”,(18 dhjetor 1917).Kjo ishte e kuptueshme.Duke vrarë Themistokliun kaq mizorisht, Franca kishte vrarë dhe zemrat e shqiptarëve, të cilët tek ai shihnin një atdhetar të madh të cështjes kombëtare.
Epilog
Një mëngjes janari të vitit 1999, disa muaj para se të nisesha për në Amerikë, tek shetisja me publicistin e njohur, Pirro Nace, një burrë më pamje të qeshur, u ndal para nesh. Pasi na përshëndeti, nisi të fliste frengjisht.
-Njihu , me ambasadorin francez në Tiranë zotin……- m’u drejtua më pas Pirroja.
Pastaj edhe unë i thashë se cili isha.Si u mendua një grimë, ai me një shqipe të përsosur më pyeti se mos isha autor i romanit “Vrasës me duar të bardha”, kushtuar Themistokli Gërmenjit.Pohova me kokë.
Fytyra e tij u mbulua një cast nga një hije trishtimi.
-Para disa ditësh,-nisi të fliste,- bëra një vizitë në varrezat e ushtarëve francezë të rënë në Korcë gjatë Luftës së Parë Botërore.Dhe aty vura një kurorë edhe te varri i atdhetarit të madh shqiptar, Themistokli Gërmenji, që u pushkatua padrejtësisht nga ushtarakët tanë më 1917.
Pas kaq dekadash, Franca nëpërmjet ambasadorit të saj kërkonte falje.Me pak fjalë, por domethënëse.
Fund
11.11.2012
*Me rastin e 95-vjetorit të pushkatimit mizor të atdhetarit të njohur Themistokli Gërmenji (9 nëntor 1917)
Komentet