* DEGA E VATRES NE TAMPA MBLODHI ME SHUME SE 600 PJESMARRES NE CLEARWATER
*Feste e madhe e Komunitetit Shqiptar ne Tampa Bay per 104- vjetorin e Pavaresise/
* Ambasadorja shqiptare ne Washington nuk iu pergjigj Fteses se Vatres/
Me se 600 shqiptare te zones se Tampa Bay ne shtetit te Floridas festuan me nje pjesemarrje massive si asnjehere tjeter ne Clearwater.
Buzembremja e se premtes per shqiptaret te ardhur nga qytetet Tampa, Saint Petersburg,Largo,Sarasota,Pinellas Park ,New Port Richey dhe Clearwater kishte dicka te bukur dhe te vecante.
Pike takimet e tyre perbenin nje fakt mjafte sinjifikativ,nje motiv te perbashket , festohej 104 vjetori I shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Erdhen ketu ne Clearwater,te veshur si ne nje dasem gjigande,ku padyshim te ftuar ishin njerez nga te gjitha moshat.Ishte kjo foleze ,ku me shume se 600 bashkeathetare do te perjetonin,preknin nga afer , flamujt shqiptare,kenget e vallet shqipe,pra do te shpalosej me gjithe madheshtine e saj, vete mrekullia shqiptare.
Jane shqiptare te ankoruar ketu 30- 40 vite me pare ne shtetin e Foridas, te tjere te ardhur disa vite me pare.E perbashketa e tyre qendron ne faktin e festimit te dites se 28 Nentorit,e cila kete here i ka gjetur shqiptaret me te bashkuar prane njeri tjetrit. Nuk ka rendesi se ciles fe ,krahine apo qyteti e fshati i perkasin, nuk ka rendesi se jane nga Shqiperia, Kosova ,Maqedonia apo Mali i Zi. Ajo qe te emocionon,te mbush me shume krenari, eshte fakti se te gjithe jane shqiptare.Ka mes tyre te ardhur dekada me pare,te aratisur te detyruar nga regjimi i atehershem ,duke mbajtur mbi supe prej vitesh etiketimin, famile balliste apo kulake,dhe mjafte te tjere te ardhur me llotari apo vize Amerikane. Nen ekzekutimin e hymnit tone kombetare,te shoqeruar me zerin e fuqishem te mbi 600 Shqipeve,te pranishem,celet sipari i spektaklit te festes se madhe.
Padyshim qe kete here reportazhi do te marre me shume permasa, me shume hapesire ne faqet e gazetes sone “Dielli” nen perkushtimin e drejtuesit te saj. Dalip Greca,me nje numur faqesh te konsiderueshem prej 100 faqe. Ne fjalen pershendetese ,Kryetari i deges Vatra Tasim Ruko, do te pershendeste te gjithe te pranishmit ne kete dasem te madhe,do te falenderonte te gjithe ata qe u perkushtuan dhe kontribuan, qe vatranet te organizonin sa me bukur festen e flamurit. Padyshim qe nuk mund te organizohej perkushtimin dhe pranine e te zoterve te shtepise Isuf Spahiaj, Zamira Rubjeka, Jason Sulisufaj, Greta Monty, Arian Kushta, Piro Poloska, Endri Filipi, Luli Nurka, Mario Mihaj dhe grupi rinor Ari Abdi, Klarenc Novaku , Klevi Bejo e te tjereve, te cilet benin cmos qe te ardhurve te mos u mungonte as “maja e gjilperes”.
Padyshim qe kete feste do e pershendesnin femijet e shkolles Shqipe “Vatra”. Edhe pse shkolla ishte hapur ne shtator te ketij viti, femijet me deshie mesuan vargjet dhe kenget ne nje kohe shume te shkurter. Si cicerima te bukura zogjsh te shoqeruar nga te gjithe te ftuarit, nxenesit e kesaj shkolle te hapur nga vatranet e Floridas, te drejtuar nga mesuesja e palodhur Yllka Bejo,kenduan kenge per flamurin dhe memedheun. Femijet mesuan vargjet ne nje kohe shume te shkurter
Me pas nen duartrokitjet e mireseardhjes te bilbili te jugut, kengetari Ylli Baka me zerin e tij te fuqishem do te kendonte kenget popullore me motive te jugut. Publiku kendon si nje ansambel gjigante, ku kenga shqiptare si katarakt i fuqishem, ngre peshe te gjithe te pranishmit. Mbremja nuk ka protokoll se si duhet te organizohet ,te gjithe cojne ne skenen e valles dhe kenges shqiptare zemren e tyre. Vallet padyshim cojne te gjithe ne skenen e pushtuar nga motivet shqiptare. Ku ka me bukur, kur syri te ze permetarin, tropojanin, prishtinasin ,tetovarin, ulqinakun, tiranasin, fierakun, myzeqarin. labin, e malesorin ,te gjithe te zene prej dore ne ekzekutimet e valleve brilante te valles shqipe.
Eshte vertete bukur qe kur shikon te rijnte e te rejat teksa kane marre me “tapi” krejt hapesiren e skenes,si ne nje festival folklorik te vertete. Kercejne e levizin si valltare te talentuar festivalesh.Atmosfera e ndezur e gezuar e kesaj nate dhuron gjithcka te bukur ,krenare per dashurine dhe malli qe te zgjon mjegull loti, teksa interpretohet kenga shqiptare. Midis te ftuarve te terheq vemendjen prania e nje zonje, qe dhuronte buzeqeshje dhe falenderime, e cila merte urime me rastin e marrjes se medaljes te shoqates kulturore atdhetare “Motrat Qiriazi” dhene nga Samiti i Diaspores, i para pak diteve,i cili grumbulloi per here te pare ne historine e Shqiperise, shqiptare nga me se 40 vende. Quhet Dr. Anna Kohen kryetare e kesaj shoqate tregon se eshte hera e dyte qe ajo vjen ne keto evenimente historike ne degen ne Vatra Tampa. Ndonese jeton ne qytetin e Sarasotes ajo sfidon moshen e saj. ka mes 25 vjet qe njihet si gruaja e hekurt e ceshtjes shqiptare ne Nju Jork dhe Florida.
Motivet shqiptare shfaqen bindshem dhe fuqishem kur kengetarja e madhe e kenges popullore, muzikes se lehte dhe asaj moderne, Irma Libohova,nen shoqerimin e duartrokitjeve do te behej personazhi i kesaj feste. Madheshtia e kenges shqiptare, e bukur, e hershme sa vete historia e shqiperise, do te ekzekutohesh mrekullisht nga zeri brilant i saj, Serish Ylli Baka ne duet me Irmen ,te cilet njihen te sukseshem ne kenget e tyre, ku dhe ketu ne Amerike, atyre nuk u mungojne fansat e shumte.Gjerdani i kengeve te tyre, behet me i fuqishem kur ate e perforcojne te ftuarit e kesaj feste, nuk eshte e lehte te qemtosh dhe percaktosh personat me te cilet kerkon te komunikosh, ti vecosh nga te tjeret. Asnje prej tyre nuk percaktohet se eshte dikush, te gjithe kane emertimin e bukur, dasmore ne kete dasem te madhe shqiptare. Tingujt shqiptare,kenga madhore “Shqiperi o nena ime”,”Rreth flamurit te perbashkuar” … ku gjerdani i tyre do jete i pranishem gjate 6 oreve te ketij koncerti festiv. Ku muzika shqiptare vjen e permalluar ne kete vend te larget, ku kenga vlonjate,tiranase, tropojane gjirokastrite,prizerenase, ulqinake,korcare ,beratase….
Madheshtia e kenges shqiptare “can” muret e nderteses,duke bere qe kalimtaret e kesaj nate, te ndalin paksa hapin dhe te shijojne mrekulline shqiptare. Jane gati 65 tavolina te rrethuar nga lule shumengjyreshe, flamuj dhe tullumbace kuq e zi, vendet ku ndizet biseda, vendet ku njihen me nga afer vete shqiptaret .Ketu pothuajse te gjithe kane ardhur familjarisht. Nga belbezimi i foshnjave, femijeve deri tek te moshuarit 70 dhe 80 vjecare. Te gjithe jane dashuruar me kengen ,vallen, atmosferen e ndezur festive.Ne nje tavoline takohemi me Aliko Hila nga Fieri,Myzafer Muka dhe Arber Novaku nga Pogradeci, Ferdinand Gjyli nga Vlora,Thimaqi Poloska dhe Mirela Armata nga Korca ,ne nje tjeter tavoline poeti Luan Kalana nga devolli,Arben Jakupi nga fshati Burim i Pejes, Drita Vocaj nga Shkodra, Burbuqe Elezi nga Elbasani, Bert Aga nga Tirana ….ketu kane zbritur gjithe shqiptaret,gjithe trojet e vendet nga ata vijne….nga gjithe shqiperia. Gezohemi qe kete feste historike e festojme se bashku mes gezimit dhe harese te shokeve e miqve tane te hershem dhe te rinj,na thone ne tavolinen 57.Ndoshta atmosfera ne “barkun’ gjigant te nderteses eshte ndezur dhe dollite e urimet pasojne njera tjetren, bene qe kjo nate te jete ndryshe me shkelqimin ne syte e te gjitheve, me me shume dielll ne zemer.Mesnata ja le vendin trokitjeve te mengjesit ,ora ka kaluar dy e mengjesit dhe serish kengetaret Irma Libohova,Ylli baka,Klarineta mbire ne buzet e Nokes se Beratit, sfidojne lodhjen. Mysafiret dhe kengetaret, krijojne ansambel gjigant te papaerseritshem nga madhesia dhe vlerat e artit shqiptar,te cilat u shpalosen mrekullisht ne kete sofer kenge dhe valleve te shqipes. Mjafte njerez, shkembejne adresa dhe numur telefoni me njeri tjetrin. Organizimi madheshtor i koncertit dhe pjesemarrja kaq massive , vertet na befasoi , thone Zj. Florisiana dhe Ermal Metollari nga Vatra Orlando, ben qe te jemi serish te pranishem ne evenimente shqiptaresh. Pas ores dy, deri ne tre, dasmoret e viseve shqiptare qe sollen motivet e kengeve dhe valleve te trevave te tyre shpalosur bukur ne kete mbremje festive,largohen me motive mbreselenese duke falenderuar nga zemra organizatoret e Vatra Tampa per kete nate te paharrueshme.
Komentet