Kujtimet festive te kesaj perfaqesie, në vite, permblidhen në entuziazmin e shitjes së fjaloreve te ish-ambasadorit “demokratikas”, “mjeshtrit te gegerishtes” me te kaluar “desidente” (!?!) e “antienveristit” të oreve te para, “shkëlqesisë së Tij” M.E.
Kjo shitje masive behej gjithnje ne nentor e “koinçidonte” me Diten e Flamurit dhe në te tilla raste, fatlumet qe dominonin numerikisht evenimentet ishin shqiptare nga Kosova e Maqedonia, me perjashtimin e ndonje minoriteti te paperfillshem nga Shqiperia….
Ishte bere si rregull i pashkruar per te gjithe “vellezerit e Diaspores” se per te marre nje ftese ne Festen e Flamurit, duhej paguar haraçi i 100 frangave te çmimit te fjalorit.
E nese ne kortezhin e atyre qe linin sallen ne fund te mbremjes, guxonte kush ta prishte uniformitetin e rreshtit te burrave qe kapercenin deren me nga nje fjalor nen sqetull, fatkeqi e dinte se duhej t’i linte pergjithmone lamtumiren “Nenes Shqiperi”…
Dikush mund te pyese me te drejte: “Po sot, pas gati 12 vjetesh qe nisi biznesi linguistik i shqipes, ç’behet me listat e protokollit festiv?”
“Histori fantazmash”, do pergjigjesha une.
Ndoshta nuk organizohen më festa per mungese fondesh e madje, mund të mos kete më as lista;
ndoshta jane asgjesuar të gjithë emrat e adresat e meparshme nga paraardhesi per arsye të ndryshme….
por nuk është çudi që këto lista të ndodhen perseri mbi tryeza, të perzjera me flete të tjera, të zverdhura nga koha, qe ruajne ende hijen e zeze te sirtareve te dikurshem….
ashtu si mund te ruhet ne kujtesen gjenetike të ambasadorit aktual (I.XH.GJ.) “kushtrimi i të pareve” te tij….
Dikush mund te thote: “Histori fantazmash netesh të bardha…”