Nipi i Myslym Pezës, Sokol Peza, i cilëson sajesë dokumentet e dala nga arkivat e huaja, sipas të cilave Kajo Karafili i ka prerë kokën një inxhinieri italian në Pezë. Sipas tij, Kajo Karafili nuk njihej fare me Nexhmije Hoxhën e jo më të merrte urdhra nga ajo, e cila në atë kohë ishte një partizane e thjeshtë.
Sokol Peza
Sot (dje) janë bërë publike disa dokumente nga arkiva të huaja, që dëshmojnë për një ngjarje makabër në Pezë, me personazhe Kajo Karafilin dhe Nexhmije Hoxhën. Është folur për këtë episod në familjen e gjyshit tuaj?
I lexova dhe e them me plot gojë se këto janë përgojime shumë të ulëta që u bëhen heronjve të popullit si Kajo Karafili, nga ata që i kthyen kurrizin luftës dhe bashkëpunuan me pushtuesin e huaj. Kajo Karafili ka qenë një figurë e madhe e lëvizjes, i cili dha edhe jetën në luftë. Ky përgojim banal, sipas të cilëve Kajo Karafili paska vrarë një inxhinier italian që merrej me ndërtimin e rrugës dhe nuk paska luftuar në ballë të luftës si trim që ishte, dhe për këtë ka rrëfenja e dokumente për heroizmat e tij, kërkon që ta nxjerrin sot një njeri kriminel ordiner, që vriste këto që i dilte përpara.
Si i shikoni këto dokumente?
Më shumë mua më duket si sajesë shqiptarësh të ditëve të sotme dhe s’ka lidhje me Radion Europa e Lirë. Ka shumë pasaktësi dhe në vendosjen e personazheve, përtej trillimit për ngjarjen makabër. Në vitin 1942, në Pezë nuk komandonte as Nexhmija dhe as Enveri, sepse nuk kishin peshën që patën më vonë pas çlirimit të vendit. Ata ishin të deleguar në konferencë, por nuk ishin në pozitat që të jepnin urdhra dhe të komandonin. Nuk mundej në atë kohë Nexhmija që të komandonte Kajo Karafilin. Atë e urdhëronte vetëm komandanti i tij, Myslym Peza.
Unë nuk e di a e njihte Nexhmija Kajon e jo më ta komandonte. Nuk e imagjinoni dot se çfarë personazhi qendror dhe me reputacion ka qenë Kajo Karafili në atë kohë, krahasuar me Nexhmije Hoxhën. Flasim për atë periudhë kohe. Ka dhe një pasaktësi tjetër në atë shkrim. Kajo Karafili nuk ishte dhëndri i Myslym Pezës, por i vëllait Shyqyri Pezës. Një fakt historik ka që 12 ditë pas Konferencës së Pezës, ushtria italiane sulmoi Pezën, pasi u mor vesh që aty ishte bërë një konferencë e rëndësishme dhe dogji fshatin.
Ju e mohoni në mënyrë kategorike një histori të tillë, dhe pse serviret nga arkivat e huaja?
Absolutisht e pavërtetë. Si mundet të bënte Kajo Karafili një makabritet të tillë dhe që gratë e fshatit të luanin e kërcenin me kokën e tij dhe nga ana tjetër, çetat partizane të bënin thirrje që populli t’u bashkohej në luftë?! Kjo nuk ndodhte. Është non sens i madh.
Jam plotesisht dakort me z Sokol Peza keta qe shtremberojne te verteten jane kriminela ndersa ata qe gabojne jane njerzore (Errare humanum est).Luftetaret e Cetes se Pezes ishin partizane clirimtare dhe jo ordinere.Kam njohur njerin prej tyre qe e kishim mik shtepie:Hajdar Picari nga Vora nje burre I urte,babaxhan qe nuk therte dot nje pule dhe jo me me pre koka njerezish.Z.Sokol duhet ta dije mire se me 1942 ne Ceten e Babe Myslymit ishte komisar Qemal Stafa qe Peza e ka dashur aq shume DHE partizanet e saj kane mbajtur Zi me gishta ne goje se bashku me Babe Myslymit qe kishte thene se Cunin ma hoqen nga Peza ketu nuk kishte burre qe te ma vriste Qemolin.Respekte nga nje mik I familjes se madhe atdhetare te Babe Myslymit
VOAL- I lindur më 16 prill 1927 në Marktl am Inn, Gjermani, Joseph Aloisius Ratzinger vjen nga një familje e vjetër bujqësore nga Bavaria e Ulët. Prindërit e tij, të cilët nuk ishin v . . .
Foto: Bajram Curri, atdhetar e luftar i zjarrtë,për çeshtjen mbarkombtare shqiptare, “Hero i Popullit”
“UDHËTIMI” I FUNDIT I BAJRAM CURRIT:
DRAGOBI – KOLGECAJ – ZOGAJ – KRUMË…”
(Kujtime . . .
Profesori i njohur shqiptar Selman Sheme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Pedagogu i mirënjohur i Gjeografisë, autori i dhjetëra librave dhe studimeve shkencore për gjeogr . . .
Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkop . . .
Anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1996 e pjesë aktive qysh prej viteve ’90 e strukturës së kësaj force politike në atë që aktualisht quhet Njësia Vendore numër 9.
Lindur e rritur . . .
Radio Evropa e Lirë
Enver Hadri, politikan dhe aktivist nga Kosova, u vra 35 vjet më parë në Bruksel nga shërbimi sekret serb e jugosllav, UDB.
Përveç përvjetorit të vrasjes, . . .
Ahmet Hoxha ishte nga Kolonja e Gjirokastrës. Ai e kaloi gjithë jetën në burg. Është arratisur dy herë nga burgjet; një herë në Laç dhe një herë në Spaç.
Në arratisjen e dytë, ai iku n . . .
VOA Alex Gendler
Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fush . . .
Presidenti Donald Trump ka emëruar senatorin Marco Rubio si zgjedhjen e tij për Sekretar Shteti.
Ja pesë fakte rreth republikanit nga Florida, që ishte në mandatin e tij të tretë në . . .
Në faqen zyrtare të Parashqevi Simakut në rrjetin social është vendosur statusi si më poshtë:
SHBA- Mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta nda . . .
Ditën e hënë, më 17 dhjetor 2012, u nda nga jeta Prof. Gëzim Uruçi.
Ka qenë vetëm 5 vjeç, kur në vitin 1950 së bashku me babanë e tij, zbuluan shpellën e Gajtanit pranë fshatit Gur i Z . . .
VOAL – Grigorij Efimovič Novy, i njohur si Rasputin ka lindur në Pokrovskoe, një fshat i largët në Siberi, i vendosur në provincën e Tobolsk pranë maleve Ural. Data e lindjes ka qen . . .
Jam plotesisht dakort me z Sokol Peza keta qe shtremberojne te verteten jane kriminela ndersa ata qe gabojne jane njerzore (Errare humanum est).Luftetaret e Cetes se Pezes ishin partizane clirimtare dhe jo ordinere.Kam njohur njerin prej tyre qe e kishim mik shtepie:Hajdar Picari nga Vora nje burre I urte,babaxhan qe nuk therte dot nje pule dhe jo me me pre koka njerezish.Z.Sokol duhet ta dije mire se me 1942 ne Ceten e Babe Myslymit ishte komisar Qemal Stafa qe Peza e ka dashur aq shume DHE partizanet e saj kane mbajtur Zi me gishta ne goje se bashku me Babe Myslymit qe kishte thene se Cunin ma hoqen nga Peza ketu nuk kishte burre qe te ma vriste Qemolin.Respekte nga nje mik I familjes se madhe atdhetare te Babe Myslymit