HOROSKOPI DITE PAS DITE
DASHI
Ndjenjat
Një mik a një shok/shoqe është mbushur nga entuziazmi për të qëndruar me ju. Për t’ia kaluar mirë. Ndaj do t’ju ndezë edhe juve dëshirën që të rrini bashkë e të përfshiheni nga situata të këndshme e plot energji. Ndaj prisni që ditët në vazhdim të kësaj jave që nis të hënën 21 nëntor 2016, të dilni jashtë “standardit” dhe jashtë rutinës.
Puna
Sa i përket punës, nëse ka diçka që duhet të përmirësohet ose të ndryshojë, ajo është mënyra si ju dialogoni. Kjo do të bëjë që mes jush dhe atyre që punojnë me ju të krijohet një klimë e re, më e përshtatshme për të punuar të gjithë rehat.
Të premten, mos prisni që diçka që do të donit t’ia sugjeronit apo kërkonit partnerit/es, ta pranojë. Nuk e ka kurajën e mjaftueshme që ta pranojë.
DEMI
Ndjenjat
Zhvendosja e Diellit bën që më në fund Demi të gjejë veten. Vrull dhe entuziazëm pritet për ju të kësaj shenje, në raportin që keni. Me pak fjalë, një ndryshim i madh po vjen dhe ai është i shoqëruar edhe me një pasion të veçantë në ditët e fundit të javës. Shijoje.
Puna
Edhe këtë javë që për pak mbyll nëntorin, puna juaj është e mbushur me intensitet dhe angazhimi, i lartë. Keni shumë gjëra për të bërë. Por tani do t’ju kapë një dëshirë që t’i ndani punët me të tjerë e kjo do t’ju çojë në bashkëpunim. Për rrjedhojë, puna do të bëhet dhe intensiteti do të bjerë.
Të premten, diçka që ju duhet të vendosni ta ndani përfundimisht, do të jetë dilema e javës e cila ndikohet nga Jupiteri dhe Plutoni. E vendosni ju se ç’duhet të bëni, nëse duhet apo jo të hiqni dorë.
BINJAKËT
Ndjenjat
Është e mahnitshme se si ti, mund të çlirosh kaq shumë energji pozitive dhe kaq entuziazëm te vetja dhe të tjerët, thjesht duke folur, duke thënë diçka, duke treguar për një argument.
Ditët në vazhdim të javës që nis, megjithatë ti do të jesh në një provë zemre. Do të duhet të përballeni me situata të rënda që ju sjellin një test zemre në raportin tuaj. Megjithatë, mos kini frikë të sillni ide të reja, madje edhe nga ato më të guximshmet.
Puna
Në sajë të Neptunit, tani situata juaj e punës është shumë e qartë. Mund të fillosh të punosh seriozisht në ca objektiva që ke, sepse janë gjëra që ju doni t’ia dilni.
Të martën do ta keni një ditë me fat dhe do të jetë e mbushur me kurajë për të vepruar. Kurse e enjtja do të jetë dita kur do të keni mirëkuptim për gjërat që parashtroni.
Të shtunën në mbrëmje, një moment special për ju, nëse do të doni të ndryshoni rrënjësisht drejtimin e diçkaje. Përfitoni nga fakti që keni fundjavën përpara që të gjeni një zgjidhje tuajën, pra sa më origjinale.
GAFORRJA
Ndjenjat
Venusi ju bën më të ndjeshëm ndaj detajeve në raportin tuaj sentimental. Sepse ju jeni të përkushtuar maksimalisht në marrëdhënien që keni ndaj dhe kujdesi është kaq i lartë. Ai/ajo, këtë javë që fillon, pret nga ju që të hyni në një dialog. Ku do të flitet shumë, pikërisht për këtë: Përkushtimin maksimal.
Puna
Prej ca kohësh ju jeni duke dhënë shumë në punë. Por javën që vjen, mund të akuzoheni se angazhimi ju ka rënë. Dhe vëmendja për punët tuaja, mund të jetë më e ulët. Ndaj nëse këtë javë planifikoni që të bëni diçka që do përkushtim pune, nuk është e përshtatshme. Jepini vetes kohë.
Të mërkurën e të enjten, do të ndjesh nevojën të merresh me gjëra “soft”. Të lexosh, të jesh spontan. Mësohu të jesh optimist/e.
LUANI
Ndjenjat
Marsi ju sfidon gjithnjë që të jepni maksimumin në lidhjen që keni. Por Dielli nga kjo e hënë 21 nëntor 2016 do t’ju ndihmojë të gjeni gjithë entuziazmin dhe pasionin e nevojshëm për të përjetuar më në fund diçka speciale.
Për një herë të vetme, ti dhe ai/ajo, do të arrini të kuptoheni fluturimthi, pa mundim, me një shikim. Për më tepër, duke qëndruar bashkë e duke kaluar kohë të mirë, plot argëtim.
Puna
E premtja duket të jetë dita më e rëndësishme e javës që fillon, përsa i përket punës suaj. Një ditë plot intensitet dhe me gjëra që do të shihen e thuhen troç. Ndaj kjo është një sfidë që duhet t’ju vërë përpara autokontrollit: Tregoni nivelin e duhur të vëmendjes.
Ndërmjet të martës dhe të mërkurës, do të vendosni nëse duhet apo jo, t’i lejoni vetes një shpenzim. Por mundet të jetë edhe ditë prove për diçka që ju duhet të vendosni nëse do ta pranoni. Është koha juaj për të zgjedhur.
VIRGJERESHA
Ndjenjat
Nuk është e lehtë që ta bindni atë të pranojë diçka që për ju shihet si e rëndësishme, por atij/asaj nuk është se i pëlqen shumë. Megjithatë, në ditët e ardhshme, ju ndoshta keni mundësinë t’ia dilni, duke e nxitur të bëhet pjesë e një nisme, projekti, që pasi ta pranojë, do t’jua dijë për nder.
Puna
Vallë si është të jesh lider, ose shefi, siç e themi rëndom? Një përvojë të tillë do ta keni ndërmjet të martës dhe të mërkurës. E do t’ju bëjë ta doni më shumë punën e rregullat e saj. Sepse do të kuptoni se pa u zbatuar rregullat, puna nuk ecën.
Të shtunën, Urani mund t’jua bëjë ditën të sikletshme, madje deri dhe të padurueshme. Fakt është se në atë ditë, do të ndjesh nevojën të kesh diçka speciale. Se kë, atë e di ti!
PESHORJA
Ndjenjat
Yjet nuk ju dhurojnë vetëm pasionin për të jetuar në maksimum çdo moment. Tani, ju krijojnë mundësinë e vyer që ai/ajo të “armatoset” me të njëjtin entuziazëm si ju. Duke ju treguar kështu me prova, se është i/e dhënë fort pas jush. Ndaj prisni një javë ku do të përjetoni më mirë, çdo moment së bashku.
Puna
Në ditët e mesjavës mund të jesh më i/e përfshirë në disa punë ku do t’ju kërkohet bashkëpunimi. Diçka që do t’ju bëjë të kuptoni se ca punë nuk duhen bërë vetëm, por duhet kërkuar një dorë dhe nga të tjerët rreth jush.
Të shtunën do të përjetosh ndjesinë e një force të veçantë. Do të ndjehesh plot aftësi që ta bësh diçka që në të vërtetë nuk është dhe aq e lehtë të realizohet. Kjo forcë që të jepet, përdore me kujdes.
AKREPI
Ndjenjat
Yjet do të ndikojnë këtë javë që nis më 21 nëntor, që ju të humbni një pjesë të vogël të energjisë që ju karakterizon në raportin tuaj. Ndaj do të ndikojnë në disa raste që lidhen me pjesën tjetër të zemrës tuaj dhe gjërat që do të bëni bashkë këtë javë.
Puna
Mos u shqetësoni nëse në punën tuaj këtë javë, gjërat papritmas bëhen të sikletshme. Ju mund të mendoni se janë duke krijuar distancë me ju. Mund të krijoni dyshimin se gjëra që po ndodhin po ju bëjnë më pak të rëndësishëm/me. Por nuk është kështu. Ndaj mos e humbni as energjinë dhe as dëshirën për punën duke vrarë mendjen për gjëra që nuk ekzistojnë.
Të premten mund të mos jeni në gjendje të kuptoni se çfarë ai/ajo ka në mendje, në raport me lidhjen që ju keni. S’do ta kuptoni dot se ç’synim ka, ku do të dalë. Sepse dhe ai/ajo vetë, nuk di se ç’po kërkon.
SHIGJETARI
Ndjenjat
Ajo që ju keni për qëllim është që të jeni gjithnjë në qendër të raportit tuaj. Ndaj jepeni me pasion dhe dëshirë pikërisht që t’ia dilni përherë. Por që të jesh në qendër të vëmendjes në çdo kohë, zor se është e mundur. Ndaj kujdes të martën dhe të mërkurën e sidomos të premten. Kjo është dita kur duhet ta mblidhni mendjen: Është koha që sot të dal me shokët e mi.
Puna
Këtë javë do t’ia dilni që të keni kontrollin në çdo gjë që lidhet me punën tuaj. Situata të caktuara do të zgjidhen pa telashe të mëdha. Të martën, ndoshta do të keni momentin më të mirë për të zgjidhur një problem jo të vogël. Saturni do t’ju mësojë se si, por ju duhet ta merrni seriozisht e t’i kushtoni vëmendjen e duhur.
Të shtunën përgatitu që ai/ajo të jetë i pandalshëm për çdo gjë. Por dhe ti, mos e çaj kokën shumë. Fundja nuk je në garë me të.
BRICJAPI
Venusi të sajdis shumë. Si dhe të këshillon që lidhjen tënde ta jetosh me delikatesë e plot ngjyra. Ky planet të ofron me bollëk energjinë për të zgjidhur dilema dhe të çbllokoni pasionin.
Të premten, mund të mos i jepni mirëkuptim një herë të vetme për diçka.
Puna
Ndonjëherë nuk është e qartë se deri ku mund të shkoni në çështje pune. Deri ku shkojnë idetë tuaja. Por situata mund të komplikohet nëse nuk i vini fre “revolucioneve” tuaja ndaj më me këmbë në tokë kur flitet për punën dhe ata që punojnë me ju.
Sidomos të premten kur një situatë mes dilemash duhet ta trajtoni me kujdes.
Të mërkurën mund të mendoni për një udhëtim. Një ditë që mund të shërbejë të mendoni më kthjellët për planet që keni për të ardhmen.
UJORI
Ndjenjat
Këtë javë, ai/ajo duket se do të ndryshojë qëndrim. Duke ju demonstruar më shumë afeksion, më shumë bashkëpunim. Madje do të jetë dhe më i/e hapur. Në këtë mënyrë ju do të nisni të përjetoni një raport më të mirë dhe më të kënaqshëm.
Të mërkurën mund të përfitoni edhe më shumë pasi kjo ditë do ta bëjë atë edhe më mendjehapur e mirëkuptues.
Puna
Krahasuar me javën që iku, kjo që po vjen është më pak e rëndë në angazhime pune dhe lodhja do të bjerë. Ndaj shijoje këtë javë se ngarkesa është më e ulët dhe qetësia më e lartë. Një javë që mund ta shfrytëzosh për ide të reja përderisa do të jesh dhe më i/e kthjellët.
PESHQIT
Ndjenjat
Mos i nënvlerëso ndjenjat e tua. As atë realitetin e brendshëm që përjetoni në raport me të. Sepse kështu e bëni atë të mos jetë shumë i sigurt për atë çka ju ndjeni për të, duke ndikuar në entuziazmin e tij/saj. Megjithatë nëse nuk mundesh, këtë javë mos nxito që të derdhësh pasion me bollëk. Merr kohën që të duhet.
Puna
Shumë planetë po lëvizin rrotull asaj që ju merreni në kohën e punës. Dhe këshilla është që të jeni më të dedikuar në punë. Kjo do të bëjë që të demonstrosh këtë javë më shumë kujdes dhe të vësh më shumë logjikën në punë – See more at: http://www.noa.al/artikull/horoskopi-javor-per-21-deri-27-nentor-2016/629681.html#sthash.dg2o2hLh.dpuf
Komentet